Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Zbulohet një bimë e re endemike në Shqipëri

    Biologët shqiptarë thonë se kanë zbuluar në malësitë e jugut të Shqipërisë një bimë që futet në llojet e pandehura më parë në botë.
    Bima endemike e njohur në gjuhën popullore “Lule Helmi” është paraqitur tashmë në revistat më të njohura shkencore në botë.
    Publikimi i llojit bimor përbën zbulimin e dytë brenda një viti për Shqipërinë të bimëve endemike.

    Zbulohet tulipani i Kukesit
    Tulipani shqiptar është emërtuar kësisioj se rritet vetëm në Shqipëri, në afërsi të fshatit Surroj të rrethit të Kukësit dhe si i tillë, përbën një lloj të ri endemik për vendin tonë.

    Rrethi i Kukësit sërish tërheq vëmendjen e biologëve me zbulimin më të ri të një bime të re endemike, të panjohur më parë. Një gjë e tillë është pranuar edhe nga revista shkencore të njohura.
    Biologu Besnik Hallaçi thotë se, së fundmi revista e njohur shkencore "Phytotaxa" në numrin e saj të radhës, në artikullin "Tulipa albanica (Liliaceae), a new species from northeastern Albania"(Tulipani shqiptar –(Liliaceae), një specie e re nga Shqipëria Verilindore), ka publikuar zbulimin e një lloji të ri tulipani në Shqipëri.
    Zbuluesit e kësaj specie janë Prof As. Dr. Lulëzim Shuka, pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, në bashkëpunim me Prof. Kit Tan, pedagoge në Institutin e Biologjisë në Universitetin e Kopenhagenit. Danimarkë.
    Sipas Hallaçit, analizat gjenetike të këtij lloji të ri tulipani janë kryer nga Prof. Sonja Siljak-Yakovlev e departamentit të Ekologjisë në Universitetin e Parisit.
    Tulipani shqiptar është emërtuar kësisioj se rritet vetëm në Shqipëri, në afërsi të fshatit Surroj të rrethit të Kukësit dhe si i tillë, përbën një lloj të ri endemik për vendin tonë.
    Në botë deri tani njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndpërsa tulipani i Kukësit renditet i 114.
    Vendi ynë shquhet për llojshmëri të lartë bimore (me rreth 3250 lloje) dhe njëkohësisht për numrin e vogël të llojeve endemike, e krahasuar kjo me llojshmërinë bimore të vendeve fqinje.
    Është kjo arsyeja që specialistët bëjnë thirrje për mbrojtjen e bimëve endemike. Veçanërisht në qarkun e Kukësit një gjë e tillë është e domosdoshme. Kjo për faktin se në masivet pyjore të tij janë të pranishme 17 lloje bimësh endemike, nga 33 të evidentuara në shkallë vendi. "Rëndësia e parandalimit të zhdukjes së tyre ende nuk njihet nga komuniteti, ndaj në këtë drejtim duhet punuar nga vetë specialistët", thotë Hallaçi
    Në qarkun e Kukësit këto bimë endemike gjenden që nga maja e Gjalicës, te maja e Hekurave në Tropojë, që nga pyjet e Kolshit e bregu i liqenit të Fierzës deri në Pashtrik të Hasit, që nga Surroji i Kukësit deri te Qafa e Luzhës e rrethit të Tropojës.
    Bimët endemike, ndonëse specie të rrall, mund të përdoren edhe për vlerat kurative që kanë.
    Ndër speciet e rralla veç tulipanit shqiptar të sapozbuluar, është edhe bima “asyneuma comosiformehayek et Janchen” që gjendet vetëm në malin e Gjallicës, në zonën e Shkallës së Keqe. Po ashtu “centaurea candelabrum hayek et kosanin” ndodhet vetëm në pyjet e zonës së Kolshit, apo “gentiana pneumonanthe L” që ndodhet vetëm në zonën e qafë Luzhës në rrethin e Tropojës. Me interes është edhe "Wulfenia Baldacci", që rritet në pyjet afër vendit të quajtur "Ura e Djallit" në rrethin e Kukësit, apo "Viola dukadjinica", që rritet në Majën e Hekurave në rrethin e Tropojës.
    Interesi i studiuesve për tulipanin shqiptar evidenton mundësitë e mëdha për ruajtjen e këtyre vlerave të natyrës shqiptare e shfrytëzimin e tyre në interes të komunitetit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •