Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Përse Analistit Artan Hoxha i pëlqen te luajë rolin avokatit te Djallit

    Shumëkush që ka parë filmin me të njëjtin emër të luajtur me mjeshtëri nga Keany Reeves si avokati, dhe Al Pacino si Djalli, mund të vendosë fare mirë analistin Artan Hoxha në serialet e reja butaforike me të njëjtin subjekt `Mbroj me cdo kusht atë që të jep paratë`.
    Seria e fundit e këtij seriali `Mëkati Fillestar` botuar dje në gazetën Panorama hedh dritë fare qarte se sa mirë i ka mësuar porositë e Djallit për të hedhur baltë mbi disa të vërteta të politikës shqiptare që kanë të bëjnë me zgjedhjet, dhe për të zbardhur të zezat e që shkakton shtrëmbërimi i ligjeve, duke na dhënë të kuptojmë që është shumë vështirë të luftosh dhe të nxjerrësh të vërtetën në shesh kur mashtrimin e përkrah një analist i cili nuk le media pa dalë për të zbatuar djallëzitë e pafund që pjell moment pas momenti e keqja që ka zënë rrënjë në shoqërinë shqiptare.
    Ku qëndron problemi. Po ta nis nga pika e 12 e shkrimit të avokatit të djallit –z.Artan, mund të shohësh sarkazmin, cinizmin dhe ironinë me të cilën ky zotëri tallet me një opozitë të cilës ju muar fitorja në tavolinën e ligjit me mashtrime nga më të çuditshmet. Vetë Djalli në këtë rast duhet ta ketë duartrokitur këtë analist kaq të zotin i cili jo vetëm që ka përhapur erën e qelbur të mashtrimit por me analizën e serialit të fundit, por dhe i ka gjetur dhe një kapak sipas porosisë të `his master voice`. Ja c`thotë në frazat e tij të errëta ky sofist që mesa duket nuk e ka lexuar librin `Din paku dhe shokët ë tij`:
    `12. Qasja e re opozitare nuk bën keq të përfshijë edhe një nismë reformuese ligjore. Në radhë të parë ajo duhet të përfshijë paketën ligjore nga e cila varet marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Krahas, por pavarësisht këtyre, mund të ndërmerren edhe nisma të tjera, përfshirë ato kushtetuese, por me arsyetimin dhe motivin e duhur dhe jo për lojë kulisash, aq më shumë për të kushtëzuar paketën ligjore, tashmë e gatshme për miratim. Për më tepër, qasja konstruktive opozitare kërkon plotësimin e tri kritereve bazë: i) nuk duhet të bazohet në stisje të tipit “zgjedhjet u manipuluan”; ii) nuk duhet të nxitet nga interesa partiakë që konfliktojnë e deri asgjësojnë interesin publik, në veçanti bllokimin e progresit të anëtarësimit në Bashkimin Europian; iii) nuk mund të bazohet në frymën e ndarjes së popullit në të opozitës dhe të regjimit e të tjera ndarje kolektive si këto. Ndryshe, qasja e re e opozitës nuk do të jetë as konstruktive dhe as e suksesshme`.
    Atë që europianët më në fund e kuptuan se ku është e keqja e zgjedhjeve në Shqipëri e cila mund të përkufizohet në mos zbatimin e ligjeve në përgjithësi, dhe në mos zbatimin e ligjit elektoral të ravijëzuar në Kodin Zgjedhor, ky analist i thekur thotë se (duke përdorur pa kuptim fjalën e re shqip `qasje`?!):..`opozita nuk duhet të bazohet në stisje të tipit `zgjedhjet u manipuluan`?!
    E shikoni o populli thjeshtë dhe ju intelektualë të nderuar se si ky individ ka dalë hapur të mbrojë të mashtrimin duke i thënë të mashtruarit: dakort bisedojmë por mos thuaj që` ..zgjedhjet u manipuluan..`, sepse kështu sipas tij `maxhoranca do të na turpërohet para BE, sepse maxhoranca na del mashtruese dhe... maxhoranca nuk mashtron...
    Analisti që ka marrë në dorë flamurin e mbrojtësit të mashtruesve shkruan përsëri me penën e tij djallëzore: `..nuk duhet ë nxitet nga interesa partiake që konfliktuojnë e deri asgjësojnë interesin publik, në veçanti bllokimin e progresit të anëtarësimit në Bashkimin Europian..(?!)` shikoni se sa bukur kërkon që të përdalën ta nxjerrë virgjëreshë para publikut sofisti ynë i nderuar.
    Fajin ja hedh qengjit ujku i uritur, duke i thënë se je ti qingj fajtor që turbullove ujin megjithëse ishe më poshtë vijës së burimit se unë (që përfaqësoj Maxhorancën).
    Pra avokatin ynë i djallit i pëlqen jo vetëm të shtrembërojë të vërtetën por dhe të tallet e tu hedhë trutë e gomarit të tjerëve (se të tjerët nuk e dinë.. se përse ky elifi marrak ngulmon dhe bën tellallin e maxhorancës nëpër tv -shqiptare).
    Kulmi i hipokrizizë është se `nuk duhet të nxitet nga interesat partiake,,?!` A e dini o njerëz të mirë , vetëm se PD nuk ka patur dhe nuk ka asnjë interes partiak që fiton zgjedhjet, i fiton kot ajo, thjesht për hobi.. E shikoni se si e justifikon PD-në, ky avokat në këtë serial të fundit të mashtrimit? Sipas analistit të thekur A.Hoxha. PD nuk lufton për interesa partiake- vetëm PS lufton për interesa partiake ajo është e keqja e këtij vendi: s`ka turp e mashtrohet dhe tani ja hedh fajin mashtruesit. Sa turp ë? Bravo avokat i djallit. i mbushe mëndjen elktoratit të majtë e të djathtë me analizën tënde të tipit `kush ka kërbacin le ta tundë se pastaj kulacin do ta hanë pabuksat`.
    Rekomandimi i tretë dhe i fundit i këtij kalanderi të Maxhorancës është edhe më i pabesueshëm, por ky popull budalla sipas tij do ta hajë se helbete populli ka dëshirë të shkojë me më të fortin e jo me të drejtin: iii) nuk mund të bazohet në frymën e ndarjes së popullit në të opozitës dhe të regjimit e të tjera ndarje kolektive si këto. Ndryshe, qasja e re e opozitës nuk do të jetë as konstruktive dhe as e suksesshme`.
    Përsëri fjalën e re të mësuar së fundmi `qasje` e ka përdorur si zakonisht pa vend (se helbete fjalët e reja qofshin të huaja e qofshin shqiptare të shpikura zgjojnë interesin e publikut sehirxhi), por sidoqoftë , duke dashur të bëjë përshtypje edhe më të mëdha- avokati ynë i djallit i kënaqur me dy rekomandimet e mëparshme ogurzeza, i ka shtuar dhe te tretin- thagmën- që mund të përkthehet kështu nga shqipja moderne e tij në shqipen zyrtare që s`thotë asgjë: `...nëse ti opozitë bazohesh në ndarjen e elektoratit kjo gjë nuk do të jetë as konstruktive dhe as e suksesshme...?!
    Pra vetëm opozita mendon që populli është i ndarë në dy bastione kur bëhen zgjedhjet në të majtë dhe në të djathtë. Maxhoranca nuk mendon kështu,jo, jo.
    Maxhoranca i thotë popullit –sipas analistit tonë- votoni për kë t`ju dojë zemra, neve nuk na intereson se për kë do të votoni`, -dhe kanë të drejtë sepse këta shejtanët e kanë kapur dashin prej bo..., i futin një numërim sipas interesit të tyre dhe maxhoranca del fituese me duar të pastra gjithmonë.
    Fajin e ka ai që vidhet –e jo ai që vjedh.. Kjo me pak fjalë është sofizma e moderne e mbrojtjes që i bën maxhorancës: mbron ujkun duke sharë qengjin.
    Strategji e studiuar mirë. .. si nuk e dinim ne këtë më parë... ja tani e mësuam z.Artan Hoxha. Faleminderit i nderuar analist.
    Duke i kujtuar avokatit të djallit tek idea e PS se problemi është tek mos zbatimi i ligjeve ekzistuese dhe se ndryshimet kushtetuese do të mund të rregullonin anomalitë e jo vetëm të zgjedhjeve por dhe të Presidentit- është një argument i shëndoshë me anë të të cilit do të mund të rregulloheshin shumë anomali, mendoj se ri-korigjimi nenit të Presidentit i cili duhet të zgjidhet me 84 vota është mëse i domosdoshëm.
    Argumenti është se menjëherë pas ndryshimit të këtij neni u cfaq menjëherë dis-balanca e pushteteve: Presidenti ngeli pa asnjë kompetencë, pushteti gjyqësor nuk funksionon dot për shkak se nuk zgjidhen bazuar në ligj anëtarët e gjykatës kushtetuese dhe të lartë, Prokuroria nuk ka autonominë ligjore të ushtrimit të detyrës.
    Por cfarë thotë avokati i djallit z.Artan Hoxha në serialin e fundit të mbrojtjes:`Mbroj me cdo kusht atë që të jep paratë`? Ja hedh përsëri fajin PS?!
    Është e vërtetë se PS ndihmoi që të ndryshojë ligji në fjalë, por duke parëse pas tre vitesh ky ndryshim solli anomali të rënda PS, po ri-propozon ndryshime të cilat mendoj janë në të mirë të vëndit dhe jo vetëm të saj. nëpërmjet rivendosjes së zgjedhjes së presidentit me 84 vota- merr fund anomalia më e çuditshme e një vendi demokratik si Shqipëria: anomalia që ka emrin –Republikë Kryeministrore në vend të Republikës Parlamentare.
    Kjo duhet të marrë fund .
    Nuk e di se deri ku do të shkojnë sofizmat e përkrahura nëpërmjet TV-ve të z. A. Hoxha, por një gjë dihet mirë, analistët profesionistë rrallë blihen nga pushtetarët sepse duhet të jenë vetëm përcues së të vërtetës; megjithatë Shqipëria është plot paradokse, derisa ka opozitë dhe maxhorancë përse të mos ketë analistë të blerë të opozitës dhe analistë të blerë të maxhorancës?
    E Përse duhen në fund të fundit analistët e së vërtetës kur e vërteta rrotullohet se sa para të japin për të sharë a për të lavdëruar dikë, për të nxjerrë të pafajshëm fajtorin apo për të fajësuar të pafajshmin?
    Në Shqipëri deti është bërë kos, lugën më të madhe ta jep ai që ka pushtetin. Le të hajë kosin e Maxhorancës z. Artan e le ti bëjë mirë parruga e tij shumë më e sofistikuar se e analistëve të tjerë thotë në këtë kohë të integrimit të Shqipërisë: `Poshtë e vërteta- rroftë gënjeshtra`.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Po kete artikullin kush e paska shkruajtur, ndonje engjell apo vete zoti?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pirro.. na e sill dhe shkrimin e artan hoxhes.. qe te kuptojme dhe kte qe ke sjell ti.. pirrua i edvinit ..

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pirro.. na e sill dhe shkrimin e artan hoxhes.. qe te kuptojme dhe kte qe ke sjell ti.. pirrua i edvinit ..
    Cilin nga shkrimet? lol
    Me poshte eshte nje nga opinionet e tij te fundit ne lidhje me politiken "reformatore" te Rames

    Rama duke kërkuar të marrë gjithcka do përfundojë duke mos marrë asgjë

    "Edi Rama duke këkuar të marrë gjithcka do të përfundojë, duke mos marrë asgjë dhe mazhorancës në të gjitha rastet nuk do t’i hyjë gjemb në këmbë", në mënyrë të përmbledhur kjo është analiza që i bëhet nga Artan Hoxha lojës së Edi Ramës, i cili vërtetë flet për një strategji të re, duke filluar nga shtatori, por lëvizjet e tij në këtë lojë mbeten të vjetra, ato nuk janë konstruktive. E tillë është përpjekja e Ramës, udhëheqësit të ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës, që t’i kthejë mbrapsht ato, duke i përshfaqur pas humbjeve të 2009-ës dhe 2011-ës, si burimin e të gjitha të këqijave. Në të vërtetë janë shifrat ato që përmbysin në themel këtë ide të cilën Rama po e sponsorizon në mos për të bindur krejt shqiptarët, të paktën të bindë partinë e tij”- thotë analisti Artan Hoxha.

    “Edi Rama po kërkon rikthimin e krizës së panevojshme të zgjedhjes së presidenit me 84 vota, kur me ndryshimin e ligjit themelor të shtetit shmanget kriza. Por Hoxha argumenton se vërtetë kreu i shtetit zgjidhet me shumicë të thjeshtë, por ai e ka po aq të fortë mburojën nga pushteti, pasi nuk mund të shkarkohet pa një shumice super të cilësuar votash sic është ajo me 96 deputetë në Kuvend. Për më tepër, rasti i presidentit konsensual Moisiu dhe ai i presidentit Topi, zgjedhur nga mazhoranca, përmes lojës së korrupsionit sic akuzonte opozita, janë dy shembuj konkret sesi presidenti nuk jep asnjë garanci që të luajë lojën e mazhorancës që e zgjedh” shpreht Artan Hoxha.

    “Shembull për këtë sipas Hoxhës është fakti i provuar përmes një koincidence fatkeqe të presidentit Topi, se ish-drejtuesi i larte demokrat, me 8 maj votoi pro Edi Rames. Rakordimi i plote shifrave për katër kutitë e votimit nga TV Klan përmbysen cdo dyshim manipulimi per qendren e votimit të kreut të shtetit, por dhe për gjithë Tiranën” thekson Hoxha gjatë intervistës.

    Leksioni shumë i thjeshtë për opozitën që kërkon rotacion pushteti në 2013-ën është që ajo të bind vetëm përmes politikës konstruktive, jashte konflikteve e teorive konspirative të manipulimit masiv të zgjedhjeve. Një paketë e gatshme ligjesh që garantojnë marrjen e statusit të vendit kandidat pret socialistët në Kuvend dhe sipas Hoxhës ata kanë rastin të dëshmohen pro interesave te vendit, duke mos e kushtëzuar këtë paketë.

    Klan
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    E verteta duhet shkruar e thene ne te dy rastet - sepse sa me shume heshtet aq me shume genjehet nga te tjeret sepse ai qe genjen shkakton plage qe nuk sherohen.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    I nduar Brari,

    shkrimi i Artan Hoxhes me titull `Mekati Fillestar` eshte botuar dje me dt. 1/8/2011 tek Panorama. Mund ta lexosh aty.
    Une nese e ke lexuar repliken time, kam kritikuar kete person sepse kerkon te justifikoje nje mashtrim elektoral dhe ligjor. Une ne fakt nuk kam votuar per Ramen , por nuk me vjen mire qe votimet te manipulohen ne kete fare feje pikerisht per shkak se dikush ka pushtetin dhe mund te beje cte doje me te.
    Edhe ne e merr Rama neser dhe ai do te veproje keshtu- une perseri me shkrimet e mia modeste do te jem i pari qe do ta luftoj me pene.
    Respekte

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •