Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 108
  1. #91
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Thaēi: Tė krijohen vende tė reja pune

    Nga Express mė 24 gusht 2011 nė ora 18:01

    Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka theksuar se aktivitetet ekonomike tė qeverisė qė ai e drejton, do tė kenė ndikim nė “promovimin e punėsimit dhe krijimit tė vendeve tė reja tė punės, fuqizimin e sektorit privat, dhe krijimin e njė ambienti tė sigurt dhe stabil pėr investitorėt vendorė dhe ndėrkombėtarė”, me qėllim tė inkurajimit tė tyre pėr investime tė pėrbashkėta nė Republikėn e Kosovės.

    Kėto komente ai i bėri sot nė Prishtinė, gjatė fjalimin nė Forumin e Biznesit Kosovar-Kroat.

    Thaēi ka theksuar se vendimi i institucioneve tė Kosovės pėr vėnien e masave tė reciprocitetit pėr mallrat, ka krijuar “njė fazė tė re nė pėrpjekjet tona pėr shtrirjen e ligjshmėrisė nė tėrė territorin e Kosovės”.

    Ai ėshtė shprehur, se pėrveē pėrcaktimit tė prioriteteve nga aspekti i rregullimit tė brendshėm ekonomik, “ne besojmė se ėshtė e rėndėsishme qė tė orientohemi dhe tė fokusohemi drejt fuqizimit tė marrėdhėnieve tona ekonomike bilaterale nė kuadėr tė Marrėveshjes multilaterale rajonale CEFTA”. /rel/
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  2. #92
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Kosova dhe Kroacia nėnshkruajnė marrėveshje pėr transport

    RTK, 24 gusht 2011

    Nė praninė e kryeministrit tė Qeverisė sė Kosovės Hashim Thaēi, dhe kreyeminstres sė Kroacisė, Jadranka Kostor, ministri i Infrastrukturės, Fehmi Mujota dhe homologu i tij nga Kroacia Duro Popijaē, nėnshkruan marrėveshjen ndėrkombėtare pėr transportin rrugor tė udhėtarėve dhe mallrave....
    Postuar: 04:22:25 / 24.08.2011
    Njėherit, kjo ėshtė marrėveshja e parė ndėrkombėtare qė po nėnshkruhet mes dy shteteve, pėrkatėsisht nė mes tė Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Kroacisė, thuhet nė njoftimin e Ministrisė sė Infrastrukturės.

    Me kėtė marrėveshje rregullohet transporti rrugor ndėrkombėtar i udhėtarėve, mallrave si dhe transporti transit, nėpėr territorin shtetėror tė palėve kontraktuese, nė kėtė rast Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Kroacisė.

    Qėllimi kryesor i kėsaj marrėveshje qėndron nė faktin se pėrmes kėsaj: promovohet bashkėpunimi nė transportin ndėrkombėtar nė suaza tė ekonomisė sė tregut, lėvizjės sė lirė tė njerėzve dhe mallrave, avansohet zhvillimi i tregtisė sė lirė dhe marrėdhėniseve ekonomike ndėrmjet dy shteteve, Shtohet niveli i sigurisė nė komunikacionin rrugor dhe lehtėsohen procedurat administrative dhe eleminohen tė gjitha barrierat qė eventualisht janė paraqitur si pengesa administrative pėr kompanitė transportuese tė tė dyja vendeve.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  3. #93
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Bizneset kroate tė interesuara pėr tregun kosovar

    Kosova dhe Kroacia kanė potenciale pėr rritjen e bashkėpunimit ekonomik, vlerėsuan kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi dhe homologia e tij kroate, Jadranka Kosor, nė forumin e biznesit tė kėtyre dy vendeve. ...

