Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Ndertimi - Motorit te ekonomise i mbaroi benzina?

    Pas rreth njė dekade historish suksesi, ndėrtimi ka mbėrritur nė njė pikė dėshpėruese. Apartamente e objekte tė tjera nuk po shiten, investimet janė tkurrur krahas shitjeve, numri i tė punėsuarve ka rėnė, ndėrsa i gjithė zinxhir i sipėrmarrjeve qė lidhet me kėtė sektor ka marrė diēka mė shumė se njė shuplakė dėrrmuese. Me gjithė disa tė dhėna zyrtare optimistė pėr ripėrtėritje gjatė muajve tė parė tė vitit, vetė sektori paraqitet pesimist. Nė fakt diē mė shumė se kaq: E ardhmja mund tė jetė edhe mė e zymtė

    Dikur e pagėzuar si “perlė e bregdetit shqiptar”, sot Saranda ėshtė njė pėrbindėsh betoni qė epohet mbi det mes lartėsisė e rrėmujės sė ndėrtesave tė larta qė kanė pushtuar jo veē truallin, por edhe qiellin. Kjo duket ditėn. Natėn, nė kulmin e sezonit turistik mund tė vėrehet sesi njė nga njė fillojnė tė ndizen dritėzat nė kėto ndėrtesa. Njė kėtu e njė aty... pėr tė kuptuar se pjesa dėrrmuese e masakrės bregdetare ėshtė e pabanuar. Pėrveē ndopak shkėndijave tė shpėrndara ērregullt, fasadat e ndėrtimeve mbeten nė terr. Kjo ėshtė veē njė fabul lokale e asaj qė ka ndodhur e po ndodh me njė nga sektorėt mė tė rėndėsishėm tė ekonomisė sė vendit. Tė paktėn deri dje, i rėndėsishėm. Kėshtu ėshtė pagėzuar sektori i ndėrtimit deri pak vite mė parė: “Motor i ekonomisė shqiptare”. Ndoshta ky emėrtim kishte kuptim deri diku nga fundi i vitit 2008, kur sakaq kish filluar tė ndjehej njė farė shtrėngimi nė zhvillimin e kėtij sektori, ndėrsa nė vitin 2009, “motori” nė fjalė bėri njė zbritje tė fortė marshesh, duke e ulur ritmin e punės nė njė gjendje thuajse ndalese tė plotė.

    Sipas Institutit tė Statistikės, nė vitin 2009, sektori i ndėrtimit ka patur njė rritje me vetėm 0.4 pėr qind, ndėrsa njė vit mė parė, i njėjti tregues rezultonte nė nivelin 10.9 pėr qind. Por, sipas INSTAT, kjo e dhėnė duket se nuk e ka prekur shumė peshėn qė zė ndėrtimi nė pėrqindje tė PBB-sė. Nga viti 2008, kur sektori i ndėrtimit zinte 16 pėr qind tė PBB-sė sė vendit, krahas tė gjithė sektorėve tė tjerė, nė vitin 2009, kjo e dhėnė ka zbritur me vetėm 1 pėr qind, nė masėn 15.1 pėr qind, ndėrsa nga njė vlerėsim paraprak i vitit 2010, ndėrtimi ka rėnė nė 11 pėr qind tė PBB-sė. Pėr mė tepėr, muajt e parė tė kėtij viti duket se shėnojnė njė pikė kthese pėr kėtė sektor. Sipas Institutit tė Statistikės, aktiviteti i ndėrtimit nė tremujorin e parė tė vitit 2011 pati rritje me 4.8 pėr qind krahasuar me tremujorin e parė tė vitit 2010, dhe me 11.8 pėr qind krahasuar me tremujorin e katėrt tė vitit 2010.

    Nė vendnumėro?

    Trazimet e vitit 2009 rezultojnė vetėm fillimi i njė historie tė hidhur tė sektorit tė ndėrtimit shqiptar, e cila do tė vijonte tė shkruhej nė muajt pasardhės. Ngėrēi i sektorit ka bėrė qė edhe shitja e apartamenteve tė pėsojė njė goditje tė fortė. Ndonėse nuk ekzistojnė tė dhėna tė hollėsishme dhe zyrtare pėr shpėrndarjen e stokut tė banesave tė pashitura nė Shqipėri, e vetmja e dhėnė e disponueshme, e cila vjen nga vetė Shoqata e Ndėrtuesve flet pėr njė vėllim prej rreth 4000 apartamentesh qė nuk po shiten nė zonėn Tiranė-Durrės. Ndėrkaq, nga kjo situatė duket se po vuan edhe industria e lėndėve tė para tė ndėrtimit, nga zhavorri, pllakat, tullat, hidrosanitaret, materiale pėr instalimet e ndryshme elektrike, hidraulike etj. Eksperti i njohur i ekonomisė, Ilir Hebovia, njėherėsh nėndrejtor i Shoqatės sė Ndėrtuesve, thotė pėr Revistėn “Mapo” se tė dhėnat nga sektori i lėndėve tė para tė industrisė sė ndėrtimit janė njė tjetėr burim shumė i rėndėsishėm informacioni pėr tė kuptuar se ēfarė po ndodh me kėtė sektor. “Pavarėsisht se ēfarė thonė tė dhėnat e INSTAT, nėse tė dhėnat verifikohen nė mėnyrė tė tėrthortė, rėnia ėshtė evidente, ēka provohet edhe nga situata e vėshtirė nė sipėrmarrjet e lėndėve tė para tė sektorit tė ndėrtimit”, thekson Hebovia.


    Ai shpjegon se i duket shumė e vėshtirė pėr t’u pranuar se nga njė nivel mesatar -20 pėr qind tė regjistruar gjatė viteve tė fundit, sektori mund tė kėrcejė nė disa pėr qind nė kahun pozitiv brenda pak muajsh. “Duhet parė mė kujdes sesi janė pėrllogaritur kėto tė dhėna; ndoshta janė fokusuar te lėndėt e para, ku individėt vazhdojnė tė realizojnė njė farė vėllimi blerjesh, por diēka e tillė jo domosdoshmėrisht ka tė bėjė me sektorin e ndėrtimit”, vėren Hebovia. Eksperti shton se nga hulumtimet e kryera nga vetė shoqata nė kėtė kategori, rezulton se ka njė rėnie nė nivelin 12 deri nė 15 pėr qind nė krahasim me vitet e kaluara. “Gjithashtu, edhe tė dhėnat nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve tregojnė se ka njė rėnie tė theksuar tė mbledhjes sė tė ardhurave nga ky sektor”, shton pėrfaqėsuesi i sektorit tė ndėrtimit. Gjithashtu, ai thotė se mungesa e likuiditetit vihet re edhe nė faktin se bankat po ofrojnė kushte mė tė mira huaje pėr blerje banesash, por megjithatė, aksesi nga individėt ka mbetur shumė i kufizuar.

    E pur si muove

    Problemi nė kėtė histori ėshtė se ngėrēi nė sektorin e ndėrtimit shkakton njė reaksion zinxhir, i cili pėrfshin edhe sektorė nė varėsi, siē janė bizneset e lėndėve tė para, ēka nė total ndikon edhe punėsimin nė kėta sektorė, kontributin nė detyrimet qė derdhen nė arkėn e shtetit, konsumin – nė pak fjalė: provokon njė valė tė fortė goditėse nė krejt ekonominė shqiptare. Kjo situatė nuk ndikoi siē mund tė pritej nė uljen e ēmimeve, por vetėm nė frenimin e rritjes sė tyre. Deri mė tash, gjithēka flet pėr njė ndalesė, nė shitje, ēmime etj., por pavarėsisht kėsaj situate lejet vazhdojnė tė jepen. Sipas INSTAT, nga viti 1996 e deri mė sot, janė dhėnė rreth 35 mijė leje ndėrtimi pėr objekte tė ndryshme, nga tė cilat pėr objekte banimi janė rreth 19500. Por, ndonėse sektori ka qenė nė krizė pėr vitet 2009-2010, lejet e ndėrtimit pėr kėto vite janė pėrkatėsisht 1534 dhe 1845. Ndėrsa vetėm pėr zėrin banesa, ato rezultojnė 1021 pėr vitin 2009 dhe 1238 pėr vitin 2010. Prej kėtej, mund tė thuhet se ndėrtimi i ka ulur ritmet nė nivele shumė serioze, por nuk ėshtė ndalur tėrėsisht.

    INSTAT raporton se numri i lejeve tė ndėrtimit tė miratuara gjatė tremujorit tė parė 2011 ėshtė 503 nga tė cilat 317 leje janė miratuar pėr ndėrtesa banimi, dhe 186 pėr ndėrtesa tė tjera si hotele, ndėrtesa tregtare, etj. Krahasuar me tremujorin e parė 2010 ky tregues ėshtė rritur 267.1 pėr qind. Nė totalin e vlerės sė ndėrtimit, ndėrtesat zėnė 87.9 pėr qind tė vlerės, ndėrsa punimet inxhinierike zėnė 12 pėr qind tė kėsaj vlere. Krahasuar me tremujorin e katėrt tė vitit 2010, ndėrtimi u paraqit me rritje mė tė lartė me 11.8 pėr qind. Por, ndonėse ritmi i rritjes sė ndėrtimit dhe mė specifikisht, ai i shitjes sė ndėrtesave ka rėnė ndjeshėm, jeta vazhdon, pėrveēse asaj ēka thuhet nė tė dhėnat zyrtare, disi edhe nė terma reale.

    Ēfarė ndodhi?

    Deri tani renditen tre faktorė kryesorė: Efektet e importuara tė krizės ekonomike, rėnia e dėrgesave tė emigrantėve si pasojė e krizės ekonomike; dhe njė farė ngopje e tregut. Ėshtė e vėrtetė se hapat e parė tė sektorit tė ndėrtimit ishin tė shėndosha. Sipas Bankės Botėrore, mjedisi i qėndrueshėm i krijuar nga kuadri politikave tė shėndosha mbėshteti njė transformim tė madh tė ekonomisė ku burimet u zhvendosėn nga sektori i bujqėsisė dhe industrisė sė vjetruar nė sektorin e ndėrtimit dhe atė tė shėrbimeve. Aq e fortė qe kjo prirje sa deri nė vitin 2006, nė Shqipėri, struktura e investimeve anonte nga sektori i ndėrtimit, dhe vetėm rreth 10 pėr qind e PBB shkonte pėr investime nė sektorin e prodhimit. Qė atėherė, investimet nė fusha tė tjera jo-ndėrtim janė rritur, megjithatė pjesa e investimeve nė ndėrtim mbetet e lartė.

    “Me ngadalėsimin e kėrkesės pėr ndėrtime banesash, ekziston njė potencial i madh qė disa nga kursimet qė shkojnė aktualisht nė ndėrtim tė drejtohen pėr nė fusha tė tjera tė prodhimit. Nė fakt, kthimi i Shqipėrisė nė nivelet e larta tė rritje sė qėndrueshme ekonomike lidhet ngushtėsisht me rritjen e investimeve nė aktivitetet jo ndėrtuese” thuhet nė raportin e BB-sė. Kjo do tė thotė dy gjėra: sė pari ekziston njė rėnie e vėrtetė e kėrkesės nė treg, dhe sė dyti, sektori i ndėrtimit i vetėm nuk garanton njė zhvillim ekonomik tė qėndrueshėm nė afatin e gjatė. Sipas imobiliares “Colliers International”, segmenti i ndėrtimit tė qendrave tė biznesit nė Shqipėri pritet tė pėrballet me ofertė tė tepėrt dhe projektet nė zbatim do ta rrisin ofertėn nė kėtė treg sakaq tė ngopur, me 75% brenda pak vitesh.

    I njėjti raport i BB, duke cituar Bankėn e Shqipėrisė, thekson se kredia pėr sektorin e ndėrtimit pėrbėn 20 pėr qind tė numrit total tė kredive. Pika tjetėr, ajo e rėnies sė tė ardhurave nga emigracioni dhe efekti qė ka pasur mbi sektorin e ndėrtimit, duket se pėrligjet nė studimin e Bankės Botėrore. Nė raportin nė fjalė thuhet se remitancat janė njė faktor shtytės kritik pėr kėrkesėn e brendshme tė Shqipėrisė. Vlerėsimet ekonometrike sugjerojnė se pėr ekonominė (duke pėrjashtuar bujqėsinė) njė rėnie prej 10 pėr qind nė remitanca do tė ēonte nė njė ulje prej 3.6 pėr qind nė kėrkesėn e brendshme, e pėrafruar me indeksin e shitjeve. Por cilėt janė sektorėt mė tė prekur? “Sektorėt mė tė prekur nga remitancat janė ndėrtimi, shėrbimet dhe ushqimet, tė cilėt janė edhe kontribuuesit kryesorė nė PBB e Shqipėrisė. Mendohet se tkurrja e madhe nė ndėrtim ka ardhur pjesėrisht si rezultat i rėnies sė prurjeve nga emigrantėt qė punojnė jashtė vendit”, thuhet nė raport.

    Tmerri... tmerri...

    Tė dhėna nga sektori bankar nė vend flasin se njė masė e konsiderueshme sekuestrosh apartamentesh janė nė punė e sipėr – situatė qė vlen pėr shumicėn e bankave nė vend Shkak ėshtė rritja e konsiderueshme e huamarrėsve qė nuk arrijnė tė shlyejnė kredinė e marrė nė bankė pėr blerje pasurish tė paluajtshme. Nė muajt e shkuar operatorėt pėrmbarues kanė bllokuar njė sėrė ndėrtesash e apartamentesh.

    Por ndėrsa kjo situatė nuk ka pasur ndonjė ndikim tė tmerrshėm te sektori bankar, pėrveē se nė statistikat e kredive tė kėqija dhe nė masat qė Banka Qendrore mund tė marrė si rrjedhojė, tmerri i vėrtetė sakaq ka pėrfshirė firmat e ndėrtimit. Si rrjedhojė e situatės sė krijuar, tė paktėn nė teori, pronat e sekuestruara do tė ishin nxjerrė nė shitje me ankand, duke rezultuar nė njė fluks apartamentesh e pronash tė tjera nė treg, me ēmime potencialisht mė tė lira nga ato qė ofrohen nga vetė firmat e ndėrtimit. Por, diēka e tillė nuk ka ndodhur. Agonia vazhdon...

    Njė problem i madh lidhet me faktin se nė sektorin shqiptar tė ndėrtimit, marrėdhėniet ndėrmjet firmave qė kryejnė procese tė ndryshme nė ndėrtimin e njė pallati, pėr shembull, nuk kryhen nė formėn e transaksioneve financiare, por nė formė shkėmbimi nė natyrė. Kryesisht nė dhėnie apartamentesh apo nė formė pėrqindjeje nga shitjet. Nėse dy vjet mė parė, situata e krijuar nė treg ishte kambana e njė oguri tė keq edhe pėr kėto forma transaksionesh qė paraqiten nė dukje me rrezik tė ulėt nga palėt e pėrfshira nė biznes, sot drobitja e skajshme e sektorit tė ndėrtimit dhe e sektorėve kontribuues mund tė thotė se mynxyra ka ndodhur. Thjesht nuk ka shpėrthyer ende.

    Tashmė ėshtė folur e stėrfolur se situata e tensionuar politike ka pasur ndikimin e saj tejet negativ te konsumi e investimet e publikut dhe biznesit shqiptar. Edhe pse kjo situatė e vėshtirė pėr ekonominė shqiptare u pagėzua si “parazgjedhore”, madje edhe thjesht “zgjedhore”, historia mund tė mos ketė mbaruar me zgjedhjet. Sektori i ndėrtimit nuk bėn pėrjashtim nė kėtė zamallahi. Nė njė prononcim tė pak kohėve mė parė pėr News 24, Ilir Hebovia, lėshoi njė mesazh alarmi. “Si ēdo fushatė elektorale ndėrtuesit gjenden pėrballė njė presioni tė prerjes sė shumė shiritave dhe presionet pėr tė marrė pjesė nė kėto investime por edhe rreziku qė likujdimi i kėtyre investimeve ndodh shumė mė vonė se sa e parashikon ligji. Kompanitė janė tė detyruara tė marrin pjesė nė investime publike, sepse janė investime tė sigurta, por nga ana tjetėr duke parė edhe buxhetin e shtetit dhe krizėn ėshtė shumė i madh rreziku dhe frika qė kėto para tė merren mė vonė se sa ishin parashikuar, gjė qė i vė edhe nė vėshtirėsi mė tė mėdha firmat e ndėrtimit tė cilave nuk janė likujduar pėr projektet e para”, vėrejti ai.

    Sot zgjedhjet kanė pėrfunduar, dhe rezultati i Tiranės, mori pėr mirė a pėr keq njė drejtim tė caktuar. Por, a kanė mbaruar trazimet e politikės dhe efektet nė ekonomi? Pėrgjigja ėshtė “jo tamam”. Ende diskutohet nėse opozita do tė hyjė apo jo nė parlament, rezultati i Tiranės pretendohet nga e njėjta palė se ėshtė manipuluar dhe termat e dashur tė ndėrkombėtarėve si “kompromis”, “marrėveshje”, e ēka ėshtė edhe mė i rėndėsishmi “bashkėpunim”, duket se janė ende dėshira teorike. Dhe nė kohė krize, kėsi nocionesh janė tė domosdoshme pėr ekonominė e njė vendi, nė mos pėr t’i dhėnė zgjidhje, pėr tė ndalur hemorragjinė nė pikat mė kritike. Mosveprimit i shtohet edhe efekti psikologjik se “politikės ende nuk i dihet se ē’mund tė bėjė”, dhe se “punėt me ekonominė janė keq, por mė keq pritet tė bėhet”. Tė dyja drojet e mėdha popullore janė nė njė farė mase tė vėrteta, por njė pikė shumė serioze ka tė bėjė me faktin se nė njė farė mase, janė edhe profeci qė vetėpėrmbushen. Nėse populli nuk pret qė politika tė bėjė diēka tė mirė, atėherė ajo minimalisht nuk do tė bėjė ndonjė veprim pozitiv; por nėse publiku mendon se ekonomia do tė shkojė edhe mė keq, atėherė ai vetė do tė ndikojė pa e ditur, qė punėt tė shkojnė vėrtet shumė mė keq. Si?

    Duke mos shpenzuar, duke mos investuar, duke tkurrur transaksionet e pėrditshme dhe duke paguar mė pak detyrime. Rezultati ėshtė njė efekt domino me pasoja tė pallogaritshme, por qė nė ēdo rast, vetėm tė mira qė nuk mund tė jenė. Disa thonė se ky ėshtė pėrfundimi i njė epoke tė vėshtirė, por shumica nuk e mendojnė kėshtu. Ata besojnė se ky ėshtė vetėm fillimi, dhe mund tė kenė tė drejtė. Shumica ka zakonisht tė drejtė, jo sepse janė mė shumė mendje e si rrjedhojė, menēuria kolektive ėshtė mė e gjerė dhe e lartė se ajo e pakice. Jo domosdoshmėrisht. Por sepse nė ekonomi, shumica, pėrmes veprimit, por kryesisht pėrmes mosveprimit, i vetėpėrmbush profecitė e zymta.
    shqiperia.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 27-07-2011 mė 06:03

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Ktheje Bio Tani ,,,perdor Vaje Misri

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    4000 mije apartamente qe jane ndertime te reja por sa jane ne shitje nga ato apartamentet ekzistuse

    normal qe pa shitur do ngelen pasi emigrantet nuk po blen pasi e shikojne si te pashprese per kthim mbrapa,plus qe dhe kriza ne vendet ku jetojne po ben te veten ,nuk behet me leku me ndershemire ,pune

    plus qe me cmimet qe paguan per nje hyrje ne TR nuk ja vlen pasi qeran qe do marresh (n q se arrin te gjesh qeraxhi)nuk e justifikon investimin

    ne kete valle nuk jane jo vetem kompania e ndertimit (qe ne pergjithesi jane lekee te pista)por jane dhe punonjesit e tjere d m th tullaxhinjet ,savaxhinjet ,ata te betonit,hekurit etj etj qe nuk paguhen me leke por me % ndertimi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •