Ekipi i arkeologëve egjiptiano-japonez ka nisur nën piramidat e mëdha në Giza të gërmojë anijen e dytë diellore të mbretit Keops.
Në ceremoninë e nisjes së restaurimit ka marrë pjesë edhe ministri egjiptian për antikë Zahi Hawas.
Puna në gjetjen e kësaj anije kishte nisur para katër vjetësh. Për të nxjerrë nga hapësirat nëntokësore pjesë të anijes së lashtë diellore rreth 4.500 vjet, do të nevojitet të hiqen 41 blloqe mesatarisht të rënda 16 tonë.
Keopsi ka sunduar Egjiptin nga viti 2589 deri 2566 Para Erës së Re. Ishte faraoni i dytë në dinastinë e katërt të mbretërisë së vjetër dhe ndërtues i Piramidës së madhe, njërës nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër.
Piramida për egjiptianët ishte një mal që do t’i shërbente Keopsit për të arritur në qiell, si i biri i Diellit Ra, derisa anija diellore ishte konstruktuar për ta dërguar në shërbente për ta dërguar në botën e amshueshme.
Anijet diellore luanin rol të rëndësishëm në religjionin egjiptian, sipas të cilit zoti i Diellit, Amon Ra, në formën e Diellit të mbrëmjes Ra-Atum, çdo natë kundronte në botën e amshueshme për të luftuar me zota dhe bisha deri në mëngjes kur kthehej si Ra-Harakhte dhe me anijen tjetër lundronte në qiell.
Anija e parë diellore ishte restauruar në vitet 80-ta, ndërsa ajo është ekspozuar në muze dy vjet më vonë. Është e gjatë 43,6 metra, e gjerë 5,9 metra.
Për rikonstruktimin e anijes së parë janë nevojitur vite të tëra. Është interesante se janë gjetur dëshmi se anija është përdorur në ujë.
Kur të përfundojë restaurimi i anijes së dytë, ajo do të vendoset në vend të anijes së parë, kurse kjo e fundit do të zhvendoset në Muzeun e madh egjiptian, i cili po ndërtohet në Giza.
vidio
http://www.youtube.com/watch?v=vVUDG..._order&list=UL
Krijoni Kontakt