Aleancat e reja tė Likudit
Partitė islamofobike nė Evropė kanė krijuar njė rrjet tė ndėrthurur, i cili shtrihet nga Italia, e deri nė Finlandė. Por sė fundi, kėto parti janė mirėpritur ngrohtė edhe nga konservatorėt nė Izrael, nga koalicioni qeveritar i kryeministrit Benjamin Netanyahu. Popullistėt deri sė fundi kanė pasur lidhje me udhėheqės arabė, si Muammar Gaddafi. Disa njerėz nė Izrael besojnė se populizmi ėshtė ardhmėria e Evropės
Nga Express mė 01 gusht 2011 nė ora 09:02
Manifesti prej 1500 faqesh i Anders Breivikut, nėnvizon pikėpamjet ideologjike tė bashkėmendimtarėve tė tij-ideologji e cila e shtyri atė qė tė vret 76 persona, nė dy sulmet e tmerrshme qė ndėrmori nė Norvegji.
Vepra e tij ngriti ēėshtjen e veprimtarisė sė grupeve dhe partive tė djathta populliste nė tėrė Evropėn, duke filluar nga Fronti Kombėtarė nė Francė, Vlaams Belang nė Belgjikė, e deri tė Partia e Lirisė sė Austrisė (FPO).
Por sė fundi u bė e qartė se partitė populliste tė Evropės nuk janė tė interesuara qė tė shtrijnė rrjetin e tyre vetėm nė kontinent. Ato kanė hedhur shikimin mė tutje kah lindja. Dhe kanė filluar tė vendosin lidhje tė ngushta me disa politikanė konservatorė nė Izrael, pikė sė pari me Ayoob Karan, parlamentar nga radhėt e partisė Likud, tė kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili ėshtė gjithashtu edhe zėvendėsministėr pėr zhvillimin e qarqeve Negev dhe Galilea.
Arsyeja pėr pėrqendrimin gjithnjė e mė tė madh tė vėmendjes kah Izraeli nuk ėshtė vėshtirė pėr t’u kuptuar.
“Nė njerėn anė, po shohim zhvillimin e revolucioneve tė mėdha nė Lindjen e Mesme, por nuk mund tė jemi tė sigurt se prapa kėtyre revolucioneve mund tė fshihen interesa tjera dhe nė fund, mund tė shohim Izraelin dhe oborrin e Evropės tė rrethuar nga teokracitė islamiste”, deklaroi se fundi nė njė intervistė kryetari i FPO-sė, Heinz Christian Strache.
Me fjalė tjera, nė betejėn kundėr asaj qė popullistėt e djathtė e cilėsojnė si islamizim zvarritės tė Evropės, Izraeli gjendet nė vijėn e parė tė frontit.
Shumė njerėz nė Izrael e shohin njėjtė kėtė gjė. Eliezer Cohen, thotė se partitė e majta, si ato nė Evropė, ashtu edhe ato nė Izrael e kanė humbur rrugėn. Cohen ėshtė ish-deputet nė parlamentin e Izraelit, nga radhėt e partisė Yisrael Beiteinu, parti kjo nacionaliste, e cila kryesohet nga ministri i Jashtėm, Avigdor Lieberman, parti kjo e cila aktualisht qeveris sė bashku me Likudin.
“Politikanėt e djathtė nė Evropė janė mė tė ndjeshėm pėr rreziqet, me tė cilat pėrballet Izraeli”, tha Cohen, i cili ka mbėshtetur sė fundi edhe popullistin holandez, Geert Wilders.
Edhe Kara ka tė njėjtin qėndrim. “Po kėrkoj rrugė pėr tė zvogėluar ndikimin islamik nė botė. Mendoj se ky ėshtė nazizmi i vėrtetė nė kėtė botė. Dhe jam partnerė i tė gjithė atyre, tė cilėt besojnė nė ekzistencėn e kėsaj lufte”.
Nė shikim tė parė, marrėdhėniet e popullistėve evropianė me Izraelin, duke duken tė jenė marrėdhėnie tė lindura nga dashuria. Shumė njerėz e shohin FPO-nė vetėm njė hap larg se qeni grup klasik neo-nazist, e ky mendim ekziston edhe pėr partitė e tjera partnere tė FPO-sė nė Evropė. Pėrderisa partitė e kėtilla insistojnė se nuk janė anti-semitiste, Strache thekson se ai shikon nga afėr qėndrimet e partive populliste ndaj Izraelit dhe hebrenjve, para se tė hyjė nė partneritet me to.
Kur bėhet fjalė pėr FPO-nė, vėzhguesit theksojnė se pėrqafimi i Izraelit nga ana e kėsaj partie ėshtė i pasinqertė, me qėllim qė tė sigurojė besueshmėri nė fushėn e politikės sė jashtme.
Dhe shumė njerėz nė Izrael duket se pajtohen me kėtė. Dhe Kara u kritikua nė Izrael pėr shkak tė njė takimi qė pati nė Berlin me Patrick Brinkmann, popullit gjerman i krahut tė djathtė.
“Zėvendėskryeministri takohet me njė milioner neo-nazist”, ishte titulli i artikullit nė tė pėrditshmėn Yediothy Ahronoth, me ē’rast u nėnvizua se Brinkmann, i cili tani insiston se nuk ėshtė anti-semitist, dikur ka pasur lidhje tė ngushta me partinė e djathtė gjermane, NDP.
Pas njė vizite tė Karas nė Vjenė, pėr t’u takuar me Strachen, udhėheqėsi i komunitetit hebre nė Vjenė, Ariel Muzicant, kėrkoi nga Netanyahu qė tė shkarkojė Karan.
Geert Wilders, i cili doli nė qendėr tė vėmendjes nė vitin 2008, me filmin e tij anti-mysliman “Fitna”, inicioi po atė vit vendosjen e lidhjeve mes populistėve evropianė dhe Izraelit. Qė nga ai vit, ai ka vizituar disa herė Izraelin.
Por marrėdhėniet filluan tė forcohen nė fund tė vitit tė kaluar. Strache, sė bashku me udhėheqėsin e Vlaams Belang, Filip Devinter, Kent Ekerothin nga radhėt e Demokratėve Suedezė dhe Rene Stadtkevitz, i cili formoi partinė “Liria”, pari kjo me qėndrim anti-islamik nė Gjermani, udhėtuan nė dhjetor pėr nė Izrael.
FPO tradicionalisht ka qenė e lidhur me udhėheqėsit arabė, si Muammar Gaddafi dhe ka kritikuar qėndrimin e ashpėr tė SHBA-sė kundrejt Iranit.
Por Strache bėri tė qartė se ky qėndrim po ndryshon. “Ka fusha, nė tė cilat ne evropianėt nuk guxojmė tė flemė, ku nuk guxojmė tė heshtim. Izraeli rrezikohet tė shkatėrrohet. Nėse kjo do tė ndodhte, Evropa do tė humbte themelet e ekzistencės sė saj”, nėnvizoi Strahe./Express/
Krijoni Kontakt