Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520

    Thumbs down Bankat në Shqipëri

    Shikoni se si veprojne bankat ne shqiperi ..aftojne kredi marramendese shume te larta ,,qellimi i tyre eshte te ndimojne ekonomin,apo te vjedhin si pas metodave te specifikuara ,,,ato te japine kredi me perqindje shume te lart duke e ditur qe rroga jote nuk mund teperballoje kredine

    Nje fenomen i till ka ndodhur ne vitet 60 ne amerike ,,fermeret e vegjel jetonin ne ''parajsen e tyre dikur ,,deri sa ne loje u futen miljoneret e Wall Streetit duke ju afruar kredi fermereve fermeret te joshur nga kredia e pranuan lujen e te djellezuarve te Wall Streetit u futen ne borxhe tek keta

    ,,edhe sote fakte po te shohesh fermat ,super marketat i kontrollone nje dore e till ..pasi fermeret te mbytur ne borxhe u sekuestruan fermat keshtu ky proces filloje dal nga dal ,,

    LEXOVA DIKU QE BANKAT JAPIN KREDI SHUME TE "BUTA" DUKE FILLUAR NGA 14%PER 5 VJETE KJO ESHTE THJESHTE VJEDHJE KUR NE AMERIKE JANE INTERESAT NE 3-4 %,,,,,SA ME PAK VJEJET AQ ME PAK ESHTE INTERESI


    QELLIMI I KETYRE BANKAVE ESHTE ,,,,duke ju futur neper borxhe ato te kontrollojne gjithe pasurin e pa tundeshme,,,ato do ti sekuestrojne te gjitha ato pasurri qe jane ne borxhe ,,kujdes me kredit nuk jane kredi ato qe 14% te do per 5 vjete,,ajo eshte vjedhje....

    shikojeni kete shkrimin e me poshtem nje viktim e ketyre bankave eshte edhe PRINCE LEKA;;;;


    Një kredi prej 543 mijë eurosh, e marrë për blerjen e disa apartamenteve, ka sjellë problemet e bëra publike në deklaratën e pasurisë

    Princi Leka II duket se ka rënë në një situatë të vështirë financiare, e cila po i kushton edhe sekuestrimin e pasurive të tij nga një bankë shqiptare në të cilën ka marrë një kredi të konsiderueshme. Kjo gjë bëhet e ditur nga deklaratat e pasurisë që Princi ka depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, nisur nga fakti se ai që prej vitit 2007 ka mbajtur funksionin e këshilltarit të ministrit të Punëve të Jashtme. E gjithë historia e problemeve me kredinë, që kanë sjellë edhe sekuestrimin nga banka, ka nisur në vitin 2008. Në deklaratën e radhës vjetore të këtij viti, Princ Leka ka deklaruar se në muajin nëntor ai kishte blerë disa apartamente dhe vende parkimi, pa specifikuar se ku ndodheshin këto. Por interesante në këtë histori nuk ishte blerja, por fakti se Princi kishte marrë për këtë investim një kredi prej 543 mijë eurosh pranë një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Në deklaratën e pasurisë nuk shpjegohet nëse garancia e lënë për këtë shumë ishte një tjetër pronë e Princit apo vetë apartamentet dhe vendparkimet që ai kishte vendosur të blinte. Në pjesën e detajuar të deklaratës për këtë kredi të marrë Princi shpjegon se, me të ardhurat e marra kredi në bankë ai ka shlyer me një shumë prej 488.700 eurosh shoqërinë e cila po ndërtonte apartamentet, dhe po kështu 29.332 euro ai i ka shpenzuar për të kryer sigurim jete dhe prone. Por duket se gjithsesi shuma për t’i shlyer firmës ka qenë edhe më e madhe, dhe për këtë arsye Princ Leka deklaron se ka marrë hua nga një person fizik një shumë prej 55 mijë eurosh, me të cilën direkt ka vijuar të shlyejë firmën nga e cila ka blerë apartamentet. Interesant është fakti se në momentin kur ai ka marrë një kredi të tillë të konsiderueshme në euro, ka pasur një pagë vjetore prej 1.1 milionë lekësh në vit, të cilën e merrte pranë Ministrinë së Punëve të Jashtme për detyrën e tij si këshilltar. Në vitin pasardhës, atë 2009, Princi deklaron se ai kishte arritur të shlyente nga kjo kredi një shumë prej rreth 740 mijë lekësh dhe po kështu një interes vjetor prej 38 mijë euro për bankën. Nga ana tjetër, këtë vit ai deklaron se është punësuar si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Vështirësia financiare e Princ Lekës për të shlyer kredinë dhe interesat e saj duket se ka ardhur në vitin 2010. Në deklaratën e pasurisë të këtij viti ai deklaron se gjatë këtij viti ai nuk ka arritur të shlyejë më kredi, duke bërë që banka të fillojë edhe procedurat e sekuestrimit. “Për shkak të mospagesës nga ana ime, jam informuar se banka ‘Raiffeisen’ ka filluar procedurat e sekuestrimit të pronave në garanci bankare”, - deklaron Princ Leka, duke nënshkruar me firmën e tij. Po kështu, gjatë vitit 2010, Princi deklaron se ai ka nisur të punojë edhe në një punë të dytë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku për çdo takim që zhvillohet pranë Komisionit për Mbrojtjen e Gjyqtarëve ai përfiton një shumë prej 5 mijë lekësh. Por të dyja pagat bashkë duket se nuk e kanë ndihmuar Princin të shlyejë kredinë e marrë dhe interesat e larta të saj.

  2. #2
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Une nuk shoh ndonje mashtrim nga banka ketu. Bile banka e ka ndihmuar ate, se ky princi ka shkuar, ka kerkuar e ka marre kredi. Bankat per ate pune jane.
    T'i kishte bere hesapet mire, se si do e paguante kredine.

    Le qe princi vete e ka pranuar e s'thote gje kunder bankes, por ti e paske bere te madhe.

  3. #3
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Dhe mos ngaterro perqindjen e interesit; 14% eshte ne leke dhe 3-4% ne Amerike jane me dollare. S'eshte njesoj leku me dollarin.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    o boke po ti o vella nga afrika shkruan si o r sqenkane njesoje ,,nuk eshte puna se e ka mashtruar BANKA ,,POR TI BOKE 14 % PER 5 VJETE JANE CA SI SHUME NUKE ESHTE NDIHME AJO TI BOKA ,,,SHKO EDHE MERE NJEHER KREDI EDHE E SHIKON SE C FAR NDIHME ESHTE ,,,ATO KETU NE AMERIKE AO INTERESA I APLIKON VETEM MAFIA ...

  5. #5
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin
    Dhe mos ngaterro perqindjen e interesit; 14% eshte ne leke dhe 3-4% ne Amerike jane me dollare. S'eshte njesoj leku me dollarin.
    Boke nuk eshte ky problemi.
    Nje perqindje kaq e lart quhet tangjent, eshte vjedhje e legalizuar.
    Bankat ne shqiperi veprojn pa u nenshtruar bankes qendrore ato i vendosit vet cmimet dhe interesat.
    Me pak fjale keto kompani biznesi kan krijuar monopol sherbimi ne merkato. Keto banka manovrojn me menyra legale ne ilegalitet te plot.
    Shteti si parim kryesor ka te amortizoj gjendjen finianciare te bizneseve te vogla apo te medha qofshin ato ne veshtirsi. Duke lejuaj kompani te tilla te veprojn sipas deshires pa i kushtezuar ato vdesin cdo qeliz rritje te ekonomis
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin
    Une nuk shoh ndonje mashtrim nga banka ketu. Bile banka e ka ndihmuar ate, se ky princi ka shkuar, ka kerkuar e ka marre kredi. Bankat per ate pune jane.
    T'i kishte bere hesapet mire, se si do e paguante kredine.

    Le qe princi vete e ka pranuar e s'thote gje kunder bankes, por ti e paske bere te madhe.
    KETU PROBLEMI NUK QENDRON TEK PRINCI ,APO PRINCESHA,,,POR PERNJE POPULL TE TER ,,,APO MJER AI QE DO HAJ QAFEN E PATES

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga iktuus Lexo Postimin
    Boke nuk eshte ky problemi.
    Nje perqindje kaq e lart quhet tangjent, eshte vjedhje e legalizuar.
    Bankat ne shqiperi veprojn pa u nenshtruar bankes qendrore ato i vendosit vet cmimet dhe interesat.
    Me pak fjale keto kompani biznesi kan krijuar monopol sherbimi ne merkato. Keto banka manovrojn me menyra legale ne ilegalitet te plot.
    Shteti si parim kryesor ka te amortizoj gjendjen finianciare te bizneseve te vogla apo te medha qofshin ato ne veshtirsi. Duke lejuaj kompani te tilla te veprojn sipas deshires pa i kushtezuar ato vdesin cdo qeliz rritje te ekonomis
    Me nje fjale keto banka kan gjetur parajsen ne Shqiperi

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    cja ke fut po.rdhes kot ore mik
    pse ore me zor ta dha banka kredine ty?
    te pelqeu dhe e more
    smund ta gjykosh sepse e dije qe ne fillim sa do ishte interesi dhe sa do paguaje.
    do ishte mashtrim nese ndrysho nin rregullat e lojes ne mes te lojes, por nese rregullat jane vendosur qe ne fillim , ul koken e mos ha mu.t se vet deshe.
    normal qe do kene interesa te larta se eshte ekonomi e brishte dhe banka ka risqe te medha.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    kredit ne shqiperi jane me te shtrenjta jo vetem sepse leku ka vlere me te ulet por edhe sepse risku ne shqiperi per cdo lloj aktiviteti(sidomos financiar) eshte me i larte se ne amerik dhe europ. risk me i larte do te thote edhe kosto me te larta dhe kostot me te larta do te thote cmime me te larta pra interesa me te larta.

    mos harroni qe norma e interesit vendoset nga tregu pra nga oferta dhe kerekesa dhe nga faktore te tejre. duke qene se tregu bankar ne shiqperi eshte konkurencial do te thote se bankat nuk kane ndonje influenc ne menyre individuale ne vendosjen e cmimit(normes se interesit). pra kete perqindje e ka vendosur tregu dhe perderisa tregu e ka vendosur do te thote se ka arsyet e veta ekonomikisht te justifikueshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kanina : 28-07-2011 më 18:07

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    cja ke fut po.rdhes kot ore mik
    pse ore me zor ta dha banka kredine ty?
    te pelqeu dhe e more
    smund ta gjykosh sepse e dije qe ne fillim sa do ishte interesi dhe sa do paguaje.
    do ishte mashtrim nese ndrysho nin rregullat e lojes ne mes te lojes, por nese rregullat jane vendosur qe ne fillim , ul koken e mos ha mu.t se vet deshe.
    normal qe do kene interesa te larta se eshte ekonomi e brishte dhe banka ka risqe te medha.
    doktor,,,nuk eshte pune m,uti sic thua ti ketu,,,vetem ne regjimet ish komuniste ,ose poskomuniste mund te flaseshe me ate gjuhe ,,,ketu ku jetoje une eshte konstumeri i pari,,,ato norma e thashe edhe nje here jane iteresa mafjozesh ,,ky eshte mendimi im ..une skam nderment ti drejtohem ndonje banke aty,,,,i bi se ti je ortak me banken banka eshte bosi jote ,ti duhet te punoshe per banken aty ,,paci fat doktor..
    Kanina,, riskun banka je ka shtuar vetese nuk mund te paguashe aq interesa te larta vetem per tu strehuar ,,,

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •