Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1

    Tiranë: Qeveria heq doganën për makinat

    Hiqet dogana për makinat

    04/07/2011 15:00

    Cmimet e automjeteve në tregun e brendshëm pritet të ulen ndjeshëm, pasi qeveria ka vendosur të heqë doganën dhe taksën e shitjes brenda vendit.

    Top Channel ka mësuar formulën e re të përgatitur nga Ministria e Financave që shumë shpejt do i dërgohet si draft qeverisë dhe më pas kuvendit për votim së bashku me ndryshimet në buxhet. Sipas draftit, qytetarët që importojnë një automjet nga jashtë tani nuk do të paguajnë më doganë, por ajo do të zëvendësohet nga një taksë tjetër, e cila do të paguhet cdo vit, kur bëhet kolaudimi i makinës.

    Taksa e re bazohet pak a shumë tek e njëjta formulë si ajo e taksës së importit, por duke qenë se do jetë e shtrirë në vite, shuma që do paguhet për cdo vit është dhjetëra herë më e ulët nga taksa ekzistuese, e cila në disa raste ishte sa tre apo katërfishi i cmimit të vetë automjetit. Edhe taksa e re varet sërish nga numri i viteve të përdorimit të automjetit dhe cilindratat e saj.

    Por ajo që ndryshon është se nëse tani qytetari që importonte një automjet e paguante menjëherë detyrimin në doganë, taksa e re e shtire atë në vite. Paralelisht me doganën dhe taksën e shitjes brenda vendit do të hiqet edhe taksa e qarkullimit dhe ajo e regjistrimit, të cilat nuk do të paguhen më cdo vit, sikurse është bërë deri më tani, por do të mblidhen në mënyrë indirekte përmes rritjes së taksave të karburanit.

    Burime i thanë Top Channel, se qeveria do të rrisë me 2 lekë për litër taksat e karburanit, cka sipas tyre bën një shpërndarje më të drejtë të taksës. Pasi aktualisht taksa e qarkullimit është e njëjtë si për ata qytetarë që i përdorin shumë automjetet e tyre ashtu edhe për ata familjarë që i përdorin më pak. Me formulën e re, taksa që një qytetar do paguajë për qarkullim dhe regjistrim do të varet nga sa ai e përdor automjetin e tij sepse do jetë e inkorpurar në karburant.

    Top-Channel

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    pak e nderlikuar duket.

    shpresojme te jete e vertete.

  3. #3
    Duke e ditur se shqiptari e mban makinen deri sa te japi shpirt, normalisht duke marre taksat cdo vit i bjen te fitoje me shume! Thoni pastaj qe qeveria shqiptare nuk di!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Zbardhet formula

    Hiqet dogana, qarkullimi vjetor dhe regjistrimi. Pa taksa makinat 3-vjeçare

    Shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësi të blejnë makina me çmim të lirë, për shkak se nuk do të aplikohen disa taksa që aktualisht rëndojnë vlerën e mjetit të transportit.

    Gazeta zbardh të plotë draftin e Ministrisë së Financave, e cila pret firmën finale të Kryeministrit në qeveri. Varianti i ri propozon heqjen e taksës për importin e makinave, taksën e shit- blerjes, taksën e qarkullimit vjetor dhe taksën e regjistrimit. Këto detyrime do të zëvendësohen me formulën e re, e cila do paguhet një herë në vit përpara se mjeti i transportit të kalojë për kontroll te kolaudimi.

    Taksa e re që zëvendëson detyrimet që paguhen sot për të importuar, blerë, shitur dhe mbajtur makinë, bazohet mbi një formulë e cila varet direkt nga viti i prodhimit të mjetit, fuqia motorike dhe lloji i karburantit.

    Burime konfidenciale të Ministrisë së Financave tregojnë për “Shqip” se, makinat e reja, të prodhuara në tre vitet e fundit nuk do të kenë asnjë taksë, si kur importohen, ashtu dhe kur shkojnë për te kolaudimi. Këto mjete të luksit kanë avantazhin e mospagesës së taksave për aq kohë se viti i prodhimit nuk i kalon tre vjet, më pas për çdo vit tjetër përdorim i shtohet koeficienti, sikurse paraqitet në formulë.

    Heqja e taksës doganore dhe e detyrimeve të tjera do të krijojë në buxhetin e shtetit humbje nga të ardhurat, por nga ana tjetër kompensohet me vendosjen e një tarife të re të unifikuar, që gjithsesi është më e vogël se aktualja.

    E gjithë formula bazohet te koeficienti i vitit të prodhimit, i cili nuk do të jetë më fikse 0.5, por nis me 0.3 dhe rritet çdo vit me 0.01.

    Kështu, nëse një mjet me vit prodhimi të 2008 (i ka kaluar 3 vjet, është tek i 4-ti), me motor 1.2, naftë (25 lekë), do të paguajë taksë para se të kolaudohet rreth 9 mijë lekë, kur sot arrin në 12 mijë lekë, gjithnjë pa tarifën e kolaudimit prej 1800 lekë. Ky shembull u dha për automjetet të cilave koeficientit i vitit të prodhimit u rritet çdo vit me nga 0.01 pasi të kenë kaluar vitin e tretë. Pra, në vitin e katërt koeficienti është 0.3, në vitin e pestë (shtohet 0.01) 0.31, në vitin e gjashtë 0.32 e kështu me radhë.

    Në tërësi taksat ulen për drejtuesit e automjeteve me motor cilindrate të vogël, me benzinë dhe vit prodhimi sa më të fundit, një makinë me motor 1.8 do të paguajë më shumë detyrim se ajo me motor 1.2. Kjo, për shkak se djeg më tepër karburant. Pra, të gjitha elementet te formula nxjerrin një detyrim që varion nga fuqia motorike dhe viti i prodhimit.

    Heqja e doganës i jep mundësi individëve të importojnë mjete me çmim shumë të lirë, ndërsa detyrimi vjetor për t’u paguar bazohet te formula: fuqia motorike x lloji i karburantit x koeficienti i vitit të prodhimit (0.3 pas tre vjet prodhimi dhe që rritet me 0.01 për çdo vit të përdorur pas kësaj).

    Shembujt që janë dhënë vlejnë vetëm për automjetet, pasi për furgonët, kamionët etj., ka të tjerë koefiçentë.

    Shqip

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Po, por qeveria duhet te ndaloje qarkullimin e automjeteve Euro 0, Euro 1 dhe Euro 2 per naften, ndersa per benzinen Euro 0 dhe Euro 1 ne pjesen me te madhe te dites, psh 16 ore. Ndryshe Shqiperia do te kthehet ne nje kosh plehrash per rrangallat e Europes ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    kjo me aqe sa une kuptoje eshte thjeshte nje mynyre per te ngritur cmimin e karburantit ,dhe me ngritjen e cmimit te karburantit do kemi rritjen e cmimeve ne cdo aspekt

    nejse se per TACIN dhe AALPETIN e ARGITES eshte ky ligj

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    kjo me aqe sa une kuptoje eshte thjeshte nje mynyre per te ngritur cmimin e karburantit ,dhe me ngritjen e cmimit te karburantit do kemi rritjen e cmimeve ne cdo aspekt

    nejse se per TACIN dhe AALPETIN e ARGITES eshte ky ligj
    Si e kuptove kete, duke diskutuar me veten apo duke lexuar lajmet me lart? Ligji nuk ka lidhje fare me benzinen, ka lidhje me shitblerjen e makinave. Shteti te stimulon ty si qytetar i atij vendi, qe te blesh nje makine sa me te re, jo makina te vjetra qe edhe harxhojne benzine shume edhe ndotin ambientin. Po bleve nje makine qe eshte prodhuar 3 vitet e fundit, nuk paguan takse fare ne dogane, dhe po bleve makine qe eshte prodhuar para 3 vjetesh, paguan takse ne baze te nje formule qe penalizon ata qe blejne makina shume te vjetra.

    Dhe futja e makinave te reja ne vend do ta uli cmimin e naftes/benzines e nuk do ta rrisi. Makinat e reja kane rendiment me te madh, bejne me shume km rruge me nje liter benzine, qe do te thote qe kerkesa per nafte/benzine ne vend do te bier dhe detyrimisht edhe cmimi do te bier.

    Ky ligj mbi te gjitha mbron ambientin dhe shendetin e qytetareve ne qytete si Tirana qe i mbulon pluhuri dhe tymi i naftes e benzines se makinave te vjetra.

    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    keta artikujt e tu nuk i lexoje ndonjeher se jane o partiak ose nga gazatat(keto te fundit i lexoj para se te hyje ketu),dhe ne nje pjese te mire te gazetave flitet per nje 5 leke rritje te cmimit te karburanteve qe ne kete mynyre paguan aqe sa e perdor makinen(qe me duket e drejte nga njera ane )se ana tjeter eshte do kemi rritje cmimesh

    po duke biseduar me veten time dhe xhepin tim apo dhe nje pjese shume te madhe te shqipetarve qe nuk do kene kurre ate lloj lluksi qe ne cdo 3 vjete te na blen makina te reja

    dhe shqipetaret nuk ma do mendja se i blen makina te vjetra pasi dogana apo taksat jane njelloj si te rejat

    do ulet cmimi i karburantit sepse makinat do harxhojne me pak apo nuk do perdoren aqe sa duhet-tani ja ke futur si kau peles ,me bostanet e krahason karburantin

    po une qe e kame makinen dhe kame paguar dogane do vazhdoje te paguaj me shtrenjet kualidimin plus dhe karburantin me 5 leke me shtrenjte

    pse ti nuk je dakorte qe me ngritjen e karburanteve nuk do ngrihen cmimet apo ne shqiperi ndodh ndryshe
    Ndryshuar për herë të fundit nga OPARI : 06-07-2011 më 16:10

  9. #9
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Si e kuptove kete, duke diskutuar me veten apo duke lexuar lajmet me lart? Ligji nuk ka lidhje fare me benzinen, ka lidhje me shitblerjen e makinave. Shteti te stimulon ty si qytetar i atij vendi, qe te blesh nje makine sa me te re, jo makina te vjetra qe edhe harxhojne benzine shume edhe ndotin ambientin. Po bleve nje makine qe eshte prodhuar 3 vitet e fundit, nuk paguan takse fare ne dogane, dhe po bleve makine qe eshte prodhuar para 3 vjetesh, paguan takse ne baze te nje formule qe penalizon ata qe blejne makina shume te vjetra.

    Dhe futja e makinave te reja ne vend do ta uli cmimin e naftes/benzines e nuk do ta rrisi. Makinat e reja kane rendiment me te madh, bejne me shume km rruge me nje liter benzine, qe do te thote qe kerkesa per nafte/benzine ne vend do te bier dhe detyrimisht edhe cmimi do te bier.

    Ky ligj mbi te gjitha mbron ambientin dhe shendetin e qytetareve ne qytete si Tirana qe i mbulon pluhuri dhe tymi i naftes e benzines se makinave te vjetra.

    Albo

    Flet per periudhen afatgjate apo per nje te ardhme imagjinare ??? Me e mira do te ishte periudha afatgjate, ndersa realja do te ishte e ardhmja imagjinare.

    Qe ky ligj te ule kerkesen per karburant nga automjetet eshte GOMARLLIK. Kete nuk e beson as edhe me i gjelbri ne bote. Te rritesh karburantin me 20 apo 25 leke te vjetra per liter pa llogaritur TVSH eshte shume per nivelin e Shqiprise.

    Heqja e doganes, ne periudhen afatshkurter, do t'a ktheje Shqiprine ne nje kosh plehrash. Kushton me pak te nderrosh nje makine te vjeter çdo tre vjet se sa te blesh nje te re.

    Taksa qarkullimit duhet paguar çdo vit ne baze te kW dhe CV qe ka makina, ndersa taksa rregjistrimit te paguhet vetem kur ka ndryshim pronesie dhe gjithmone ne baze te kW.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eshte me shume hile kjo levizje ngaqe ska leke qeveria.
    Ja si eshte puna
    Sot po te sjellesh makine nga jashte paguan tvsh dhe taksen e ndotjes.
    Kete e paguajne importuesit dhe shitesit e makinave.
    Tani taksa e ndotjes hiqet dhe nuk paguhet po o do te jete takse e trete me vehte qe i shtohet takses se qarkullimit dhe kolaudimit dmth do paguajne 3 taksa nga 2 qe jane.
    Kjo mund te vendoset edhe ne cmim te karburantit, dmth 2 taksa qe jane plus shtesen ne cmim te karburantit, vlera do jete rreth 15000 leke ne vit.

    Importues jane ta zeme 300 dhe paguajne takse deri 2 milion leke te vjetra.
    Po te shumezosh gjithe taksat e importueseve dhe gjith taksat e cdo makine ne Shqiperi del qeverria fiton 100 mije here me shume me sistemin e ri.
    Dhe gjthe keto leke dalin nga xhepi shqiptareve.
    Albania Uber Alles

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •