Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci

    Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci
    http://www.botasot.info/reklama/fotoooo.jpg

    Një mbrëmje vere në Kullën e Shtatë Vëllezërve Geci nga Llausha


    Nuk duhet ndonjë arsye e veçantë për të trokitur në Kullën e Shtatë Vëllezërve Geci nga Llausha e Skënderajt. Mjafton të marrësh rrugë për Llaushë dhe të gjitha rrugët të çojnë te Kulla e Gecëve. Nuk ka ndonjë problem nëse nuk qëllon Halili apo Fadili. Mund të mos jetë as Ganiu. Dikush prej shtatë vëllezërve është në Kullë dhe dera e Kullës është gjithmonë e hapur. Ngjitesh shkallëve përpjetë dhe i takon mysafirit apo mysafirëve që të vendosin se a duan të ulen në kolltukë apo këmbëkryq në qilima të kuq. Pastaj “bukë, kripë e zemër” e llaf e muhabet deri në mëngjes.

    Kulla plot me armatim në vitin 1998


    Kur në verën e vitit 1998 kam shkuar për herë të parë te vëllezërit Geci, në bodrumin e Kullës së vjetër, e cila gjatë luftës është bërë shkrumb e hi nga ofensiva serbe, i kam parë të renditur “kallashët” dhe kutitë me fishekë. Një arsenal i madh armatimi. Nuk u besoja syve se në një familje dhe në një shtëpi mund të gjendet aq shumë armatim. Halil Gecit, vëllait të madh të vëllezërve Geci, i kam thënë se “unë isha te vëllezërit Geci dhe nuk pashë me sytë e mi asgjë”.

    “Pse po thua kështu?” më pyeti Halili. “Po them sepse nuk jam i sigurt në veten time. Unë të nesërmen nisem për Prishtinë dhe nëse më pyesin policët serbë se a ke qenë të Shtatë Vëllezërit në Llaushë, unë herën e parë u them se nuk i njoh kush janë këta Shtatë Vëllezërit. Herën e dytë nëse më bërtasin u them se kam qenë, ndërkaq herën e tretë nëse fillojnë të më godasin, qoftë edhe më shuplakë, unë them se kam qenë dhe kam parë me sytë e mi dy kamionë të mëdhenj me armatim prej kallashit e deri të raketat kundërajrore”.

    Halil Geci qeshte me “trimërinë” time e Gani Geci që atëbotë mbante pak mjekër dhe uniformën e UÇK-së më tregonte prej “A-së deri në Zh” gjithë aktivitetin e tij luftarak që ndërlidhej me komandantin Adem Jashari. Atëbotë, në gushtin e vitit 1998, i pata thënë Gani Gecit që të shpallte veten edhe ai si një prej komandantëve të UÇK-së. “Bonu more edhe ti komandant se prej vendit të quajtur “Guri i Plakës e deri në Llaushë nja 10 vende na ndalonin ushtarët e UÇK-së dhe secilin që e pyesnim se përse po u duhen letërnjoftimet tona, ata na kthenin: “Është urdhër nga komandanti!”.


    Nejse. Për këtë punë edhe sot e kësaj dite bëj shaka me Gani Gecin duke i thënë se “mu pas shpall ti Gani atëherë komandant dhe me të pas vra pas lufte, unë isha krenu me ty duke botuar fotografi të përbashkëta me “Komandant Gani Gecin!” Pse jo, i kisha fitu edhe do “lekë të mirë” dhe me ato pare e kisha ndërtu një shtëpi në Prishtinë”.

    Veç për pikë të qejfit!


    “Hajde sonte në Kullë, në Llaushë. Nuk kemi diçka të veçantë veç duam të bëjmë një ndejë për pikë të qejfit. Na vijnë edhe do kurbetçarë nga Suedia Hysen Ibrahimi, Enveri e të tjerë me shokë dhe po e bojmë një ndejë”. Kjo ka qenë “ftesa” e Fadilit për të marrë rrugë për në Llaushë.

    Bashkë me studiuesin e mbledhësin e njohur të folklorit burimor shqiptar, me theks të veçantë në Drenicë, dr.Mehmet Rukiqin, ia mësyjmë Llaushës. Rrugës kalojmë skaj Polluzhës, vendlindjes së Bekim Kastratit. Kalojmë edhe skaj varrit të Bekimit dhe kujtojmë çastet e dhimbshme të varrimit të Bekimit në nëntor të vitit 2001. Që të dy dhe shumë familjarë e kolegë të tjerë të gazetës “Bota sot” kemi marrë pjesë në varrimin e Bekimit.

    Në hyrje të Skenderajt është ngritur nga Vëllezërit Geci përmendorja disa metra e lart e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut. Rrugës për në Llaushë, në hyrje të Skenderajt i biem të njëjtës rrugë ku janë vrarë Bekimi e Besimi dhe ku është plagosur Gani Geci, në nëntor të vitit 2001.

    Më shumë se 50 burra (burra e jo gra) janë renditur varg e vi, prej Kullës e deri te ura, nja 200 a 300 metra të cilët nën tingujt e daulleve u dalin për mirëpritje edhe nja 50 burrave të tjerë që vijnë nga shumë vende të Kosovës, kryesisht nga Prishtina, Mitrovica, por edhe nga Dukagjini. Nën tingujt e daulleve dhe të kapur dorë për dorë “dasmorët” e kësaj nate ia mësyjnë Kullës.

    Në ballë të oxhakut të Kullës rrinë “së bashku” presidenti Ibrahim Rugova dhe komandanti i UÇK-së Adem Jashari. Vëllezërit Geci janë shembulli më i mirë i gërshetimit të rezistencës paqësore në krye me presidentin Ibrahim Rugova dhe i rezistencës së armatosur në krye me komandant Adem Jasharin. Prandaj ata edhe sot e kësaj dite u bëjnë vend në ballë të oxhakut këtyre dy burrave të mëdhenj të Kosovës.

    Sharkia e Mehmet Rukiqit dhe “bilbilat” e Drenicës


    E kam ditur se është studiues i folklorit, se është njohës i shkëlqyeshëm i letërsisë popullore, se është mbledhës i vyeshëm i thesarit gojor popullor të Drenicës e më gjerë, por nuk kam besuar se edhe në moshën rreth 70-vjeçare dr.Mehmet Rukiqi mund t’ia dridh telat e sharkisë e mund t’ia thotë këngës me aq mjeshtri të rrallë. Në momente të tilla çdokush do ta ndiente veten krenar që është shqiptar.

    Janë kënduar edhe dhjetëra e dhjetëra këngë nga disa këngëtarë. Janë dridhur tela të çiftelisë e sharkisë dhe janë interpretuar melodi me violinë e harmonikë gjatë asaj mbrëmjeje. Madje këngëtarët shtyheshin me njëri-tjetrin se cili po këndon më shumë e më mirë.

    Në fund himni “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë” i përcjellë me instrumente ngre në këmbë të gjithë të pranishmit në Kullë.

    ky eshte shembulli me i mire per drenicen dhe drenicasit.tregon se drenica ka pasur dhe ka burra te vertete.une kam nderin qe kam shume shoke nga drenica dhe krenohem per kete.ju lumte vllezerve geci rrofshi sa malet.ju jeni pasqyre e vertet e drenices.ata qe e pervetsojne luften dhe thone se drenica ka luftuar dhe qliruar kosoven jane funderrina e drenices.nuk ka gje me e bukur se ti mbash krah per krah fotot e rugoves e ademit.secili ne menyren e vet jane te medhenj.jane figura te shendritshme ne historine shqiptare.e di qe ky shkrim nuk do u pelqej ,,shikave,,te rrezikshem....dua te them se drenica ka edhe shume burra si vllezrit geci.une personalisht nuk jam nga drenica por kom respekt per ta siq kam respekt per gjithe te tjeret pavaresisht se nga jane.pershendetje.

    > pejoni | 25.07

    * *

    Ja DHE Koment i Imi...Hajla Rugovase (autore)
    Vertet jam shum Emocionuar(nga keto pamje shum karakteristike) Ndaj nuk gjej fjale per tu shprehur ne keto momente.
    Vetem di t'them qe s'ka ma mire se kur flet e verteta MBI TE GJITHA nga ZEMER BUJARE..Si dhe keshtu ishin burrat e dheut dikur..POR PASKA DHE SOT.
    "Prandaj i gezohem shum KETIJ FAKTI ME MADHESHTOR qe ka pasur donihere ne HISTORIN SHQIPTARE...NDAJ 2 KREREVE TE KOMBIT SHQIPTAR IBRAHIM RUGOV DHE ADEM JASHAR..TE SHTRENJTIT ATDHETAR..LAVDIIIIIIIIIIII PERGJITHEMONNNNNN

    SI DHE O JU TE 7 VELLEZERIT GECAJ PAQIT JETEGJATESI PER PUNEN E LAVDISHME DHE DASHURIN E DALLUAR MBI KOMBIN E JUAJ SHQIPTAR NDAJ ATEDHEUT TE DASHUR-KOSOVES SE LIRE**LAVDIIIIIIIIIIII

    DHE-si dikur(prap te bashkuar)Drenic&Rugov
    dhe gjitha trojet mbar nga jan...Ps,a ka qik nga Llausha (aman) do doja per djal, Pikerisht te Gecajve

    Ndaj Pershendes per gjithe adhuruesit e kesaj teme...FLM.

    marr:nga-Bota Sot.

    Hajla Rugovase!
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 30-07-2011 më 02:59
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Kështu vdiset për atdhe si heroi i Kosovës, Enver Zymeri!

    http://www.botasot.info/reklama/lamt...e-fundit-8.jpg
    LAVDI HEROIT KOSOVES NE LIRI!
    I VRAR NE KRYE TE DETYRES TE SHPK-es-MITROVIC


    Bajrush Morina, Dubovc - Vushtrri

    Familja Zymeri ditën e mërkurë kishte hapur të pame. Kishte dhembje. Por më shumë se dhembje ata shfaqnin krenarinë. Krenarinë për rënien në mbrojte të atdheut të djalit të tyre, Enverit.

    Lajmi për vdekjen e policit Enver Zymeri ka tronditur të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë. Është lajmi që ka pikëlluar të gjitha ata shqiptarë e shqiptare të cilët një ditë më parë u ndien krenarë që janë shqiptarë, krenarë që kanë djem që e mbrojnë sovranitetin e vendit, që përballen me bandat serbe në Veri të vendit.

    Enver Zymeri ishte një prej atyre djemve shqiptarë që e shkeli tokën e shtetit të Kosovës deri në kufi me Serbinë. Ishte djalë trim, i cili edhe një herë e mori pushkën në dorë për të çliruar atdheun. Kësaj radhe më 25 korrik të vitit 2011, me urdhër të shtetit të Kosovës. Ashtu siç e mori pushkën në dorë edhe 13 vjet më parë, më 1998, dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Por, kur në fund të vitin 1999 u kthye në vendlindje, Enveri erdhi bashkë me lirinë e Kosovës.

    Më 26 korrik të këtij viti, kur po kthehej nga detyra e kryer me sukses, Enveri u vra nga një snajper serb, sigurisht pjesëtar i MUP-it serb. U vra pabesisht, pas shpine, ashtu siç dinë të shtinë vetëm kriminelët frikacakë serbë, banditët serbë...

    Babai i Enverit, Muharremi, në burg me Albin Kurtin

    Rruga lakore për në Dubovc është e shtruar me asfalt. Thonë se vitin e kaluar këtë rrugë e ka përuruar ish-ministri Fatmir Limaj. Kjo rrugë gjatë luftës të çonte në Shtabin e UÇK-së. E shtabi i UÇK-së për këto anë ishte në Dubovc, në njërën nga shtëpitë e familjes së policit të vrarë, Enver Zymerit. Mehmet Zymeri, xhaxhai i Enverit, bën me dorë në drejtim të shtëpisë ku ka qenë Shtabi i UÇK-së. Ai na thotë se Enveri ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në ditët e para. Bashkë me Enverin, pjesëtar i UÇK-së ka qenë edhe babai i tij Muharremi. Ai madje është veteran i luftës së UÇK-së. Ishte edhe minator me profesion.

    Muharrem Zymeri, babai i policit të vrarë, Enverit, ishte burgosur nga policia serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ishte marrë peng si dhjetëra e qindra shqiptarë të tjerë. Muharremi kishte qëndruar në burg në Pozharevc të Serbisë bashkë me Albin Kurtin. Madje me Albinin kishin qenë në një qeli burgu. Kur ishte liruar Albini ishte liruar edhe Muharremi.

    Diçka po ndodh në Mitrovicë!

    Burrat e familjes Zymeri në orët e hershme të së mërkurës kanë hapur të pame. Në një tendë të improvizuar ata presin e përcjellin familjarë, miq, kolegë të Enverit e shqiptarë nga të gjitha anët e Kosovës, të cilët vijnë të ndajnë dhembjen me familjen Zymeri. Në hyrje të vendit ku po mbahet e pamja, dy policë të Kosovës bëjnë nderime pranë fotografisë së kolegut të tyre të vrarë, Enverit. Dhembja dhe mllefi shpirtëror vërehen edhe në fytyrën e tyre.

    Mehmet Zymeri, xhaxhai i Enverit, na tregon se Enveri ka qenë në detyrë ditën e hënë, në ndërresën e dytë. Porsa ka ardhur në shtëpi e kanë ftuar herët në mëngjes në telefon. Familjarëve Enveri u ka thënë se ka “ndodhur diçka në Mitrovicë”. Bashkë me kolegët e tjerë është nisur për në bazën e Njësisë Speciale në Shipol të Mitrovicës. E më pas ia kanë mësyrë Veriut të Mitrovicës.

    Mehmeti na tregon se Enveri ka qenë pjesëtar i Njësisë Speciale prej pranimit të tij në polici, gjashtë vjet më parë.

    Sokoli: Babi më është vrarë duke luftuar me serbët!

    Sokoli 10 vjeç, Xhenetja 8 e Luljeta 6 vjeç janë tre fëmijët jetimë të policitë të vrarë Enver Zymerit. Prej dje ata do të rriten jetimë pa babanë e tyre të vrarë. Prej sot ata janë fëmijët e heroit të Kosovës, Enver Zymeri. Atyre u është vrarë babai nga një snajper serb, sigurisht pjesëtar i MUP-it serb, derisa Enveri me pjesëtarët e tjerë të Njësisë Speciale të Kosovës po kryente aksionin e marrjes nën kontroll të dy pikave kufitare në Veri të vendit, të cilat deri dje kontrolloheshin nga rebelët serbë, pjesëtarë të strukturave paralele serbe.

    Sokoli është nxënës i shkëlqyeshëm. Ka kryer me sukses të shkëlqyeshëm klasën e tretë dhe në shtator do të fillojë klasën e katërt. Kur e pyetëm se a po mërzitet për babanë, na tha: ”Babi im është vrarë duke luftuar me serbët. Ai është vrarë për Kosovën....”

    Sokoli, Xhenetja dhe Luljeta po presin që së shpejti të bëhen edhe me një vëlla ose motër. Ata po i qëndrojnë afër nënës së tyre e cila përveç dhembjes për vrasjen e burrit të saj, Enverit, së shpejti pret që familjes Zymeri t’ua sjellë në jetë edhe një gëzim, një zë e një vaj foshnje, një pasardhës të Enverit. Ai ose ajo do ta “takojë” babanë e vet vetëm në fotografi dhe do të lexojë për babanë e vet në librin e lirisë së Kosovës.

    Kur po largoheshim nga familja Zymeri nga Dubovci i Vushtrrisë, rrugës takojmë kolonën e Policisë së Kosovës, të cilat po e kthenin kufomën e Enverit në familje. Më parë atij i ishin bërë homazhe nga kolegët e tyre, pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Homazhi i tyre ishte edhe një kushtrim, një betim se “do të marrin hakun” se do të mbrojnë atdheun, qoftë edhe me jetën e tyre.

    Enver Zymeri u varros me nderime të larta në vendlindjen e tij në Dubovc.

    E në dy pikat kufitare të Kosovës në Veri, në pikën 1 e 31, pjesëtarët e Policisë së Kosovës tashmë kanë filluar të ruajnë kufirin. Ata janë të vendosur se do të çojnë në vend porosinë e Enverit, se do të ruajnë kufirin e Kosovës, se nuk do të shkojë huq gjaku i Enverit.

    Prej sot dëshmorëve të Kosovës u shtohet edhe një emër: ai është Enver Zymeri!

    Prej sot liria e Kosovës ka edhe një ngjyrë më shumë, ngjyrën e kuqe të gjakut të Enver Zymerit.

    Prej sot shteti i Kosovës ka edhe një dëshmor, edhe një hero. Shteti ka edhe një obligim; ta mbrojë gjakun e Enverit, ta çojë në vend porosinë e tij dhe të kujdeset për Sokolin, për Xheneten e për Luljetën, si dhe për lulen e re të Enverit që së shpejti pritet të vijë në këtë botë.

    Legjenda: Krenaria shqiptare ka edhe emrin e Enver Zymerit.


    * *

    Komentoi:Hajla Rugovase(autore)
    Akoma pa u thare gjaku i DESHMORVE qe ran per LIRI.U desh dhe njihere ta pertrish Ti Enver Zymeri ne Kosoven e Lire.."Kjo s'do falje ne as ni kusht,dhe jo vetem per Serbin por as per Evropën-Shtrigë
    Andaj PERMBAJU nen KOSOV se ARMIKU-(dhe pas luftes se perfunduar) po l'shon rraj!!!

    Prandaj Zoti i dhasht forcen familjes se Tij.
    Dhe Ty o nan shqiptare e Enverit te lumt per krenarin...

    ISHTE GRUSHT PER ARMIKUN!
    NGUSHLLIME TY DHE GJITHE KOSOVES
    LAVDI DJALOSHIT TE SHPK-es.

    Enver Zymerit

    VDEKJE SERBIS!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 30-07-2011 më 03:34
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  3. #3
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Koka bere nami qe i paska vendos ne ball te kulles Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugoven.

    Edhe nje Serb i bere skulpture Adem Jasharit mirepo serb eshte dhe mbetet serb. Njeriu peshohet me ato qe ka bere jo me ato cka mban te varura.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gogi : 31-07-2011 më 13:15
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Koka bere nami qe i paska vendos ne ball te kulles Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugoven.

    Edhe nje Serb i bere skulpture Adem Jasharit mirepo serb eshte dhe mbetet serb. Njeriu peshohet me ato qe ka bere jo me ato cka mban te varura.
    Ps,qenke treguar SI shum OPTIMIST mor Gogi hallall'a,sikur t'ua thoni vet "Gecajve" mire do ishte;(



    Ps,dhe diqka per kurreshtjen,me erdhi shum mire qe te paska vra, ky rast



    hajt shnetje,
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 31-07-2011 më 17:38
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    E nerumja hajla,mjafeton qe shqyptaria din me vleressu.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    E nerumja hajla,mjafeton qe shqyptaria din me vleressu.
    Pershendetje PLAKU..Kuptohet ata qe jen shqiptar dhe qe din ta ndajn sharpin, prej sheqerit, P.s.me nje fjale, (qe kan dy fije men ne kok)-nuk gaboin,dhe ata/o..*Jen te pa zakont*

    Po q'tju bejm disave qe po mendoin se jen dikushi,dhe nuk jan,e as qe ia vlen per t'hargjuar kohe per ta ne nje fare menyre.

    Ndaj respekt per Ty

    Faleminderit

    Hajla.
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-09-2010
    Postime
    351
    rugove qorri s'ka asgje te pebashket me Adem Jasharin, keta dy nuk shkojne bashke... Pijandura sa ishte gjalle i quajti dore e zgjatur e serbise e edhe pas sakrifices kolektive te familjes Jasharaj ky pijanec histerik nuk gjeti kurajon te i viziton varrezat e deshmorve te Jasharaj-ve.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga Se7en Lexo Postimin
    rugove qorri s'ka asgje te pebashket me Adem Jasharin, keta dy nuk shkojne bashke... Pijandura sa ishte gjalle i quajti dore e zgjatur e serbise e edhe pas sakrifices kolektive te familjes Jasharaj ky pijanec histerik nuk gjeti kurajon te i viziton varrezat e deshmorve te Jasharaj-ve.
    P.s."Din ti pse nuk i ka vizituar varrezat e Jasharjve?apo flet e pllet sipas deshires qe ti don,perndryshe shko pyete dhe "Bacen Rifat" se perse Dr.Rugova si ka vizituar varrezat e Jasharajve?dhe mos hezito e eja na trego qfare po te thote.
    Perndryshe mesonju te beheni real nje dite,se mjaft me polemika,rritnu dhe shifne veten ne pasqyr,dhe hekni me ato maska se i moret ne qaf popullin,E mos tu shko jeta duke u marr me te kaluaren,e Dr.Rugoves Se Ai e ka krye VIZIONIN e vet me sukses LAVDI QOFT

    (po ju ku jeni)

    Po ua shohim namin pa gajle rri,veq Dr.Rugova ua kishe pas nxan rruget ju,lool!
    Po qe thote populli i perqeshuri mundohet te bej shok veti,por per fat tkeq kurr s'mund e arritet kete qellim,as qe keni per te arritur,se me manipolime nuk arritet,e as qe do arrisni doniherer me mendje te brisht,matrapazi

    "Se ju vetem per karrik luftoni,ju qe veq per interesa te juajat i qoni popullin ka doni,sikur te ishin shtaze,Ju qe s'jeni ne te miren e shtetit,as te popullit!!!Ju jetoni e punoni vetem per luksozet tuaja,"por mos harroni se gjithemon s'do ta keni rrafsh,se populli nuk thote kote (rrena i ka kamt e shkurta),sikur dhe ju PDK-ecat(me vota te vjedhura),ne krye me "Kryeminister kriminelin",qe ne nje ane mashtroni popullin,"E ne tjeter ane i cakrroni gotat me Serbin!E hajt se bahet mire sot,e hajt neser,"pikerisht per Mitrovicen sot"
    ,,,madje dhe paraqiti patriota me shkrime poshte larte,(po ik shporru mos shofe ketu pari)
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 05-08-2011 më 14:39
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci
    ...ncncncncn...

    ..paramendo keta njerz qe e kan bo ket krahasim , keta nuk mujn me dallu aromen e m.u.t.it ndaj aromes se lules...
    ku bohet ky krahasim o kali i banates .....
    ...po lloji i ktyre njerzve te turpron qe je shqiptar....
    lloji i ketyre njerzve ti hup ndjenjat e shqiptarizmit, kjo far magjupi bon krahasime me njerz qe kan dallim shum ndermjet veti...
    paramendoni kush u kan I. rugova dhe Adem Jashari..
    paramendoni vdekjet e tyre , dhe nje njeri normal dhe logjik te shendosh kur ti mendon keto gjera do ti vij turp per ket krahasim ...
    Adem Jashari , I rugova te dy bashk ne kulle....papaaaa logjike shtaze bre ...
    paramendo si kan vdek keta dy :
    Adem Jashari ka vdek atje ku tregohet burrnija , ku tregohet atdhedashuria, ku tregohet patriotizmi , ku tregohen ndjenjat e shqiptarizmit ndjenjat per atdhe ...
    Adem Jashari ka vdek pas 38 ore luftime kunder Serbijes ....ka vdek ne vij te frontit ...
    kurse I Rugova ka vdek ne fotele, ky vdiq si karrierrist, ky nuk vdiq nga zullumi i serbit , ky nuk vdiq nga plumbi i serbit , jo qe vet nuk isht ene gjendje te vdes per atdhe por asnje antar i familjes nuk ju prek nga armiku serb ( athu pse ???), ky vdiq nga Jack Danielsi dhe nga Dunhilli ....ky vdiq i turpruar , i pa ftyr , i pa burrni , i pa fe, shkoi si nje kafsh ...u harroft sa ma shpejt kjo vegel Serbe.
    e qohet nje debill i vet quajtur shqiptar e i krahason te njejt ....tphuuuu ftyren e pisit .....

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga Se7en Lexo Postimin
    rugove qorri s'ka asgje te pebashket me Adem Jasharin, keta dy nuk shkojne bashke... Pijandura sa ishte gjalle i quajti dore e zgjatur e serbise e edhe pas sakrifices kolektive te familjes Jasharaj ky pijanec histerik nuk gjeti kurajon te i viziton varrezat e deshmorve te Jasharaj-ve.
    po si me shku ai i gjori me vizitu familjen jashari apo varrezat qe do i pergatitej ndonje gje e pa hijeshme kshtuqe ka ber mir qe nuk ka shku hiq mej vizitu se keq me shku keq mos me shku, then ndryshe hyp se tvrava zhdryp se tvrava, po ky hashimi qe po shkon e poj viziton a mos e beri namin a bile hashim duhet me ju dhan pergjigjeje disa pyetjeve nese adem jashari paska qen komandant i UCK pse nuk i erdhen ne ndihme hashimt selimt e lushtakt gjat rrethimit te ademit qe e mbajten 48ore te rrethuar po ata e veshtronin nga maja e malit se si sulmohej komandanti t tyre se nuk e rrezikonin ****** ata se mendonin per pushtet e per hajni de sot po del ne drit, kurse per ket aktin e vllezerve geci mu duket simbolike mir jo keq, megjithat edhe keta duhet te japin disa pergjigjeje ne disa pyetje sidomos ai ganiu personalishte mu doket si gllup me at aktin qe beri ne kongresin e LDK i etur per pushtet tej mase pak dallon nga hashimkat edhe ky

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •