Per cfare arsyeje nuk meritoj pergjigje une? Cfare te keqe ka nese jan produkte serbe apo turke apo evropjane apo amerikane?
Une thjesht bera nje pyetje se se dija per cfare arsyeje, por sic duket ti mik i dashur opaske shume urrejtje brenda vetes. Une vet sja ve veshin se cfare produktesh jan, po me pelqeu e blej, po sme pelqeu se blej.
Reciprociteti ndaj Bosnjės
10.08.2011
Vendimi i fundit i Kosovės pėr masa reciprociteti ndaj importeve tė Serbisė dhe pėr vėnien nėn kontroll tė pikave kufitare nė veri, ka bėrė bujė tė madhe ndėrkombėtare. Por, Prishtina ka vendosur edhe taksė doganore prej 10 pėr qind nė importet nga Bosnja. Ky hap ėshtė projektuar pėr, siē thuhet, nxitjen e Sarajevės pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės.
Nė fund tė muajit tė kaluar, Prishtina vendosi masa reciprociteti kundėr tė gjitha importeve nga Serbia, nė hakmarrje tė masave tė ngjashme, tė vėna nga Beogradi. Vendimin e pasoi urdhri i Prishtinės pėr tė vėnė nėn kontroll pikat kufitare nė veri me Serbinė – ēfarė ēoi nė pėrleshje dhe njė polic tė vrarė.
Mė 20 korrik, Prishtina mori edhe njė tjetėr vendim – vendosjen e taksės doganore prej 10 pėr qind pėr tė gjitha mallrat qė vijnė nga Bosnja fqinje. Ndonėse dy masat janė maskuar me gjuhėn e reciprocitetit tė tregtisė, ēėshtja e vėrtetė ėshtė fakti se asnjėri nga kėto dy vende nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės.
Ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari Lila, thotė pėr Radion Evropa e Lirė se taksa e re pėr mallrat e Bosnjės, ėshtė masė reciproke pėr taksėn e njėjtė qė ka vėnė Sarajeva pėr produktet kosovare, nė dhjetor tė 2008-ės. Bosnja po ashtu ka refuzuar tė njohė vulat doganore tė Republikės sė Kosovės.
“Ne nuk kemi parė ndonjė lėvizje pozitive nga ana e Qeverisė sė Bosnjės, nė raport me vulėn doganore tė Kosovės, edhe pse vula doganore e Kosovės ka qenė nė pėrputhshmėri me Rezolutėn 1244, ka qenė e pranuar nga tė gjitha institucionet tjera dhe vendet e Bashkimit Evropian, pėrfshirė dhe ato qė nuk e kanė njohur Kosovėn”, shpjegon Kusari - Lila.
Taksa e re mund ta godasė rėndė Bosnjėn. Kosova ėshtė vendi i vetėm, me tė cilin Bosnja ka njė bilanc pozitiv tregtar. Eksportet e saj nė Kosovė kapin shumėn prej 100 milionė eurosh nė vit, ndėrsa importet llogariten nė vetėm 20 milionė euro.
Dulko Hasiq ėshtė kreu i seksionit pėr tregti tė jashtme nė Dhomėn Tregtare tė Bosnjės. Ai thotė se kjo organizatė ka paralajmėruar Sarajevėn me vite pėr dėmin potencial.
“Pėr fat tė keq, vendimi i Qeverisė sė Kosovės ėshtė thjesht politik. Tė mos harrojmė se autoritetet e Bosnjės nuk e kanė njohur zyrtarisht Republikėn e Kosovės, apo nuk kanė njohur vlefshmėrinė e vulave tė autoriteteve tė saj doganore. Qeveria e Kosovės ėshtė kundėrpėrgjigjur dhe ky nuk ėshtė njė problem i ri. Ne, Dhoma e Tregtisė dhe Shoqata e Eksportuesve tė Bosnjės, kemi paralajmėruar njė kohė tė gjatė se problemi mund tė rritet".
"Ai ėshtė pikėrisht kjo ēfarė ka ndodhur. Me fjalė tė tjera, grindjet politike mes Bosnjės dhe Kosovės kanė kaluar nė marrėdhėniet tregtare dhe tani duhet tė pėrballemi me pasojat, efektet e tė cilave janė tė vėshtira pėr t’u parashikuar. Ne kemi humbur njė treg nė vlerė prej 100 milionė eurosh”, thotė Hasiq.
Nė fakt, shton ai, eksportet nė Kosovė kanė kapur vlerėn prej 80 milionė eurosh nė gjysmėn e parė tė 2011-ės, ēfarė ka treguar pėr njė rritje tė shpejtė, e cila sot ėshtė e rrezikuar.
Kosova ka paralajmėruar se nėse nuk zgjidhet ēėshtja e vulave doganore, Prishtina do tė imponojė masa reciproke pėr mallrat e Bosnjės, identike me atė qė ka vendosur kundėr Serbisė.
Bosnja nuk e ka njohur Kosovėn pėr shkak tė shqetėsimeve tė separatistėve tė saj nė Republikėn Serbe – entitet me shumicė serbe, i cili mban marrėdhėnie tė ngushta me Beogradin.
Sylejman Konushevci ėshtė menaxher nė kompaninė “Inter” nė Prishtinė, e cila prodhon lėngje dhe ushqime. Ai thotė se firma e tij ka eksportuar nė Bosnjė, porse biznesi ka rėnė kur Sarajeva ka refuzuar tė njohė vulat doganore tė Kosovės.
“Masat e reciprocitetit ėshtė dashur tė merren mė parė. Kjo ėshtė njė vonesė e qeverisė sonė. Produktet e Bosnjės, tė cilat ndodhen nė tregun tonė, mund tė zėvendėsohen lehtė”, thotė Konushevci.
Dushko Tomiq, ėshtė udhėheqės i formės “TT Kabel”, e cila prodhon kabllo telekomi nė Shiroki Brijeg tė Hercegovinės. Ai thotė se taksat e reja e kanė larguar kompaninė e tij nga tregu kosovar.
“Qė kur TT Kabel ka nisur me prodhimin e kabllove tre vjet mė parė, tregu i Kosovės ka qenė gjithmonė tėrheqės pėr ne. Me taksėn e re mbi produktet tona, tė vėnė nga autoritetet kosovare, ne nuk mund tė jemi mė konkurrues nė atė treg”, thotė Tomiq.
Mosmarrėveshjet midis Kosovės e Bosnjės dhe Kosovės e Serbisė paraqesin njė sfidė tė rėndėsishme pėr Marrėveshjen pėr Tregti tė Lirė nė Evropėn Qendrore – CEFTA – nėnshkruese tė sė cilės janė tė gjitha vendet e rajonit.
Bosnja ka shprehur pakėnaqėsi te presidenca e CEFTA-s nė lidhje me taksėn e re doganore, tė vėnė nga Kosova, por kėtė vit ėshtė Prishtina ajo qė drejton presidencėn e radhės sė kėtij mekanizmi. (v.t.)
http://www.evropaelire.org/content/a.../24291507.html
Vendim i drejte i qeverise se Kosoves.
Se prodhimet e shkieve vershuan tregjet kosovare menjiher pas luftes ku te vrar e sakatosur dolen shqiptaret ,sdon as me te vocklin argument shtes per ata qe i thon vetes shqiptar.
Mbyllja e syve nuk i tjeterson gjerat sepse ato mbeten ashtu po sa te hapen syt e atij qe gjyko me gjakftohtsi dhe pa makiazh.
Dikush po trumbeton se tani kan ndryshuar kohrat..pajtohem pore njerzit kan mbet po ata.
Kan mbet ata qe menjiher harruan klithmat e femijve te pa ngren e te pa pire,te atyre qe u dogjen te gjallė podrumeve te ahrijeve e stallave te plemevet.
Si ne gjne e kemi ne shqiptaret qe gjerat ti shofim ne pozivitet edhe kure zjarri na i djeg te mbathurat shpresojm ne shiun qe do sjell Allahu ne qiellin e paster pa re te bardha a te zeza.
E harruan gjith ate gjenocid te ushtruar mbi ta nga egersirat e Balltikut,sikur u betuan se gjithqa mbet mbrapa si nji enderr e keqe ja behen politi.qaret tan te pa fie dinjiteti kombtar.
Dikush du thot ,vaj per ket ganietin sa pesimist eshtė
Mir po dakordohem ,por si esht e mundur qe vrasja e nji polici te shkaktoj mllef per serbet se sa mizoria e kryer nga doragjakatare serbe mbi mira shqiptar.
Mallrat serbe jon ushqim i kriminelve dhe kontrabandistve qeveritar.Tani ne raftet e tyre te stermbushura u duhet ngritja e qmimeve.
Mos shifni jerma o shqipesepse kto lojra te pista jon te qeveritarve qe vetem per tu treguar se ja nuk po mundemi me .,se e provuam ashtu e keshtu dhe per ti dhen kohe popullit te mesohet te jetoi i neneshtruar si gjer me tani.
Mos dalshin kto fjal te mia ..pe dini qa thojshin pleqt.
Kėrkesat e biznesmenėve
Nga Express mė 06 gusht 2011 nė ora 18:50
Komuniteti i biznesit nė Kosovė ka kėrkuar nga ekzekutivi i vendit tė pėrgatisė politika tė favorshme pėr stimulimin e prodhimeve tė vendeve tė rajonit dhe tė Bashkimit Evropian, tė cilat nuk janė anėtare tė CEFTA`s.
Lidhur me kėtė, sipas tyre, ėshtė i nevojshėm eliminimi i taksės doganore prej 10 pėr qind. Situata e krijuar pas fuqizimit tė masave reciproke ndaj produkteve serbe dhe vėnies sė taksave doganore prej 10 pėr qind pėr mallrat boshnjake, ka shtyrė komunitetin e biznesit qė ti propozojė ekzekutivit tė vendit ndryshimin e politikave fiskale - me theks tė veēantė uljen e taksave doganore pėr produktet bazike tė vendeve tė Bashkimit Evropian. Tė gjitha vendet e Bashkimit Evropian, tė cilat dėshirojnė tė hyjnė nė tregun e Kosovės, duhet tė paguajnė taksė doganore prej 10%. Ndėrsa, shtetet qė janė nėnshkruese tė Marrėveshjes pėr Tregti tė Lirė, CEFTA, janė tė liruara nga kjo pagesė.
Kroacia, Maqedonia, Shqipėria, Bosnjė e Hercegovina, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia janė anėtare tė marrėveshjes CEFTA. Por, nė tregun kosovar janė tė pranishme edhe produkte tė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian. Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike e Kosovės, konsideron se Qeveria e Kosovės duhet aplikojė masa tė pėrkohshme, duke eliminuar taksėn doganore vetėm pėr produktet bazike, tė cilat nė mėnyrė zinxhirore mund tė ndikojnė nė ngritjen e ēmimeve tė artikujve tė tjerė.
Realisht, njė veprim i tillė duhet tė pritet kur Kosova do tė kishte ndonjė marrėveshje tregtare me Bashkimin Evropian dhe kjo do tė duhej tė bėhej gradualisht, tha ai.
Por, nė situatėn e re tė krijuar, qeveria duhet tė mendojė qė nė disa produkte bazike, tė cilat janė tė rėndėsishme pėr tregun, tė aplikojė masė tė pėrkohshme tė uljes sė taksės doganore nė zero pėr qind.
Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.
Lufta tregtare e Kosovės
Nga Express mė 04 gusht 2011 nė ora 21:00
Lufta tregtare mes Kosovės dhe Serbisė ka ndezur tek ekspertėt debatin se si mund tė zgjidhet kjo situatė me sa mė pak kosto.
Eksperti i tregtisė, Ilir Ciko, thotė se fillimisht qeveria e Kosovės duhet tė nisė urgjentisht negociatat pėr anėtarėsim nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė, pasi kjo do i jepte avantazhe nė kėtė konflikt.
"Duke e vendosur Kosovėn nė njė pozicion me tė drejta tė barabarta me Serbinė qė ende nuk ėshtė anėtare e OBT, nga ana tjetėr do t'i impononte edhe Serbisė mėsimin e trajtimit tė duhur tė marrėdhėnieve tregtare, jo vetėm me vendet anėtare tė OBT-sė por edhe me ato tė rajonit", tha Ciko.
Nė kushtet e bllokadės njė zgjidhje tjetėr do tė ishte orientimi i tregtisė sė Kosovės drejt Shqipėrisė, e nxitur edhe nga ndėrtimi i rrugės Durrės-Kukės. Vitin e kaluar tregtia mes dy vendeve u rrit me 30 pėr qind, por mbetet sėrish shumė e ulėt dhe do kėrkojė vite tė arrijė nė nivelet e Serbisė.
"Ėshtė ende mė e ulėt se sa potencialet qė mendohej qė do tė kishte, por ky ėshtė njė realitet qė duhet ta pranojmė dhe qė do tė ndryshojė gradualisht, pasi nuk ėshtė thjesht infrastruktura qė ndihmon, por edhe zhvillimi i kanaleve tė reja tė tregtisė", thotė Ciko.
Por ndėrsa tregtia mes dy vendeve sapo ka filluar tė rritet qeveria shqiptare po planifikon tė taksojė kalimin nė rrugėn Durrės-Kukės.
"Qeveria nuk duhet ta shohė nė kuadrin e interesave tė drejtpėrdrejta tė Ministrisė sė Transportit, pėr shkak tė problemeve qė mund tė ketė me buxhetin, por duhet tė ketė njė vizion mė tė gjerė", shpjegon Ciko.
Pėr koincidencė apo jo, zyrtari qė drejton projektin pėr koncesionin e rrugės nė Bankėn Botėrore ėshtė serb, qė nė kėto kushte mund tė pėrbėjė konflikt interesi.
"Nėse kėshilla tė tilla vijnė nga zyra tė cilat ndodhen nė vende qė janė nė konflikt tė drejtpėrdrejt interesi me kėtė ēėshtje, duke e parė nga pikėpamja politike situatėn, padyshim qė veprime tė tilla, ose kėshilla tė tilla duhet qė tė injorohen", tha Ciko.
Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.
Krijoni Kontakt