Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    Mbi Tė Gjitha Kosova!

    MBI TĖ GJITHA KOSOVA!


    Me vendimet e fundit te Qeverisė sė Kosovės qė tė rikthehet sovraniteti i shtetit tonė nė tėrė territorin kushtetues, patjetėr duhet shkuar deri ne fund dhe pakompromis.
    “Zaret janė hedhur"!. Gjaku u derdh! Nuk ka kthim mbrapa! Nuk ėshtė mė me rrėndėsi se kush ėshtė ne pushtet, por Kosova, dinjiteti dhe integriteti i saj territorial. Ne kėto momente si kurrė me pare na duhet UNITET, pa asnjė pėrēarje ne baza partiake dhe ideologjike. Te gjithė kėto ditė duhet tė jemi PDK, LDK, AAK, VV... Nė kėto rrethana tė krijuara, bisedimet me Serbinė duhet te ndėrpriten urgjentisht. Pa u rivendos sovraniteti i plotė edhe nė kėtė pjesė te vendit, dhe pa u burgosur dhe ēarmatos tė gjitha elementet ēetnike qė veprojnė aty, ēdo kontakt institucional me Serbinė ėshtė lajthitje dhe mundėsi qė nė ēfarėdo mėnyre tė bimė nė grackė tė lojėrave tė ndyra politike qė luhen reshtur prapa shpinės tonė.
    T’i respektojmė tė tjerėt, pa dyshim, e veēanėrisht miqtė tanė tė dėshmuar ndėrkombėtar, por mbi tė gjitha ta duam veten.
    Ta dush veten si popull, tė ndjehesh krenar pėr atė ēka je dhe tė angazhohesh nė drejtim tė realizimit tė synimeve kolektive tė etnitetit tėnd, nė asnjė mėnyrė nuk nėnkupton urrejtjen ndaj tė tjerėve, por, pėrkundrazi, ėshtė cytje e natyrshme nė drejtim tė ngritjes sė vetes kah e lartėsuara e pėrgjithshme gjithėnjerėzore.
    Nderimi i vetvetes pėrherė rrezaton siguri dhe sinqeritet, dhe kjo gjendje regjistrohet qartė edhe si shprehje e respektit ndaj tė tjerėve.
    Pa ushtruar ta dashurosh veten, si mund tė dish t’i duash tė tjerėt? Mė thoni, a nuk ėshtė e vėrtetė kjo?
    Nėse sot, si kurrė jo mė parė, ne me bindje tė fortė do tė kultivojmė njė dashuri tė shėndoshė ndaj vetes, atėherė s’ka dyshim se edhe tė tjerėt do tė na duan mė shumė.
    Duhet tė jemi tė menēur! Dakord. Por mbi tė gjitha tė URTĖ. Urtėsia ėshtė ajo qė nė kėto momente tė vėshtira na duhet mė sė tepėrmi.
    Po, po, URTĖSIA!
    E, urtėsia?! Ēka ėshtė ajo? Si ta dallojmė qartė atė?
    Urtėsia ėshtė shumė mė e lartė se vetė intelekti dhe tėrė menēuria sė bashku. Ajo vendos shpejtė dhe drejtė. S'ka gabime dhe nuk frikėsohet nga askush, e mė sė paku nga vetja. ėshtė aftėsia e Zotit e ndėrtuar gjatė dhe me vrojtim tė qartė nė rrjedhėn e gjėrave. Ajo i gjen shkaktarėt nė pasoja, dallon realitetin nga iluzionet, vlerėson saktė ē'ėshtė patjetėr pėr momentin, ėshtė e panėnshtrueshme para emocioneve dhe instinkteve momentale. Nuk ėshtė egocentrike dhe nė gjykime ėshtė tejet e shpejtė dhe e qartė. Nė tė s'ka kokėfortėsi, por vendosmėri, nuk ėshtė imponuese dhe zėdhėnėse, por ėshtė e patjetėrsueshme, sepse nė vete pėrmban forcėn e madhe tė realitetit.

    Punėn e nisur, mos ta lėmė nė gjysmė tė rrugės!


    Edhe nė kėto momente mė vendimtare, ne patjetėr duhet tė veprojmė me menēuri, URTĖSI, vetėbesim dhe krenari. Pa u hamendėsuar aspak para presioneve ndėrkombėtare dhe tėrheqjes nė gjysmė tė rrugės... Kėtu edhe qėndron URTĖSIA...
    Nga mėsimet e traditės mistike tė shumė mėsimeve tė civilizimeve tė lashta, si simboli mė i fuqishėm veprues, konsiderohet pentagrami, ose ylli pesėcepėsh. Nga tė urtit e kohės, ky simbol nuk ėshtė i pėrzgjedhur rastėsisht, sepse nė prapavijėn figurative tė domethėnies sė tij, fshihej porosia e madhe e veprimit tė ligjit universal hyjnor: “ēdo punė e nisur mbarė nuk duhet tė ndėrpritet nė gjysmė, por patjetėr duhet vazhduar deri nė fund”. Kjo domethėnie figurative, mbėshtetet nė mėnyrėn e vizatimit grafik tė yllit, qė nis nga njė pikė, vazhdon me njė vijė tė pandėrprerė, dhe pėrsėri mbaron te pika e nisur, duke formuar kėshtu imazhin e yllit pesėcepėsh.
    Nėse, nėn pretekstin e mbėshtetjes sė kėsaj urtėsie tė lashtė, komperativisht shėtisim nėpėr etapat tė ndryshme tė historisė sonė, gjithnjė do tė hasim nė aplikimin kontradiktor tė saj. Do tė vėrejmė se shumė lėvizje dhe procese shoqėrore-politike qė kanė ndodhur gjatė kohėrave tė ndryshme tė historisė sonė, gjithnjė kanė qenė tė karakterizuara me njė recidivizėm tė papėrmirėsueshėm tė vetėkėnaqėsisė me gjysmakėsinė e tė arriturave nga nismat e papėrfunduara deri nė fund. Mu atėherė, kur ėshtė dashur te shkohet edhe mė tej dhe deri tek arritja e qėllimit pėrfundimtar, ne jemi ndalur nė gjysmė tė rrugės, duke pranuar si kompromis disa premtime apo privilegje tė vogla politike qė na janė ofruar, si nga pushtuesit tanė tė drejtpėrdrejtė qė na kishin nė sundim, ashtu edhe pėrmes presioneve tė ndryshme diplomatike ndėrkombėtare. Kjo dukuri e mosēuarjes deri nė fund e shumė proceseve politike tė nisura mbarė, pėrveē se i kėnaqte interesat strategjike tė armiqve tanė, ajo karakterizohej edhe me bekimin dhe pėrkrahjen e pa rezervė tė elitės sonė servile politike vendore. Se ēfarė ishin pasojat e mėvonshme politike tė kėtij stopimi dhe mos ēuarjes deri nė fund tė kėtyre proceseve tė nisura, dihet: humbja e patjetėrsueshme edhe tė asaj gjysme tjetėr tė arritur…?!!

    Adnan Abrashi

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Me vendimet e fundit te Qeverisė sė Kosovės qė tė rikthehet sovraniteti i shtetit tonė nė tėrė territorin kushtetues, patjetėr duhet shkuar deri ne fund dhe pakompromis.
    “Zaret janė hedhur"!. Gjaku u derdh! Nuk ka kthim mbrapa! Nuk ėshtė mė me rrėndėsi se kush ėshtė ne pushtet, por Kosova, dinjiteti dhe integriteti i saj territorial. Ne kėto momente si kurrė me pare na duhet UNITET, pa asnjė pėrēarje ne baza partiake dhe ideologjike. Te gjithė kėto ditė duhet tė jemi PDK, LDK, AAK, VV... Nė kėto rrethana tė krijuara, bisedimet me Serbinė duhet te ndėrpriten urgjentisht.
    Me pelqeu kjo , sidomos ky shkrimi ne BOLD , kryekeput fjalet e Albin Kurtit po dalin .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anėtarėsuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikė
    Postime
    251
    ky fjalimi ishte shum i bukur, me beri pershtypje ana psikologjike e tij dhe un mendoj qe ai fjalim do te thot shum
    Emocioni i ben castet e jetes te paharueshme ndersa arsyeja dhe vetdija i bejn ato te rendesishme

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kam frik se ne pjesen veriore dote instalohet nje stat kuo =me iniciativen e BE-S nese ndosh nje gje e till shqiptaret duhet te mobilizoihen

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •