-
Në zanafillë të rendit politik
Interviste me Francis Fukuyama
Historia juaj e zhvillimit politik fillon me parahistorinë, me paraardhësit e lashtë të njerëzimit. Atëherë, a mendoni që biologjia jonë ka patur impakt mbi sistemet politikë që kemi krijuar?
Në shekullin 20, si rezultati i reaksionit kundër Darvinizmit, Holokaustit si dhe njerëzve që donin të keqpërdornin shkencën, ka patur një përpjekje të bashkërenduar nga sociologë për të argumentuar se biologjia nuk luan rol në mënyrën se si qeniet njerëzore vetëorganizohen apo menaxhojnë institucionet e tyre. Por mendoj se ka shumë prova që tregojnë se nuk është kështu. Këdo të pyesësh në rrugë do të të pranojë që ne kemi jë natyrë e cila na detyron t'i bëjmë disa gjëra. Nuk ke nevojë për një biolog që të të thotë se nepotizmi është një faktor konstant apo që njerëzit përpiqen të manipulojnë sistemin politik për të siguruar që nipërit e tyre dhe të gjisthë pasardhësit të jenë sa më mirë. Patronazhi është një mënyrë shumë natyrore për qeniet njerëzore që të lidhen me njëri-tjetrin. Madje jonatyrore është që të preferosh dikë bazuar mbi kualifikimin apo mbi bazën e ndonjë provimi abstrakt.
Pra demokracia shkon kundër natyrës njerëzore?
Po. Prandaj duhen krijuar gjithë ato incentiva për ta përforcuar, ose për të mos lejuar njerëzit të bëjnë atë që ju vjen natyrshëm.
Sa e rëndësishme ka qenë gjeografia për mënyrën se si janë zhvilluar institucionet politikë?
Ka qenë shumë, shumë e rëndësishme. Nëse shihni vendet ku ka ende shoqëri fisnore këto janë në rajone malorë, me pyje të dendur dhe në shkretëtira. Për këtë ka një arsye të thjeshtë gjeografike - është shumë e vështirë për shoqëritë në nivel shtetëror që të dërgojnë ushtri në ata vende. Afganistani sot është provë e kësaj, ku NATO ka shumë vështirësi për nënshtrimin e talebanëve. Në Kinë, zhvillimi i hershëm i një shoqërie të madhe në nivel shteti u nxit nga një kombinim i luginave të mëdha të lumenjve dhe zbutjes e përdorimit të kuajve, gjë që mundësonte një lëvizshmëri të madhe për ushtritë. Kina do të zgjeronte shumë shpejt shtrirjen e shtetit, por për ata që nuk kufizoheshin me Azinë e madhe apo këtë stepë gjigande, ishte shumë më e vështirë...
(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar fegi për postimin:
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt