Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Varreza masive në Butel, Shkupi nuk përgjigjet

    Varreza masive në Butel, Shkupi nuk përgjigjet
    02-08-2011

    Për më shumë se një vit kërkesa zyrtare e autoriteteve të Qeverisë së Kosovës drejtuar Qeverisë së Maqedonisë për të lejuar fillimin e hulumtimit të një varreze masive në Shkup, ku mund të jenë varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, ka hasur në vesh të shurdhër.

    Derisa vitin e kaluar fajësohej qeveria e kaluar maqedonase, përkatësisht ish-ministri i Drejtësisë se po e zvarrit me qëllim dhënien e lejes për hulumtimin e kësaj varreze, mbajtja e zgjedhjeve në Maqedoni para pak kohësh dhe konstituimi i kabinetit të ri qeveritar duket se ka prolonguar deri tani këtë çështje.

    Në gjysmën e parë të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës i kishte bërë zyrtarisht një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për të lejuar hulumtimin e një lokacioni të dyshimtë në varrezat e Butelit në Shkup, por nuk kishte marrë përgjigje. Ndërkaq, si rezultat i kontakteve të zyrtarëve të lartë qeveritar dy palët ishin dakorduar për formimin e grupeve punuese të përbashkëta për hulumtimin e kësaj varreze.

    Prenkë Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, thotë se kjo çështje tanimë është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai thotë se të gjitha informacionet që i kanë, sa i përket kësaj varreze, ia kanë përcjellë MPJ-së, e cila është duke u marrë me përgatitjet e mëtutjeshme të grupeve të përbashkëta punuese.

    Sipas tij, nisja e hulumtimit të kësaj varreze ka mundur të vonohet për shkak të zgjedhjeve në Maqedoni.

    “Do të kërkoj që sa më shpejt të iniciohet hulumtimi i varrezës masive në Butel të Shkupit”, ka thënë Gjetaj optimist se pas konstituimit të Qeverisë së re në Maqedoni do të nis të punohet diçka në atë drejtim.

    Ndërkaq, Viskont Jakupi, zyrtar i lartë për marrëdhënie dypalëshe në MPJ, thotë se kanë pritur formimin e Qeverisë së re në Maqedoni për të intensifikuar angazhimin për sa i përket hulumtimit të varrezës masive në Shkup.

    “Më herët i kemi dërguar dy nota verbale Qeverisë maqedonase për këtë çështje”, ka sqaruar Jakupi. Ai thotë se do të pritet edhe pak kohë reagimi i qeverisë së re në Maqedoni, ndërsa pas pak kohësh është planifikuar edhe një vizitë e zëvendësministrit të jashtëm, Ibrahim Gashit, ku do të ngritet edhe çështja e hulumtimit të varrezës së Butelit.

    Derisa bazuar në informatat që ka dhënë pala kosovare nuk flitet për ndonjë numër të caktuar të mbetjeve mortore, që mund të jenë varrosur në varrezat e Butelit në Shkup, sipas këtyre informacioneve dyshohet që trupat e pajetë janë bartur nëpërmes lumit Lepenc në drejtim të Maqedonisë dhe më pas janë varrosur në Butel. A. Uka-Zeri.info
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    SHKUPI PRITET TË LEJOJË HULUMTIMIN PËR NJË VARREZË MASIVE

    Qeveria e re e Maqedonisë pritet të lejojë fillimin e hulumtimit të një varreze masive në Shkup, ku dyshohet të jenë varrosur trupat e disa shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, se vitit 1999 në Kosovë....
    Postuar: 04:08:19 / 02.08.2011
    Ambasadori i Kosovës në Shkup, Skënder Durmishi i ka thënë Radio Kosovës se Shkupi zyrtar ka treguar gatishmëri institucionale për zbardhjen e kësaj çështjeje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •