Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 108
  1. #81
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Alarm nė “Simpo” dhe nė “Alfa plam”

    Beograd,18 gusht – Drejtori i pėrgjithshėm i kompanisė “Simpo” tė Vranjės Slaxhan Disiq dhe ai “Alfa plam”, Velin Iliq pėr B92 kanė thėnė se e kanė vėshtirė qė tė kompensojnė rreth katėr milionė euro sa kanė humbur kompanitė e tyre qė nga mbyllja e kufirit me Kosovėn.
    “Vjet nė Kosovė kemi plasuar prodhime nė vlerė prej dy milionė euro, kurse nė gjysmėn e parė tė vitit qarkullimi ishte rritur. Tash nuk shohim asnjė mėnyrė se si ta kompensojmė kėtė humbje”, ka deklaruar Disiq.
    Ai shton se vendimi pėr embargo do tė jetė edhe mė i dėmshėm pasi ndodhė nė kohėn kur nė Kosovė po qėndron njė numėr i madh i shqiptarėve qė punojnė nė Evropėn Perėndimore.
    “Ne sinqerisht shprehim keqardhje se sallonet tona nė Prishtinė dhe nė Gjilan janė tė zbrazura, kurse shtėpitė e tjera tregtare tė Kosovės nuk mund tė bashkėpunojnė me ne”, shton ai.
    Industria metalike “Alfa plam” pėr shkak tė afėrsisė gjeografike ka qenė shumė e lidhur me tregun Kosovės.
    “Nga ky treg kemi realizuar deri nė dy milionė euro nė vit”, thotė Velin Iliq, drejtor i “Alfa Plam”.
    “Problem edhe mė i madh pėr ne ėshtė se po e humbim kėtė treg. Kėtė vakuum do ta plotėsojnė prodhuesit nga Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Turqia, madje edhe nga Kina”, ka thėnė drejtori i ndėrmarrjes “Simpo”. (Qendra.info)
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  2. #82
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    (bejn me shum deme 400 milion euro se sa 400 tabore...)