    RTK, 03:15:16 / 24.08.2011
    Nė forumin e biznesit pjesėmarrės ishin rreth 45 biznese serioze kroate dhe rreth 70 afaristė. Ky numėr, sipas kryeministres kroate Jadranka Kosor, tregon qartė interesimin e Kroacisė si dhe tė bizneseve kroate pėr tregun e Kosovės. “Ėshtė rast i madh nė aspektin ekonomik, kėshtu ne e perceptojmė nė qeverinė kroate, pra pėr investime nė projekte kapitale energjetike dhe infrastrukturore nė Kosovė dhe posaēėrisht jemi tė interesuar pėr forcimin e lidhjeve tregtare. Kėtė interesim tonė pėr tė investuar kėtu, mė sė miri e pasqyron pjesėmarrja e mbi 45 bizneseve dhe rreth 70 afaristėve”.

    Kosor njoftoi se investimet kroate jashtė ishin nė vlerė rreth 4 miliardė euro, prej tyre rreth 1 miliardė nė vendet e rajonit. Kurse nė Kosovė kėto investime ishin nė nivele tė ulėta, vetėm rreth 10 milionė euro.

    Kryeministri, Hashim Thaēi ndėrkaq, theksoi se bashkėpunimit ekonomik duhet ti paraprijė nėnshkrimi i marrėveshjeve tė rėndėsishme. “Ky bashkėpunim ekonomik duhet ti paraprijė krijimit tė bazės ligjore mes dy shteteve me nėnshkrimin e marrėveshjes sė bashkėpunimit ekonomik, marrėveshjes pėr eliminimin e taksimit tė dyfishtė, marrėveshjes pėr promovimin dhe mbrojtjen e investimeve dhe marrėveshje tjera”.

    Thaēi tha se janė nė dispozicion njė numėr i konsiderueshėm i faktorėve tė rėndėsishėm pėr tė bėrė biznes, si afėrsia gjeografike, mundėsitė pėr ti zvogėluar kostot e pėrgjithshme tė prodhimit etj. Ndryshe, shkėmbimet tregtare ndėrmjet Kroacisė dhe Kosovės nė vitin 2010 ishin nė vlerė mbi 57 milionė euro. Eksporti kroat ishte nė vlerė mbi 54 milionė euro kurse eksporti kosovarė drejt Kroacisė ishte nė vlerė prej vetėm 3 milionė euro.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  4. #94
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    S'preferohen produktet e Serbisė

    Koha.net, 24.08.2011 - 16:31

    Prishtinė, 24 gusht - Importuesit e produkteve serbe dhe pėrfaqėsues tė bizneseve kosovare thonė se ende ka produkte tė Serbisė nė tregun kosovar, por se ato nuk janė shitur pėr shkak tė masave tė reciprocitetit qė Qeveria e Kosovės i kishte marrė njė muaj mė parė, raporton radio Evropa e Lirė.

    Pronari i kompanisė “Elkos”, Ramiz Kelmendi, thotė se reciprociteti ndikoi qė kosovarėt tė mos konsumojnė produktet serbe.

    “Vendimi i qeverisė gjithmonė ėshtė obligativ dhe ndikues edhe te tregtarėt dhe qytetarėt. Qytetarėt kanė filluar tė zvogėlojnė konsumin e kėtyre produkteve dhe prania e kėtyre produkteve nė dyqane po mbetet nė raftet e dyqaneve me pakicė”, thekson Kelmendi.

    Tė dhėnat e fundit tė doganave dhe Policisė sė Kosovės tregojnė se javėve tė fundit ka pasur futje tė mallrave serbe tė tregun e Kosovės nė mėnyrė ilegale.

    Janė mbi 30 raste tė kontrabandės qė janė identifikuar nga Policia dhe Doganat e Kosovės ne javėt e fundit.

    Mallrat tė cilat kanė hyrė nė mėnyrė ilegale nga pikat kufitare nė veri dhe nga pika kufitare nė Gjilan sipas policisė ishin sekuestruar.

    Milazim Abazi nga Aleanca Kosovare e Biznesit thotė se nuk ka produkte serbe qė kanė hyrė nė mėnyrė legale nė tregun e Kosovės.

    “Sipas vlerėsimeve tona nuk ka produkte serbe qė kanė hyrė nė mėnyrė legale, mund tė ketė nė mėnyrė ilegale qė kanė hyrė nga enklavat serbe, por nuk kemi informacione qė ato produkte mund tė kenė depėrtuar nė pjesėn tjetėr tė Kosovės. Tani mund tė ketė ndonjė produkt serb qė ka hyrė para vendosjes sė masave tė reciprocitetit dhe gjendet ende nė treg”, thekson Abazi.

    Kosova kishte bllokuar produktet serbe nga 20 korriku i kėtij viti. Qė nga aplikimi i kėsaj mase produktet serbe nuk kanė mundur tė futen nė Kosovė. Reciprocitetit ishe vendosur pėr shkak tė mos njohjes sė vulave doganore tė Kosovės nga ana e Beogradit zyrtar.

    Ndėrkaq, Serbia qė nga viti 2008 ka bllokuar produktet kosovare, nė kuadėr tė marrėveshjes pėr tregtinė e lirė CEFTA

    Mungesa e produkteve serbe, sipas pėrfaqėsuesve tė biznesit nuk ėshtė ndier nė Kosovė, Ato janė zėvendėsuar me produkte e vendeve tjera.

    “Kryesisht janė zėvendėsuar me produktet e Shqipėrisė, Maqedonisė, Turqisė, Kroacisė dhe njė pjesė e madhe ėshtė zėvendėsuar mė produktet vendore”, thekson Abazi.

    Zėvendėsimin e produkteve serbe me produktet e vendeve tjera e konfirmon edhe pronari i kompanisė “Elkos”, Ramiz Kelmendi.

    “Kanė filluar tė zėvendėsohen nga shtetet fqinje, nga shtete e Evropės, nga Turqia dhe njė sasi e madhe po zėvendėsohet nga vet prodhuesit vendorė. Pra ata ēka po prodhojnė prodhuesit vendorė po rritet kapaciteti i tyre dhe po zėvendėsohet, pasi qė produktet serbe nuk po ekzistojnė mė, apo nuk po dėshirojnė tė konsumohen nga qytetarėt”, thotė ai.



    Ndryshe, ndalimi i hyrjes sė mallrave serbe nė tregun kosovar, ka ndikuar nė rritjen e kėrkesave pėr prodhimet vendore dhe kjo ka bėrė qė tė ketė pėrmirėsim tė gjithėmbarshėm ekonomik.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  5. #95
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Rriten eksportet nė Shqipėri

    telegrafi, 13:33 / 24.08.2011

    INSTAT ka deklaruar se janė rritur eksportet pėr muajin korrik 2011. Alma Mezini, specialiste e tregtisė me jashtė nė INSTAT tha se eksportet janė rritur me 32.4 pėr qind nė krahasim me njė vit mė parė.

    Ndėrkohė qė importet kanė pėsuar njė rritje me 7.4 pėr qind. Si rezultat i rritjes sė eksporteve deficiti tregtar ka pėsuar njė ulje me 0.4 pėr qind nė krahasim me muajin paraardhės ndėrkohė qė nė krahasim me njė vit mė parė ėshtė ulur me 3.5 pėr qind.

    Partnerėt kryesorė nė tregtinė me jashtė janė kryesisht vendet e BE sidomos Italia dhe Greqia. Nėngrupi i cili ka pėsuar edhe rritjen mė tė madhe tė eksportit pėr kėtė muaj ėshtė grupi ”minerale,lėndė djegėse energji elektrike”. /Telegrafi/
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  6. #96
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Shqipėri, trefishohet eksporti drejt Kosovės
    24.08.2011

    Prodhimet bujqėsore nė Shqipėri kanė pėrmirėsuar kėtė muaj bilancin tregtar, nė krah tė eksporteve.

    Llogariten rreth 20 milionė dollarė mallra bujqėsorė tė eksportuar drejt vendeve tė huaja.

    Sipas, zėvendės-ministrit tė Bujqėsisė, prodhimet e vendit tonė po tregtohen kudo nė Europė, deri nė Gjermani e Slloveni.

    Gjithashtu, sipas tij, ėshtė trefishuar edhe eksporti drejt Kosovės.

    Fruta-perimet shqiptare po tregtohen kudo nėpėr tregjet e Europės, deri nė Gjermani dhe Hungari.

    Pėr ēdo vit prodhimet bujqėsore po njohin njė rritje tė konsiderueshme.

    Zv/ministri i Bujqėsisė, Ndoc Fasllia, thekson nė njė intervistė pėr “ABC News” se eksportet pėr kėtė vit janė rritur me rreth 40 pėr qind.

    Gjithashtu, sipas numrit 2 tė Bujqėsisė, gjatė kėsaj periudhe janė shtuar eksportet e prodhimeve bujqėsore edhe drejt Kosovės.

    Fasllia thekson edhe se dikasteri i bujqėsisė dhe i mbrojtjes sė konsumatorit, ka bėrė monitorimin e ēmimeve nė tregje, duke konfirmuar se ato kanė rėnė me 10 pėr qind.

    Ai parashikon mos-ndryshim tė kėtyre ēmimeve edhe pėr tre muaj tė tjerė.

    Fruta-perimet qė eksportohen vijnė nga Ultėsira Perėndimore e vendit, si Lushnjė, Fier dhe Berat. Ndėrsa mė pas nis, eksporti i frutave qė rriten nė zonėn e Korēės.

    gazetaexpress.com

  7. #97
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Shqipėri, trefishohet eksporti drejt Kosovės
    24.08.2011
    gazetaexpress.com
    Ku ishim me heret behet pyetja !
    Imagjinoni sa leku i shqiptarit ka shkuar ne duart e armiqeve keto 10 vitet e fundit .....
    Ne rradhe eshte "Greqia" .

  8. #98
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Reciprociteti, 5 milionė euro mė shumė nė buxhet

    Qendra, 25 gusht 2011

    Rreth pesė milionė euro janė mė tepėr tė hyra doganore, vetėm pėr tri javėt e para pas aplikimit tė masave tė reciprocitetit ndaj produkteve serbe, thonė zyrtarė tė qeverisė. Ministrja e Tregtisė dhe Industrisė Mimoza Kusari-Lila, tha pėr Radion Evropa e Lirė, se kėto matje janė bėrė nė periudhėn korrik-gusht tė kėtij viti dhe periudhės sė njėjtė tė vitit paraprak.

    Nė periudhėn 20 korrik deri 8 gusht tė vitit 2010, tė hyrat doganore kanė qenė 48.9 milionė euro, kurse nė tė njėjtėn periudhė tė kėtij vitit tė hyrat doganore kanė arritur nė 53.8 milionė euro.

    “Ėshtė vėrejtur njė rritje e dukshme e tė hyrave nė dogana, si rrjedhojė e rritjes se importit formal dhe si rrjedhojė e mallrave qė hyjnė nga vendet me tė cilat nuk kemi marrėveshje tė tregtisė sė lirė, gjegjėsisht qė nuk janė anėtare tė marrėveshjes CEFTA. Dukshėm ka rritje tė tė hyrave, vetėm nė periudhėn e parė, do tė thotė pėr tri javėt e para, ka pasur njė ngritje prej pesė milionė eurosh inkasim tė tė hyrave doganore, krahasuar mė periudhėn e njėjtė tė vitit tė paraprak”, tregon Kusari- Lila.

    Kjo rritje sipas saj, ėshtė realizuar pėr shkak se shumė mallra nga shtete tjera kanė hyrė nė Kosovė si zėvendėsim pėr produktet serbe, ndėrsa kontrabanda e mallrave serbe qė ėshtė zhvilluar nga pikat kufitare 1 dhe 31, qė gjenden nė pjesėn veriore tė Kosovės, ėshtė zvogėluar dukshėm. “Jemi nė pritje tė rezultateve pėr tri javorin e dytė, pasi tani kemi hyrė nė gjashtė javorin qė Kosova ka aplikuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisė dhe presim qė ky trend tė vazhdojė nė raport me importin e produkteve tė cilat formalisht tani zhdoganohen nė pikat ku ka doganiere dhe janė pika funksionale nė krahasim me periudhėn, kur kanė hyrė mallrat pa u doganuar dhe pa u evidentuar nga pika 1 dhe 31 nė veriun e Kosovės”, thekson Kusari- Lila.

    Rritja e tė hyrave doganore qė nga bllokimi i mallrave serbe nė Kosovė, do tė forcojė arkėn shtetėrore, thotė edhe Ahmet Shala, ish-ministėr i Ekonomisė dhe Financave.

    Shala ėshtė optimist se trendi i rritjes se tė hyrave doganore do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen, kėshtu qė sipas tij, kjo do t’i mundėsojė autoriteteve kompetente zbatimin e planit tė qeverisė, ēoftė pėr projekte zhvillimore, ēoftė pėr ato sociale. “Unė jam optimist se ky trend do tė mbahet ashtu siē ėshtė planifikuar, kėto masa do tė ndikojnė pozitivisht edhe nė rritjen e zhvillimit ekonomik”, thekson Shala.

    Ai tregon se nė bazė tė tė dhėnave nga institucionet vendore dhe ndėrkombėtare, deri nė 60 milionė euro ka humbur buxheti i Kosovės, vetėm gjatė njė viti, nga kontrabanda e zhvilluar nė veriun e Kosovės.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  9. #99
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Presheva: Embargo ndaj Serbisė sjell Coca Colat nė gjuhėn shqipe nė Preshevė

    Presheva.com, 31 gusht 2011

    Se a po rrespektohet reciprociteti dhe embargo ndaj mallrave tė Serbisė qė i ka vėn Kosova, flet fakti se tė gjitha pijet freskuese nga kompania Coca Cola, qė janė tė prodhuara pėr Kosovė, kohėn e fundit janė transportuara pėr tregun e Luginės sė Preshevės.

    Kėto pije, siē po shihet edhe nė foto tė dėrguaga nga vizitorė tanė nė rubrikėn iPresheva, janė tė dedikuara pėr tregun e Kosovės, dhe pėr shkak tė reciprocitetit dhe embargos dhe nuk po mund tė depėrtojnė nė tregun Kosovar, ato kanė pėrfunduar nė tregun e Preshevės.

    Kosova i shpalli embargo mallrave nga Serbia kohėė mė parė, pasi kjo e fundit nuk i pranonte mallrat e Kosovės me vulat e autoritetit doganor pėrkatės, nėn pretendimin se Kosova nuk ekziston si shtet. /presheva.com/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  10. #100
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Thaēi: Mė 16 shtator hapen doganat me Serbinė




    PRISHTINĖ- Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi ka deklaruar se data zyrtare e hapjes sė doganave me Serbinė ėshtė 16 shtatori, dhe jo data 10 sic ishte paralajmėruar mė parė nga zėvendėskryeministrja, Edita Tahiri.

    Kėto komente kryeministri kosovar i bėri gjatė mbledhjes sė sotme tė qeverisė, ku sqaroi se nė pikat 1 dhe 31 do tė hiqet vetėm bllokada ndaj mallrave serbe, ndėrkohė mallrat me akcizė nuk do tė kalojnė nė kėto pika.

    Sipas shefit tė qeverisė sė Kosovės kėto mallra do tė lejohen tė kalojnė nė pika tė tjera doganore midis dy vendeve.

    Thaci ripėrsėriti ehde njė herė se aksioni i 25 korrikut pė vendosjen e barrikadave me Serbinė ka qenė nė pėrputhje tė plotė me partnerėt ndėrkombėtarė.
    (e.m/BalkanWeb)

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •