Qyteti i Barit ne Itali do t`i kushtoje nje jave perkujtimore eksodit te mbi 20 mije shqiptareve, te cilet ne 8 gusht te vitit 1991 zbarkuan ne brigjet italiane. Mbi 20 mije shqiptare zbarkuan ne portin e Barit me 8 gusht te vitit 1991 me anijen Vlora.
Mikepritja ishte nje shembull i patejkalueshem qe ky qytet me kryebashkiakun Enrico Dalfino u ofroi shqiptareve, duke deshmuar nje gatishmeri te paprecedente humanitare per te pritur keta njerez, per te cilen qyteti do te marre Medaljen e Mirenjohjes nga shteti shqiptar, dhe qe shteti shqiptar ia dorezon per here te pare nje qyteti te huaj, shkruan gazeta italiane La Republicca.
Kjo mikpritje e para dy dekadave, e cila mbetet nje shembull i perkryer, do te vleresohet gjate javes se iniciatives se Misionit Vlora, me iniciative te Bashkise dhe ne bashkepunim me shoqerine jo-fitimprurese Ital, nje shoqeri italoballkanike e udhehequr nga Antonio De Cicco. Imazhet dhe fjalet do te tregojne se si u shenderrua Bari, diten e 8 gushtit te vitit 1991.
Ne bordin e anijes Vlora ishte edhe balerini Kledi Kadiu, shkruan me tej La Repubblica, i cili jo pa qellim do jete ne 5 gusht ne sallen Murat, per te kujtuar, ne prani edhe te presidentit shqiptar Bamir Topi, se cfare ndodhi ate dite ne Bari. "Askush nga ne nuk do te harroje kurre turmen oqeanike, njerezit e dehidratuar, te lumtur, plot me shpresa dhe frike.
Bari gjeti forcen dhe humanizmin per te pritur ata burra dhe gra, pavaresisht veshtiresive te shumta qe paraqiteshin. Bari tani ndjehet krenar qe e ka jetuar ate 8 gusht",ka thene kryebashkiaku aktual Michele Emiliano. "Misioni Vlora" filloi me date 1 gusht dhe vazhdon deri me 8 gusht, jave e cila i kushtohet e gjitha shqiptareve te eksodit te 1991. Nje ekspozite me foto te atyre momenteve, te cilat jane shkrepur me shume mjeshteri nga disa fotografe italiane pasqyrojne qarte ato jave tmerri per shqiptaret. Ne kete ceremoni do te marre pjese edhe Presidenti i Republikes, Bamir Topi.
Krijoni Kontakt