sa me kujtohet mua ket inciativ e kishte marr para disa vitesh vetvendosje por disa njerz te veshur ne petkun e partive politike ne ks. e kundershtonin pra dal ngadal po binden te gjith se serbia esht shtet armik i shqiptarve
sa me kujtohet mua ket inciativ e kishte marr para disa vitesh vetvendosje por disa njerz te veshur ne petkun e partive politike ne ks. e kundershtonin pra dal ngadal po binden te gjith se serbia esht shtet armik i shqiptarve
Te gjitha inacijativat jane nga Vetevendosja , edhe kjo e fundit me veriun njejte ..sate dojne le te lehin te tjeret , se me futjen e Vetevendosjen ne politike Kosova po ndryshon .
Pos s'eshte koha partive tani , tani jemi nje te gjithe per momentin dhe duhet luftuar shkaun .
Asnjė mall serb nuk po hyn nė Kosovė
30.07.2011
Zyrtarė tė Doganave tė Kosovės konfirmojnė se qė nga marrja e vendimit tė Qeverisė sė Kosovės pėr reciprociteti ndaj Serbisė, asnjė nga produktet serbe nuk janė lejuar tė futen nė Kosovė. Sipas tyre, mallrat serbe nuk janė duke u futur nė Kosovė as nga pikat kufitare nė veri.
Tė dhėnat e doganave tė Kosovės tregojnė se qė nga vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisė, produktet serbe nuk kanė mundur tė futen nė Kosovė.
Zėdhėnėsi i Doganave tė Kosovės, Adriatik Stavilevci thotė se parimi i reciprocitetit ėshtė duke u zbatuar.
“Ne momentin kur Qeveria e Republikės sė Kosovės ka marr vendim pėr parimin e reciprocitetit, nė Kosovė nuk ka pasur asnjė import tė mallrave me origjinė serbe”, thekson Stavilevci.
Qeveria e Kosovės kishte konfirmuar se ndalimi i importit tė mallrave serbe nė Kosovė, do tė zbatohet nė tėrė territorin e Kosovės.
Por, pėr tė zbatuar ketė vendim Policia e Kosovės ka ndėrmarrė njė aksion ditė mė parė pėr futjen nėn kontroll tė pikės kufitare 1 dhe 31 qė gjenden nė pjesėn veriore tė Kosovės.
Lidhur me kėtė, zyrtarė tė doganave thonė se produktet serbe nuk janė duke u lejuar tė hynė as nga pikat kufitare nė veri tė vendit.
Zėdhėnėsi i Doganave tė Kosovės Adriatik Stavilevci shprehet:
“Nuk ėshtė e vėrtet as njė mall i Serbisė nuk ka hyrė nė Kosovė, qė nga data kur ėshtė marrė vendimi pėr reciprocitet”.
Edhe pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit, shprehen se vendimi i qeverisė pėr ndalimin e futjes se mallrave tė Serbisė nė tregun kosovar, duhet tė zbatohet nė tėrėsi.
Kryetari i Odės Ekonomike Amerikane, Lekė Musa, thotė se nuk kanė ndonjė informatė se mallrat serbe po futen nė Kosovė.
“Ne si Odė Ekonomike Amerikane deri mė tani nuk kemi ndonjė informacion pėr futjen e mallrave nė mėnyrė ilegale apo kontrabandė. Kjo sasi e mallrave qė ėshtė nė treg pėr momentin sigurisht ėshtė njė pjesė e mallit qė ėshtė depozituar nė stoqe nga ana e tregtarėve tė ndryshėm dhe mendoj qė ata kanė qenė tė pėrgatitur pėr njė periudhė tė kohės”, thekson Musa.
Kompanitė kosovare, ndėrkaq, janė duke shikuar alternativa tjera pėr zėvendėsimin e produkteve serbe.
Ky zėvendėsim i mallrave serbe me mallra tjera, sipas Lekė Musės, do tė mund tė bėhet brenda dy javėve dhe pas kėsaj kohė, siē thekson Musa, nuk do tė ketė mungesė tė ndonjė produkti.
Ai konsideron se tani prodhimet serbe duhet tė zėvendėsohen me ato vendore.
“Efekti mė pozitiv i mundshėm qė do te jetė pėr ekonominė e Kosovės ėshtė se tani ėshtė njė mundėsi e jashtėzakonshme pėr prodhuesit vendor, pasi qė kemi tė bėjmė me njė hapėsirė prej 400 milion euro mund tė zėvendėsohen nga prodhimet vendore”, thotė ai.
Ndryshe, javėn e kaluar, Qeveria e Kosovės ka marrė vendimin pėr masa reciprociteti tė plotė pėr produktet e Serbisė, ndėrsa pėr Bosnjė e Hercegovinėn taksė doganore prej 10 pėr qind.
Ndėrsa, problemet me CEFTA-n kanė lindur nė dhjetor tė viti 2008, kur Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanė bllokuar mallrat e Kosovės, pasi nuk kanė njohur vulat e Republikės sė Kosovės, tė cilat tanimė zėvendėsonin ato tė UNMIK-ut.(rel)
ekonomisti.net
Bregasi: Embargoja e Kosovės ndaj Serbisė, favorizon eksportet shqiptare
30.07.2011
Vendimi i fundit i Qeverisė sė Kosovės pėr embargo ndaj produkteve serbe, ka rritur interesin e biznesit shqiptar pėr tė eksportuar nė kėtė vend.
Presidenti i "Biznes Albania", Luan Bregasi, tha tė premten se, pėr momentin, vendimi i qeverisė sė Kosovės prodhon rezultat pozitiv sa i takon eksporteve shqiptare dhe shtoi se njė situatė e tillė mund tė favorizojė eksportet shqiptare tė materialeve tė ndėrtimit, tė cilat Shqipėria i eksporton sakaq nė Kosovė.
Nė kėtė kuadėr, zoti Bregasi tha se sė shpejti do tė organizohet njė mision biznesi nė Kosovė, ku do tė diskutohet mbi gjetjen e rrugėve tė bashkėpunimit pėr rritjen e shkėmbimeve tregtare mes dy vendeve, raportoi BW.
Shkėmbimet tregtare me Kosovėn gjatė viteve tė fundit kanė pasur rritje, favorizuar edhe nga pėrmirėsimi i infrastrukturės rrugore. Vetėm gjatė gjysmės sė parė tė kėtij viti, eksportet drejt Kosovės kapėn vlerėn e 5.7 miliardė lekėve, nga 4.1 miliardė lekėsh qė ishte nė tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė.
telegrafi.com
Importimi i produkteve ne tregun e Kosoves i ndalohet vetem Serbise, perderisa per produktet e Bosnes eshte vendosur taksa 10%.
Kosova eshte e hapur per produktet e te gjitha vendeve tjera te botes. Kosova nuk e ka ndermend qe te izolohet ekonomikisht. Krejt cka i duhet Kosoves eshte trajtimi si shtet i barabarte dhe pranimi i vulave te saj.
Eshte ne doren e qytetarit te vendose se a do te konsumoj produkte greke apo jo. Duhet te fillojme te mendojme pek me seriozisht se ku po e dergojme parane. Shume familje shqiptare mbahen fale remitancave qe vine nga emigrantet. Eshte gjynaf qe ato para te gatshme t'i dergojme larte e poshte, perderisa e kemi mundesine qe ato para t'i mbajme ne vendet tona.
Nese vetdijesohemi dhe fillojme te konsumojme prodhime vendore, te gjitha kompanite e huaja do ta shqyrtojne mundesine e hapjes se fabrikave ne Kosove e Shqiperi, e jo t'i sjellin te gatshme.
Miliarda pėr Serbinė
30.07.2011
Enis Veliu
Katėr miliardė euro i ka marrė Serbia prej Kosovės nga mbarimi i luftės e deri mė tash, nga shitja e produkteve ushqimore dhe joushqimore. Duke gjetur mbėshtetjen e fuqishme tė UNMIK-ut, pėr mė shumė se njė dekadė prodhuesit serbė nė Kosovė kanė qenė tė privilegjuar, ndėrkaq prodhuesit shqiptarė qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, nuk kanė mundur tė eksportojnė prodhimet e tyre nė tregun serb, pasi qė ky shtet nuk ka njohur vulat e Republikės sė Kosovės.
Por, vendimi i Qeverisė pėr marrjen e masave tė reciprocitetit, ka filluar tė japė efektet e veta me zvogėlimin e pranisė sė produkteve tė kontrabanduar serbe nė Kosovė.
Ekspertė tė ekonomisė dhe pėrfaqėsues tė institucioneve ekonomike nė vend dhe jashtė vendit, thonė se bojkotimi i produkteve serbe ėshtė veprim i domosdoshėm pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. Sipas tyre, nėse qytetarėt e Kosovės vazhdojnė tė blejnė produkte serbe, nė mėnyrė automatike do ta mbėshtesin faktorizimin politik, ekonomik e ushtarak tė Serbisė.
Kujtim Dobruna, udhėheqės i zyrės sė Agjencisė sė Promovimit tė Investimeve tė Kosovės nė Vjenė tė Austrisė, thotė se nga mbarimi i luftės e deri mė tash, Serbia i ka marrė Kosovės mė shumė se 4 miliardė euro nga eksporti i mallrave qė ka bėrė nė vendin tonė.
Ai tha se nė vazhdimėsi, nga viti 1999 Serbia ka eksportuar prodhimet e veta nė Kosovė duke dėmtuar rėndė prodhimin vendor. “Serbia nuk ka respektuar Marrėveshjen pėr Tregti tė Lirė me Kosovėn, andaj masat e reprocitetit tė marra nga Qeveria e Kosovės kanė qenė zgjidhje e vetme pėr ta ndalur presionin serb nė Kosovė. Kosova gjithmonė ka qenė dhe ėshtė pėr marrėveshje tė lirė, por Serbia nuk ka shprehur gatishmėri, sidomos pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės”, tha ai.
Sipas tij, masat e reprocitetit tė Kosovės ndaj Serbisė, do t’i sjellin probleme tė mėdha shtetit serb, pasi qė, sipas tij, shumė kompani serbe varen direkt nga tregu i Kosovės.
Dobruna thotė se masat e reprocitetit do tė ndikojnė direkt nė Serbi qė shumė fabrika tė zvogėlojnė prodhimin qė nė mėnyrė automatike do tė ndikonin nė rritje tė papunėsisė, ku mė pastaj Serbisė do t’i krijonin probleme tė brendshme politike e ekonomike.
“Nėse Kosova arrin tė ketė tre deri nė gjashtė muaj masa reciprociteti ndaj Serbisė, atėherė prodhuesit serb nė mėnyrė automatike do ta humbin tregun e Kosovės”, tha ai. Sipas tij, bojkoti i produkteve serbe tė kontrabanduar nė Kosovė, ėshtė nė interes tė zhvillimit ekonomik tė vendit.
Lumir Abdixhiku, drejtor i Institutit “Riinvest” nė Prishtinė, thotė se marrja e masave tė reprocitetit ndaj Serbisė ka qenė hap i domosdoshėm. Sipas tij, derisa Serbia ka bojkotuar prodhimet e vendit tonė, ėshtė e njerėzishme qė edhe Kosova tė bojkotojė prodhimet e Serbisė.
Nė anėn tjetėr, sipas tė dhėnave zyrtare tė publikuara nga Enti i Statistikave tė Kosovės, shihet se nga vitit 2002 e deri nė fund tė vitit 2010 Serbia ka eksportuar nė Kosovė mallra me vlerė prej dy miliardė euro.
zeri.info
Nė qytetet e Kosovės nis djegia e prodhimeve tė Serbisė
30.07.2011
Nė shenjė revolte pėr vrasjen e Policit tė Kosovės, Enver Zymberi i cili tashmė ėshtė Hero i Kosovės si dhe pėr djegien e pikės kufitare nė veri tė Kosovės nga ekstremistėt serbė, njė grup qytetarėsh tė qytetit tė Ferizajt kanė djegur prodhimet qė mbajnė mbishkrimin Made in Serbia. Qytetarėt ferizajas kanė thėnė se prodhimet serbe nuk kanė mė vend nė tregjet e Kosovės dhe i kanė ftuar bashkėqytetarėt e tyre ti bojkotojnė nė mėnyrė masive kėto produkte.
Edhe nė Skenderaj, mbrėmjen e sė premtes, nė sheshin Adem Jashari janė djegur publikisht njė sasi tė mallrave serbe. Njėri nga organizatorėt, Hysni Ngucati citohet tė ketė thėnė se disa mallra janė marrė nga shitoret e kėtushme, e disa tjera i kanė sjellė vet qytetarėt.
Njė gjest i tillė ėshtė mirėpritur nga tė gjithė ata qė kanė qėlluar nė qytet, pjesa mė e madhe e tė cilėve ishin mėrgimtarė, duke thėnė e kėrkuar qe tė digjen prodhimet serbe, ashtu si na dogji Serbia ēdo gjė qė kishim.
Ky ėshtė gjest i mirė simbolik, dhe ndoshta ngrit vetėdijen te qytetarėt qe definitivisht tė mos pėrdorin mė mallra serbe dhe kėtė pėr shumė arsye, duke u nisur nga ajo se janė nga shteti armik, se janė tė rrezikshme pėr shėndetin, si dhe pėr shkak tė gjakut tė derdhur gjatė njė shekulli e urojmė qė gjaku i Enver Zymberit tė jetė i fundit, ka deklaruar Hazir Bajrami, i cili me familje kishte ardhur nga Vjena.
Ndėrkaq, Miftar Mehmeti, pėr prezencėn e mallrave serbe nė Kosovė ka fajėsuar kompanitė tregtare. Fajtor kryesor janė firmat tregtare, tė cilat pėr pėrfitime personale tregtojnė ato produkte dhe, ēka ėshtė edhe mė keq, kontrabandojnė mallra serbe, kurse nuk i shfrytėzojnė mundėsitė e shumta pėr tregti me vendet tjera, ka shprehur mendimin e tij ai pa i shfajėsuar as vet qytetarėt e pandėrgjegjshėm.
Bėhet e ditur se aksione tė tilla tė bojkotimit masiv tė produkteve serbe por edhe tė djegies publike tė tyre do tė organizohen edhe nė qytetet e tjera tė Kosovės.
botasot.info
Me ne funde kane filluar te zgjohen nga gjumi Shqipet..![]()
Shqiperia tani e ka rastin me te mire qe te gjitha produktet e mundshme t'i lansoj ne tregjet e Kosoves. Disa produkte ka kohe qe jane prezente dhe jane treguar te suksseshme ketu. Uji 'Spring', uji 'Tepelena', birra 'Tirana', produkte bujqesore dhe shume produkte te tjera kane gjetur hapsire te mjeftueshme dhe kane konsum te gjere ne Kosove.
Shqiperia e ka mundesine qe te behet konkurent serioz per thithjen e atyre 400 milion eurove ne vit, qe deri me tani kane shkuar ne buxhetin e Serbise.
Mendoj se nevojitet nje panair gjitheperfshires ne Prishtine, ne te cilin do te mernin pjese sa me shume kompani shqiptare. Panairet jane shume te pershtatshme per krijimin e lidhjeve te reja tregtare.
Krijoni Kontakt