Ky shkrim me duket i denje per ta hapur nje teme te tille, me qellim vetdijesimin e qytetareve per konsumim te produkteve vendore dhe refuzim te produkteve serbe.
Mos e ushqe kontrabandėn!
29.07.2011
Gjergj Filipaj
Shija e kikirikut tek smoki i njohur i Soko Shtarkut, prodhuesit serb tė produkteve tė konsumit tė gjerė, iu pėlqen shumė fėmijėve qė janė nė gjendje ta hanė atė nė tė tri vaktet e ditės. Por, smoki besa iu konvenon edhe tė rriturve si shoqėrues i rastit i ndonjė kriklle birrė netėve tė nxehta tė kėsaj vere.
Nuk kam si tė mos e pėrmend kėtu edhe plazma keksin, eurokremin apo edhe bonzhiten me fruta tė thara dhe aromė drithi nga Vojvodina, qė kosovarėt i kthejnė nė vitet e fėmijėrisė sė hershme. Shije tė mira kėto, ska diskutim. Tė gjitha kėto produkte tė zėvendėsueshme edhe pėr nga cilėsia edhe pėr nga ēmimi.
Tani ka ardhur koha kur duhet tė orientohemi drejt njė qėllimi mė tė lartė. Duhet tė fillojmė ta marrim seriozisht ligjin, sepse mungesa e zbatimit tė ligjit na ka sjellė nė kėtė situatė parakonfliktuoze me fqinjin tonė verior. Tė jemi njė hap para qeverisė, institucioneve dhe tek e fundit edhe disa hapa para bizneseve qė i importojnė produktet serbe. Njė hap para jo pėr hakmarrje e inate ballkanike, por pėr tė ndėrtuar njė shtet me ekonomi tė lirė tregu, parakusht i sė cilės ėshtė sundimi i ligjit dhe kushtet e barabarta nė treg pėr tė gjithė.
Nga shpallja pavarėsisė e deri para disa ditėsh nuk ėshtė respektuar ligji ai i qarkullimit tė lirė tė mallrave mes Kosovės dhe Serbisė. Si pasojė e kėsaj, asnjė produkt kosovar ska mundur tė shitet nė Serbi, derisa malli serb ka hyrė nė Kosovės si pėrmes doganės ashtu edhe pėrmes kanaleve ilegale tė kontrabandės.
Por, meqenėse Qeveria e Kosovės e ndaloi importin e produkteve me vulė doganore dhe fiskale tė Serbisė, kurse pika kufitare e Jarinės ėshtė djegur e ajo nė Bėrnjak ende nuk funksionon, prodhuesve serbė dhe tregtarėve shqiptarė tė Kosovės iu kanė shterur mundėsitė ligjore tė sjelljes sė tyre pėrsėri nė vend. Kėshtu qė mundėsia e vetme pėr momentin pėr furnizimin e tregut kosovar me produkte serbe mbeten kanalet ilegale tė kontrabandės.
Pikėrisht kontrabanda e mallrave serbe nė Kosovė duhet tė jetė njė arsye e fortė qė ta respektojmė ligjin duke refuzuar blerjen e mallrave tė Delta Holdingut, Soko Shtarkut, Bambit, Nectarit e shumė tė tjerėve tė pranishėm nė raftet e dyqaneve kosovare.
Abstinenca nga produktet serbe e ndihmon ekonominė kosovare duke e stabilizuar tregun vendor pėrmes gjetjes sė linjave tė reja tė tregtisė dhe ēėshtė mė e rėndėsishmja pasurimit tė buxhetit tė Kosovės.
Ato 300 milionė euro mallra tė kontrabanduara serbe qė nuk shkojnė nė buxhet mund tė merren vetėm duke e ndalur importin serb duke krijuar hapėsirė pėr produktet e vendeve rajonale.
Duke kujtuar sesi nė tė kaluarėn ka pasur njė bashkėpunim tė flaktė mes shqiptarėve dhe serbėve sa i pėrket kontrabandės- asnjėrės palė si ka plasur se ēfarė po bėn derisa ka marrė hisen e vet, nuk habitem nėse fillon kontrabanda e kėtyre mallrave nė tregun kosovar.
Nė tė kaluarėn blerėsit kosovarė tė mallrave kontrabandė nga Serbia e kanė pasur lehtė ngase nuk e ka ditur kush se po konsumojnė mall serb. Me ta mbushur rezervuarin me naftė apo benzinė, historia ka mbaruar dhe askush se ka marrė vesh se miku a komshiu i tij i jep makinės me mall ilegal serb.
Derisa derivatet e naftės janė tregtuar kontrabandė me fuēi pa logo tė NIC-it ambalazhi i produkteve ushqimore serbe vėshtirė se mund tė fshihet nga konsumatorėt e tyre. Fakti se blerja e produkteve serbe e dėmton ekonominė edhe ashtu tė brishtė tė vendit tonė ėshtė njė motiv shtesė pėr ti shpenzuar paratė tek malli maqedonas, malazias, kroat, turk apo edhe grek.
Shqiptarėt e Kosovės kur tė hyjnė nėpėr dyqanet afėr shtėpive tė tyre, se qendrat e mėdha tregtare janė pothuajse tė mbushura tėrėsisht me mall serb, nuk duhet tė shtrijnė dorėn drejt rafteve ku janė tė ekspozuara mallrat serbe. Sepse blerja e tyre nė mungesė tė importit legal e ushqen atė kafshėn e kontrabandės qė vazhdimisht ėshtė duke e goditur buxhetin e Kosovės pėrmes mospagesės sė taksave doganore.
Nė kėto momente kur u bė shkrumb e hi pika kufitare e shtetit duhet ditur tė kontrollojmė atė urinė ndaj shijeve qė jena mėsuar ti konsumojnė jo vetėm nė kėto 11 vjet e fundit por edhe gjatė kohės sė ish-Jugosllavisė. Vetėm duke mos blerė kėto produkte mund tė ndalet kontrabanda. Edhe nė mos u ndaltė sė paku ne mos ta ushqejmė atė.
Besoj se edhe pronarėt e dyqaneve por edhe ata qė i menaxhojnė qendrat e mėdha tregtare duhet tė pėrgatiten pėr gjetjen e tregjeve tė reja e jo pėr blerjen e mallrave tė kontrabanduara nga Serbia. Pak dinjitet dhe respekt pėr ligjin!
zeri.info
Krijoni Kontakt