Moderator po deshe bashkoja kte teme temes me te vjeter per makinat..

Te marrim vesh cbenet..

Ju qe dini shejtalliqet.. na tregoni pak kto punet e makina-kerrave..


---



Makinat, kush pėrfiton nga amnistia pėr taksat

Argument e Hėnė, Gusht 1st, 2011

Foto Ilustruese
Prej dy javėsh, Drejtoria e Shėrbimit tė Transportit Rrugor po zbaton ligjin pėr amnistinė fiskale dhe evidencat e para flasin pėr njė interes tė madh tė qytetarėve. Sigurisht, evidencat reflektojnė edhe njė problematike tė madhe qė ka ekzistuar nė parkun e mjeteve qė ka vendi ynė dhe qė synohet tė eliminohet nga ky ligj.

Burime nga DPSHTRR sqaruan pėr gazetėn se nė dy javėt e para tė zbatimit tė ligjit janė njoftuar tė gjitha institucionet shtetėrore pėr pėrfitimin qė kanė nga ligji, po kėshtu edhe 90 pėr qind e biznesit. Informimi i individėve i ėshtė lėnė nė dorė medias, ndėrkohė qė po planifikohet edhe njė fushatė e dytė sensibilizimi, e cila do tė bėhet pėrmes fletėpalosjeve ku synohet qė ēdo individ tė marrė informacionin qė i nevojitet pėr tė pėrfituar nga ligji. PROBLEMATIKAT Qė para fillimit tė zbatimit tė ligjit tė amnistisė, Drejtoria e Shėrbimit tė Transportit Rrugor parashikonte qė problematikat qė do tė haseshin, do tė ishin tė natyrave nga mė tė ndryshmet. Zbatimi nė fakt ka pėrforcuar kėtė ide dhe tashmė tė dhėnat e para tregojnė se si institucionet shtetėrore, si biznesi ashtu edhe individėt kanė pasur tė nevojshme njė amnisti qė do tė stabilizonte dhe formalizonte gjithēka. Natyra e problemeve tė hasura fillon nga makina institucionesh qė u kanė kaluar individėve, por qė pronėsia figuron akoma e institucionit, tek makinat e dhėna si donacione nga OJF qė tashmė nuk ekzistojnė, por qė gjithēka faturohet nė emėr tė tyre apo edhe raste tė lizingut, ku sėrish paraqiten problematika nga mė tė larmishmet. Tė gjitha kėto raste po identifikohen dita-ditės dhe po qartėsohet edhe panorama se cilėt janė pėrfituesit realė tė amnistisė. Zyra juridike pranė drejtorisė po jep asistencėn e saj pėr zgjidhjen e rasteve, ndėrkohė qė nė drejtoritė rajonale janė ngritur edhe komisionet e faljes, sikurse parashikon ligji. KUSH PĖRFITON Ligji “Pėr legalizimin e kapitalit dhe faljen e njė pjese tė borxhit doganor dhe tatimor” saktėsonte se qytetarėve, bizneseve apo institucioneve u faleshin edhe ajo pjesė e taksave qė nuk kishin paguar qė lidhej me makinat. Kėto raste mund tė ishin nga mė tė ndryshmet, duke filluar nga taksa qarkullimi dhe mjeti tė papaguara, tė cilat ishin marrė si efekt i mosēregjistrimit tė mjetit apo edhe gjoba tė ndryshme, tė marra si efekt i shkeljeve rrugore. Nga evidencat e DPSHTRR-sė janė reflektuar raste nga mė tė ndryshmet qė po pėrfitojnė nga ligji pėr amnistinė. Kėshtu, rastet e institucioneve pėrfshijnė problematikėn e mjeteve tė shitura tek individėt, por qė nuk ėshtė bėrė ēregjistrimi i mjetit. Ky mjet figuron nė regjistėr ende nė emėr tė institucionit dh,e nė rast gjobe apo aksidenti, gjithēka i faturohet institucionit.

Me ligjin e amnistisė, kjo mund tė rregullohet direkt duke kryer procedurat pėrkatėse. Njė tjetėr rast ėshtė ai i OJF-ve apo misioneve tė huaja qė, pasi mbarojnė punė nė Shqipėri, i falin si donacion mjetet, por nuk bėjnė ēregjistrimin. Gjithēka nė fakt i faturohet sėrish atyre dhe jo pėrfituesit tė mjetit. Edhe kjo kategori qė ka mjete tė marra nė kėtė mėnyrė tani mund tė pėrfitojė dhe tė kalojė pronėsinė mbi vete. Kemi rastet e individėve kur njė makinė ka kaluar shitje nė dy-tri duar dhe nuk dihet cili ėshtė pronari. Edhe pėr kėtė kategori ėshtė njė moment i mirė qė pėrmes vetėdeklarimit tė pėrfitohet qoftė edhe pėr rastet e ēregjistrimit tė njė mjeti qė nuk e ka mė nė pėrdorim. Njė rast tjetėr qė ėshtė hasur ka tė bėjė me shoqėritė e leasing-ut. Pėr shembull, njė X blerės qė ka pėrfituar njė mjet me leasing brenda njė periudhe tė caktuar mund tė ketė transferuar leasing-un tek njė tjetėr person pėr arsye tė ndryshme, siē mund tė jenė pamundėsia e likuidimit apo mund tė ketė dashur tė ndryshojė mjetin apo bankėn. Kėto janė transaksione ligjore tė cilat bėhen nga leasing-u dhe qytetari i parė qė e ka pasur mund tė mos ketė paguar taksat, ama barra do tė bjerė mbi bankėn apo qytetarin e dytė pėrfitues. Edhe pėr kėto raste pėrfshihet pėrfitimi nga amnistia.

Pėrfitimi pėr emigrantėt

Ligji pėr faljen fiskale duket se favorizon mjaft edhe emigrantėt. Tė gjithė ata qė mund tė kenė hyrė brenda Shqipėrisė me njė mjet apo kanė tentuar t’ia lėnė atė bashkėfamiljarėve, nuk ka qenė shumė i thjeshtė. Ndėrkohė qė, sipas tė dhėnave tė DPSHTRR, njė pjesė e mirė e atyre qė janė interesuar tani nė sportele kanė qenė pikėrisht emigrantė. Ligji favorizon tė gjithė ata qė nuk kanė bėrė procedurėn e zhdoganimit apo regjistrimit me targa shqiptare dhe qė tani mund tė bėhet lehtėsisht.

Regjistri pasiv

Ėshtė menduar qė tė gjitha ato mjete tė cilat janė nė territorin e vendit, por qė nuk dalin nė qarkullim apo kur personi i mjetit ka ndėrruar jetė dhe mjeti mbetet pa pėrdorur, tė regjistrohen nė atė qė do tė jetė regjistri pasiv. Nė rast se mjeti pas regjistrimit nė kėtė regjistėr do tė kapet nė qarkullim, atėherė ndaj tij parashikohet qė tė merren masa shtrėnguese, nė mėnyrė qė tė dekurajohet pėrdorimi i kėtyre mjeteve, ēka pėrbėn shkelje tė ligjit.

NERTILA MAHO

panorama