Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    Edhe Një Betejë E Humbur Serbe Në Kosovë!

    EDHE NJË BETEJË E HUMBUR SERBE NË KOSOVË!

    Serbët në veri këto ditë janë duke lozur me kartën e tyre të fundit në stilin: “krejt, apo asgjë”. Për këtë qëllim, përveç popullit skajshmërisht të manipuluar serb, në këtë ndërmarrje ashiqare janë mobilizuar të gjitha segmentet e politikës shtetërore të Serbisë, duke përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, si dhe njësitë e mobilizuara paramilitare dhe kriminale serbo-ruse.
    Nëse vazhdon edhe më tej kështu, duke u bazuar në eksperiencat e gjertanishme të “trung-revolucioneve” (srb.“balvan-revolucija”) të tyre të kryera dikur në viset tjera të ish Jugosllavisë (Kroaci, Bosnje...), shumë serb të arsyeshëm, përmes komenteve të tyre të shprehura nëpër disa portale informative në internet përkujtojnë se, edhe ky “kushtrim” në Kosovë do të përfundoj me skenarin e njëjtë fatkeq: eksodin masiv të popullsisë serbe nga këto vise...
    Nuk ka dyshim! Nën pretekstin e kësaj filozofie skajshmërisht të gabuar fataliste “krejt, apo asgjë”, nga ta po dëgjohen edhe zëra që haptazi thërrasin për luftë. Bie fjala, ky veprim i ngutshëm dhe skajshmërisht i pamatur i mobilizimit dhe futjes nga Serbia të vullnetarëve dhe paramilitarëve të armatosur ekstremist serb dhe rus në territorin e shtetit tonë, duke provokuar edhe palën tjetër shqiptare, mund të ketë efekte të paparashikueshme negative. Fatlumësisht, në këto rrethana, populli shqiptar i Kosovës është i durueshëm dhe mbi të gjitha i beson institucioneve legjitime të shtetit të vetë. Por, kjo aspak nuk do të thotë se ai hesht, nuk mendon, nuk vigjilon, nuk planifikon, nuk organizon...
    Pala serbe sigurisht duhet të jetë e vetëdijshme se me këso “bllofe” tanimë të demaskuara të “lojës me zjarre", dikur as ana shqiptare nuk do të ri duarkryq. Ta zëmë, nëse me kohë nuk do të veprojnë si duhet forcat e KFOR-i dhe strukturat tjera legale të sigurisë së shtetit të Kosovës, të paraprirë nga ish pjesëtarë të UÇK-së, me qindra e mijëra të rijnë dhe vullnetarë të tjerë, shumë lehtë mund t’i ngjiten maleve të Kosovës...?!
    Jo, jo! Kjo nuk është e dëshirueshme për as kë! Në këto momente vendimtare, të shpresojmë se arsyeja njerëzore e politikanëve dhe politikëbërësve tanë dhe ndërkombëtar kurrë nuk do ta lejoj një gjë të tillë...!
    Nga ana tjetër, jashtë emocioneve të ndezura të popullit të manipuluar serb, jam më se i bindur se, kokat e vendosjes në Beograd e dinë shumë mirë se gjithmonë “prapa çdo politike, qëndron interesi ekonomik”, andaj, me këtë reciprocitet ajo për çdo ditë në Kosovë po humb mbi 1 milion euro...
    Si duket, qenka e shkruar nga Zoti që toka e shenjët dhe e bekuar e Kosovës Dardane, përherë për ta të bëhet një vend i preferuar i BETEJAVE TË HUMBURA...?!

    Ekuivokët e disa politikave ndërkombëtare


    Në këto momente eskaluese të situatës, e cila mund të ketë pasoja të paparashikueshme jo vetëm për stabilitetin e brendshëm në Kosovë, por edhe për rajonin në përgjithësi, BE-ja edhe një herë u gjet e sfiduar në mes të dy të vërtetave të saja të dukshme dhe të padukshme politike paradoksale: asaj, racionale, me të cilën përmes deklaratave të rrejshme oficiale që i jep nëpër konferenca për shtyp ku reflekton neutralitet, dhe asaj konspirative, të cilën ajo e aplikon si synim veprues në prapavijë ndaj Kosovës.
    E mësuar me servilizmin tradicional të elitës politike kosovare, këtë herë me aksionin e vendosur të Qeverisë së Kosovës për rivendosjen e sovranitetit të vetë të plotë në tërë territorin e saj kushtetues, nga njëra anë, dhe solidaritetit masiv të gjithë popullit dhe spektrit politik pozitar dhe opozitar me këtë veprim, nga ana tjetër, maskat e kamufluara të planave të saja të dyshimta ndaj Kosovës, si duket, kanë filluar edhe zyrtarisht të bien. Ashtu sikur UNMIK-u dikur, edhe EULEX-si po dëshmon se tërësisht është vënë në anën e shteteve që favorizojnë politika përkrahëse ndaj Serbisë. Por nëse edhe ky mision vazhdon edhe më tej kështu, ashtu sikur ka ngjarë me të parën, edhe kësaj mbikëqyrjeje ndërkombëtare shumë shpejtë do t’i vije fundi... Fundi i turpshëm, pa dyshim!
    Dhe krejt në fund, “miqtë e mirë, njihen në rrezik”, thotë një fjalë e urtë popullore. Andaj, këtë artikull desha ta përfundoj me deklaratën e ambasadorit Dell në Kosovë, të bërë këtyre ditëve gjatë vënies së gurthemelit të shtëpisë së kulturës në fshatin Badoc të komunës së re të Graçanicës: “Beogradi duhet ta pranojë dhe ta kuptojë se institucionet e Kosovës janë këtu përgjithmonë dhe kanë kapacitete të marrin vendimet e veta vetë, për vendin e vet. Këto dy shtete duhet të bashkëjetojnë dhe të respektojnë vendimet e njëri tjetrit.”
    Tupani bie për ata që kanë vesh, apo?!

    Adnan Abrashi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Marreveshja e nenshkruajtur mbreme ne mes te komandantit te KFOR-it Buhler dhe politikaneve serb te involuar edhe ne organizimet e fundit kriminele, me duket hic me pak se TURP, sepse ne fund te fundit KFOR eshte ketu per te mbrojtur sigurine ne brendi dhe ne kufijt e Kosoves dhe jo per te bere marreveshje ne kundershtim me vendimin e qeveris se Kosoves per reciprocitet. Marreveshja ne fjale lejon hyrjen e kamioneve 3.5T dhe veturave neper pikat 1 & 31 por jo edhe te maunave??? Valle nuk mund te vargohen mija kamioneta 3.5 toneshe qe te sjellin mall nga serbia? Po edhe vetem nje kamionet e tille po e kaloi kufirin eshte shkelje e vendimit te qeverise per reciprocitet. Ankesat serbe per krize humanitare...jane te zakoneshme, sepse perkrahes te krejt ketyre veprimeve serbe eshte qeveria ne Beograd e cila i financon strukturat paralele serbe ne Kosove me parat qe i fiton nga tregetia me Kosoven dhe kontrabanda. Ne percjellje te politikaneve serb qe hyne ilegalishte ne Kosove ishte edhe kryemafijashi ne vjedhjen e veturave ne Kosove. Te jene serbet te involvuar me apo pa dhune mund edhe te kuptohet, por te bejne tregeti akoma me serbine, shqiptare kete se kap dot? Barerat nga "Galenika" kompani qe e mbikqyr qeveria ne Beograd te sillen keto dite ne Kosove eshte krim dhe cdo krim meriton denimin maksimal.
    Humbja serbe e radhes ne Kosove, nuk me tingllon tamam humbje, per shkak se neper dericken e hapur nga KFOR-i ne kufi malli kontraband serb serish do te hyj ne Kosove.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 04-08-2011 më 04:57
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114

    kfori te rri si protektorat, e marreveshtje vetem qeveria kosoavre, me kend te doje m

    Citim Postuar më parë nga Poeti Lexo Postimin
    Marreveshja e nenshkruajtur mbreme ne mes te komandantit te KFOR-it Buhler dhe politikaneve serb te involuar edhe ne organizimet e fundit kriminele, me duket hic me pak se TURP, sepse ne fund te fundit KFOR eshte ketu per te mbrojtur sigurine ne brendi dhe ne kufijt e Kosoves dhe jo per te bere marreveshje ne kundershtim me vendimin e qeveris se Kosoves per reciprocitet. Marreveshja ne fjale lejon hyrjen e kamioneve 3.5T dhe veturave neper pikat 1 & 31 por jo edhe te maunave??? Valle nuk mund te vargohen mija kamioneta 3.5 toneshe qe te sjellin mall nga serbia? Po edhe vetem nje kamionet e tille po e kaloi kufirin eshte shkelje e vendimit te qeverise per reciprocitet. Ankesat serbe per krize humanitare...jane te zakoneshme, sepse perkrahes te krejt ketyre veprimeve serbe eshte qeveria ne Beograd e cila i financon strukturat paralele serbe ne Kosove me parat qe i fiton nga tregetia me Kosoven dhe kontrabanda. Ne percjellje te politikaneve serb qe hyne ilegalishte ne Kosove ishte edhe kryemafijashi ne vjedhjen e veturave ne Kosove. Te jene serbet te involvuar me apo pa dhune mund edhe te kuptohet, por te bejne tregeti akoma me serbine, shqiptare kete se kap dot? Barerat nga "Galenika" kompani qe e mbikqyr qeveria ne Beograd te sillen keto dite ne Kosove eshte krim dhe cdo krim meriton denimin maksimal.
    Humbja serbe e radhes ne Kosove, nuk me tingllon tamam humbje, per shkak se neper dericken e hapur nga KFOR-i ne kufi malli kontraband serb serish do te hyj ne Kosove.

    Pranohen vetem marreveshtje mes qeverise kosovare dhe kush te don...!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •