Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kush jan anti-rugovet..

    jan ata qe kan bere perpjekje te jshtzakonshme me "qlirue" Kosoven..

    si e "qliruan" keta kosoven?

    shum thjesht..

    keta perdoren nje formule shum "inteligjente"..

    kush eshte i afte ta zbraz kosoven nga shqiptaria?

    na si lpk e ppsh nuk e kem shum ne dor qat pun kan mendue kta neper qato zyro-shtabo-kafiqo-celulat e tyre.. e si me ja ba..

    cefesht i ka shkue ne mendje zgidhja..

    eureka ka ulerit i pari tyne..

    dhe ja kan fillu zbatimit te planit te tmerrshem te turpshem..faqezi e tragjik..

    cka ish ky plan..

    thirreni ushtrin arkano-sllobodane.. qe te vjen ne kosov der me der e shpi me shpi e katund me katund.. e ajo e "kryen" punen tak fak.. pa qyk zori..

    dhe e vran bukur mir mendjen e tyre te flliqt me realizue kte plan makaber..

    dhe u doli me sukses..

    u kry..

    u shpraz kosova..

    fat i madh.. qe na ishin kon gjall do burra.. dhe kta burra.. i than.. arkan sllobes.. kadal beg se ka hendeg..

    lavdi qatyne burrave..

    e ata burra jan.. klinton bleri e klark uollkeri..



    ..
    O Brar,NGA KURRESHTJA ERDHA TE te, "PERSHENDES" (me te vetmen kenge),pa shtuar asnje fjale tjeter,Mjafton.
    GJALL E KAM RUGOVENN O HEJJJJ

    http://www.youtube.com/user/xeniademi

    Dhe,ndegjim te kendshem,o xhaxhi nga Shqiperia.
    Megjithate,kerkoi falje nese te shtqetsoi'a?!

    Se kenga ju ka kendu kujt ju ka kendu, per krenarin e "Kombit Shqiptar"LAVDI ATYRE

    Kshtuqe,mundesisht lajmro dhe "Hard"se ndoshta se din,

    (perndryshe s'ia vlen te merremi me te tillet).lol.

    Pershendetje,

    Nga bije,rugovase
    ...Hajla!
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 10-08-2011 më 15:03
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    NGA ZEMER PERSHENDES GJITHE DASHAMIRET E KESAJ TEME
    E CILA PERFAQSON *DY FIGURAT ME TE NDRITURA*TE FUND SHEKULLIT
    ..TE PENES DHE TE PUSHKES..DR.RUGOVA DHE ADEM JASHARI..
    PERGJITHEMON NE KUJTESEN E GJITHE KOMBIT SHQIPTAR...LAVDIIII IKONES SE TYRE


    E Njiherit PERSHENDES poashtu te 7 VLLEZERIT GECAJ TE DRENICES per sinqeritetin BUJARIN DHE FISNIKERIN e PAZAKONT nder shqiptare FALE GJAKUT ADEM JASHARIT qe din t'ia zbardhin ftyren dhe nderin per TRIMERIN E SHQUAR KOMBETARE...PER HAMZ DHE ADEM JASHARIN..LAVDIII PER JETE E MOTE pra dajallarve TE GECAJVE..ANDAJ MESONI SE SI DUHET TE JETE SHQIPTARI O BURRA!
    GJAKU I TYRE U BEFT DRITE MBI KOSOVEN...LAVDIIII


    NDAJ ME GJITHE JU KENGEN DHE FJALEN KU DO QE JENI BASHKATDHETAR TE NDERUAR MBI GJAKUN E GJITHE HEROJVE SHQIPTAR KOMBETAR...E NE VEQANTI PER JASHARAJT MBI PREKAZ TE DRENICES!
    TE CILET U FLIJUAN ME ROP E THMI...LAVDIIIII

    ATA NUK KAN VDEKUR
    JETOIN TE GJALLE
    KUDO NE ZEMRAT
    ME GJAK SHQIPTARE...
    LAVDIIII



    Prandaj ju pershendes gjithe ju adhurues/e te Herojve te Kombit





    http://www.youtube.com/user/xeniadem.../2/To71vha9RZ0

    Me nderime Hajla rugovase.
    ___________________________________________

    P.s. Ku na mbeti Thaqi, athua?;(!
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 10-08-2011 më 17:11
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  3. #23
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    [QUOTE=hajla;3177573]NGA ZEMER PERSHENDES GJITHE DASHAMIRET E KESAJ TEME
    E CILA PERFAQSON *DY FIGURAT ME TE NDRITURA*TE FUND SHEKULLIT
    ..TE PENES DHE TE PUSHKES..DR.RUGOVA DHE ADEM JASHARI..
    PERGJITHEMON NE KUJTESEN E GJITHE KOMBIT SHQIPTAR...LAVDIIII IKONES SE TYRE


    E Njiherit PERSHENDES poashtu te 7 VLLEZERIT GECAJ TE DRENICES per sinqeritetin BUJARIN DHE FISNIKERIN e PAZAKONT nder shqiptare FALE GJAKUT ADEM JASHARIT qe din t'ia zbardhin ftyren dhe nderin per TRIMERIN E SHQUAR KOMBETARE...PER HAMZ DHE ADEM JASHARIN..LAVDIII PER JETE E MOTE pra dajallarve TE GECAJVE..ANDAJ MESONI SE SI DUHET TE JETE SHQIPTARI O BURRA!
    GJAKU I TYRE U BEFT DRITE MBI KOSOVEN...LAVDIIII


    NDAJ ME GJITHE JU KENGEN DHE FJALEN KU DO QE JENI BASHKATDHETAR TE NDERUAR MBI GJAKUN E GJITHE HEROJVE SHQIPTAR KOMBETAR...E NE VEQANTI PER JASHARAJT MBI PREKAZ TE DRENICES!
    TE CILET U FLIJUAN ME ROP E THMI...LAVDIIIII

    ATA NUK KAN VDEKUR
    JETOIN TE GJALLE
    KUDO NE ZEMRAT
    ME GJAK SHQIPTARE...
    LAVDIIII



    Prandaj ju pershendes gjithe ju adhurues/e te Herojve te Kombit





    http://www.youtube.com/user/xeniadem.../2/To71vha9RZ0

    Me nderime Hajla rugovase.
    ___________________________________________

    P.s. Ku na mbeti Thaqi, athua?;(!

    Burrat e medhej si harron shqyptaria.



    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 10-08-2011 më 17:40
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #24
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443


    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    P.s. Ku na mbeti Thaqi, athua?;(!

    Burrat e medhej si harron shqyptaria.
    *Patjeter se si HARRON o PLAK*

    p.S.megjithate,s'me paske dhen ni pergjigje te mundshme, (mbi pyetjen me larte)-
    pikerisht per Thaqin,(kryeshlirimtarin),sipas disave ketu.lol.
    nejse,din gje ti pse nuk ka hy (ky) ne radhen e kenges te -HEROJVE ?;(

    P.s.dhe nese nuk keni donialternative, per pyetjen? ma larte,(s'ka gje)
    ...se e di dhe vet,(por jo nga te nimet) por nga faktet.

    Kurse Ty te falinderoi ne mbeshtetje te Temes, ketu

    Pershendes

    Hajla.
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 11-08-2011 më 00:08
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  6. #26
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    E nerumja Hajla, Aty ku folet per burrat e medhej te kombit shqyptar nuk du te merrem me fjale kalamash. Mendimin rreth hashimit e kam then mese disa here kudo qe shkruhet, folet per thaqin dhe banden e ti. Dr Rugova tashe per tashe ashete i pa zevendesushem nuk mund te krahasohet me asnji. Sidomos me keta te soteshmit. Hashimi e di si ka aredhe deri ketu ku ashete dhe cfare e pret ne te aredhmen. Alternative tjeter nuk ka per thaqin dhe banden e ti, ose te perulet para popullit tju kerkon falje duke ju tregu pike per pike si perfunedoj ne duart e klosisto-nanoisto-enveristave te tipit I.Kelmendi e Xhavit H. Cfare i ofruan ata qe ai u bind ti prin bandes nanoisto-enveriste?! Nuk mjafton per thaqin thjeshete nje prulje para memorialit te Madhit Dr Rugoves, populli di me shum se sa thaqi mendon me kompanin e ti shikase. Nuk mund tju ik pergjegjesive duke be kurban, sakifiku F. Limen R. Hajredinin e tjere ushtar qe ai i ka konesiderua me te vegjele. Kam fole me shum se deshta me fole. Kete e bena per hater tuaj. Mos harroni se Dr Rugova sot per sot ashete i pa zevendesushem. Fjalet e cikrrimetareve te cfare lloji jan nuk qojen peshe fare. pershendetje me rrespeket

    Plaku
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Kam fole me shum se deshta me fole. Kete e bena per hater tuaj. Mos harroni se Dr Rugova sot per sot eshte i pa zevendesushem.
    Te faleminderit per fjalet dhe respektin e treguar,Gjithashtu rrespekt i nderuar Plaku.Te jam mirnjohese

    ...Sikur mos te kisha per kend t'beja lidhur per ni figur te ndritur gjithe "Kombit Shqiptar" ne kete kumtes, si q'ishte Dr Rugova.As une s'do humbeja kohen ne kete drejtim...Mirepo me bindje shum te madhe te "kurajos" per te,une qdohere e kam ditur per kend bej,dhe mu per kete kam zgjedhur rrugen time me te duhur te figures shqiptare,te asaj Kosovare per 2 Dekadat e fundit.(20 viteve)..te cilat nuk ishin pak,e kur ne kohet me te veshtira te barbarit na nxuar prej baltes,dhe gjithemon PER NI QELLIM ne mbeshtetje gjithe popullit te vet ne menyr me te drejt demokratike ne kerkim te LIRIS per te cilen dhe ia ARRIJTI me dinjitet te larte njerzor!!!

    Prandaj LAVDI PER JETE E MOTE KETIJ BURR SHTETI QE KUDO NE EVROP DHE NE BOTE NA LA MIQESI DHE NJOHJE PER TE MIRE"DR RUGOVA" LAVDI.

    ...autore
    Hajla rugovase.
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 12-08-2011 më 14:09
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    "Kush ishte/eshte Gani Geci?

    http://www.trepca.net/kultura/libri_...maska_txt1.jpg

    15 prill 2005 / TN

    Autori i librit "Lufta pa maska" është deputet i Kuvendit të Kosovës

    HOMAZH I USHTARIT

    .Para Varrit të Dëshmorit të Kombit!
    .Para fëmijës së palindur!
    .Para nënës shtatëzënë!
    .Para rinisë!
    .Para prindërve dhe gjyshërve!
    .Para Jush, që thyet Robërinë!
    .Para Jush luftëtarë !
    .Para Jush Komandantë!
    .Përkulem, unë biri i Juaj !
    .Ju, roje e përjetshme e Atdheut !
    .Përkulem, unë biri i Juaj !
    ..Gani Geci


    Lavdi Gecajve per luften dhe Trimerin ne krye me Adem Jasharin-LAVDI

    respekt
    ..Hajla Rugovase
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 16-08-2011 më 20:53
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Permbajtja e Librit te autorit,njiherit dhe "Deputet i kuvendit Kosoves" Gani Geci

    LUFTA PA MASKA
    Drenicë, 1991-1999

    PËRMBAJTJA

    Parathënja
    Një libër i ndershëm dhe i pamëshirshëm
    Disa prej heronjëve kryesorë të këtij libri
    Adem dhe Hamëz Jahsari – Burra të mëdhenjë të Prekazit, të Drenicës e të gjithë Kosovës
    Osman Geci – Llaushë – Daja i madh që u vra në front me nipat
    Ilaz Kodra – Burrë i fjalës e i pushkës
    Bekim Berisha – Abeja – Ai që ka vendosur rregullin e parë ushtarak në UÇK
    Rifat Fazli Mëziu – Mësuesi që la ditarin dhe veshi uniformën e UÇK-së
    Imer Alushani – lis i fortë me rrënjë në tokën e Kosovës
    Fehmi Lladrovci – Ai që për së gjalli nuk u largua nga istikami
    Mujë Krasniqi – Ai që për herë të parë bëri publike daljen në skenë të UÇK-së
    Malush Ahmeti – Edhe nëse vdesim të gjithë për liri përseri është pak
    Sadik Haziraj – Luftëtari më i dëgjueshëm i Llaushës
    Ne shtatë vëllezërit nga Llausha
    Mbi varrin e gjyshit dhe të babës shkruam: Jemi krenar që ju patëm
    Shënim për Kosovën dhe Drenicën
    Nga zgafellet e minierave të Trepçës u ngrit zëri që thërriste: “Liri”
    Kush e hodhi shishen me benzinë kundër policisë serbe në demonstratat e vitit 1990 në Skënderaj
    Ishim të bindur se liria nuk fitohet pa gjak
    Si deshi të organizoi grushtet partiak Hashim Thaqi në kryesinë e Forumit Rinor të LDK-së në Skënderaj
    “Nuk e lëshoj Kosovën për së gjalli!” – thoshte Adem Jashari
    Diten kur krisi pushka e parë në Drenicë te Jasharajt
    Mixha Shaban gjithmonë thoshte: “Pa liri nuk ka fe!”
    Profesor Agani preferonte bashkimin në një organizim të mirëfilltë kundër Serbisë, madje edhe me aksione guerile
    Si u krye aksioni i parë në Drenicë më 7 korrik të vitit 1992me urdhër të Adem Jasharit
    Kush po mbillte në Shqipëri farën e përçarjes ndërshqiptare
    Ne jemi policia e Dr. Ibrahim Rugovës
    Osman Geci: “Do ta shes tokën me e ble një pushkë!”
    Si e dinte policia serbe se ne në shtëpi kishim armë
    Arrestimi i Lulit – djalit të madh të Adem Jasharit
    Ne në Drenicë Titistët i kemi vrarë, kurse marksist-leninistëve shqiptarë ua kemi prerë veshët
    Familja Jashari i ka njohur institucionet e Republikës së Kosovës
    Lufta e mrizave në Llaushën e Re
    Si e priti populli daljen në skenë të UÇK-së
    Pse Adem Jashari kundërshtonte kyqjen e Sabit Gecit në UÇK
    Pse Bujar Bukoshi nuk ishte përgjigjur kërkesës së Adem Jasharit për ndihmë në armatim dhe pse Adem Jashari nuk ishte takuar me Hashim Thaqin pas kthimit të tij ilegal në Kosovë
    Edhe një sulm kundër familjes Jashari
    Adem jashari: Ne jemi ushtri e re dhe e vogël, por jo bandë plaçkitëse dhe terroriste!
    Kuvendi i fundit i LDK-së në Rezallë
    Ankesat e Lah Gecit (Balit Lah) ndaj agjensisë informative Reuters
    Drenica gjithmonë ka derdhë gjak për liri
    Dajë, i kemi punët e pështjellueme!
    Kush jepte urdhërat për vrasje të intelektualëve shqiptarë në Kosovë
    Masakrat serbe në Likoshan dhe Qirez
    Pse Adem Jashari dyshonte te Rexhep Selimit
    Rrethimi i fundit – Legjenda e Përjetësisë
    Për hajër na qoftë lufta, o Dajë!
    Kush e ndalonte armatimin për Njësitin tonë në Llaushë
    Kush organizonte komplote kundër shtatë vëllezërve
    Gani Geci: Ti je kurkushi o Rexhep Selimi
    Urdhër arresti për Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin
    Nuk kam plumba për shqiptarë, sepse i kam harxhuar duke shtënë në shkije
    Pse LDK-ja nuk lejohej të marrë pjesë në luftë
    Ofensiva e parë e ushtrisë dhe policisë serbe në Drenicë
    Lufta e Rezallës dhe e Morinës
    Arrestimi i Sejdi Kocës nga policia ushtarake e UÇK-së
    Pse Sabit Geci arrestoi grupin e Parlamentarëve shqiptarë në Qirez
    Përshëndetja me grusht e dëmtoi rëndë UÇK-në
    UÇK-ja është ushtri e Republikës së Kosovës
    Si u plagos vëllau im Esat Geci
    Si raportonin gazetarët nga lufta
    Kontributi i Rrecëve të Llaushës
    Kush i pranon në shtëpi vëllezërit Geci do t’ja gjuaj shtëpinë me top
    Qëndroj pranë deklaratave të mia se Abedin Rexha ka dalë të më vrasë mua, e jo unë atë
    Akuzat nuk kanë bazë
    Letër e hapur drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës
    Të gjitha “misteret” e “Komunikatës 59” të SHP të UÇK-së
    Familjes së tij i përgjigjem sipas Kanunit, ndërsa shtetit sipas ligjit
    Shpesh njeriu ka më shumë frikë nga e vërteta se sa nga vdekja
    Kush janë nipat e Bajraktarit të Llaushës
    Komunikata numër 59 “Mollë sherri” për tërë Drenicën
    Kontaktet e mia me luftëtarë të rrafshit të Dukagjinit
    Prishtina pas hyrjes së NATO-s
    Edhe pas lufte Rexhep Selimi vazhdonte me avazin e vjetër
    Letër e hapur drejtuar Zotit Kushner dhe Partive Politike
    Pasthënie
    Indexi i emrave


    PARATHENIE


    1.
    Shqiptarët, si popull dhe si komb, gjatë gjithë historisë së tyre të gjatë, u kacafytën me rreziqe të mëdha. Përjetuan rënie dhe ngritje, suksese dhe dështime. Qenë shumëherë në buzë të greminës, gati për t'u zhdukur nga faqja e dheut nga çakajtë e gadishullit, të ndihmuar nga ujqërit euro-aziatikë. Vetëm mëshira dhe ndihma e të madhit Zot e shpëtoi këtë popull të lashtë dhe fisnik nga më e keqja, duke krijuar kushtet dhe rrethanat për ndërhyrje të fuqive më të mëdha botërore në hapësirën ballkanike në momentet më kritike, kur shqiptarëve u kanosej vet qenja e tyre kombëtare.

    Shkatërrimi i Perandorisë Bizantine nga Perandoria Osmane ndali procesin e asimilimit të shqiptarëve, që bëhej me mjete të dhunës nga kisha serbe dhe ajo greke. Shkatërrimi i Perandorisë Serbo-Kroato-Sllovene nga Gjermania, e pamundësoi realizimin e marrëveshjes mes Turqisë dhe Mbretërisë SKS për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Dhe së fundi, intervenimi i NATO-së në Kosovë, serbëve ua dogji planet dhe skenarët që kishin thurur për pastrimin etnik të Kosovës dhe solli çlirimin e saj nga kthetrat serbe.

    Fatkeqësisht, në të gjitha periudhat e rëndësishme historike kur vendosej për fatet e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre, nga radha e parisë shqiptare dilnin individë e grupe individësh, të cilët, me veprimet e tyre, dëmtonin rëndë interesat kombëtare të shqiptarëve dhe ndihmonin synimet e armiqve tanë. Individë të tillë kishte në udhëheqjen e Lidhjes së Prizrenit, në Udhëheqjen e Kryengritjeve të mëdha të Kosovës të vitit 1908-12, në periudhën e krijimit dhe të konsolidimit të Shtetit Shqiptar në atë gjysmë Shqipërinë e cunguar. Me krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë nga Popoviçët dhe Mugoshët dhe vasalët e tyre shqipfolës, linja antikombëtare tek shqiptarët bëhet legale.

    Pasojat dihen, anulimi i Marrëveshjes së Mukjes nga Milladin Popoviçi e Enver Hoxha, vrasja me tradhëti e nacionalistëve shqiptarë, Vrasja pas shpine e komandantëve ushtarakë dhe atdhetarëve trima partizanë, që nuk pranonin diktatin serbo-jugosllav. Bëhet Masakra e Tivarit. Shtypet me gjak kryengritja e Drenicës e udhëhequr nga Shaban Polluzha dhe ajo e Ana Moravës e udhëhequr nga Mulla Idriz Gjilani. Të njejtin fat e përjeton edhe kryengritja e Postribës në Shkodër.

    Kosova mbetet nën sundimin e Serbisë e të Jugosllavisë. Shqipëria bëhet "kopësht i socializmit", "shteti ateist i vetëm në botë", krijohet "njeriu i ri socialist" ndërsa sigurimi i shtetit shqiptar, i formuar nga OZN-a Jugosllave, bëhet "arma e partisë" për ekzekutimin pa gjygj të kundërshtarëve politikë të pushtetmbajtësëve stalinistë të Shqipërisë. Shqiptarëve në të dy anët e kufirit u shkonte thika në asht. Në Kosovë shqiptarët nuk u pajtuan me pushtetin e shkijeve, as në Shqipëri me regjimin e veglës së shkijeve.

    Në këtë parathënie nuk është vendi të bëhet historiku i plotë i rezistencës së kombit shqiptar në këtë gjysmë shekulli. Veç kur procesi i përgjakshëm i shpërbërjes së Jugosllavisë, në fillim të dekadës së fundit të shekullit të 20-të, u bë i pandalshëm, homogjenizimi kriminal i serbëve solli homogjenizimin e natyrshëm të shqiptarëve. Në Kosovë u bë pajtimi i familjeve të gjakësuara. U formua LDK-ja dhe parti tjera më të vogla. Lëvizja kombëtare e shqiptarëve të robëruar nga serbo-jugosllavët bëri një hop shumë cilësor përpara, duke kaluar nga ilegaliteti i thellë në legalitet të plotë.

    U mbajtën zgjedhjet Parlamentare dhe Presidenciale të pavarura prej Beogradit. Parlamenti i Kosovës shpalli Deklaratën Kushtetuese. U aprovua Kushtetuta e Kaçanikut. Formohen institucionet e para shtetërore të Republikës së Kosovës. Shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre nën Maqedoni e shpallën Iliridën, ndërsa shqiptarët e Kosovës Lindore bënë referendumin për bashkim me Kosovën. Në Drenicë, Llap dhe Dukagjin u formuan bërthamat e para të UÇK-së, që drejtoheshin nga Adem e Hamëz Jashari, Salih Çeku dhe Zahir Pajaziti me bashkëveprimtarët e tyre.

    Udhëheqja e Republikës së Kosovës dhe udhëheqjet e subjekteve politike shqiptare treguan vetëdije të lartë politike, kur botërisht shpallën se me mjete paqësore do t'i realizojnë synimet politike dhe kombëtare, qëllimi i të cilëve ishte ta shtynin për një kohë betejen përfundimtare me shkiet (pasi që ne nuk kemi qenë të përgatitur për t'i bërë ballë makinerisë ushtarake të Jugosllavisë), duke shpresuar se kundërthëniet që ishin thelluar në mes serbëve në njërën anë, kroatëve dhe sllovenëve në anën tjetër, do të sillnin momentin e volitshëm kur shqiptarët do të këpusnin përfundimisht prangat e robërisë.

    Ky veprim i parisë shqiptare i vuri në pozitë të palakmueshme serbët, pasi që nuk kishin kurrfarë shkaku të drejtepërdrejtë për të intervenuar ushtarakisht kundër Kosovës. Shovinizmi sërb, edhe pse ishte përgatitur të shfryhej mbi shqiptarët, u detyrua të ndërrojë drejtim. Pasi humbën tri luftëra, serbët dhe aleatët e tyre, grekët, realizuan veç një fitore, atë të mbështetjes së komunistëve të Shqipërisë, në vitin 1997, me anë të së cilës rrëzuan demokracinë e brishtë.

    Beteja e dytë që përgatitej nga serbët dhe grekët kundër shqiptarëve kishte për qëllim zhdukjen e faktorit shqiptar nga gadishulli Ilirik. Me skenarët, planet dhe marrëveshtjet serbo-greke Kosova duhej të bëhej tokë serbe me tapitë e një konference ndërkombëtare.

    Shqipëria do t'i mbetej livadh i butë Greqisë, ndërsa shqiptarët e robëruar do të bëheheshin material ndërtimor për fuqizimin e shteteve dhe popujve të tyre. Për realizimin e këtij plani u vunë në dispozicion edhe spiunët dhe vasalët e serbo-grekëve me në krye Nanosin dhe Qosjen. Siç dihet, Nanosi u dha detyra konkrete pararojës staliniste të LPK-së për t'i përvetësuar njësitë guerile që vepronin në Kosovë e që paraqisnin rrezik për Serbinë dhe Greqinë, po qe se riorganizoheshin dhe bëheshin Ushtri Kombëtare të Republikës së Kosovës, ndërsa Qosja dhe Hyseni nga Nanosi morën për detyrë që të shkatërronin me themel LDK-në.

    Fatkeqësisht, pararoja staliniste e LPK-së arriti sukses të plotë në sajë të ndihmës së pakursyer të Qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit Bujar Bukoshit, i cili hyri në aleancë të fshehtë me Rexhep Qosjen dhe Ibrahim Kelmendin në momentet më të vështira të Kosovës, kur Serbia bënte përgatitjet ushtarake dhe diplomatike për ta zgjdhur çështjen e Kosovës siç e donin interesat e saj. Pararoja staliniste e LPK-së, duke qenë në dijeni për gjendjen e vështirë financiare të njësive guerile që vepronin në Kosovë, vuri kontakte me udhëheqësit e tyre duke u premtuar mjete të nevojshme ushtarake dhe financiare. Njësitë guerile, që komandoheshin nga Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti kishin nevoja të mëdha për mjete ushtarake.

    Pasi Qeveria e Bukoshit qe e shurdhët ndaj kërkesave të tyre, ata u detyruan të pranojnë bashkëpunimin me përfaqësuesit e LPK-së, edhe pse ndihmat, këta i kushtëzonin duke kërkuar që njerëzit e tyre të jenë përgjegjës për mjetet financiare dhe ushtarake. Kur Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari pranuan takimet me përfaqësuesit e LPK-së, ata pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre luajtën rolin e "ndrikullës", njësitë e tyre u pagëzuan UÇK, ndërsa ata që kurrë nuk kishin luftuar e shpallën veten "Shtab Qendror" dhe dolën në opinion me komunikata se "ekziston UÇK-ja dhe Shtabi Qendror i saj".

    Meqënëse Adem e Hamëz Jashari dhe Zahir Pajaziti u bënë vërejtje serioze argatëve të Xhavit Halitit se "vendimet për çdo gjë duhet t'i marrin ata që po luftojnë në Kosovë e jo zotëritë e LPK-së nga Perëndimi", pararoja staliniste e LPK-së përgatit planin për t'i larguar nga njësitë e tyre këto figura emblematike të rezistencës së armatosur, për në Evropën Perendimore, me arsyetimin se "janë të rrezikuar nga policia serbe".

    Me kundërshtimin e tyre të prerë se "kurrësesi nuk do ta lëshojmë Kosovën" prishet plani i parë i pehlivanave të Nanosit për përvetësimin e njësive guerile që vepronin në Kosovë. Atëherë paraqesin planin tjetër, shumë më të poshtër: Nait Hasanin dhe ca studentë i dekonspiruan në policinë serbe me qëllim që nëpërmjet tyre të dekonspirohet edhe Zahir Pajaziti.

    Edhepse argatët e Xhavit Halitit dinin për burgosjen e Nait Hasanit, ata e mbanin të fshehtë burgosjen e tij, me qëllim që Zahir Pajaziti të bie në kurthën e policisë serbe pasi që e dinin se ai ishte duke e ngarë veturën e Naitit. Ishte 31 janari i vitit 1997, kur Zahir Pajaziti kishte pasur një takim në Vushtrri. Në rrugë e sipër afër ushtrisë, bie në pritën e policisë serbe Zahir Pajaziti së bashku me bashkëveprimtarët e tij Haki Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën. Siç dihet pas një qëndrese heroike të tretë ranë në fushën e nderit.

    Ishte në radhë Drenica, epiqendra e kryengritjeve shqiptare, e cila, siç dihet, luajti rol me rëndësi në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë sonë kombëtare për ruajtjen e qenjes shqiptare. Mu për atë, Drenica ishte gjithmonë në shënjestër të Serbisë, se ajo lindi burra të penës dhe të pushkës, rriti udhëheqës ushtarakë e burra shteti, pleqnarë, dijetarë dhe trima në zë.

    Lufta e Kosovës pa Milosh Kopiliqin nuk do të bëhej ngjarje e rëndësishme botërore. Kryengritjet e Kosovës të vitit 1908/12 pa Hasan Prishtinën dhe drenicasit e tij nuk do të bëheshin aq të mëdha dhe aq të fuqishme, luftëra që sollën lindjen e shtetit shqiptar. Lufta e kaçakëve pa Azem Bejtën dhe Shote Galicën nuk do të arrinte të bëhej lëvizje kombëtare kundër robërisë serbo-sllave me synime të qarta të çlirimit dhe bashkimit kombtar.

    Trashëgimia jonë kulturore nuk do të ishte aq e pasur pa odat dhe pleqnarët e saj. Besa, mikëpritja, trimëria dhe krenaria shqiptare askund nuk është ruajtur më mirë se sa në Drenicën kryengritëse të Hasan Prishtinës e të Ahmet Delisë, të Azem Bejtës dhe Shote Galicës. Në asnjë pjesë të truallit shqiptar nuk është derdhur më tepër gjak për shqiptari se sa në Drenicën e Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës e të Bajraktarit të Llaushës. Ku është ruajtur i ndezur zjarri i rezistencës sonë kombëtare kundër robërisë serbo-slave më mirë se sa në Drenicën shpresëdhënëse të Fazli Grajçefcit, Tahir Mehës, Shaban Murat Jasharit dhe të bijve të tij Rifatit, Hamzës dhe Ademit, që u treguan shqiptarëve se si luftohet shkau dhe si fitohet liria.

    Sigurimi i fshehtë serb ishte në dijeni për veprimtarinë ushtarake të Adem e Hamëz Jasharit dhe njësive të tyre guerile që vepronin në Kosovë, sepse në njësitë e tyre, ishte futur me kohë, me detyra të posaçme, Rexhep Selimi, një argat i shkathët i LPK-së i cili merrte urdhëra dhe detyra nga Xhavit Haliti, Hashim Thaçi dhe të tjerë.

    Rexhep Selimi, kjo dhelpër e shkathët e pararojës staliniste të LPK-së ishte i ngarkuar të kryente shumë detyra, por njëra ndër më kryesoret, ishte të bënte përçarjen në mes Adem Jasharit që ishte komandant i njësive guerile që vepronin në Drenicë dhe udhëheqësve ushtarakë të njësive guerile, që ishin nën komandën e tij. Sigurimi i Shqipërisë dhe UDB-ja jugosllave i kishin përfaqësuesit e tyre në udhëheqjen e ngushtë të LPK-së, prandaj edhe Nanosi, që ishte vënë në krye të Qeverisë së Shqipërisë nga bandat greke, stalinistët, rrugaçët e hajnat shqiptarë, e kishte të qartë se kush është më i përshtatshëmi për t'i kryer urdhërat e tij.

    Ai i dinte aftësitë e Rexhep Qosjes dhe Hydajet Hysenit si përçarës dhe mjeshtra intrigash. Argatët e Nanos e shpallën Drenicën "të çliruar" dhe kështu e ndihmuan propagandën dhe diplomacinë serbe për ta sulmuar familjen e Shaban Murat Jasharit, që ishte halë në sytë e okupatorit. Ademi dhe Hamza i kuptuan lojërat e ndyra që luheshin në dëm të Kosovës dhe të familjes së tyre, kur morën përgjigje negative nga udhëheqja e LPK-së por edhe nga Bujar Bukoshi e Xhafer Shatri lidhur me plotësimin e kërkesave të tyre për mbështetje finaciare për blerjen e armatimit të porositur për një mijë ushtarë. Vëllai i tyre Rifati, që punonte në Gjermani bëri ç’mos t'ua siguronte mjetet e duhura për blerjen e armatimit ushtarak, por pa sukses.

    Pas kësaj tradhtie të rëndë nuk vonoi shumë u rrethua kulla e Shaban Murat Jasharit nga hordhitë serbe dhe për tri ditë rresht Mixha Shaban, Hamza, Ademi, me të gjithë anëtarët e familjes të aftë për ta mbajtur pushkën si dhe daja i tyre Osman Geci, qëndruan trimërisht, deri sa patën municion. Skenari serb i ndihmuar nga pararoja staliniste e LPK-së dhe i ndihmuar nga Qeveria e Bukoshit përfundoi me një tragjedi të rëndë kombëtare dhe familjare, por ata ia arritën qëllimit: Familja Jashari u eleminua, një pengesë e madhe në marshin e tyre të turpshëm drejt uzurpimit të Kosovës.

    Me zhdukjen fizike të Hamëz dhe Adem Jasharit dhe dajës së tyre Osmanit, pehlivanat e Nanos përfundimisht përvetësuan UÇK-në, përvetësuan mundin dhe luftën 8-vjeçare të njësive guerile që komandoheshin nga Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çeku. Deri sa serbët bënin masakra në popullsinë e Drenicës, argatët e Nanos prishën marrëveshjen e arritur në mes Adem Demaçit, që përfaqësonte UÇK-në dhe Kolonel Ahmet Krasniqit, që përfaqësonte Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, për bashkimin e këtyre subjekteve ushtarake në një të vetme, që do të quhej FARK – Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës.

    Këta djaj të Nanos nuk lejuan të forcohet UÇK-ja me mjete moderne luftarake dhe as të plotësohej me kuadro të afta ushtarake. Pasojat dihen. Popullsia e paarmatosur u masakrua, shqiptarët u përzunë nga Kosova për në Shqipëri dhe Maqedoni ndërsa "Gjarprinjtë", "Hardhucat", "Dhelprat", "Ujqërit" dhe "Lepurushët" u strehuan nëpër hotelet e Tiranës.

    Me ndihmën e të Madhit Zot, Amerika me aleatët e saj i asgjesoi planet dhe skenarët e Serbisë, Greqisë, Rusisë dhe të Nanos me kompani, duke e detyruar Serbinë të kapitullojë, t'i largojë forcat e krimit dhe të gjenocidit nga Kosova. Kosova u çlirua, shqiptarët i prenë prangat e robërisë, dhe opinioni ynë e kuptoi saktësisht se kush luftoi për çlirimin e Kosovës, kush punoi për të fituar pushtet mbi shqiptarët dhe kush luftoi për përfitime materiale.

    Tani për shumicën dërrmuese të popullsisë së Kosovës është bërë e qartë se shkijet, pa ndihmën e drejtpërdrejtë të pehlivanave të Nanos dhe pa ndihmën tërthorazi të shumë "patriotëve’’, ’’veprimtarëve’’ dhe partiakëve të shtirë të subjekteve politike të Kosovës, nuk do të arrinin t'i sillnin Kosovës aq shumë humbje njerëzore dhe aq shumë dëme materiale.

    Shumë fakte dëshmojnë se krime në Kosovë nuk kanë bërë vetëm serbët, por kanë bërë edhe pehlivanat dhe argatët e Nanos. Një pjesë e tyre janë të pazbuluara për opinionin shqiptarë për shkak se drejtësia shqiptare në këto momente nuk është në gjendje t'i arrestojë kriminelët, t'i gjykojë dhe t'u japë dënimin e merituar. Shumë kryefamiljarë, gra të veja, vajza dhe gra të dhunuara do të dëshmojnë një ditë për krimet e argatëve të Nanos, ndërsa këta do të tregojnë se kush i udhëzoi dhe urdhëroi prej rangjeve të larta të LPK-së e LBDK-së, t'i bëjnë ato krime!

    2. Libri i Gani Gecit: "Lufta pa maska" pasqyron në mënyrën më besnike ngjarjet që u zhvilluan në Drenicë në periudhën 1990-1999. Ai flet për ato ngjarje që aq shumë ndikuan në rrjedhat e përgjithshme të historisë sonë më të re, siç janë: Formimi i njësive guerile nga Adem Jashari dhe aksionet e armatosura të njësive që i komandonte ai, qëndresa heroike e Familjes së Shaban Murat Jasharit, përvetësimi i njësive guerile nga pehlivanat e Nanos dhe keqpërdorimet që i bënë ata në emër të UÇK-së etj. Gani Geci dëshmon për ato ngjarje që i ka përjetuar vetë, për ato ngjarje që ishin sa tragjike po aq edhe heroike. Në librin e tij gjenden përgjigje të sakta rreth shumë ngjarjeve, për të cilat opinioni ynë ka ditur fare pak, apo nuk ka ditur fare.

    Ai, me fakte të pamohueshme, dëshmon edhe për një luftë të ashpër që u zhvillua në Drenicë, siç u zhvillua edhe në pjesët tjera të Kosovës, në mes linjës kombëtare që në Drenicë përfaqësohej nga shtatë vëllezërit Geci, shokët dhe bashkëveprimtarët e tyre, që të vetmin synim kishin çlirimin e Kosovës dhe të vetmin armik kishin shkaun, dhe linjës antikombëtare që përfaqësohej nga argatët e argatëve të Nanos në krye me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Sabit Gecin etj., që synim kishin marrjen e pushtetit me çdo mënyrë dhe armik kryesor kishin LDK-në dhe aktivistët e saj, Kryetarin e Republikës së Kosovës zotëri Ibrahim Rugovën, dhe veprimtarët që i njihnin institicionet shtetërore të Republikës së Kosovës.

    Kemi pra një dëshmi jo të një vëzhguesi që i ka vëzhguar ngjarjet nga larg, por një dëshmi të një luftëtari, të bashkëluftëtarit të Adem e Hamëz Jasharit, i cili për dhjetë vite me radhë luftoi me armë në dorë kundër robërisë serbo-jugosllave. Ai ishte ndër luftëtarët e parë të njësisë së parë guerile që e formoi Adem Jashari në Llaushë.

    Gani Geci ishte njëri ndër tre luftëtarët, që kryen aksionin e parë luftarak kundër policisë serbe me urdhrin e Komandantit legjendar Adem Jasharit. Është pra njeriu më i informuar për të gjitha ngjarjet që u zhvilluan në Drenicë duke përfshirë edhe ngjarjet që kanë të bëjnë me tri rrethimet e Kullës së Shaban Murat Jasharit dhe qëndresën e djemëve, nipave dhe mbesave të tij për ta mbrojtur pragun e shtëpisë, nderin e familjes, për ta mbrojtur Drenicën, Kosovën, Shqiptarinë dhe Krenarinë Kombëtare.

    Pjesëmarrja e shtatë vëllezërve Geci në UÇK, dhe kontributi i tyre në luftën për çlirim, duke vënë në shërbim të saj shtëpitë, lokalet afariste, pasurinë dhe jetërat e tyre, bënë pjesë në traditën luftarake dhe liridashëse të familjes së Bajraktarit të Llaushës, që ata i përkasin. Siç dihet kjo familje Drenicës dhe kombit i ka dhënë burra të shquar si udhëheqës ushtarakë, dijetarë dhe luftëtarë të çështjes kombëtare.

    Veçmas, angazhimi me përkushtim i Halilit, Fadilit, Haxhiut dhe Ganiut në rrjedhat kryesore të ngjarjeve të Lëvizjes tonë kombëtare të dhjetvjetshit të fundit të shekullit XX është një nderë për gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre: Adem Bajraktarin, Zeqir Kurt Bajraktarin, Miftar Bajraktarin, Halil Bajraktarin dhe Rexhep Bajraktarin, të cilët ranë në fushën e nderit duke luftuar me hordhitë serbe për t'i mbrojtur tokat shqiptare të Sanxhakut të Nishit, të Toplicës, të Tregut të Ri me Peshterin dhe të Drenicës.

    Vetëm luftëtarët trima, me një traditë shekullore të atdhedashurisë, me ndjenjen e theksuar të drejtësisë, siç qenë shtatë vëllezërit Geci, të ndihmuar nga shokët dhe bashkëveprimtarët e tyre, mund ta përballonin një luftë të pabarabartë, një luftë me shkijet që i kishin përballë, dhe një luftë tinzare me gënjeshtra dhe plot shpifje që u vinte pas shpine, nga argatët e argatëve të Nanos.

    Me siguri që ky libër do të jetë një bazë e vlefshme për historianët dhe studiuesit e lëmive të ndryshme për të dhënë një vlerësim të saktë dhe shkencor për luftën e fundit serbo-shqiptare, për UÇK-në, për subjektet dhe individët në zë, që e penguan apo ndihmuan çlirimin e Kosovës. Nga ana tjetër, sinqeriteti i rrëfimit, përshkrimi gati filmik edhe i detajeve më të imta, intensiteti i emocioneve, humori dhe rrjedhshmëria, e bëjnë këtë libër një vepër të dashur për lexuesin, një vëllim të domosdoshëm.

    Gani Geci, me këtë libër, njëherësh, i bën një shërbim shumë të vyeshëm të vërtetës së luftës së njëmendtë, përkundër "luftës" së salloneve e të tabloideve, luftës së brrylave dhe eliminimeve të turpëshme brendashqiptare. Në fund të fundit ky libër për luftën, i kontribon jashtëzakonisht shumë edhe paqes, paqes, e cila nuk mund të ndërtohet mbi themele dhe heronj të rrejshëm.

    3. Disa fragmente të këtij libri janë botuar më parë në të përditshmen kombëtare "Bota Sot". Është ky një rast i mirë për të falenderuar drejtorin Xhevdet Mazrekaj dhe stafin redaktues të kësaj gazete, por njëherësh për të shpjeguar se libri ka disa ndryshime, edhe pse shumë të vogla, qartësime, shkurtime madje edhe shtesa.

    Disa tituj dhe nëntituj kanë ndryshuar, por pa prekur përmbajtjen e librit. Kjo gjë është bërë e domosdoshme nga vërejtjet dashamirëse të lexuesve, nga kritikat racionale dhe nga faktet e reja, me të cilat autori është ballafaquar në ndërkohë. Në fund të fundit ky është një libër i hapur, i cili mund të përmirësohet në çdo ribotim, siç ndodh me të gjithë librat, autorët e të cilëve ndjejnë përgjegjësi për lexuesit e tyre të respektuar.

    Shefqet Jashari-Strofci
    Zvicër, janar 2001

    vijon...
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 16-08-2011 më 21:16
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    NJË LIBËR I NDERSHËM DHE I PAMESHIRSHEM

    Në librin "Lufta pa Maska" lexuesi gjen të ndërthurura me natyrshmërinë më të thellë kurajon e ushtarit të atdheut dhe përgjegjësinë e njeriut që do të dëshmojë për të vërtetën. Si njëra si tjetra janë të rëndësishme për luftën dhe për paqen. Gani Geci ka përdorur vetëm dy dimensione të karakterit të tij për ta bërë këtë libër të dashur dhe të vyeshëm për lexuesin: trimërinë dhe sinqeritetin.

    "Lufta pa Maska" është libër unik nga kjo pikpamje ndaj edhe i domosdoshëm, është një libër i pamëshirshëm, e sot, plagët e shumta të atdheut tonë nuk kërkojnë as mëshirë as hipokrizi!

    Arber Ahmetaj

    DISA PREJ HERONJVE KRYESORË TE KETIJ LIBRI

    Mos t'a lëmë malin me dushk,
    Të na ndryshkë allti e pushk’.

    - Fjalë të shkruara në murin e kullës legjendare -

    ADEM DHE HAMEZ JASHARI
    BURRAT E MËDHENJ TË PREKAZIT, TË DRENICËS E TË GJITHË KOSOVËS

    Për të njohur [BAdem Jasharin,[/B] duhet të njihemi së pari me Rifatin, Hamzen dhe Migjen Shaban.

    Mixha Shaban ka qenë një burrë i rrallë, me virtyte të larta dhe i dalluar në trevën e Drenicës. Ai shquhej si njeri i mençur e mendjehollë. Atij i drejtoheshin të gjithë me lloj-lloj problemesh; me të janë konsultuar edhe për pleqëri të ndryshme. Migja Shaban Jashari, ka qenë një burrë të cilit i ka zënë vend fjala në çdo odë, por ai ka qenë edhe shumë i vetëdijshëm për rreziqet me të cilat përballej familja e tij.
    Mixha Shaban pati tre djem: Rifatin,Hamzen dhe Ademin,nipa te Osman Gecit nga Llausha.

    Rifati është djali i madh i Mixhës Shaban, i cili tërë qenien e tij ia ka kushtuar familjes. Ai prej vitesh qëndroi në Gjermani i punësuar përkohësisht dhe përmes punës së tij, familja e Mixhës Shaban kishte arritur një standard mesatar të jetës. Së bashku e kanë ndërtuar shtëpinë e madhe të familjes dhe Kullën për mysafir, që quhej «Kulla e Shaban Murat Jasharit», e cila më vonë u bë e njohur si «kulla e trimit dhe Komandantit legjendar - Adem Jasharit».

    Hamëz Jashari ishte djali i dytë i Mixhës Shaban dhe njohës i mirë i rrethanave politike dhe ushtarake në anët tona. Ai ka qenë politikisht një ndër njerëzit më të ngritur, mund të themi lirisht edhe në gjithë komunën e Skënderajt.

    Hamza ka ndejtur gjithnjë në odë. Aty i ka shkuar i gjithë shtypi, dhe ka qenë gjithnjë i informuar mirë deri në detaje, nga radio si Europa e Lirë, Deutsche Welle, Zëri i Amerikës, apo edhe nga çdo burim tjetër lajmesh, ngado që të gjendej. Kishte cilësi të intelektualit të matur. Hamza ka punuar shumë vite në Fabrikën e Municionit në Skënderaj. Prej vitit 1981 e tutje, ai ishte munduar që gjithherë t'u tregonte gjeneratave të reja se për Kosovën nuk duhej kursyer as jeta. Policia serbe e arreston dhe e liron Hamzën disa herë, duke u munduar që ta shuajë aktivitetin e tij politik (Hamza është arrestuar dy-tri herë në fillim të vitit 1991).

    Ademi është i biri i Mixhës Shaban Jashari, djali më i ri i tij, i lindur më 28 nëntor të vitit 1955. Ai edhe si i ri, është munduar që gjithmonë ta nxjerrë në pah drejtësinë, qoftë edhe me anë të forcës. Për ta përshkruar fëmijërinë e Ademit nuk di, sepse ishte shumë më i vjetër se unë. Ai ka qenë gjeneratë e Bacit Lilë, prej të cilit gjatë një bisede kam dëgjuar se Ademi, qysh kur ka qenë nxënës në shkollën e mesme, i ka pasur pasion armët. Edhe si nxënës i shkollës së mesme ai ka bartur armë.

    Personalisht, Adem Jasharin e kam njohur andej nga vitet 1988 - 1989. Në vitin 1989 në Kosovë bëheshin demonstrata në të gjitha komunat e Kosovës për ta mbrojtur dhe për të penguar Serbinë në ndyshimin e Kushtetutës së vitit 1974.

    Me këtë rast, në komunën tonë u organizuan grupe të ndryshme për të mbrojtur qenjen tonë edhe me armë. Në këto demonstrata, për herë të parë u dëgjuan të shtëna armësh mbi pjesëmarrësit nga ndërhyrjet e policisë, e cila kishte arrestuar disa të rinj si pjesëmarrës. Mirëpo Ademi, bashkë me disa të tjerë i kishin shpëtuar arrestimit. Disa nga ne, kurrësesi nuk pranonim që të arrestoheshim e i pari ndër ata qe Adem Jashari.

    Prandaj ekzistonte rreziku se mund të kishte edhe të vrarë. Këto tubime në komunën tonë gjithnjë fillonin nga Mali i Prekazit, ku Adem Jashari qëndronte me një pallto të gjatë dhe gjithmonë i armatosur. Mjaftonte që një grup të rinjsh të zbriste nga ky mal për të defiluar në rrugë, e pas disa minutash turma rritej nga gjithë banorët, punëtorët, nxënësit e të tjerët, përveç atyre që punonin në komunë. Ademi zinte gjithmonë vend në ballë të demonstruesve. Ai ka pasur mustaqe të gjata, gjë që e kishte trashëgim si nga familja e tij, ashtu edhe nga dajallarët. Me këto mustaqe dhe me trupin e tij të papërkulur dukej sikur turmës i ishte vënë në krye vetë Mic Sokoli.

    Pas pak kohe, gjendja në Skënderaj sikur u përmirësua në dukje, por në esencë ajo vetëm sa ishte keqësuar, sepse policia shqiptare, së cilës i kërcënoheshin se duhej ta njihte Serbinë si shtet të vetin, kishte filluar ta lëshonte punën. Ademi, nga ana tjetër, duke pasur parasysh regjimin e Beogradit, që kurrësesi nuk do të pranonte që Kosovën ta lëshonte pa dhunë, dëshironte më tepër që problemi të zgjidhej me mjete ushtarake, sesa me mjete paqësore.

    OSMAN GECI – LLAUSHË
    DAJA I MADH QË U VRA NË FRONT ME NIPAT

    Osman Geci ishte i biri i Shaban Gecit, daja i Adem Jasharit. Ai lindi në fshatin Llaushë, komuna e Skënderajt. Osmanin e kam patur kushëri të afërt. Ai i qëndroi besnik luftës për liri, si dhe nipave të vet, që nga dita kur nipat e tij Rifat, Hamëz dhe Adem Jashari ia kthyen pushkën Serbisë. Ishte burrë i vendosur dhe kurrë nuk lëshoi pe në qëndrimet e veta. Ishte njohës i mirë i historisë së popullit shqiptar, historisë së luftrave të kaçakve si dhe, si fetar i madh që ishte, edhe i historisë së Pejgamerëve.

    Osmani vinte shpesh te ne. Në më të shumtën e rasteve vinte bashkë me nipat e tij të tjerë: Rrustemin dhe Hetemin. Ishte një kënaqësi e veçantë ta dëgjoje tek fliste për Kosovën, për historinë, për luftën e djemve trima kundër shkijeve e bashkëpunëtorëve të tyre. Në fakt, prej vitit 1991 e këtej, në çdo odë, kudo ku ka qenë i pranishëm Osman Geci, bisedë kryesore ka qenë lufta kundër Serbisë.

    Gjatë gjithë kohës sa ka qenë në mal, Osmani ka qëndruar burrërisht. Pjesën dërrmuese të kohës ai e ka kaluar te nipat e vet në Prekaz. Aty kishte edhe të motrën, dadën Zahë, siç i thonim edhe ne të tjerët nga Llausha. Ditën e fundit të jetës së tij, ai u nis së bashku me Ademin nga fshati Ticë për në Prekaz. Në kullat e Jasharajve, më 5 Mars 1998, bashkë me dhëndrin Mixhën Shaban, me nipat Hamzë e Adem Jashari dhe anëtarët e tjerë të familjes Jasharaj, ra heroikisht, për t’u bërë legjendë.
    Osman Geci do të mbetet për jetë e mot hero i atdheut.

    ILAZ KODRA
    BURRË I FJALËS E I PUSHKËS

    Ilaz Kodra ishte nga fshati Prekaz, komuna e Skënderajt. Ka qenë njëri shumë i urtë dhe besnik, shok i pandarë i Adem Jasharit, njëherazi edhe luftëtari më i shkëlqyer për aksione guerile. Ka qenë burrë i fjalës dhe i pushkës. Nuk duronte padrejtësi dhe mbronte gjithmonë të vërtetën.

    Që nga viti 1991 ka qenë bashkë me Adem Jasharin, në stërvitje ushtarake në Shqipëri, dhe që prej asaj kohe nuk e ka lëshuar pushkën nga dora. Ilazi e ka kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar ilegalisht disa herë. Një kohë të shkurtër qëndroi edhe në Gjermani, në Mynih, ku kam patur rastin ta takoj disa herë, madje edhe në banesën e Rifat Jasharit. Ka patur qëndrim ushtaraku dhe ishte një burrë, të cilit fjala i zinte vend.

    Ilaz Kodra ka qenë luftëtar dhe komandant i Brigadës 114. Ai ka gëzuar respektin e të gjithëve, si të ushtarëve ashtu edhe të popullit. Ilazi ka qenë pjesmarrës i të gjitha luftrave në Drenicë dhe rrethinë.
    Ra në fushën e nderit ballë për ballë me armikun, gjatë ofensives sërbe në fshatin Shtuticë.

    vijon...
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 16-08-2011 më 21:49
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •