
Postuar mė parė nga
Gameness
marre nga Zeri
Reciprociteti rriti 20% punėsimin
Visar Duriqi | 11-08-2011 11:32 CET
Sipas Aleancės Kosovare tė Biznesit (AKB) qė nga fillimi i masave tė reciprocitetit me Serbinė e Bosnjėn ėshtė rritur numri i tė punėsuarve nė vend pėr 20 %. Kreu i AKB-sė, Agim Shahini, kėtė shifėr e ka bazuar duke iu referuar njė hulumtimi qė kanė bėrė me bizneset, anėtarė tė AKB-sė dhe konsumatorė.
Ai ka shtuar se prodhimi ėshtė nė drejtim tė rimėkėmbjes, bizneset tregtare kanė treguar fleksibilitet nė gjetjen e partnerėve tė rinj dhe zėvendėsimin e shpejtė tė mallrave nga Serbia dhe Bosnja.
Hulumtimi gjithashtu nxjerr nė pah se numri i tė punėsuarve nė sektorin e ndėrtimtarisė ėshtė rritur me 40 %, nė industrinė ushqimore me 12 %, te transporti me 20 %, te tregtia dhe shėrbimet me 10 %.
Sipas Shahinit, reciprociteti ka ndikuar nė ngritjen e lehtė tė ēmimeve, ndėrsa ka shtuar se mungesa e mallrave serbe nuk ka ērregulluar tregun dhe as nuk ka mungesė tė produkteve.
Shahini ka pohuar se Kosova nga kjo situatė po pėrfiton si nė aspektin ekonomik, duke ndaluar evazionin fiskal tash e 12 vjet dhe po i ndalon humbjet me miliarda euro nė kėtė periudhė, ndėrsa nė aspektin politik po tenton qė tė vėrė nėn kontroll tėrė territorin e Republikės sė Kosovės.
Ai ka thėnė se duke iu referuar shifrave tė hulumtimit, del se bizneset pozitivisht e kanė pritur vėnien e masave tė reciprocitetit dhe se pos rritjes sė punėsimit, vėnia e masave tė reciprocitetit ka ndikuar nė uljen e importit nga Serbia nė masėn prej 99 %.
“Prodhimi vendor ėshtė rritur rreth 20 %, po ashtu edhe punėsimi nė kompanitė vendore ėshtė rritur rreth 20 %, besimi te prodhuesit vendorė ėshtė rritur me 55 %, njėkohėsisht ėshtė rritur pėr 96 %, por importi nga Serbia ka rėnie 99 %”, ka thėnė ai.
Shahini ka shtuar se te materiali ndėrtimor ėshtė njė mungesė mė e theksuar, te lėnda e parė, paketimi dhe po ashtu dhe te disa medikamente. Duke elaboruar pyetjen e hulumtimit nė fjalė se konsumatorėt a kanė besim nė prodhim vendor, nė krahasim me ato tė huajat, 55 % deklarojnė qė ėshtė rritur besimi, 20 % thonė jo, kurse 25 % deklarohen qė nuk kanė pėrgjigje.
Nė pyetjen se nga cilat vende i preferoni produktet mė sė shumti, pėrgjigjet e konsumatorėve ishin se 40 % nga BE-ja, 40 % nga Kosova, 10 % nga Azia dhe 10 % nga vendet e tjera.
AKB-ja ka pyetur konsumatorėt edhe se a ishte vendimi i drejtė i Qeverisė pėr marrjen e pikave 1 dhe 31 nėn kontroll, dhe 95 % kanė deklaruar qė po, 3 % jo dhe 2 % janė shprehur se nuk e dinė.
Ndryshe, hulumtimi i AKB-sė i prezantuar tė mėrkurėn ėshtė zhvilluar nga periudha 21 korrik deri mė 5 gusht, ku numri i kompanive qė janė pyetur ka qenė 450, kurse numri i konsumatorėve 200, nė 8 komuna tė Kosovės.
Krijoni Kontakt