Marre nga www.arbenvrapi.com
Me ritmin e “sukseseve” te këtyre 20 viteve Shqipërise do ti duhet rreth 150 deri 200 vjet për tu
bere vend i zhvilluar, i ngjashëm ne Zvicrën sot.
Nuk ka vend tjetër ne bote ne 100 vitet e fundit qe 1/3 e popullsisë për 20 vjet te shndërrohet ne
emigrant dhe ledershipi konfiguron një shtet si një makineri idiote qe pret paratë e emigranteve për
te lyer me boje apo shtruar asfalt.
Me lidershin mediokër te këtyre 20 viteve Shqipëria po te ishte si territor ne Bangladesh shume
individë do te vdisnin nga uria por fale te qënurit ne Evrope dhe genit histerik te nje pjese te
shqiptareve qe bëjnë ne perëndim gjithshka nga me e liga deri ne gjera interesante ne kemi një lloj
ekonomie te rëndomte me paratë e emigranteve.
Rroli i një shteti modern është te shndërrohet ne një katalizator te ekonomisë, kurse shteti
shqiptar është shndërruar ne një pompe qe thith paratë e shqiptareve duke e kthyer mjedisin
ekonomik ne shkretëtirë.
Performanca e 17 viteve te Zogut është dy apo tre here me te mira se 20 vitet e demokracisë edhe
pse ne kemi me shume avantazhe teknologjike apo miqësinë me anglo-saksonet.
Vendet e zhvilluara për te bere një hap para duhet te eksperimentojnë sepse e bëjnë për here te
pare, kurse vende ne zhvillim siç është Shqipëria rrugën e kane te njohur nga vendet e zhvilluara,
vetëm i duhet te kenë një lidership.
Me vende si Shqipëria apo Greqia qe kane një ekonomi sorrogato dhe pa kulture prodhimi ne tregje
te lira, si pasoje e mungesës se një lidership cilësor për ekonominë flasin llogaritaret dhe jo
lidershipi.
Pas viteve 90 ne mungese te ajkës se ajkës qe përben majën e shtetit, zanatçinj te rëndomte si
farmacist, llogaritare, pikturist, bejtexhi u bene lidership, ne vend qe te shkonin emigrant. Ndërsa
vendit i duhej një gjeneral.
Aq e dëshpëruar ishte situata sa një arkeolog behet kryeministër, për rekord guinness.
Tani është e frikshme për një mediokër te behet ministër apo kryeministër, loja nuk është me e
rëndomte, për te pasur ndonjë rezultat është shume here me e vështirë.
Ky vend duhet te filloje te prodhoje dhe një lidership zanatçi apo me prejardhje nga provinca te
thella te lindur me principe primitive fshatare i përpunuar nga filozofia komuniste si njeriu i ri e cila
mbështetej nga parime Pa fare, Pa fe, dhe Pa atdhe, nuk kane cilesite për ta bere ketë, ne jemi ne
gare me te gjithë boten.
Koha e mediokërve te suksesshëm ne një toke te braktisur siç ishte Shqipëria ne vitet 90 po shkon
drejte fundit. Tani ka mundësi qe inteligjentet te jene edhe te suksesshëm.
Ne jemi një komb i ngjashëm me Izraelin
Shqiptaret kane qeverisur perandorinë Osmane me te madhe te kohës nga 600 vjet qe ishte
perandoria 150 vjet kane qeverisur 39 kryeministra shqiptare (Interviste me Studiuesin Turk) apo
siç thotë shkrimtari Amerikan H.C. Armstrong ne librin e tij Grey Wolf (Ujku i Murrme) qe prindërit e
Mustafa Kemal (Ataturk) vinin nga malet shqiptare, pra ishin shqiptar, ne ishim osmanet ne ishim
perandoria, sot nuk jemi ne performancen me te mire qe duhet te ishim.
Mustafa Qemal u shpall me ligje nga Parlamenti i Turqisë me 24 Nëntor 1934
"Atatürk" Babai i Turqisë, kur ishte gjalle. Ai ndërroje jete ne moshën 57 vjeç me 10 Nëntor 1938,
(Reformat epokale qe beri Mustafa Qemal Atatürk vetem ne 15 vjet)
Arritjet e Ataturkut janë te atilla qe ti bashkosh të gjithë kontributet e çapaçulëve që qeverisën më
pas Turqinë në 80 vitet e fundit nuk i afrohet as 10% të tij.
Sa për informim edhe himni i Turqisë është shkruar nga poeti Mehmet Akif Ersoy qe babain e
kishte shqiptar
Duhet te fillojmë te kemi respekt për veten qe te mund te vlerësojmë karrigen e kryeministrit qe
është shume e rëndësishme për perspektiven e vendit, kush do te ulet aty. Sipas studimeve te
bera ne Amerike ne qoftese aty ulet një barbare ai tërheq si me magji ne staf barbaret dhe kur ulet
nje talent ai tërheq talente, kur ulet një menaxher i nivelit te dyte ai tërheq te nivelit te dyte.
Pretendentet për tu ulur ne karrigen e kryeministrit qe nuk kane programe për ta bere Shqipërinë
Izrael jane te paafte te ligj dhe përfitues te vegjël.
Ne zgjedhjet e ardhshme starti për te kandiduar për kryeministër duhet te jete programe
ekonomike qe sjellin rritje mbi 10% për vendin. Me ketë mënyre do te dekurajonim kandidatet
mediokrit qe garojnë vetëm me ane te shpifjeve dhe i harxhojnë vitet shqiptareve me broçkulla.
Gjendja e Ekonomise se Shqipërisë
Unë jam i gatshëm te ndërtoj dhe ta zbatoj një plan kombëtar për zhvillimin e Shqipërisë qe për
rreth 20 deri 25 vjet te behet vend i zhvilluar i ngjashëm me Izraelin apo Korenë e Jugut.
Sa per informacion keto dy vende e kane nisur nga zeroja dhe per 40 vjet jane bere vende nga me
te zhvilluarat ne bote.
Ne mungese te lidershipit cilësor Oponencën e këtij plani dëshiroj ta beje Organizata Botërore e
Pronësisë Intelektuale, ku unë kam certifikuar shpikjet e mia.
Link: http://www.wipo.int/
Gjithashtu me duhet edhe një lidership me intelekt mesatar qe te ketë ambicie për ti bere vetes një
përmendore.
"Terapia"
Krijoni Kontakt