    Ndėrmarrėsit serb akuzojnė shtetin

    Beograd, 19 gusht – Njė muaj pasi qė Kosova ka mbyllur kufijtė pėr mallrat nga Serbia, ka nisur njė luftė rajonale pėr tė zėnė tregun qė e mbulonte ky shtet, shkruan gazeta e Beogradit “Blici”.
    Oda Ekonomike e Kroacisė me tė madh po bėnė listėn e ndėrmarrėsve tė interesuar qė do ta shoqėrojnė kryeministren kroate Jadranka Kosor gjatė vizitės sė saj tė parė nė Kosovė. Shans pėr tė marrė pjesėn e tortės serbe gati gjysmė milioni euro qė dikur e kishte Serbia, ndėrmarrėsit kroat e kanė kah fundi i gushtit. Mediat kroate shkruajnė se mė shumė interesim ka nga industria ushqimore dhe ajo e plastikės. Ky reagim i shpejtė i fqinjėve i ka befasuar ndėrmarrėsit serb. Si thonė, nuk bėhet fjalė pėr njė treg tė parėndėsishėm.
    “Keni njė zbrazėsi, njė pjesė tė tregut prej rreth 400 milionė dollarė, tė ciln tani duhet ta mbuloni. Ėshtė mėnjanuar konkurrenti i deritashėm kryesor, Serbia, kurse nevojat janė urgjente. Tė gjithė mundohen qė ta shfrytėzojnė kėtė shans”, vlerėson Zoran Bojoviq nga Oda Ekonomike e Serbisė.
    Ai pret qė gjatė ditėve qė po vijnė pėr nė Kosovė do tė nisen edhe shumė delegacione ekonomike tė vendeve tė rajonit, kurse lufta pėr tregun qė mbulonte Serbia aspak nuk do tė jetė e lehtė.
    Kompanitė vendore (serbe), posaēėrisht nga industria ushqimore , tė cilat njė sasi tė madhe tė artikujve tė tyre i kanė shitur nė Kosovė, tash janė nė “pat pozicion” dhe fare nuk iu pėlqejnė zhvillimet aktuale.
    “Tė gjithė e shfrytėzojnė fatkeqėsinė serbe deh ka shans qė kompanitė nga rajoni tėrėsisht ta marrin tregun e Kosovės. Nėse merren vesh, malli kroat nėpėr shitore do tė gjendet brenda 24 orėsh”, thotė Rodoljub Drashkoviq, drejtor i kompanisė”Swissline”, e cila plasmanin mė tė madh tė produkteve tė veta e kishte nė Kosovė.
    Kompanitė vendore po shėnojnė humbje tė mėdha pėr shkak tė embargo kosovare.
    “Shpresoj se shteti do tė ketė vesh dhe do tė na kompensoj humbjet qė kemi nė Kosovė. Kimi humbur njė pjesė tė tregut dhe rreth 20 milionė euro tė hyra. Ky nuk ėshtė problem i vetėm, meqenėse ne aktualisht nga Kosova kėrkojmė katėr milionė euro dhe nuk dijė si do t’i arkėtojmė”, ankohet Drashkoviq.
    Kompania “Bambi” nga Banati , pėr shkak tė bllokadės, secilin muaj humbė nga 200 milionė euro, thotė drejtori i saj Miroslav Miletiq, tė cilat nuk mund t’i zhvendosin nė tregjet e tjera pėr njė kohė tė shkurtėr.
    “Kjo nuk ėshtė asgjė kontestuese,kėtė e kemi parė edhe mė herėt. Produktet kroate janė tė pranishme nė tregun kosovar, por tash atyre u shtė hapur edhe njė hapėsirė e zbrazėt ku mund tė ndėrhyjnė”, sqaron Miletiq.
    Pėr dallim nga “Bambi”, kompaji “Imlek” qysh para njė viti ka ndėrprerė dėrgesat pėr nė Kosovė, meqenėse problem ishin vulat e reja. Pushteti nė Kosovė kėrkonte qė nė prodhimet e saj, nė vendin pėr importuesin tė shėnohet Republika e Kosovės. Qeveria serbe kėtė nuk e ka lejuar, prandaj “Imlek” ka ndėrprerė tė dėrgoj qumėsht dhe produkte tė tij.
    Treg i madh: Se Kosova nuk ėshtė tre i parėndėsishėm pėr kopanėt serbe vet shifrat flasin. Secilin viti kėtu janė plasuar mallra nė vlerė prej 400 milionė dollarėsh, Nė gjysmėn e vitit ishin 200 milionė dollarė, kurse tash gjithēka ėshtė bllokuar. “Nė bazė tė tė dhėnave mund tė konstatojmė se nėse vazhdon embargoja, humbjet potenciale nė fund tė vitit mund tė jenė sė paku 250 milionė dollarė”, thotė Zoran Bojoviq nga Oda Ekonomike e Serbisė. (Qendra.info)
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  3. #83
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Huruglica: Doganat nuk duhet t’i besohen EULEX-it


    11:59 / 19.08.2011

    Shefi i Doganave tė Kosovės, Naim Huruglica, nuk e sheh kthimin e doganierėve tė EULEX-it nė Jarinjė dhe nė Bėrnjak si zgjidhje tė problemeve doganore qė aktualisht ekzistojnė mes Kosovės dhe Serbisė.

    Huruglica thotė se EULEX-i e ka dėshmuar pėr tre vjet rresht se nuk mund tė kryejė punėn si duhet nė atė pjesė, prandaj nuk ka nevojė qė t’i jepet njė shans i dytė, edhe sikur njė gjė e tillė tė kėrkohet si zgjidhje kompromisi gjatė procesit dialogues nė Bruksel.

    Huruglica siguron se pas aksionit tė 25 korrikut nė veri, produktet “Made in Serbia”, me pėrjashtim tė ndonjė rasti tė vogėl, mė nuk janė duke hyrė nė Kosovė. Nė intervistėn e dhėnė pėr “Kohėn Ditore” ai shpreh bindjen se produktet serbe tani nuk po kėrkohen as nga vetė kontrabandistėt. Me rreth 600 doganierė qė ka,

    Huruglica thotė ta ketė tė vėshtirė qė ta mbulojė tėrė vijėn kufitare tė Kosovės. Por, ai beson se me kėto kapacitete ėshtė nė gjendje qė brenda tri ditėsh t’i kthejė nė funksion pikat 1 dhe 31. Si drejtor ai ėshtė impresionuar edhe me gatishmėrinė qė kanė treguar oficerėt doganorė pėr t’iu pėrgjigjur pozitivisht ftesės pėr tė shkuar nė veri.

    Kreu i doganave nuk ėshtė i sigurt nėse do tė marrė pjesė nė raundin e ri tė bisedimeve nė Bruksel, nė tė cilin takim pritet tė bisedohet pėr vulat doganore, por kjo nuk e pengon qė ta shprehė nė mėnyrė tė prerė qėndrimin e tij se vulat e Doganave tė Kosovės nuk duhen ndryshuar pėr hatėr tė Serbisė. Ai ėshtė optimist se edhe sivjet do ta realizojė planin e Qeverisė pėr tė hyrat e parashikuara nga Doganat, me gjithė lartėsinė buxhetore qė ėshtė caktuar. /Telegrafi/
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  4. #84
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Gjermania pėrkrahė zhvillim ekonomik tė Kosovės

    15:41 / 19.08.2011

    Ministri i Financave, Bedri Hamza, priti tė premten nė takim njohės Ambasadorin e Gjermanisė nė Prishtinė, Ernst Reichel, me tė cilin biseduan pėr bashkėpunimin e ardhshėm ndėrmjet Republikės sė Kosovės dhe Republikės Federale te Gjermanisė.

    Ministri Hamza ka falėnderuar Ambasadorin gjerman pėr kontributin jetik dhe pėrkrahjen e vazhdueshėm tė shtetit gjerman qw i ka dhėnė Kosovės, sidomos gjatė vitit 1999, e cila i hapi perspektivė zhvillimit tė mėtejme tė Kosovės si njė vend i lirė dhe gjithashtu mbėshtetjen e vazhdueshme politike dhe diplomatike.

    Ai mė tej e njoftoi ambasadorin pėr objektivat dhe aktivitetet kyēe tė ministrisė, sidomos nė lidhje me buxhetin e shtetit dhe trendėt pozitive tė rritjes sė tė hyrave.

    Ndėrsa, Ambasadori gjerman, Ernst Reichel, tha se Republikės Federale e Gjermanisė do tė vazhdoj pėrkrahjen e zhvillimit ekonomik tė Kosovės, pėrmes investimeve dhe pėrkrahjes politike tė shtetit tė Kosovės. /Telegrafi/
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  5. #85
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Reciprociteti, nuk dėmtohet tregu farmaceutik

    Barnat me prejardhje nga Serbia, pas masave tė reciprocitetit, po zėvendėsohen me ato nga vendet e rajonit dhe shtetet e BE’sė. Farmacistėt premtojnė se nė Kosovė nuk do tė mungojė asnjė produkt mjekėsor.

    Nga Express mė 20 gusht 2011 nė ora 16:10

    Masat e reciprocitetit me Serbinė nuk e kanė dėmtuar tregun farmaceutik nė Kosovė, thotė kryetari i Shoqatės se Farmacisteve tė Kosovės, Kadri Bytyqi.

    Sipas tij, janė disa produkte mė shumė tė kėrkuara nga pacientėt, por qė nuk janė tė pa zėvendėsueshme.

    “Ēka ka pas me tė shitur kanė qenė infuzionet siē njihen nė popull qė kanė ardhur nga Serbia pėr arsye se kanė pasur njė ēmim mė tė lirė, por tani kanė sjell dhe janė orientuar nga Greqia dhe vendet e Bashkimit Europian dhe po i sjellim pa problem dhe me ēmime tė njėjta”, thotė Bytyqi, pėr RTK.

    Ndėrsa, Dardane Meha, farmaciste, thotė se ka raste kur pacientėt kėrkojnė barna qė janė me prejardhje nga Serbia.

    “Pacientet akoma i kėrkojnė, por ne jemi duke u munduar t’i zėvendėsojmė me fabrika tjera. Ka zėvendėsime, mirėpo pėr njė numėr tė caktuar nuk ka zėvendėsim. Si p.sh janė disa barna qė janė tė nevojshme shumė siē ėshtė nitroglicerina, e cila merret mbas atakut tė zemrės e qė nuk ėshtė e regjistruar fare”, thotė Meha.

    Nga ana tjetėr, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Shėndetėsisė, Faik Hoti, tha se nuk ka barna tė pazėvendėsueshme.

    “Regjistri aktual nė Kosovė, i cili pėr herė tė parė ėshtė publikuar vitin e kaluar ėshtė pasuruar edhe me 184 lloje tė barnave tė reja. Ka mundėsi tė zėvendėsimit tė kėtyre barnave kryesisht me barna tė Evropės dhe nuk mund tė ndihet fare mungesa e barnave. Kėshtu qė arsyetimi se ende po mbahen produktet serbe sepse ato po i kėrkojnė pacientet faktikisht nuk qėndrojnė”, thotė Hoti.

    Dyshimet se ka barna tė paregjistruara, janė evidente tha zėdhėnėsi Hoti, sipas tė cilit, inspektorati shėndetėsor ėshtė nė kėrkim tė gjetjes dhe ndėshkimit tė tyre.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  6. #86
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Kryetari i Odės ekonomikė tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu - Reciprociteti po sjell fryte
    20.08.2011

    Njė muaj mė parė, mė 20 korrik, qeveria e Kosovės vendosi tė ndalojė importimin e mallrave nga Serbia si njė kundėrpėrgjigje ndaj ndalimit qė ajo u kishte bėrė mallrave nga Kosova pas shpalljes sė pavarėsisė sė kėsaj te fundit. Kryetari i Odės ekonomikė tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu nė njė bisedė pėr Zėrin e Amerikės tha se masat e ndėrsjella tashmė po i japin frytet e tyre.

    “Kjo po manifestohet ēdo ditė e mė tepėr, qoftė nė aspektin politik apo ekonomik, por mbi tė gjitha nė psikologjinė e konsumatorit dhe biznesmenit kosovar. Ėshtė njė rritje enorme e konsumimit tė prodhimeve vendore, ėshtė njė shtim enorm i punėsimit, qė ka qenė njė ndėr problemet mė tė mėdha dhe mbi tė gjitha ėshtė krijuar njė opinion i ri qė Kosova mund tė jetoj nė aspektin ekonomik edhe pa Serbinė, po ashtu edhe nga aspekti politik”, ka thėnė Gėrxhaliu nė njė bisedė pėr Zėrin e Amerikės.

    Gėrxhaliu thotė se ndalimi i importeve nga Serbia nuk ka krijuar boshllėk nė tregun e Kosovės. Shtetet e rajonit janė vėnė nė pėrpjekje pėr tė fituar tregun dhe pėr tė zėvendėsuar importet nga Serbia qė nė vitin 2010 kishin arritur nė rreth 320 milion euro.

    “Vendet kyēe qė e kanė bėrė zėvendėsimin, janė vendet evropiane. Ėshtė nė rend tė parė Shqipėria, Maqedonia Bullgaria dhe Turqia, por edhe vendet tjera qė vėrtet e kanė gjetur kėtė boshllėk qė tė plasojnė prodhimet e veta dhe nė qoftė se kishte pėr tu bėrė njė analizė e asaj se kush humb, atėherė me siguri ekonomia serbe do tė jetė ajo e cila ka pėsuar mė sė shumti. Duhet tė kuptohet edhe njė qasje psikologjike e konsumatorit, kur njė treg humbet njėherė ėshtė shumė vėshtirė tė kthehet dhe jam i mendimit se me kėto procese politike dhe me kėtė dozė tė radikalizmit serb ndaj Kosovės, atėherė ekonomia serbe me tė vėrtetė ka humbur nė kėtė drejtim dhe do tė jetė shumė e vėshtirė qė tė kthehet”, ka thėnė Gėrxhaliu.

    Ndalimi i importeve nxiti shqetėsime pėr mundėsinė e shtimit tė kontrabandės sė mallrave serbe. Gėrxhaliu thotė se kjo ēėshtja varet shumė nga vullneti politik. “Unė e kam thėnė nė tė kaluarėn dhe po e pėrsėris se kontrabanda nė Kosovė do tė ndalohet njė qind pėr qind atėherė kur grupe tė caktuara politike nė Kosovė do ta minimizojnė dėshirėn pėr tė pėrfituar nga kontrabanda. Pėr kontrabandė, pėr dashuri, pėr luftė gjithmonė duhet tė jenė dy palė. Me siguri se ēdo kontrabandistė nė kėtė drejtim e ka njė mbėshtetje nga qarqe tė caktuara politike dhe fati i tyre ėshtė nė duart e qarqeve tė caktuara politike, sa janė tė gatshėm qė ta sakrifikojnė interesin e tyre”.

