marre nga Kosovapress, 7 gusht 2011
Ndihet i lehtėsuar qė pėr shumė vite arriti t'i sfidoj produktet serbe
Pronari i Qendrės Tregtare "Plus-Market " nga Ferizaj, Sylejman Neziri, ua ka parė hajrin masave tė reciprocitetit me Serbinė, qė shteti i Kosovės, ka filluar sė fundi t'i aplikojė. Prej pas luftės, ishte qendra e parė nė Kosovė, qė asnjėherė nuk kishte vendosur asnjė mall me prejardhje nga Serbia.
Shumė herė u sfidua gjatė punės, shpeshherė i ndodhte qė t'i mungonin pijet e Coca-Coles dhe ai tė reagonte publikisht, por gjithmonė ishte optimist se do tė vijė njė kohė si kjo, qė kėtyre mallrave tu bėhet ndalesa nga shteti.
Tė dielėn, ai nuk e ka fshehur gėzimin, thotė se as kur ėshtė shpallur pavarėsia e Kosovės nuk ka qenė mė i gėzuar.
"Besoni prej se kanė filluar tė aplikohen masat e reciprocitetit, puna "Plus Market" ėshtė dyfishuar. Unė asnjėherė nuk kam shitur mallra serbe, tash kur nėpėr qendrat dhe marketet tjera kanė filluar tė paksohen kėto mallra, tek unė puna veē ėshtė shtuar", thotė Neziri.
Ky afarist i respektuar ferizajas, shpjegon se kjo masė ka qenė dashtė tė aplikohet shumė mė herėt, nė mėnyrė qė nga kjo tė pėrfitojė qytetari por edh shteti.
"Tė mirat e kėtyre masave janė tė shumta, qytetarėt fitojnė mė sė shumti. Prodhimi do tė rritet, do tė hapen vende tė reja tė punės, do tė rritet cilėsia e prodhimit dhe ajo mė kryesorja paraja do tė mbet kėtu. Besoj se nuk do tė kemi edhe rezerva pėr gjėra ushqimore qė do t'i konsumojmė, ngase gjithmonė mallrat serbe kanė qenė me prejardhje tė dyshimta", shpjegon Neziri.
Edhe konsumatorėt e kėsaj qendre e kanė vlerėsuar lartė qėndrimin e pronarit, duke thėnė se edhe pėrkundėr vėshtirėsive qė ka pasur, ia ka dal qė ta mbajė gjallė kėtė qendėr dhe tu sigurojė punė tė punėsuarve, e qė nuk janė edhe tė pakėt.
Pėr mė tepėr, pronari i "Plus-Marketit ", shprehet optimist se kėto masa do tė mbeten nė fuqi gjithmonė, duke konsideruar se pėr tė gjitha mallrat serbe ka alternativa, bile edhe mė tė mira.
Neziri e ka ngritur shumė herė zėrin kundėr prodhimeve serbe, duke qenė shpesh edhe sponzorizues i spoteve vetėdijėsuese pėr konsumim tė produkteve vendore.
Krijoni Kontakt