Alarm nė Simpo dhe nė Alfa plam
Beograd,18 gusht Drejtori i pėrgjithshėm i kompanisė Simpo tė Vranjės Slaxhan Disiq dhe ai Alfa plam, Velin Iliq pėr B92 kanė thėnė se e kanė vėshtirė qė tė kompensojnė rreth katėr milionė euro sa kanė humbur kompanitė e tyre qė nga mbyllja e kufirit me Kosovėn.
Vjet nė Kosovė kemi plasuar prodhime nė vlerė prej dy milionė euro, kurse nė gjysmėn e parė tė vitit qarkullimi ishte rritur. Tash nuk shohim asnjė mėnyrė se si ta kompensojmė kėtė humbje, ka deklaruar Disiq.
Ai shton se vendimi pėr embargo do tė jetė edhe mė i dėmshėm pasi ndodhė nė kohėn kur nė Kosovė po qėndron njė numėr i madh i shqiptarėve qė punojnė nė Evropėn Perėndimore.
Ne sinqerisht shprehim keqardhje se sallonet tona nė Prishtinė dhe nė Gjilan janė tė zbrazura, kurse shtėpitė e tjera tregtare tė Kosovės nuk mund tė bashkėpunojnė me ne, shton ai.
Industria metalike Alfa plam pėr shkak tė afėrsisė gjeografike ka qenė shumė e lidhur me tregun Kosovės.
Nga ky treg kemi realizuar deri nė dy milionė euro nė vit, thotė Velin Iliq, drejtor i Alfa Plam.
Problem edhe mė i madh pėr ne ėshtė se po e humbim kėtė treg. Kėtė vakuum do ta plotėsojnė prodhuesit nga Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Turqia, madje edhe nga Kina, ka thėnė drejtori i ndėrmarrjes Simpo. (Qendra.info)
Krijoni Kontakt