    telegrafi.com

  7. #87
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Beqaj takon Berishėn: Tė rrisim bashkėpunimin

    Qendra.info

    Tiranė, 22 gusht - Njė plan zhvillimi dhe bashkėpunimi ekonomik nė rritje midis dy vendeve ishte nė qendėr tė njė takimi mes kryeministrit Berisha dhe ministrit tė Zhvillimit Ekonomik tė qeverisė sė Kosovės, Besim Beqaj.
    Beqaj shprehu besimin se me kushtet e reja tė krijuara nė Kosovė, bashkėpunimi i sektorit privat tė dy vendeve ka mundėsi tė rritet edhe mė shumė, nga shfrytėzimi i hapėsirės sė krijuar nga ndalimi i produkteve serbe.
    Sipas tij, nxitja e bashkėpunimit mes dy vendeve duhet tė synojė si fushėn e investimeve ashtu edhe atė tregtare.
    Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha shprehu kėnaqėsinė e tij pėr vendimet e rėndėsishme tė qeverisė sė Kosovės, nė lidhje me privatizimet nė fushat strategjike, tė cilat pėrbėjnė dhe bazėn e reformave themelore ekonomike.
    Duke iu referuar shembullit tė Shqipėrisė e cila, sipas kryeministrit, falė privatizimeve arriti tė rriste tė ardhurat pėr frymė, ai i quajti vendimet e qeverisė sė Kosovės, tė guximshme.
    “Synimi final i tė dy vendeve ėshtė dhe duhet tė jetė rritja e tė ardhurave pėr frymė dhe pėrmirėsimi i standarteve tė jetesės. Bashkėpunimet tregtare, nė fushėn e energjisė, si dhe nė fushėn e bujqėsisė dhe agro-biznesit”- tha kryeministri Berisha
    Nė fushėn e energjisė, ndėrtimi i linjave tė transmetimit si ajo Tiranė-Prishtinė , jo vetėm forcon integrimin e sistemeve energjetike, por rrit edhe efiēencėn e funksionimit tė tyre, duke kursyer 20% tė burimeve energjitike, u theksua nė takim.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  8. #88
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Heqja e TVSH ndihmon eksportin

    Prishtine, 23 gusht - Pėr tė qenė produktet kosovare mė konkurruese nė raport me produktet e shteteve tjera, sipas ekspertėve tė ēėshtjeve ekonomike dhe pėrfaqėsuesve tė bizneseve kosovare, Kosova duhet tė ketė njė treg mė tė favorshėm nė aspektin e klimės biznesore dhe tė ketė investime mė tė mėdha tė huaja.

    Bizneset duan pėrmirėsim tė ambientit afarist
    Alban Zogaj nga Instituti “Riinvest” thotė se pa pėrmirėsimin e politikave fiskale, produktet kosovare nuk do tė mund tė jenė konkurruese, dhe nė kėtė mėnyrė nuk do tė mund tė eksportohen.

    “Ēka duhet bėhet qė tė kemi njė rritje nė eksportit t tonė e qė pastaj e rregullon bilancin tregtar tepėr tė disfavorshėm tė Kosovės. Ēėshtje kyēe nė rritjen e eksportit ėshtė rritja e konkurrueshmėrisė sė ndėrmarrjeve kosovare. Ndėrmarrjet kosovare duhet tė jenė mė konkurruese nė tregun ballkanik dhe nė atė evropian, nė mėnyrė qė produktet kosovare tė shiten ne tregjet e rajonit, por edhe ne tregjet e Evropės”, thekson Zogaj.

    Nė gjysmėn e parė tė kėtij viti, sipas tė dhėnave tė Bankės Qendrore tė Kosovės, eksportet shėnuan normė vjetore tė rritjes prej 18.6 pėr qind, duke arritur vlerėn prej 168.1 milionė euro, ndėrsa importet shėnuan rritje vjetore prej 16.5 pėr qind dhe arritėn vlerėn prej 1.09 miliardė euro.

    Sipas raportit tė BQK-sė, efekti i rritjes sė eksporteve vazhdon tė eliminohet nga rritja e importeve pėr sa i pėrket ndikimit nė vlerėn e bilancit tregtar, duke pasur parasysh se importet janė rreth 6.5 herė mė tė larta sesa importet.

    Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane, thotė se njė masė qė do tė ndihmonte nė promovimin e eksportit ėshtė futja e pakove stimuluese, siē ėshtė lirimi i pagesave nga tatimet pėr ato biznese tė cilat kanė njė plan tė mirė tė biznesit, dhe bizneset qė bėjnė pjesė nė sektorin e prodhimtarisė

    “Qeveria do tė ishte nė gjendje tė dilte me njė pako tė mirė qė do tė stimulonte zhvillimin e eksportit privat dhe sektorin e prodhimtarisė nė vend. Kemi marrė paralajmėrime nga qeveria se shumė shpejt do tė hyjė nė fuqi njė pako e re fiskale, e cila pėrfshinė masa tė tilla stimuluese, njė prej tyre ėshtė qė Oda Ekonomike Amerikane e ka kėrkuar tash e sa kohė, e kjo ėshtė heqja e tatimit mbi vlerėn e shtuar pėr produktet e makinerisė pėr markat qė pėrdoren pėr prodhim”, thotė Zeka.

    Zeka thekson se kanė pritur qė pas raportit “Tė bėsh biznes” tė Bankės Botėrore, institucionet e vendit do tė punonin mė shumė nė pėrmirėsimin e ambientit afarist, por siē thotė ai, njė gjė e tillė nuk ndodhi, dhe sipas tij, Kosova vazhdon tė ketė deficit tė lartė tregtarė.

    “Ēfarė mund tė bėjė qeveria e vendit pėr tė pėrmirėsuar ambientin afarist? Mendoj qė kėto janė indikatorė shumė tė qartė. Nuk ka nevojė qė qeveria tė drejtohet diku tjetėr. Mjafton raportin ‘Tė bėsh biznes’ qė publikohet ēdo vit nga Banka Botėrore. Nė bazė tė atij raporti, qeveria duhet tė merr masa tė cilat do tė ndikonin nė pėrmirėsimin e ambientit afarist”, thotė ai.

    Pėr tė ngritur eksportin, edhe Alban Zogaj nga Instituti “Riinvest”, thotė se autoritetet kosovare duhet tė bėjnė mė shumė nė stimulimin e bizneseve vendore.

    Ne po e shohim qė nuk ėshtė punuar shumė nė aspektin e klimės biznesore nė Kosovė.
    Deri mė tani, sipas tij, ėshtė bėrė shumė pak nė sektorin privat.

    “Ne po e shohim qė nuk ėshtė punuar shumė nė aspektin e klimės biznesore nė Kosovė. Kosova renditet shumė poshtė nė listėn e Bankės Botėrore dhe institucioneve tjera ndėrkombėtare sa i pėrket atyre elementeve tė bėrit biznes nė Kosovė”, sqaron ai.

    Ndryshe, sipas tė dhėnave zyrtare tė Bankės Qendrore tė Kosovės, qė nga fillimi i kėtij viti deri mė tani, Kosova importoi mallra nė vlerė prej 1.09 miliardė euro krahasuar me 938.8 milionė euro nė periudhėn e njėjtė tė vitit paraprak./rel/
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  9. #89
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Vera shitet lirė, blihet shtrenjtė

    Zeri, Lavdim Hamidi | 24-08-2011 11:08 CET

    Kosova mund tė mburret se vetėm me verėra e ka raportin pozitiv tregtar. Mė shumė eksporton sesa qė importon. Mirėpo, vlera e importit tė verės e tejkalon atė tė eksportit, pasi qė ajo blihet shumė shtrenjtė e shitet lirė.

    Aktualisht eksporti nė tregun evropian ėshtė shumė i ulėt, krahasuar me vitet e 80-ta kur eksporti nga Kosova ka qenė 40 milionė litra nė vit, kryesisht nė Gjermani. Sipas Ministrisė sė Bujqėsisė, gjatė luftės nė Kosovė sipėrfaqja me vreshta u zvogėlua nė mėnyrė drastike.

    Vreshtat e sektorit tė ndėrmarrjeve shoqėrore u shkatėrruan plotėsisht. Sipėrfaqja e vreshtave nė Rahovec ėshtė sipėrfaqja mė e rėndėsishme e vreshtave, e pastaj sipėrfaqja e vreshtave tė Therandės.

    Nė dokumentin e Ministrisė sė Bujqėsisė, plani pėr bujqėsi, pylltari dhe zhvillim rural 2010-2013, flitet edhe pėr pėrpunimin shtėpiak tė rrushit nė verė, ku thuhet se ekziston njė numėr relativisht i madh pėrpunuesish, tė cilėt nuk janė tė licencuar dhe kushtet nė tė cilat ato bėjnė pėrpunimin janė shumė tė dobėta sa i pėrket higjienės, si dhe pajisjeve teknologjike.

    Sipas kėtij dokumenti, tregu aktual karakterizohet me verėra jocilėsore me ēmime tė ulėta, pasi qė verėrat komerciale duhet tė garojnė me prodhimet shtėpiake. “Pėr tė pasur njė kthim tė arsyeshėm tė investimeve nė nėn-sektor, kėrkohet cilėsi mė e mirė dhe njė profil i qartė i verės sė tregtuar, karshi verėrave shtėpiake.

    Ministri i Bujqėsisė, Blerand Stavileci, thotė se mund tė jetė formulimi jo i drejtė, ku flitet pėr verėra jocilėsore nė dokumentin e Ministrisė, mirėpo, sipas tij, vreshtarėt kosovarė duhet tė orientohen nė varietete mė cilėsore.

    Ai sqaron se rrushi i tryezės, qė kultivohet nė Kosovė, ėshtė shumė cilėsor dhe do tė pėrkrahet nga Ministria e Bujqėsisė. Mirėpo, sipas tij, kėrkesa pėr konsum tė verėrave ka rėnė nė nivel global, jo vetėm nė tregun e Kosovės.

    Nė anėn tjetėr, profesori i vreshtarisė dhe verarisė nė Fakultetin e Bujqėsisė nė Prishtinė, Bedri Dragusha, thotė pėr “Zėrin” se pėr kėtė sektor pėrkrahja institucionale ėshtė zero.

    Sa i pėrket kualitetit tė verėrave qė prodhohen nė vend, profesori Dragusha sqaron se ato janė nė nivel tė njėjtė me verėrat qė prodhohen nė shtetet e rajonit, apo edhe mė tė mira.

    “Lėnda e parė pėr prodhimin e verės nė Kosovė ėshtė shumė cilėsore, po ashtu edhe teknologjia ėshtė nė nivel tė duhur”, shprehet Dragusha. Ai thotė se pėr tė depėrtuar nė tregun evropian verėrat kosovare duhet tė ketė njė angazhim mė tė madh edhe tė Odės Ekonomike tė Kosovės nė kėtė drejtim, nė mėnyrė qė tė ketė bashkėpunim mes prodhuesve tė verės nė vend dhe nė Evropė.

    Statistikat zyrtare tė Doganave tė Kosovės bėjnė tė ditur se gjatė vitit 2010 nga Kosova janė eksportuar mbi 2.3 milionė litra verė, vlera e tė cilėve ka arritur nė rreth 1.5 milion euro. Vera kryesisht ėshtė eksportuar nė Shqipėri, Kroaci, Zvicėr, Gjermani, Britani tė Madhe etj.

    Vitin e kaluar nė Kosovė janė importuar mė pak se 120 mijė litra verė, vlera financiare e tė cilave ka qenė mė shumė se 1 milion e 550 mijė euro.

    Ndėrsa gjatė vitit 2011 janė eksportuar mė shumė se 1.3 milion litra vlerė, vlera e tė cilave ka arritur nė mbi 897 mijė euro, ndėrsa janė importuar 43 mijė litra me vlerė prej 957 mijė euro.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  10. #90
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    AKB: Bizneset po rriten pas vendimit pėr reciprocitet

    Koha.net

    Prishtinė, 24 gusht - Udhėheqėsit e Aleancės Kosovare tė Bizneseve gjatė vizitės sė bėrė disa fabrikave nė rajonin e Ferizajt kanė vlerėsuar se mungon pėrkrahja institucionale ndaj prodhuesve vendės. Gjatė qėndrimit, tė martėn, nė fabrikėn pėr prodhimin e gypave “Ferplast”, nė Fabrikėn e ujit nė Kllokot, atė tė prodhimit tė pijeve joalkoolike dhe energjike “BBF” dhe marketin “Plus”, kryetari i AKB-sė, Agim Shahini, ka thėnė se kėto fabrika janė tė pėrsosura dhe me prodhime shumė kualitative. Ai ka theksuar se pas vendimit tė Qeverisė pėr masa reciprociteti ndaj Serbisė, sipas tij, prodhimet dhe shitjet e kėtyre bizneseve kanė shėnuar ngritje.

    “Kėto masa jo vetėm qė kanė ndaluar importin enorm dhe tė pakontrolluar pėr nga cilėsia, por edhe kanė rritur prodhimin vendės dhe kanė shtuar numrin e tė punėsuarve”, ka thėnė Shahini.

    Sipas tij, fabrikat prodhuese kanė nevojė edhe pėr mbėshtetje mė tė madhe institucionale. Ai u ka bėrė thirrje tė gjitha institucioneve qė tė konsumojnė dhe tė pėrdorin kėto prodhime pėr cilėsinė e tė cilave, sipas Shahinit, dėshmon edhe certifikimi me standarde ndėrkombėtare.

    “Nuk ėshtė e lehtė tė punojnė kėto fabrika aq tė suksesshme nė tregun e Kosovės, kur dihet se konkurrenca ėshtė shumė e madhe, por institucionet duhet tė bėjnė reforma mė tė favorshme tė politikave ekonomike, mė shumė tė promovojmė e tė ndihmojmė prodhuesit vendės, aq mė shumė do tė kemi tė hyra, rritje tė buxhetit dhe punėsime tė njerėzve dhe zhvillim ekonomik”, ka thėnė Shahini.

    Ai ka vlerėsuar se investimet milionėshe nė kėto fabrika tregojnė se prodhimet kosovare janė avancuar shumė shpejt sa i pėrket besueshmėrisė sė konsumimit dhe cilėsisė sė prodhimeve. Shahini ka thėnė se njėri ndėr problemet kryesore me tė cilin po ballafaqohen prodhuesit vendės ėshtė energjia elektrike.

    Bashkim Krasniqi, pronar i fabrikės sė gypave “Ferplast”, ka thėnė se ēdo vit fabrika e tij shėnon ngritje rreth 20 pėr qind dhe krahas saj bėhet edhe rritja e numrit tė punėtorėve. Ai ka thėnė se brenda kėtij viti nė “Ferplast” janė punėsuar 10 veta, ndėrsa numri i tė punėsuarve ėshtė mbi 60.

    “Pas masave tė reciprocitetit shihet se kemi ngritje tė shitjes sė prodhimeve, tė cilat nuk janė shtrenjtuar pėr asnjė cent”, ka thėnė Krasniqi. Sipas tij, gjatė kėtij viti janė shėnuar ngritje tė kėnaqshme nė eksportimin e produkteve jashtė vendit.

    Adil Reshani, pronar i fabrikės sė ujit “Kllokoti”, ka thėnė se tanimė kanė nėnshkruar kontratė me Arabinė, derisa rreth 70 pėr qind e prodhimeve do tė dėrgohen atje.

    “Po ashtu eksportojmė edhe nė Zvicėr dhe vendet e tjera. Ėshtė e vetmja fabrikė qė prodhon ujė qind pėr qind natyral dhe me traditė rreth 50-vjeēare, ndėrsa kemi investuar mbi 2.5 milionė euro nė teknologji shumė tė avancuar”, ka thėnė Reshani. Ai ka vlerėsuar se pas veprimit tė Qeverisė janė rritur kėrkesat pėr shitje, ėshtė rritur prodhimi dhe numri i tė punėsuarve.

    Edhe Ismet Mustafa, pronar i fabrikės sė pijeve joalkoolike dhe energjike “BBF”, ka thėnė masa e reciprocitetit ėshtė faktor i ngritjes sė prodhuesve vendės, punėsimit dhe zhvillimit ekonomik.

    “Politikat ekonomike ende nuk janė si duhet dhe kemi probleme me lėndė tė parė”, ka thėnė Mustafa.

    Sylejman Neziri, pronar i “Plus marketit” qė mban nė rafte vetėm prodhime vendėse, ka thėnė se vendimi i ndaljes sė prodhimeve serbe ėshtė dashur tė merrej qysh mė herėt.

    “Kosova mund tė mbijetojė pa prodhimet serbe. Prodhimet vendėse qė mungojnė i zėvendėsojmė me ato shqiptare dhe vendet e tjera”, ka theksuar Neziri.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •