Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 108
  1. #71
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    marre nga Kosovapress, 7 gusht 2011


    Ndihet i lehtėsuar qė pėr shumė vite arriti t'i sfidoj produktet serbe

    Pronari i Qendrės Tregtare "Plus-Market " nga Ferizaj, Sylejman Neziri, ua ka parė hajrin masave tė reciprocitetit me Serbinė, qė shteti i Kosovės, ka filluar sė fundi t'i aplikojė. Prej pas luftės, ishte qendra e parė nė Kosovė, qė asnjėherė nuk kishte vendosur asnjė mall me prejardhje nga Serbia.

    Shumė herė u sfidua gjatė punės, shpeshherė i ndodhte qė t'i mungonin pijet e “Coca-Coles” dhe ai tė reagonte publikisht, por gjithmonė ishte optimist se do tė vijė njė kohė si kjo, qė kėtyre mallrave t’u bėhet ndalesa nga shteti.

    Tė dielėn, ai nuk e ka fshehur gėzimin, thotė se as kur ėshtė shpallur pavarėsia e Kosovės nuk ka qenė mė i gėzuar.

    "Besoni prej se kanė filluar tė aplikohen masat e reciprocitetit, puna "Plus Market" ėshtė dyfishuar. Unė asnjėherė nuk kam shitur mallra serbe, tash kur nėpėr qendrat dhe marketet tjera kanė filluar tė paksohen kėto mallra, tek unė puna veē ėshtė shtuar", thotė Neziri.

    Ky afarist i respektuar ferizajas, shpjegon se kjo masė ka qenė dashtė tė aplikohet shumė mė herėt, nė mėnyrė qė nga kjo tė pėrfitojė qytetari por edh shteti.

    "Tė mirat e kėtyre masave janė tė shumta, qytetarėt fitojnė mė sė shumti. Prodhimi do tė rritet, do tė hapen vende tė reja tė punės, do tė rritet cilėsia e prodhimit dhe ajo mė kryesorja paraja do tė mbet kėtu. Besoj se nuk do tė kemi edhe rezerva pėr gjėra ushqimore qė do t'i konsumojmė, ngase gjithmonė mallrat serbe kanė qenė me prejardhje tė dyshimta", shpjegon Neziri.

    Edhe konsumatorėt e kėsaj qendre e kanė vlerėsuar lartė qėndrimin e pronarit, duke thėnė se edhe pėrkundėr vėshtirėsive qė ka pasur, ia ka dal qė ta mbajė gjallė kėtė qendėr dhe t’u sigurojė punė tė punėsuarve, e qė nuk janė edhe tė pakėt.

    Pėr mė tepėr, pronari i "Plus-Marketit ", shprehet optimist se kėto masa do tė mbeten nė fuqi gjithmonė, duke konsideruar se pėr tė gjitha mallrat serbe ka alternativa, bile edhe mė tė mira.

    Neziri e ka ngritur shumė herė zėrin kundėr prodhimeve serbe, duke qenė shpesh edhe sponzorizues i spoteve vetėdijėsuese pėr konsumim tė produkteve vendore.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  2. #72
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    marre nga Kosovapress, 12 gusht 2011

    Vazhdon rritja shkėmbimeve ekonomike, tregtare Shqipėri-Kosovė

    Ekonomia e Kosovės dhe Shqipėrisė janė tė vogla, por tė shėndetshme dhe janė duke shkuar drejt rimėkėmbjes, duke iu bėrė konkurrencė ekonomive globale dhe kjo tregon sesa fleksibile janė bizneset e dy shteteve, ka thėnė kryetari i Aleancės Kosovare tė Bizneseve, Agim Shahini.

    Tė premten ėn Tiranė ėshtė mbajtur forumi i biznesit Shqipėri-Kosovės, me temė “Rritja e shkėmbimeve ekonomike-tregtare Shqipėri-Kosovė nė kushtet aktuale”, i cili u organizua nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė e Tiranės dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipėrisė. Me kėtė rast Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve nėnshkruan edhe njė marrėveshje bashkėpunimi.

    Agim Shahini, kryetar i Aleancės Kosovare tė Bizneseve, tha se ky forum ka pėr qėllim rritjen e shkėmbimeve tregtare dhe lehtėsirat e bashkėpunimit, ndėrsa bizneset duhet tė mendojnė pėr interesat ekonomike.

    “AKB-ja, me aleatėt po mundohen qė prodhimet serbe tė zėvendėsohen me ato shqiptare. Shkėmbimet janė rritur prej 25 korrikut. Konsumatorėt dhe qytetarėt e Kosovė po furnizohen me prodhime shqiptare. Prodhuesit e Kosovės kanė rritur prodhimin pėr 50 pėr qind nė disa sektor, po ashtu edhe punėsimin”, tha Shahini dhe ka shtuar se ekonomia e Kosovės dhe Shqipėrisė janė tė vogla, por tė shėndetshme dhe janė duke shkuar drejt rimėkėmbjes duke iu bėrė konkurrencė ekonomive globale dhe kjo tregon sesa fleksibile janė bizneset e dy shteteve...
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  3. #73
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Shqipėria, bum eksportesh drejt Kosovės


    marre nga qendra.info

    Prishtinė, 13 gusht - Zbatimi i masave tė reciprocitetit me Serbinė ka rritur ndjeshėm nė Kosovė importin e mallrave nga Shqipėria. Tė dhėnat e fundit qė raportohen nga biznesi kanė tejkaluar edhe pritshmėritė mė optimiste.

    "Shqipėria nė tė kaluarėn ka qenė nė vend tė shtatė dhe tė tetė, sa i pėrket shkėmbimeve tregtare me Kosovėn dhe tani del e treta, pas BE-sė dhe Maqedonisė", thotė Agim Shahini, kryetar i Aleancės Kosovare tė Biznesit.

    Kryetari i Dhomės sė Tregtisė tė Shqipėrisė, Nikolin Jaka, deklaron se ka njė rritje tė dukshme tė nivelit tė qarkullimit tregtar dhe kjo rritje, sipas tij, vjen kryesisht nė sektorin e materialeve tė ndėrtimit.

    Mbyllja e kufijve me Serbinė po e ndryshon hartėn tregtare tė Kosovės dhe biznesi kosovar do ta orientojė tregtinė drejt Shqipėrisė. "Bizneset e Shqipėrisė, tė tė gjithė sektorėve, tė vijnė dhe tė qėndrojnė nė Kosovė", thotė Shahini.

    Por, me gjithė situatėn e re tė krijuar, bizneset sėrish ndeshen me pengesa. Muharrem Osmani, njė prodhues kosovar i detergjenteve, thotė se tentativat e tij pėr tė eksportuar drejt Shqipėrisė dėshtojnė nga ēmimet e larta tė referencės qė vendos qeveria shqiptare.
    Ekspertėt e ekonomisė theksojnė se ka ardhur momenti pėr tė politika tė reja tregtare qė do nxisnin tregtinė mes dy vendeve.

    Ministri kosovar pėr Zhvillim Ekonomik, Besim Beqja, thotė se qeveria e Kosovės ėshtė duke ecur nė kėtė drejtim dhe premton heqjen e tė gjitha barrierave.

    "Tė shkojmė drejt eliminimit tė tė gjitha barrierave, drejt krijimit tė njė kuadri ligjor, i cili i mundėson biznesit pėr t'u zhvilluar, por jo pėr tė dhėnė orientim", thotė Beqaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gameness : 13-08-2011 mė 06:37
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  4. #74
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Lajthitja ekonomike e Serbisė

    telegrafi

    Getoar M. Mjeku

    Reciprokimi i Kosovės ndaj ndalimit tė eksporteve tė saj nga Serbia mund tė ēojė nė humbje tė pariparueshme ekonomike pėr kėtė tė fundit. Edhe nėse u rikthehet qasja nė tregun kosovar, prodhimet serbe mund tė mos rimarrin hapin, kur tė jenė zėvendėsuar nga zgjedhje vendore dhe tė importuara nga vende tė tjera.

    Nė pėrpjekje pėr tė kundėrshtuar pavarėsinė e Kosovės, Beogradi mori njė vendim tė guximshėm mė 2008: shkeli detyrimet ndaj marrėveshjes pėr tregti tė lirė dhe ndaloi tė gjitha prodhimet kosovare. Lėvizja, megjithatė, nuk pati ndikim madhor ekonomik pėr Serbinė, meqė fqinji i saj i ri kishte pak mallra pėr tė eksportuar.

    Beogradi vendosi embargon duke kujtuar se eksportet e tij nė Kosovė nuk do tė pengoheshin. Por, ndėrsa pala serbe u tėrhoq nga bisedimet e ndėrmjetėsuara nga BE-ja, me qėllim tė normalizimit tė tregtisė mes tjera ēėshtjesh, qeveria kosovare u kundėrpėrgjigj me masa tė ndėrsjella, ndonėse me njė vonesė prej tre vitesh.

    Prodhimi vendor nė Kosovė ėshtė rritur pėr 40%, thonė drejtuesit e biznesit, ndėrsa doganat lajmėrojnė pėr njė rritje tė importit nga Shqipėria, Maqedonia, Turqia e shtete tė tjera fqinje. Sipėrmarrės nga rajoni po ashtu kanė ardhur nė Kosovė pėr t’u njohur me mundėsitė qė ofron tregu.

    Gjendja politike nė vend mbetet e tensionuar, meqė Serbia vazhdon tė sponsorojė struktura ilegale me qėllim pėr tė zhvatur sovranitetin e Kosovės. Por mbetet shpresė se bisedimet mund tė rifillojnė dhe tė dy vendet tė kėrkojnė zgjidhje pėr mosmarrėveshjen tregtare pėrmes dialogut.

    Sidoqoftė, mund tė jetė tepėr vonė pėr Serbinė qė tė rimėkėmbet nė tregun kosovar atėherė, edhe nėse garantohet sėrish qasje e lirė dhe e plotė nė treg. Mallrat serbe gjithmonė kanė pasur konsum tė gjerė nė Kosovė, por kur tė jenė zėvendėsuar nga alternativat vendore e rajonale, mund tė jetė e vėshtirė pėr to qė tė rimarrin epėrsinė nė tregun kosovar.

    Ndėrthurja e drejtimit tė mbrapshtė tė ekonomisė dhe nacionalizmit shkatėrrimtar nuk janė tė panjohura pėr Serbinė, politikat qeveritare tė sė cilės kanė dėmtuar mirėqenien e vendit gjatė gjithė historisė moderne. Mes viteve 1880 e 1910, siē kujtojnė autorėt serbe, borxhi kombėtar u stėrmadhua pėr 2197 %, duke ēuar nė pėrfshirjen e qeverisė nė luftėra tė kushtueshme agresioni si mėnyrė e vetme pėr tė nxjerrė vendin nga kriza financiare.


    Regjimi monarkik i mes dy luftėrave botėrore nuk solli ndonjė pėrmirėsim. Dinastia e Karadjordjevicėve shtypi liritė politike e ekonomike tė joserbėve, lejoi vendin tė varej financiarisht nga fuqitė e boshtit (Gjermaninė naziste e Italinė e Mussolinit).

    Nė vitet ’90, klika e korruptuar e Milosevicit arriti pėrfitime personale marramendėse pėrmes njė hiperinflacioni tė paprecedent, ndėrsa shpenzimet masive ushtarake pėr zhvillimin e katėr luftėrave, si dhe bombardimet e NATO-s lanė njė vragė tė thellė nė ekonominė e Serbisė. Kėto megjithatė kanė mundur tė shmangen, ashtu siē mund tė mėnjanonte Beogradi edhe politikėn armiqėsore ndaj Kosovės, qė sot po i sjell humbje tė reja ekonomike.

    Nė anėn tjetėr, ndalimi i ndėrsjellė i mallrave do ta lirojė Kosovėn nga varėsia ekonomike nė njė shtet qė nuk pranon ta njohė pavarėsinė politike tė saj.
    Nė tė njėjtėn kohė, Prishtina ėshtė e vendosur t’u japė fund organizatave tė paligjshme tė mbėshtetura nga Beogradi, tė cilat kanė penguar sundimin e ligjit nė Kosovė.

    Prandaj, vendimi i Beogradit pėr tė vendosur embargo ndaj fqinjit jugor nuk gjen mbėshtetje nga pikėpamja ekonomike, por pėrfitimet politike mund tė arrihen. Politika e Serbisė ndaj Kosovės do tė ndeshet me dėshtim fatal, ēfarė shpresojmė tė shpie drejt rrethanave tė reja, nė tė cilat dy vendet tė ndėrtojnė marrėdhėnie tė qėndrueshme e miqėsore, duke pėrfshirė edhe tregtinė e lirė.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  5. #75
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Rendimentet e grurit sivjet janė pėr 35% mė tė larta
    16.08.2011

    Me kėtė prodhim mbulohen rreth 80% tė nevojave tė popullatės, qė janė 205 kg pėr kokė banori nė vit, tha Ministri i Bujqėsisė, Blerand Stavileci....

    Rendimentet e grurit sivjet janė pėr 35% mė tė larta se vitin e kaluar. Me kėto rendimente nevojat pėr grurė pėr popullatėn e Kosovės pėrmbushen nė masėn rreth 80%.

    Raporti pėrfundimtar pėr fushatėn e korrje-shirjes sė drithėrave tė bardha pėr kėtė vit u prezentua nga Ministri i Bujqėsisė, Blerand Stavileci, i cili u shpreh i kėnaqur me rezultatet.

    “Ka qenė njė aktivitet dhe fushatė e korrje-shirjeve do tė thosha skajshmėrisht e suksesshme dhe skajshmėrisht e frytshme. Kėtė vit mund ta konsiderojmė si vit rekord tė rendimentit, tė mbulimit tė nevojave vendore, tė sipėrfaqeve tė mbjella dhe tė korrura dhe tė pėrfituesve tė subvencioneve”, tha Stavileci.

    Sivjet janė grumbulluar afro 360 mijė tonė grurė, kurse vitin e kaluar ishin afro 220 mijė tonė. Shprehur nė pėrqindje, rendimenti mesatar i grurit nė kėtė vit ėshtė mė i lartė pėr 35%.

    Me kėtė prodhim mbulohen rreth 80% tė nevojave tė popullatės, qė janė 205 kg pėr kokė banori nė vit, tha ministri.

    Ndalimi i importit pėr shkak tė masave tė reciprociteti nga Serbia, vendi prej nga ėshtė importuar mė sė shumti, nuk paraqet problem pėr ministrin. Ai thotė se ka shumė tregje tjera.

    “Ne kemi pasur njė varshmėri tė madhe pėr sa i pėrket grurit dhe miellit nga shteti fqinj verior dhe, tash pėr tash, agrobizneset e ndryshme kanė gjetur kanale alternative nga shtete e tjera, madje edhe pėr sa i pėrket farės kanė gjetur farė mė cilėsore nga vendet e tjera, ndryshe nga ato shabllone tė kaluarės”, shtoi Stavileci.

    Ndryshe, pėr sa i pėrket rendimenteve pėr hektar, Kosova bashkė me Serbinė qėndron mė sė miri nė rajon. Por, dallimi ėshtė tek sipėrfaqet e mbjellura, ku vendi ynė qėndron mė poshtė.

    rtklive.com

  6. #76
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Embargo edhe energjisė nga Serbia

    qendra.info

    Prishtinė, 15 gusht - Nė kuadėr tė bllokimit tė mallrave komercialė qė hyjnė nga Serbia, Kosova i vė bllokadė edhe importit tė energjisė elektrike nga Serbia.
    Drejtori i Korporatės Energjetike tė Kosovės, Arben Gjukaj shpjegon se kompania qė ai drejton pas vendimit tė qeverisė, nuk do tė nėnshkruajė asnjė kontratė me operatorėt serbė pėr importin e energjisė elektrike.
    Fatmirėsisht, sipas tij, kėtė vit operatorėt serbė nuk kanė fituar ndonjė tender pėr importin e energjisė dhe energjia e cila importohet bėhet nėpėrmjet operatorėve tė tjerė ndėrkombėtarė.
    “Prej tyre qė kanė fituar tenderin nė janar tė kėtij viti, ka qenė edhe njė kompani nga Serbia, por kjo kompani nė afatin kur e kemi ftuar pėr nėnshkrim kontrate nuk e ka nėnshkruar, d.m.th. kontrata mbetet e panėnshkruar dhe ne jemi nė arbitrazhe pėr rregullimin e ēėshtjeve konform ligjit nė fuqi”, ėshtė shprehur Gjukaj.
    Rrjedhimisht, sipas drejtorit tė KEK-ut, Kosova nuk importon fare rrymė nga Serbia.
    “Pėr momentin kemi vetėm 3 orė import tė energjisė nga njė kompani sllovene, ndėrsa nga Serbia nuk po marrim asnjė megawat”, theksoi Gjukaj.
    Xhukaj bėri tė ditur se pas vendimit tė qeverisė, KEK-u ka ndėrprerė realizimin e rreth 30 kontratave me kompanitė qofshin ato kosovare apo serbe tė cilat kryejnė shėrbime teknike me mallra me origjinė nga Serbia.
    I gjithė ky proēes, sipas sekretarit tė pėrgjithshėm tė Odės Ekonomik, reflekton pozitivisht nė bashkėpunimin e Kosovės me Shqipėrinė nė sektorin e energjisė, por edhe me vende tė tjera tė cilat ofrojnė kontrata mė tė favorshme.
    Pas vendimit tė Ministrisė sė Tregtisė pėr bllokimin e importit tė mallrave komerciale nga Serbia, ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka nxjerrė njė tjetėr vendim i cili ekskluzivisht u drejtohet ndėrmarrjeve publike nė Kosovė pėr tė ndalur ēdo marrėveshje me operatorėt ekonomike tė cilėt sjellin mallra me origjinė nga Serbia.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  7. #77
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    UNMIK-u i njeh Doganat e Kosovės

    16.08.2011/21:38 - E Martė

    Misioni i OKB-sė nė Kosovė, UNMIK ka thėnė se i njeh vulat e Doganės sė Kosovės. “Pėrdorimi i kėtyre vulave ėshtė nė pėrputhje me politkėn neutrale, dhe konfirmohet kjo edhe nė raportin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, dėrguar pėr Kėshillin e Sigurimit”, ka thėnė zėdhėnės Olivie Salgado.

    Ai ka thėnė se vulat doganore tė Kosovės duhet tė pranohen, dhe tė gjithė duhet ta respketojnė marrėveshjen e CEFTA-s. Zėdhėnėsi i UNMIK-ut ka shprehur besimin se kjo ēėshtje do tė zgjidhet nė rundin e ardhshėm tė negociatave. /indeksonline/
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  8. #78
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623

    Situata e krijuar nė Kosovė, hap mundėsi pėr rritje tė kėmbimit tregtar


    Nga Express mė 17 gusht 2011 nė ora 15:08

    Situata e fundit e krijuar ne Kosovė po hape mundėsi pėr njė rritje tė kėmbimit tregtar me shtete e tjera, ka thėnė ministri i Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, pas takimit qė pati me delegacionin bullgar tė kryesuar nga ministri i Bujqėsisė dhe Ushqimit, Miroslav Naydenov.

    Njė delegacion i Ministrisė sė Bujqėsisė dhe Ushqimit nga Bullgaria po qėndruar tė mėrkurėn nė Kosovė, ku ka zhvilluar njė takim me ministrin e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, ku ėshtė biseduar pėr mundėsinė e bashkėpunimit ekonomik dhe tregtar nė mes tė dyja vendeve.

    Ministri Stavileci duke e quajtur kėtė takim shumė tė frytshėm pėr shtetin e Kosoėvs, tha orientimi i Qeveris sė Kosovės ėshtė pėr tė rritur prodhimet vendor, por sipas tij ėshtė e natyrshme qė tė kėrkojnė edhe tregje alternative.

    Ai po ashtu theksoi se zhvillimet e fundit pėr vėnien e masave tė reciprocitetit hapin mundėsi tė reja pėr rritje tė kėmbimit, e tregtarė, duke thėnė se vetėm lehtėsimet fiskale dhe eliminimi i proceduarave burokratike, mund ta pėrshpejtojnė dhe ta rrisin kėtė kėmbim tregtar.

    “Situata e fundit e krijuar nė vendin tonė hap mundėsi pėr njė rritje tė kėmbimit tregtar me shtete e tjera. Nė kėtė drejtim njėri nga shtetet potenciale ėshtė edhe vet Bullgaria dhe ne si shtet jemi tė interesuar qė ta rrisim kėmbimin tregtar si nė vėllim ashtu edhe nė strukturė, dhe pėr kėtė qellim mendojmė se marrėveshjet tona reciproke jo vetėm nė fushėn e bujqėsisė, nė segmentet e ndryshme kufitare dhe fito-sanitare, por sidomos ato tė natyrės fiskale dhe administrative, pra lehtėsimet fiskale dhe eliminimi i proceduarave burokratike, mund ta pėrshpejtojnė dhe ta rrisin kėtė kėmbim tregtarė”, thotė ai.

    Ndėrsa ministri i Bujqėsisė dhe Ushqimit, Miroslav Naydenov tha se bisedimet e kėtij takimi ishin vėrtet praktike dhe bėri tė ditur se i kishte propozuar kolegėve nga Kosova qė tė pėrfitojnė nga pėrvoja bullgare.

    “Ne i propozuam kolegėve tanė qė tė pėrfitojnė nga pėrvoja qė kemi ne nė Bullgari, dhe u propozuam qė shtegun nė tė cilin ne kemi bėrė rrugė, ata tė mos e kapin pėrsėri, por tė pėrdorin shtegun tonė. Ka qenė bashkėpunim nė kontrollin veterinar dhe fito sanitarė, nė fushėn e shkencės bujqėsore, nė fushėn e standardeve tė ushqimeve, sepse herėt ose vonė shumė prej ndėrmarrjeve pėrpunuesve nė Kosovė duhet tė pėrgjigjen standardeve evropiane”, tha ai.

    Pėr mė tepėr delegacioni nga Bullgaria do tė do tė marrė pjesė edhe nė forumin e organizuar nga Ministria e Tregtisė dhe Industrisė nė bashkėpunim me Odėn Ekonomike tė Kosovės me temė “Mundėsitė e bashkėpunimit ekonomik nė mes tė Kosovės dhe Bullgarisė pas masave tė reciprocitetit me Serbinė”.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  9. #79
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Rajoni – nė garė pėr tregun tonė

    17.08.2011/19:30 - E Mėrkurė

    Maqedonia, Kroacia e Mali i Zi po shtyhen pėr tė zėnė vend me produktet e tyre nė Kosovė, pas masave tė reciprocitetit tė qeverisė sė Kosovės ndaj Serbisė.

    “Nė periudhėn nė vazhdim presim njė ngritje tė ndeshme tė pėrqindjes sė produkteve tona nė tregun e Kosovės, ka thėnė pėr SETimes, Jadranka Arizankosvka nga Oda Ekonomike e Maqedonisė.

    Ndėrkohė, ambasadori i Kosovės nė Kroaci Valdet Sadiku u ka bėrė thirrje bizneseve kroate qė tė dėrgojnė mallrat e tyre nė Kosovė, dhe njė vizitė e kryeministres Kosor sė shpejti pritet tė forcojė bashkėpunimin ekonomik.

    E zyrtari i Ministrisė sė Ekonomisė nė Malin e Zi, Goran Scepanovic ka pohuar se ky shtet mund tė zėvendėsojė produketet nė disa fusha si pėr mishin dhe pijet. /indeksonline/
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  10. #80
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor pritet ta vizitojė Kosovėn. Me vete do tė sjellė edhe dhjetėra biznesmenė kroatė.

    Reciprociteti, ankohen biznesmenėt serbė - po humbim

    Biznesmenė serbė ankohen pėr humbjet qė janė duke pėsuar pėr shkak tė mosplasimit tė mallit nė Kosovė. Oda Ekonomike e Serbisė thotė se tani zbrazėtia e krijuar do tė plotėsohet nga fqinjėt. Biznesmenėt serbė, sidomos druajnė nga vizita e Kryeministres sė Kroacisė Jadranka Kosor dhe biznesmenėve kroatė tė cilėt vijnė nė Kosovė mė 24 gusht.

    Nga Express mė 18 gusht 2011 nė ora 14:53

    Njė muaj pasi nė Kosovė ėshtė vendosur bllokada pėr mallin e Serbisė, ka filluar lufta rajonale pėr njė pjesė tė tregut qė e ka mbuluar Serbia.

    Oda Ekonomike e Kroacisė ėshtė duke pėrgatitur njė regjistėr tė ndėrmarrėsve tė interesuar tė cilėt do t’i marrė me vete nė Kosovė Kryeministrja e Kroacisė Jadranka Kosor nė vizitėn e parė nė Kosovė.

    Sipas tė pėrditshmes serbe “Blic”, shansin qė tė marrin njė pjesė tė tregut nė Kosovė qė vlen gati gjysmė miliardi dollarė biznesmenėt kroatė do ta kenė nė fund tė gushtit.

    Edhe pse regjistrat e biznesmenėve kroatė qė do tė jenė nė delegacion me Kryeministren Kosor ende nuk janė gati mediat kroate kanė njoftuar se mė tė interesuarit janė ata qė merren me industrinė ushqimore dhe tė plastikės.

    Nė Serbi vlerėsojnė se ky reagim i shpejtė i biznesmenėve kroatė nuk ėshtė njė befasi pasi bėhet fjalė pėr njė treg tė rėndėsishėm.

    “Keni njė zbrazėti, njė pjesė e tregut me vlerė prej 400 milionė dollarėsh i cili tani duhet tė plotėsohet. Konkurrenti kryesor i deritashėm Serbia ėshtė eliminuar derisa nevojat e tregut janė urgjente. Ky ėshtė njė rast qė duan ta shfrytėzojnė tė gjithė”, ka thėnė Zoran Bojovic nga Oda Ekonomike e Serbisė.

    Se tregu i Kosovės nuk ėshtė i parėndėsishėm pėr kompanitė serbe tregojnė edhe shifrat. Gjatė njė viti nė Kosovės ėshtė plasur njė mall nė vlerė prej 400 milionė dollarėsh. Nė 6 muajt e parė vlera e mallit ka qenė 200 milionė dhe gjithēka mė pas ėshtė ndalur.

    “Nė bazė tė kėtyre shėnimeve mund tė pėrfundojmė se humbja potenciale e Serbisė nėse embargoja vazhdon mund tė jetė deri nė 250 milionė”, ka thėnė Bojovic.

    “Tė gjithė janė duke e shfrytėzuar fatkeqėsinė serbe dhe ashtu si qėndrojnė gjėrat tani shanset janė qė kompanitė nga vendet e rajonit ta marrin plotėsisht tregun e Kosovės. Nėse merren vesh malli kroat do tė jenė nė raftat e shitoreve brenda 24 orėsh, kaq do t’ju duhet tė na zėvendėsojnė”, ka thėnė Rodoljub Draskovic, drejtor i “Swisslion”, kompani me plasmanin mė tė madh tė produkteve nė Kosovė.

    “Shpresoj qė shteti tė ketė mirėkuptim dhe tė na kompensojė pėr humbjet nė Kosovė”.

    Kompania “Bambi” nga Banati pėr shkak tė ndalimit tė hyrjes sė mallrave serbe, humb rreth 200 mijė euro tė cilat sipas drejtorit Miroslav Miletic nuk mund tė kompensohen aktualisht.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •