Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Hasan Tahsini pėr shkrimin e shqipes

    Hasan Tahsini pėr shkrimin e shqipes

    (Me rastin e 200-vjetorit tė lindjes)

    Hasan Tahsini, ky dijetar dhe atdhetar i flaktė pėr veprimtarinė e tij nė tė mirė tė idealit kombėtar, bėn qė tė vlerėsohet edhe pas 200 vjetėsh tė lindjes dhe 130 vjetėsh tė vdekjes. Ėshtė shquar pėr ato krijime kushtuar psikologjisė, astronomisė, pėrgjithėsisht shkencave ekzakte, ndėrsa nė vitin 1874 shpėrndau njė fletė fluturuese ku kishte pėrfshirė alfabetin origjinal qė e kishte titulluar nė gjuhėn frėnge dhe turke: “Alfabeti metodik shqip”.

    Vepra e tij ėshtė vlerėsuar nga studiuesit shqiptarė, duke realizuar botime tė ndryshme dhe duke organizuar konferenca shkencore rreth figurės sė tij. Sė fundi u botua monografia “Profesor Hasan Tahsini”, nė tri vėllime (Tiranė, 2009) e autorit Laurant Bicaj, qė ėshtė botimi mė i gjerė qė ėshtė bėrė deri tani pėr Hasan Tahsinin.

    Shteti shqiptar i ka dhėnė titullin “Mėsues i Popullit” (1961) dhe Urdhrat “Pėr veprimtari patriotike” tė kl.II (1962), dhe “Naim Frashėri”, kl.I (1995).

    * * *

    Hasan Tahsini u lind nė Ninat tė Konispolit, mė 1811, 200 vjet mė parė, ndonėse ka edhe versione tė tjera pėr lindjen njė ose dy vjet mė vonė. Fėmijėrinė e tij e kaloi nė Shqipėri, duke ndjekur tė atin nga Janina nė Shkodėr, pranė Mustafa Pashė Bushatit, ku qe mėsues i fėmijėve tė tij. Ndjekja dhe zbulimi i dokumenteve pėr punėn qė ka bėrė i ati nė kėto pashallėqe do tė ishte me shumė vlerė pėr tė vėrejtur ndikimin qė kanė pasur kėto lėvizje nga Jugu nė Veri, pasi duhet tė ketė qenė njė njeri me influencė dhe duhet tė ketė pasur ndonjė status tė veēantė. Tė dhėnat e sotme janė mė shumė opinione se sa tė dokumentuara. Lėvizi nga Shkodra nė Berat nė detyrėn e myftiut, ku mori me vete edhe fėmijėt e tij. Pas vdekjes sė tė atit, H.Tahsini kthehet nė vendlindje, por tashmė me bindjen pėr tė lėnė Ninatin. S’kaloi shumė kohė dhe do tė vendoset nė Stamboll dhe shumė shpejt do tė shquhet si veprimtar i shquar i lėvizjes sonė kombėtare. Nė kryeqytetin e perandorisė osmane shkoi pėr t’u arsimuar dhe pėr tė fituar dije, prandaj fillimisht ndoqi njė nga medresetė mė tė dėgjuara tė Stambollit me afat katėrvjeēar.

    Duke parė zgjuarsinė e Hasan Tahsinit dhe pėrfundimin me shumė sukses tė shkollės, e zgjodhėn qė ta dėrgojnė nė Universitetin e Sorbonės, ku do tė studiojė pėr shkencat ekzakte. Udhėtimin e dytė pėr nė kryeqytetin francez e bėri nė vitin 1857, jo mė si student, pasi kishte mbaruar me rezultate tė shkėlqyera Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, por i atashuar si imam i ambasadės turke nė Paris. Qėndrimi nė Paris pėr njė kohė shumė tė gjatė bėri qė ai tė njihte jo vetėm personalitete tė ndryshme, por tė njihej edhe me zhvillimet nė fushėn filozofike tė Francės sė asaj kohe.

    U kthye nga Parisi nė shkurtin e vitit 1869. Rrjedhja e ngjarjeve fillimisht shkoi nė favor tė H.Tahsinit, pasi emri i tij ishte bėrė i njohur si njeri i pėrgatitur dhe opinioni kėrkonte njerėz me dije, prandaj u zgjodh rektor i Universitetit tė Stambollit, universitet i porsahapur (1870). Por lavdia e tij nuk zgjati shumė, pasi programi shkencor i paraqitur nga Hasan Tahsini shkaktoi indinjatė dhe revoltė te njė pjesė e dėgjuesve qė pėrfaqėsonin njė klan tė prapambeturish, por qė kishin peshė nė piramidėn qeveritare. Kėto bėnė qė shumė shpejt H.Tahsinin ta shkarkonin nga detyra e rektorit (11 dhjetor 1870) dhe universiteti tė mbyllet. Hasan Tahsini mbeti pa punė, por shpejt adoptoi njė ndėrtesė tė vjetėr, ku sipas Sami Frashėrit, ”Jetėn e tij e kaloi midis librave tė shumtė dhe instrumenteve shkencore, duke studiuar dhe dhėnė mėsim”.

    Nė vitin 1874 Hasan Tahsini ndodhej nė Shqipėri. Veprimtaria politike dhe arsimore e H. Tahsinit dhe e K.Kristoforidhit ra nė sy edhe tė konsullit francez nė Janinė, August Dozonit, sipas tė cilit, ata “po pėrpiqeshin tė pėrpunonin gjuhėn shqipe deri nė nivelin e njė gjuhe tė shkruar dhe tė pėrhapnin gjithashtu arsimin nė gjuhėn amtare, duke i ngritur njė barrikadė helenizmit”. Deri mė sot nuk kemi ndonjė tė dhėnė tjetėr nėse ėshtė marrė me tė vėrtetė dhe ēfarė pune ka bėrė pėr hartimin e njė gramatike dhe fjalori tė shqipes, qė kanė qenė ėndrra tė rilindėsve tanė. H.Tahsini mė pas udhėtoi pėrsėri pėr nė Stamboll, ku kaloi ēastet e fundit tė jetės sė tij.

    Vdiq nė vitin 1881, nė moshėn 70-vjeēare, nė Eren-Qoj, njė nga fshatrat mė tė bukura tė Stambollit nga ana e Ysqydarit,

    * * *

    Nė kėtė shkrim nuk do tė merremi me gjithė diapazonin e veprės sė tij, por do tė pėrqendrohemi kryesisht nė kontributin e tij nė fushėn e shkrimit tė shqipes.

    Pėrpjekjet e Hasan Tahsinit pėr kėtė problem nisin qė herėt, nė fillimet e gjysmės sė dytė tė shekullit XIX.

    Nė Stamboll, nė kėto vite ai do tė bashkėpunojė edhe me patriotė tė tjerė, si me Ismail Qemalin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasėn etj. Lėvizja jonė kombėtare ende nuk ishte nė ngritje, por kėta veprimtarė po jepnin sinjalin se sė shpejti lėvizja politike e shoqėruar me njė lėvizje kulturore do tė rritej.

    Veprimtaria e Hasan Tahsinit nė fushėn e shkrimit tė shqipes duhet parė nė dy rrafshe: e para, nė pėrpjekjet e tij nė bashkėpunim edhe me patriotė tė tjerė pėr zgjidhjen e alfabetit tė pėrbashkėt tė shqipes; e dyta, si hartues i njė alfabeti tė veēantė tė shqipes. Nga tė dhėnat qė njohim deri mė sot mendohet se rreth viteve ’50 tė shekullit XIX kemi pėrpjekje pėr lėvrimin e gjuhės shqipe dhe hapjen e shkollave si dhe pėr “themelimin e njė shoqėrie kulturore nė Stamboll, qėllimi i sė cilės ishte tė grumbullonte mjetet e nevojshme pėr shtypjen e librave dhe mbajtjen e shkollave”.

    Ky problem nuk mund tė zgjidhej me pėrkrahjen e perandorisė osmane, por do tė zgjidhej nga vetė shqiptarėt dhe qe njė nga ēėshtjet qė u diskutua mė shumė gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX. Tė dhėna me interes na jep Jani Vretoja nė kujtimet e tij pėr historinė e alfabetit tė shqipes (dorėshkrim), tė cilin e kemi pasur parasysh pėr kontributin e Hasan Tahsinit nė kėtė fushė. Pėr mbledhjen e vitit 1867 ai shkruante se, “nevojėn e pėrdorimit tė njė alfabeti tė vetėm tė pėrbashkėt qė tė kishte aq shkronja tė thjeshta njėformėshe sa ka gjuha jonė shqipe zanore dhe bashkėtingėllore, e ndjenė nė vitin 1867 njerėz tė shquar tė kombit tonė qė ndodheshin dhe banonin nė Stamboll…si Ismail.Beu…P.Vasa…ligjėruesi Hasan Tahsini prej Filati, njeri me kulturė arabe, persiane, turke dhe franceze dhe K.Kristoforidhi…”

    Diskutime u zhvilluan pėr katėr variante pėr tė cilėt ishin tė pėrgatitur dhe secili kishte shfaqur mendimin e tij. Pikėnisja qe viti 1867 dhe vazhdoi edhe me orvatje tė tjera deri nė vitin 1879, kur u miratua alfabeti i Stambollit. Mė shumė pėrkrahės pati varianti pėr alfabetin latin, i pėrfaqėsuar nga I. Qemali, K. Kristoforidhi, P. Vasa etj. Dhe kjo qe zgjidhja mė e drejtė, pasi ai u pėrdor qė me dokumentin e parė tė gjuhės shqipe, me “Formulėn e pagėzimit” tė vitit 1462, ndonėse nė atė kohė ajo nuk njihej. Variantet pėr alfabetin arab dhe variantet e tjera u kundėrshtuan edhe nga Hasan Tahsini. Ai nė tė gjitha mbledhjet qė ka marrė pjesė gjatė atyre 12 vjetėve, ka qenė kundėrshtar i rreptė i gjithė varianteve tė tjera, pėrveē atij origjinal. Ai donte qė alfabeti tė ishte i veēantė, me shkronja tė reja, tė ndryshme nga ato qė ekzistonin.

    * * *

    Komiteti i Stambollit nė vitin 1877 krijoi njė komision pėr hartimin e alfabetit tė pėrbashkėt tė shqipes, nė pėrbėrje tė tė cilit ishte edhe Hasan Tahsini. Me mjaft interes ėshtė njė artikull i autorit botuar nė vitet e zjarrta tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Tė dhėnat pėr kėtė shkrim i kemi marrė nga artikulli i Z.Litos: “Arma e diturisė dhe e pėrparimit”, ku autorja jep tė pėrkthyer disa nga pasazhet e kėtij shkrimi, tė botuar te gazeta “Prizren” dhe tė ribotuar edhe te gazeta “Basiret” nė turqisht, qė dilte nė Stamboll. H.Tahsini i dėrgoi njė letėr tė hapur kėtij organi, ku shprehte kėnaqėsinė pėr vendimin e Komitetit tė Stambollit pėr hartimin e njė alfabeti tė pėrbashkėt tė shqipes. Pėr kėtė H.Tahsini shkruante: “Nė tė vėrtetė, mbledhja e vitit tė kaluar (e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, T.O.) nuk e la nė asnjė mėnyrė nė harresė problemin e mjeteve qė duhen pėr tė pėrhapur arsimin nė Shqipėri, por gjithnjė ka kėrkuar dhe vepruar…pėr tė rregulluar dhe siguruar shpenzimet e duhura qė nevojiten pėr tė pėrpiluar njė fjalor shqip, pėr tė hartuar rregullat gramatikore dhe sintaktike tė kėsaj gjuhe, qė ėshtė mė e pėrsosura midis gjuhėve tė Europės dhe pėr tė redaktuar dhe botuar disa revista tė dobishme me karakter shkencor dhe moral”.

    Siē shihet nga ky fragment, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka pasur si objekt nė fushėn e kulturės jo vetėm zgjidhjen e alfabetit tė pėrbashkėt tė shqipes, por edhe zhvillimin e arsimit nė Shqipėri, duke u pėrpjekur tė sigurojė mjetet financiare pėr hapjen e shkollave, por edhe pėr hartimin e njė fjalori shqip dhe tė teksteve mėsimore, siē ishte gramatika.

    Nė kėtė shkrim, duke i dhėnė pėrparėsi pėrhapjes sė diturisė dhe tė pėrparimit, ai nuk pajtohej me atė mozaik alfabetesh qė pėrdoreshin deri nė atė kohė, si dhe me pėrdorimin e alfabeteve tė gjuhėve tė huaja, qė nuk i pėrshtateshin natyrės sė gjuhės shqipe. Pėr autorin, asnjė variant qė mund tė kėshillohej tė pėrdorej pėr shqipen nuk ishte i pranueshėm, pėrveē atij tė posaēėm. Ai gjithnjė kėrkonte tė bindte lexuesin se shqipja nuk ka nevojė pėr ēfarėdo alfabeti, por njė i tillė qė t’i pėrshtatej natyrės sė gjuhės shqipe dhe tė ishte larg ndikimeve politike dhe fetare. Pėrsėri nė kėtė artikull shkruante: “Po tė mos krijojmė njė alfabet pėr njė gjuhė, i sigurt, i saktė dhe i mbrojtur nga ndikimet politike, shkronjat nė tė do tė duken tė huaja…dhe kėshtu nuk do tė jetė e mundur tė pėrfitojmė atė qė dėshirojmė qė tė jetė pėr kėtė shekull i pėrshtatshėm“. Pėr H.Tahsinin nuk ka rėndėsi madhėsia e shkronjave, por vlera dhe rėndėsia qė ka pėr gjuhėn shqipe. Dhe pėr kėtė, nė shkrimin e botuar nė “Basiret”, theksonte: “Sado qė janė tė vogla si kėmbėt e milingonės, shkronjat janė arma mė e fuqishme e pėrparimit dhe e diturisė, prandaj t’i pranosh ato pa treguar kujdes tė veēantė, ėshtė mė e dėmshme se sa tė zgjedhėsh njė armė dhe pa e provuar, tė luftosh me tė. Bile, - shtonte ai, - njė armė jo e mirė sjell humbjen e njė beteje, kurse njė alfabet i gabuar shkatėrron lumturinė e popullit”.

    Kėtė bindje pėr zgjidhjen e alfabetit tė pėrbashkėt, duke pranuar njė alfabet origjinal, nuk e ndryshoi, ndonėse e miratoi alfabetin e Stambollit dhe nuk e kundėrshtoi atė.

    * * *

    Hasan Tahsini ka hyrė nė historinė e alfabetit tė gjuhės shqipe me atė fletė fluturuese tė shpėrndarė afro njė shekull e gjysmė mė parė me titull: “Alfabet metodik shqip”. Qė nga titulli kuptohet pikėsynimi i autorit, qė nė trajtimin e problemit tė jetė metodik dhe nė ato pak rreshta ia ka arritur qėllimit.

    H.Tahsini ka pasur objektiva tė caktuara qė alfabeti i tij tė realizojė dy kritere: atė shkencor, qė njė tingull-fonemė ta paraqesė me njė grafemė, si dhe atė atdhetar, qė alfabeti tė ishte jashtė ēdo ndikimi politik dhe fetar. Njėkohėsisht, ky sistem shkrimor, sipas H.Tahsinit, ishte praktik, i lehtė dhe i shpejtė nė tė shkruar dhe nė botime.
    Titujt dhe nėntitujt tė vendosur nė kėtė fletė janė dhėnė nė frėngjisht dhe turqisht. Nė
    gjysmėn e pjesės sė sipėrme janė shėnuar zanoret dhe bashkėtingėlloret e shqipes
    dhe poshtė shkronjat e shtypit, theksat dhe shenjat e pikėsimit. Alfabeti i H.Tahsinit
    ka 36 grafema, por shenja ka mė shumė.

    Nė gjysmėn e pjesės sė poshtme tė fletės janė shkruar dy thėnie: njėra e filozofit gjerman Gotfrid Vilhelm Laibnic (Gottfried Wilhelm Leibniz 1646-1716), qė ka botuar edhe disa fjalė shqipe dhe ėshtė e tillė: “Laibnici i madh, filozof i Allemanjes (Gjermanisė) ka than: mė epni nji pal shkroinjza tė mira t’iu jap njė gjuhėn fort tė mirė, me epni njė gjuhėn tė mirė t’iu jap njė civilazicion (qytetėrim ) fort tė mirė” dhe tjetra, thėnia e filozofit frėng Volnei (Constandin Franēois de Chasseboeuf comte de Volney, 1757-1820): “Gjith shkroinjzat tė Evrops ian maskaralike don me thanė ian me tė meta”. Kėto dy thėnie nuk janė marrė vetėm me qėllim krahasimi pėr tė parė numrin e lėvizjeve tė dorės qė duhen pėr tė shkruar kėto thėnie me alfabetin e gjashtė gjuhėve, por ato kanė njė domethėnie shumė kuptimplotė qė pėrputhej me pikėsynimin dhe idealin qė kishte H.Tahsini. Qėllimi tjetėr i autorit ishte tė vėrtetonte se me alfabetin e tij do tė duhen shumė pak lėvizje tė dorės pėr tė shkruar tė njėjtėn gjė tė dy thėnieve tė filozofėve tė pėrkthyera nė shqip, me alfabetet e turqishtes, frėngjishtes, greqishtes, bullgarishtes dhe armenishtes. Ai do t’i bindė shqiptarėt se alfabeti i tij i veēantė ishte edhe ekonomik. Me alfabetin e tij duhen shumė pak lėvizje tė dorės, d.m.th., sa gjysma e alfabeteve tė tjerė. Gjithashtu, ky alfabet nuk ėshtė i huazuar, por ėshtė i thjeshtė dhe praktik, si dhe shumė ekonomik. Me kėtė sistem shkrimor do tė shtypeshin vepra me njė afat mė tė shkurtėr, shumė tė domosdoshėm pėr lėvizjen tonė kombėtare, pasi kėto botime do tė ishin mė pak tė kushtueshme dhe vėllimi do tė ishte mė i vogėl. Por realiteti nuk ishte i tillė, pasi duheshin shtypshkronja tė veēanta, gjė pėr tė cilėn mungonin mjetet financiare. Gjithashtu, shumė shenja ishin mjaft afėr njėra-tjetrės, sa do tė ishte e vėshtirė tė pėrdoreshin pa gabime.

    Pasqyra e alfabetit tė Hasan Tahsinit fliste pėr punėn dhe pėrpjekjet e njė njeriu reformator dhe erudit qė me njė fletė, falė kulturės sė gjerė, kėrkonte tė hartonte njė sistem tė shkrimit tė shqipes jashtė ēdo ndikimi dhe huazimi. Nė atė fletė, siē e theksuam, pėrfshiheshin edhe theksa tė ndryshėm, si dhe shenjat e pikėsimit qė grafikisht janė tė njėjta me shenjat e sotme. Dėshira e autorit ishte e tillė qė t’i vėrė themelet shkrimit tė shqipes, por shumė e vėshtirė pėr t’u realizuar, duke ditur pengesat qė duheshin kapėrcyer.

    Problem mbetet autorėsia e kėsaj flete alfabetike, kur nuk ėshtė shkruar as emri i autorit, as data e hartimit. Edhe ne kemi shprehur mendimin tonė, duke u pėrpjekur ta argumentojmė se autor i saj ėshtė Hasan Tahsini. Njė punė tė tillė mund ta bėnte njė njeri i ditur dhe i zgjuar, me horizont dhe me pėrgatitjen e nevojshme shkencore, siē ishte Hasan Tahsini. Kjo fletė ėshtė njė pasqyrė e vogėl “enciklopedike” e shkrimit tė shqipes.

    * * *

    H.Tahsini duhet tė ketė punuar pėr hartimin e tij pėr njė kohė tė gjatė, pasi ai vetė pohon duke debatuar me Jani Vreton se: “Pėr tė shpikur shkronja tė reja, duhet njė kohė e gjatė”. Ndėrsa pėr kohėn kur ėshtė shpėrndarė kjo fletė, mendimet e studiuesve sillen rreth viteve 1870-1874; mė 1870, 1872 ose 1874. Duke u mbėshtetur edhe nė disa tė dhėna tė tėrthorta, mė e pranueshme ėshtė viti 1874.

    Edhe pėr burimin e kėtij alfabeti mendimet nuk janė tė njėjta. Disa pohojnė se ka njė fizionomi tė ngjashme me alfabetin punik-armeik-hebraik dhe jo i pėrbėrė me vija gjeometrike. Ka edhe ndonjė mendim tjetėr. Alfabeti i Hasan Tahsinit ėshtė i tipit sui generis, sepse autori luftoi qė alfabeti i tij tė ishte i veēantė, jashtė ēdo ndikimi. Megjithatė, ka elemente nga alfabetet e lashtė e nė veēanti nga ai finik.

    Deri vonė ėshtė menduar se ekziston vetėm njė variant i kėtij alfabeti, por edhe njė kopje e vetme.

    Gjatė punės sonė pėr historinė e alfabetit tė shqipes, nė Arkivin e Shtetit kemi ndeshur edhe me njė variant tė pėrafėrt tė alfabetit tė H.Tahsinit. Ėshtė njė kopje e dytė e fletės sė njohur, ku dikush kishte vėnė dorė duke fshirė disa shkronja e duke i zėvendėsuar ato, dukuri qė e vėmė re edhe nė ekzemplarin e parė, por qė janė tė palexueshme. Tashti janė korrigjuar tetė shkronja, tė cilat janė shkruar me bojė. Ka edhe ndonjė ndryshim tjetėr. Kėshtu, variantit tė parė i janė bėrė ndryshime, por duke ruajtur numrin e shkronjave. Pėr kėtė arsye e kemi quajtur variant tė dytė. Mė hollėsisht e kemi pėrshkruar nė monografinė tonė: “Udha e shkronjave shqipe. Histori e alfabetit”.

    * * *

    Alfabeti i H.Tahsinit nuk pati ndonjė pėrhapje tė gjerė. Edhe ata qė janė marrė me historinė e alfabetit tė shqipes deri nė vitet ’60 tė shekullit tė kaluar nuk e pėrmendin kėtė alfabet, qė pėr mendimin tonė, nuk e kanė njohur. Megjithatė, me punėn kėmbėngulėse tė disa studiuesve tė mėvonshėm, Hasan Tahsini ka zėnė vendin qė i takon nė historinė e shkrimit tė shqipes, si hartues i njė alfabeti tė veēantė.

    Marrė nga Gazeta Shqip

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Hasan Tahsini dhe gjuha shqipe

    • Hasan Tahsini ka qenė ndėr nacionalistėt e parė shqiptarė qė krijuan njė komitetpėr shkrimin e shqipes mė 1864. Mė pas punoi pėr hapjen e shkollave shqipe.


    -Hasan Tahsini (1811-1881), ka qenė personalitet i rėndėsishėm i lėvizjes nacionale shqiptare me ndikim tė fuqishėm nė jetėn publike osmane tė shekullit XIX. Periudha kohore nė tė cilėn ai jetoi ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė kuptuar jetėn intelektuale tė Perandorisė Osmane, marrėdhėniet lindje-perėndim dhe padyshim ato ēfarė ai ka bėrė pėr lėvizjen nacionale shqiptare. Hasan Tahsini ka qenė njohės i qytetėrimit lindor dhe perėndimor. Shteti osman pėr shkak tė nivelit tė tij intelektual e pėrzgjodhi dhe e dėrgoi nė Paris me synimin pėr tė sjellė nė Perandorinė Osmane filozofinė dhe racionalizimin evropian. Kurba e aktivitetit tė tij intelektual kulmoi me emėrimin nė pozicionin e rektorit tė parė tė Universitetit tė Stambollit.

    “Ėshtė befasues fakti qė shkalla e njohjes qė kemi brenda Shqipėrisė pėr kėtė personalitet ėshtė nė raport tė zhdrejtė me aktivitetin e tij intensiv nė shumė plane dhe fusha si nacionalist shqiptar, dijetar islam, shkencėtar, filozof dhe personalitet publik nė Perandorinė Osmane”, thotė studiuesja Genciana Abazi-Egro gjatė referimit qė mbajti dje nė 200 vjetorin e lindjes sė Tahsinit. Nė historiografinė shqiptare dhe turke ėshtė vėnė nė dukje qė Sami Frashėri ėshtė ndėr pionierėt e modernizimit tė jetės intelektuale nė Turqi. Por Hasan Tahsini, njė brez para Sami Frashėrit, ėshtė njė teolog islam qė u shkollua nė Francė dhe qė futi shumė praktika tė reja perėndimore nė pedagogjinė osmane.

    Pėr mė shumė kemi bėrė njė bisedė me studiuesen Genciana Abazi-Egro, e cila ka bėrė njė vėzhgim mbi dimensionin gjuhėsor tė Hasan Tahsinit dhe lidhjen e ngushtė me Lėvizjen Nacional Shqiptare.

    Sipas studimit tuaj si e ka trajtuar Hasan Tahsini ēėshtjen e gjuhės shqipe?

    Ēėshtjen e gjuhės shqipe Hasan Tahsini e ka trajtuar nė nivel kulturor, shkencor, por dhe si elementin kryesor tė konforbimit tek shqiptarėt. Kėtu duhet theksuar se Hasan Tahsini nuk ka qenė vetėm teoricien, i cili hartonte alfabete apo parashtesa pėr rėndėsinė e gjuhės. Ai tė qėnurit dijetar e ka konceptuar tė bashkėrenditur ngushtė me njeriun e veprimit politik. Kjo ka bėrė qė tė jetė ndėr nacionalistėt e parė shqiptarė qė krijuan njė komitet pėr shkrimin e shqipes mė 1864, dhe mė pas tė jetė aktivė nė ēdo iniciativė tjetėr nė kėtė drejtim, deri nė pėrpjekje konkrete pėr mėsimin dhe pėrhapjen e gjuhės dhe shkollave shqipe mė 1874.

    Si u trajtua alfabeti me tė cilėn do tė shkruhej shqipja?

    Ndėrsa gjuha gjatė gjithė lėvizjes nacionale shqiptare ėshtė cilėsuar si elementi kryesor bashkues i shqiptarėve dhe si element i cili dallonte nga kombet e tjera, alfabeti me tė cilin do tė shkruhej shqipja u trajtua si nė aspektin politik ashtu dhe nė atė kombėtar. Alfabeti u cilėsua si njė mjet bashkues pėr tė gjithė shqiptarėt dhe si hapi i parė drejt gjuhės letrare e mė pas asaj standarde. Prandaj nuk ėshtė rastėsi qė Kongresi i Manastirit i vitit 1908 qė pėrcaktoi zyrtarisht alfabetin me tė cilin do tė shkruhej shqipja, shėnon dhe sinjalin mė tė qartė pėr pavarėsinė e Shqipėrisė mė 1912.

    Pra alfabeti i parė shqiptarė nuk ėshtė pėrcaktuar rastėsisht. Po pėrsa i pėrket pikėpamjes politike?

    Nga pikėpamja politike, zgjedhja e germave tė alfabetit, njė ēėshtje teknike nė dukje, pėrcakton dhe krahun e orientimit tė shoqėrisė dhe politikės shqiptare. Nė kėtė kuadėr duhet analizuar dhe alfabeti sui generis domethėnė unikė qė Hasan Tahsini pėrgatiti pėr gjuhėn shqipe. Madje kėtė e mbėshtesin dhe dy citatet tė cilat ia ka bashkangjitur alfabetit tė tij. I pari, i Laibnicit i cili citohet tė ketė thėnė: “mė jepini njė palė shkronjėza tė mira e tju jap njė qytetrim fort tė mirė”, kurse citati i dyti ėshtė i Volneit sipas tė cilit “gjithė shkronjat e Evropės janė maskarallėqe, domethėnė me tė meta”.

    Cilat janė arsyet qė Hasan Tahsini mron iden e shkrimit tė shqipes me germat sui generis?

    Hasan Tahsini qė nė fillimet e veta pėr alfabetin e shqipes ka mbrojtur idenė e shkrimit tė shqipes me germat sui generis qė nuk i kishte pėrdorur asnjė mė parė, dhe mė pas kėtė pikėpamje e konkretizoi edhe me alfabetin e mirėnjohur tė tij. Arsyet qė parashtron HasanTahsini pėr kėtė zgjedhje tė tijėn janė : sė pari, alfabeti i veēantė do tė theksonte mė shumė idenė e mėvetėsisė tek shqiptarėt. Ai mendonte se shqiptarėt janė njė popull i veēantė me njė gjuhė tė veēantė dhe pėr kėtė arsye dhe alfabetin duhet ta kenė tė tillė. Sė dyti, germat sui generis do tė theksonin karakterin teknik tė alfabetit dhe nuk do ta ngatėrronin atė me veshje tė ndryshme ideologjike nė kėtė mėnyrė dhe funksioni pėrbashkues i alfabetit tek shqiptarėt do tė ishte mė lehtė i realizueshėm. Sė fundmi ishte njė arsye thjeshtė praktike. Germat e veēanta shkruhen me mė pak lėvizje domethėnė mė tė lehtė dhe mė shpejt kėshtu u sjellin pėrdoruesve tė tyre kursim nė kohė, dhe duke zėnė mė pak vend librat e shtypura do tė kishin njė vėllim mė tė vogėl dhe do ėt shtypeshin mė shpejtė. Kėshtu kishte dhe kursim ekonomik.

    Kėtė arsyetim e sjell nėpėrmjet ndonjė krahasimi?

    Kėtė e vė nė pah me anė tė njė krahasimi me alfabetet qė pėrdorin gjuhė tė ndryshme tė botės. pėr shembull alfabeti arab qė pėrdorej pėr tė shkruar turqishten nė atė kohė kishte nevojė pėr 486 lėvizje tė dorės, alfabeti frėng 444, alfabeti grek 438 kurse alfabeti i propozuar nga Hasan Tahsini kishte 245 lėvizje. Hasan tahsini mendonte se shqipja duhet tė shkruhej ashtu sikurse lexohej domethėnė sipas parimit fonetik. Alfabeti i tij pasqyron nė mėnyrė tė saktė nivelin fonologjikė tė gjuhės shqipe. Sipas studiuesit tė gjuhės shqipe Tomorr Osmani alfabeti i Tahsinit ka 36 shkronja, ndėrkohė qė ka pėrdorur shumė shenja pėr shpjegimin dhe pėrdorimin e tyre. Madje ka pėrshkruar edhe lėvizjet qė duhet tė kryejė dora pėr secilin shkronjė.

    Si i klasifikon shkronjat?

    Ai ka quajtur alfabet metodik tė shqipes dhe kjo ka qenė pėrcaktuese edhe pėr vetė mėnyrėn e paraqitjes sė tij. Shkronjat nuk jepen sipas rendit alfabetik sikurse jemi mėsuar t’i shohim, por i ka klasifikuar nė zanore dhe nė bashkėtingėllore. Kurse bashkėtingėlloret i rendit sipas mėnyrės sė nyjėtimit tė tyre. Nė tė vėrtete njė paraqitje e tillė ė e sistematike ėshtė e domosdoshme pėr alfabetet sui generis, pasi paraqitja grafike e shkronjave ėshtė e panjohur pėr lexuesin.

    Ku ėshtė njohur fillimisht alfabeti i Hasan Tahsinit?

    Alfabeti i Hasan Tahsinit u njoh kryesisht nė jug tė Shqipėrisė dhe veēanėrisht nė Filat, Janinė dhe Konispol. Mendohet qė gjatė qėndrimit tė Hasan Tahsinit nė Shkodėr e Berat ėshtė paraqitur dhe nė kėto qytete. Kurse materiale tė shkruara nga ky alfabet nuk ka. Studiuesi Hasan Kaleshi nė njė pėrpunim tė tijin bėn me dije dhe pėr ekzistencėn e njė abetareje tė hartuar nga Hasan Tahsini, por qė nuk ėshtė gjetur deri tani. Ideja e shkrimit tė shqipes me germa tė veēanta pėr herė tė parė ėshtė shfaqur nė Elbasan nė mesin e shekullit tė XVIII.

    Cilat janė funksionet e gjuhės sipas Tahsinit?

    Sipas tij, dy funksionet kryesore tė gjuhės janė ai i komunikimit dhe i formėsimin tė mendimit. Pasi sikurse ėshtė njohur transmetimi i mendimit realizohet gjithnjė nėpėrmjet gjuhės. Kjo lidhje e ngushtė dhe e ndėrsjellėt e gjuhės me mendimin bėn qė gjuha tė jetė mjeti kryesor pėr studimin e mėnyrės sesi i artikulon njeriu dhe mė gjerė pėr psikologjinė dhe identitetin e pėrdoruesit tė saj. Ndjeshmėrinė ndaj gjuhės Hasan Tahsini i ka shprehur nė mėnyrė shumė tė qyrtė nė njė pjesė tė veēantė nė punimin e tij mbi psikologjinė, tė botuar nė vitin 1894, pas vdekjes. Ai ndalet nė vetin pėrgjithėsuese qė ka gjuha nė sajė tė pėrdorimeve tė koncepteve e cila ka favorizuar tė menduarin abstrakt tė njeriut gjė qė ka sjellė zhvillimin dhe civilizimin e njerėzimit. Sipas Hasan Tahsinit kėto funksione dhe veēori tė gjuhės e bėjnė tė domosdoshme kujdesin ndaj gjuhės dhe mėnyrės sė funksionimit tė saj. Nė kėtė kuadėr ai projekton dhe cilėsitė qė duhet tė kėtė njė gjuhė nė pėrmbushje tė mirė tė misionit tė saj. Sė pari pasurimi i vazhdueshėm pėr tė lehtėsuar funksionin komunikues tė gjuhės. Sė dyti thjeshtėsinė nė mėnyrė qė tė jetė e kuptueshme si nga elita ashtu edhe nga njerėzit me njė arsim tė kufizuar.

    Jeta

    Hasan Tahsini (1811-1881), lindi nė Sarandė. Ishte rilindės, filozof, dijetar e atdhetar i Rilindjes Kombėtare. Themelues i tė parit universitet shtetėror nė sulltanatin osman si dhe i “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjź” (Shoqėria e Dijetarėve Shqiptarė apo Kuvendi Shkencor Shqiptar). Ishte ndėr tė parėt qė mbolli dhe pėrhapi nė masė mendimin e krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar. Tahsini punoi pėr alfabetin shqip dhe donte ta kishte tė ndryshėm nga alfabetet e gjuhėve tė tjera pėr tė treguar personalitetin e popullit tė tij. Tahsini ka qenė mėsues i Abdylit, Naimit,Samiut, Vaso Pashės, etj.

    Valeria Dedaj - Shekulli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 22-10-2012 mė 13:25
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Fjalimi Real I Rektorit Te Universitetit Te Stambollit - Hoxha Tahsinit

    Profesor Doktor Hasan Tahsimi per Diturine dhe Arsimin


    Nga Dr. Laurant Bica

    Neqoftese do te donim te jepnim me nje fjale thelbin e nje njeriu si rilindasi Hasan Tahsimi, atehere do te thoshim se kjo eshte “Dituria”. Pra ai eshte nje personalitet qe sic shprehet vete : “e kerkoj diturine kudo qe te jete prej djepit deri ne varr”dhe kurre nuk reshti per ta gjetur ate. Sipas Sami Frasherit: libri kurre nuk I binte nga dora, vendi ku rrinte dhe shtrati ku flinte,ishin rrethuar me libra. Leximin I ndjeri e linte vetem perkohesisht, atehere kur do te mesonte te tjetret…… Fjalet e tij ishin leksion I nje niveli te larte dhe bisedat e tij kishin thellesine e nje deti te dijes. Ai ishte nje dijetar I kalibri te madh dhe per te kish vend fjala ALIM, sic perdorej ne Lindje dhe fjala SAVANT ne perendim. Shqip ne do ta thoshim njeri I dijes, diturali I gjithanshem, nje enciklopedist, nje ervalit ne kuptimin e mirfillte e kesaj fjale, nje PUR I dijeve dhe shkencave. Fjala DITURI per kete figure te rilindjes sone kombetare perben kuptimin e jetes se tij. Ai mblodhi dijet tere jeten e tij dhe I dha, I shperndau pa kursim. Synimi I tij ishte arsimimi I popullit te vet. Ai ishte nje illuminist, qe per sa kohe I rrahu zemra, u perpoq te ndricoje mendjet e njerezve dhe sidomos te brezit te ri. Ai ishte dhe mbeti nje personalitet I permasave te medha ne rang perandorie dhe per kombin e vet. Dimensionet e tij ishin europiane e pse jo edhe boterore.
    Natyrisht te merresh me nje rilindas is Hasan Tahsimi ne dy drejtime: si per diturine dhe arsimin, kjo do te shkonte gjate ne kuadrin e nje kumtese te thjeshte. Ne u kufizuam te ndricojme disa nga problemet dhe idete qe ai ngre ne nje moment kulmor te jetes se vet, pikerisht ne fjalimin e shkurter qe ai mbajti ne celjen e universitetit te pare osman ne Stamboll. Fjalim ky I panjohur deri me sot. Ky moment si rektor I univesitetit te nje perandorie te tere shenon apagjeun e tij si personalitet. Me pas fillon dekada kur ai u godit nga qarqet e erresires se sulltanatit osman, pra ka te beje me tragjedine intelektuale te tij.
    Hasan Tahsimi sikurse te gjithe rilindasit e tjere ne anen e arsimit donin te zgjonin popujt e perandorise ne pergjithesi. Kurse persa I perket rilindasve shqiptar deshironin, duke I mesuar gjuhen shqipe, te shpejtonin zgjimin kombetar, ngritjen e ndergjegjes politike, ndjenjen etnike, lartesimin kulturor dhe aftesimin e tij per jeten shteterore te pavarur. Meqenese Porta e larte ju kundervu hapjes se shkollave shqipe, u be pjese e pandare e luftes per clirimin kombetar
    Dihet se rilindasit tone perfshi edhe Hasan Tahsimin s’I nderprene kurre perpjekjet e tyre ne fushen e arsimit si ne rang perandorie ashtu edhe ne nivel kombetar. Pas deshtimit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit tere rilindasit kane ndjekur fushen e arsimit dhe te diturise, si rrugen qe do te siguronte arritjen e perandorise kombetare. Me te drejte Mustafa Qemal Ataturku ka thene “Ata qe kane shpetuar kombet jane vetem dhe pikerisht mesuesit”
    Edhe Hasan Tahsimi ne tere veprimtarine e tij u be nje ideolog I popullit te vet,nje mesuer I tij, qe I ndricoi rrugen drejt emancipimit te tij kombetar e shpirteror. Me arsimimin e kombit te vet rilindasit tane, me ne krye Prof Hasan tahsimin dhe pashellinjte, synonin disa qellime kryesore: te krijonin njerez te mire, qytetare te mire, profesionaliste te mire por edhe atdhetare te mire. Ata synonin pavaresimin e kombit shqiptar dhe ndertimin e nje demokracie te re shteterore si mjet, qe do ta conte ate drejt progresit. Syte e tyre ishin drejtuar nga perendimi, ku ishin majat e perparimit dhe fjalimi i Hasan Tahsimit ne universitet eshte edhe nje deshmi e ketij kendveshtrimi te tyre. Mendja dhe zemra e tyre punonin per shqiperine per perparimin e saj, te popullit te saj, bij te te cilit ishin edhe ata vete.
    Personaliteti I Hasan Tahsimit merr vlere per faktin, se kulturen dhe diturine e tij te gjere e vuri ne sherbim te atdheut dhe te njerezimit
    Ne shtator te vitit 1869 Hasan Tahsimi u emerua ne detyren e nje nepunesi te larte te shtetit osman, si rektor I pare I universitetit te stambollit. Ai qe ne fillim u perpoq ne saje te nje pune te shume anshme dhe vendosi universitetin mbi themele shkencore. Puna e tij e madhe organizative,ligjeratat shkencore qe mbajti, veprat qe shkroi, bashkepunetoret qe afroi ne universitet, programet baze qe hartoi per kete tempull te dijes si dhe plani I temave qe do te mbaheshin gjate pushimeve ne konferenca diturie per studentet dhe qytetaret e thjeshte ,per te dhene njohurite e reja shkencore perendimore jane deshmia me ====nivelit te tij. Ai ishte nje drejtues I afte , nje punetor I palodhur, nje perhapes I njohurive shkencore. Si autor I veprave shkencore, letrare, perkthyes e publicist, ai u shqua per vellimin e madh te botimeve, larmine e madhe,thellesine e njohurive dhe karakterin funksional te tyre
    Kam qene me dhjetra here ne medresene e Hoxha Tahsimit qe eshte edhe sot ne kembe si nje librari e ministrise se Arsimit te Turqise. Kam qene edhe ne godinen ku u cel universiteti I pare Osman. Bile kam shkelur edhe ne ballkonin ku mbajti fjalimin e tij ‘I perndritshmi’ Hoxha Tahsim Efendiu. Prej andej duket si ne pellembe te dores Xhamia e Qyprilinjeve te Medhej , bibloteka e ngritur prej tyre, varret e tyre, nje pjese e bashkise te Eminomise, qe dikur ka qene bashki e Stambollit dhe aty jane zhvilluar mesime universitare. Diku aty prapa godines se Universitetit Osman, qe sot eshte muzeu I shtypit ne Nuriosmanije, eshte ish Konaku I Munif Pashes, nje sallon dijeje ku takoheshin dijetare te lindjes dhe te perendimit perfshire ketu edhe Hoxha Tahsimin. Ne vitit 50 60 70 te shekullit XIX, aty mblidheshin nje pjese e elites osmane dhe diskutonin problemet e kohes se dijes, te shkences dhe te perparimit material e mendor. Kam shkuar keto 20 vitet e fundit ne Universitin e stambollit sidomos ne ate qe quhet fakulteti I letersise ( edebiyat fakultesi).S’kishte gezim e kenaqesi me te madhe per mua kur pas reth 150 vitesh nga data e celjes e universitetit te pare osman ne stamboll une dorezoja ne departamentin e histories se shkences ne biblioteken e tij tek shefja e tij profesoresha Feza Gynergyn 3 vellime per Hoxha Hasan Tahsimin me reth 2000 faqe. Ishte nejhohesisht edhe nje homazh per kete personalitet te madh te letrave, sa te kombit shqiptar aq edhe te kombit turk
    Ska enciklopedi turke qe te mos I kushtoje qofte edhe disa rrjeshta ketij kollosi te arsimit.
    Stambolli eshte qyteti I trete apo I katert ne bote prej nga popullsia pas Nju Jorkut, Tokios, Meksikos. Me te 20 millionet e vet ai eshte qyteti me I madh I europes sot. Ndonese faqja e tij qe nga koha e Hoxha Tahsimit ka nderruar krejt dhe tani nuk eshte qyteti I ngritur mbi 7 kodra por mbi 70 kodra dhe I mbi 77 mileteve. Aty takohen veriu me jugun dhee perendimi me lindjen. Me nje ekip filmik ne kete fillim maji xhiruam edhe godinen e universitetit Osman ku mbajti fjalimin Hoxha Tahsimi, edhe medresene ku ai kaloi dhjete vitet e fundit te jetesedhe rrugen Hoxha Tahsim ne nje rajon te tij qe quhet Karakaj. Medreseja e tij duke qene prane ish godines se qeverise osmane ‘Babi Ali’ pra portes se larte sic njihet ndryshe ne histori dhe sot godina ku rri=====I vilajetitte stambollit, cuditerisht I ka shpetuar stuhise se kohes e pa prekur. N’ate medrese te famshme, qe si godine po I mbush 2 shekuj e gjysem, I kaloi vitet e fundit te jetes Hoxha Tahsim i persekutuar I perbuzur dhe I perndjekur nga qarqet fanatike konservatore dhe masat injorante te popullit qe I vune damken e “gjaurrit”- “heretikut”.
    Keshtu ka ndodhur me dijetaret e arsimit kudo ne bote si ne te kaluarn e afert dhe ate me te larget. Keshtu ndoshi edhe me Hasan Tahsimin tone.
    Njerez te tille te perkushtuar dhe te vendosur iu kundervune cdo veshtiresie pa u ndrojtur nga tmerri I despotizmit. - Shkruan nje gazetar turk ne vitet 50 te shekullit 20
    “Ata nuk ishin njerez me fuqi magjike. Keta te panjohur ishin herojte e arsimit.
    Ndersa tirania ekzekutonte ata orvateshin te zhvillonin talentet. Keto kujtime, keto gjurme keto mendime jane drita te lara me ar ne fletet e erreta te despotizmit.
    Kush ishin keta njerez te pamposhtur dhe te palekundur? Shkendijat qe ndezen ata ne shkolla nje dite u bene furtune e cila u perplas ne fytyren e pa te ardhme te tiranise.
    Disa emra nga keto personalitete te larta te asaj periudhe. Keta njerez te nderuar mbollen faren e luleve te lirise dhe I sollen popullit qyteterim dhe begati
    Ja disa prej tyre: Selim Sabi, Ahmet Mithat, Ebuzija Levfek, Namik Kemal, Mynif pasha, Abdurrahman Sheref, Levfik Pasha Vidinli, HOXHA TAHSIM EFENDI, Salek Zeki, Levfik Fikret, Levfik Danish, Ismail Safa, Ajshe Sidika(gruaja e Riza Lefikut) etj……
    Pedagoget e universiteteve dhe mesuesit e shkollave I moren perdore bijte e tyre dhe I ngjiten ne shkallet e lirise dhe revolucionit. Ndersa vendi rropatej per te mbijetuar dhe lengonte nen torturat e despotizmit, njerez te tille te medhej ecen perpara me vendosshmeri dhe vetmohim ne rrugen e dijes dhe te progresit dhe duke kapur perdore te gjithe brezin e ri e cuan drejt majave te se vertetes dhe te qyteterimit.
    Po ndalem ne tre prej ketyre martireve te medhej te arsimit perandorak dhe shqipetar. Hasan Tahsimi krijoi tekstin e pare te psikologjise ne sulltanatin osman.Me te drejte gazetari Turk qe cituam pak me pare shkruan duke patur parasysh psikologjine e Hoxha Tahsimit “ shkroi nje liber leximi shkencor per shkollat fillore dhe te mesme. Deri ne ate kohe nuk kishte dale ndonje qe te shkruante nje liber kaq te bukur. Me fjale te tjera, kjo ishte vepra e pare e tij qe te terhiqte vemendjen. Hasani ne nje kohe kur psikologjia edhe si si shkence qe ne fillimet e veta ne perendim bente nje pune------- duke e future edhe ne lindje. Meritat e tij ne kete drejtim jane te pa diskutueshme para shkences, arsimit, cultures.
    Figura e dyte qe meriton vemendje te veqante eshte gruaja e shqiptarit filozof Riza Lefek me origjine nga Dibra, e quajtura Ajshe Sidika, e cila ka shkruar tekstin e pare te pedagogjisen ne perandorine osmane. Ajo eshte dekoruar nga vete sulltani I kohes. Ka qene nje nga grate me inteligjente. Hasan Tahsimi ska qene nder te gjallet por me siguri ne ceremonine e dhenies se nje medaljeje te vecante me siguri kane qene dy miq te tij.
    Veterani I arsimit dhe shoku I parisit I Tahsimit Selmi Sabit dhe ndoshta vete Sami Frasheri, qe ishte ne ate kohe (dmth ne fillim te viteve 90 te shekullit XIX) zevendes ministry I arsimit. Edhe zonja Ajshe Sidika qe ka qene nder grate me te kulturuara te elites osmane te fund shekullit XIX nuk eshte pa rrenje shqiptare. Personi I trete eshte vete Selim Sabiti. Meritat e tij ne fushen e arsimit jane te jashtezakonshme. Gazetari I siperpermendur jo vetem qe e ve Selim Sabitin ne krye te listes se njerezve qe vuajten nga despotizmi por njekohesisht thekson jane te pakte ata ngra brezi I kaluar qe nuk kane perfituar nga librat e tij.Ne cdo kapak e faqe te pare te librave qe na binin ne dore ne shkollen fetare dhe te mesme, ishte shkruar “Veper e Selim Sabitit”
    Selim Sabiti ishte personi qe hartonte dhe vendoste ne muret e shkollave hart ate punuara me ------------- e shkences. Selim Sabit efendiu vendosi parimet e mesimdhenies ne shkolla. Askush si ai nuk ka kontribuar per modernizimin e shkollave fillore dhe te mesme. Selim Sabit Efendiu ishte nder personalitete e pare me te rendesishem te Reshit pashes ( kryeminister osman) te universitetit dh ender shkenctaret me te zellshem te keshillit te arsimit. Selim Sabiti u mesonte mesuesve se mesimdhenia dhe edukimi jane ne varesi te metodave shkencore.
    Hasan Tahsimi eshte nga ata heronj te mendimit, qe ngjet si dy pika ujo me dijetaret orale te mesjetes si dhe me dijetaret dhe filozofete iluministe francesete shekullit 18- 19. Sa per te ilustruar kete po bejme nje krahasim me nje dijetar te famshem te mesjetes orale. Ebu Hanifeja (699-767)themelues edhe I nje shkolle juridike ne bagdad me emrin e tij.Dihet qe Hoxha Tahsim ka qene doctor ne jurispondencen islame dhe me dy doktorata te tjera ne paris ne shkencat fizike dhe natyrore. Bashkekohesit per Ebu Hanifene kane thene se sikur te matej dituria e tij me diturine e gjithe bashkekohesve te tij , do te peshonte me shume dituri a e Ebu Hanifese. Kjo vlen edhe per Hoxha Tahsimin me rilindasit e tjere shqiptar dhe osman.peshorja pot e viheshin ne kandar do te anonte nga rilindasi Tahsim. Eshte e njohur thenia e Ebu Hanifese” Nuk deshiroj te vdese dituria” dhe moment I dyte I ngjashmerise nga jeta e ketyre te dyve sic mesojme nga libri I Prof dok. Hajrullah Koliqit, “kur perendia identifikohej me diturine” Prishtine 2011ka te beje me ate qe Ebu Hanifeja gjithe jeten e kaloi duke mesuar vehten dhe nxenesit thuhet se ai e u shqua edhe per nje thesar idesh dhe keshillash pedagogjike. Mesimdhenia e tij ishte me shume studim se ligjerim. Sami Frasheri shkurt e qarte thote per Tahsimin leximin I ndjeri e linte vetem perkohesishte, atehere kur do te mesonte te tjeret
    Duke per kete krahasim me dijetare te medhej te mesjetes orale nuk mund te mos na kujtohet cilesimi I Sami Frasherit qe e quan tahsimin tone nje -----=----- shqiptar. Vec te tjerash Hasan Tahsimi ne fushen e diturise ngjet me dy filozofet e famshem dhe figurat qendrore te --------orale me Ilen Rzhdiun ne perendim dhe Ilen Sinen ne lindje sidomos per qendrimin qe u mbajt ndaj vepres se tyre. Keshtu vepra e Hasan Tahsimit u denigrua dhe u la ne harrese per dekada te tera. Edhe ne qofte se coc levizi nga kjo I takon jo indiferentizmit shteteror por dashamireve te tij dhe te vepres se tij.Njesoj u veprua pas vdekjes se Ilmi Sinaj dhe te Ilmi Ruzhdiut. Ata u shpallen mekatar ne te gjalle te tyre e aq me teper pas vdekjes dhe ajo qe e pesoi me teper ishte vepra e tyre. Sipas H Koliqit mesimet filozofike te Ruzhdiut per kohen ishin shume te avancuara, ndaj dhe ato fillimisht I denoi universiteti I parisit (1240) dhe papa Leon (1519). Enciklopedia e madhe filozofike logjike fizike metafizike e Ilmi Sines me titull “ESH SHIFA”ne 18 vellime me urdherin e kalifit te kohes u dogj publikisht ne Bagdad pas vdekjes se tij me 1160. Pra qofte ------------------------------------------- ted y filozofe e shkenctare te shquar kane pasur pak a shume fat te njejte me vepren e tyre me dijetari, filozofi e shkenctari Hoxha hasan Tahsimi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1
    pjesa e dyte nga dr. Laurant Bica

    Fjalimi i rektorit Hoxha Tahsini


    Disa dekada me pare na dukej si enderr se do te vinte nje dite qe ne duart tona do te kishim fjalimin e Hasan tahsimit para studenteve osmane ne inagurimin e universitetit te pare te perandorise osmane.Po ja qe koha ben te veten. Botimet me te fundit te bera ne republiken turke na e bene te mundur nje gje te tilled he sot un kam rastin e lumtur te shpalos para ketij auditori te nderuar disa nga problemat dhe idete qe parashtron rilindasi yne ne fjalen e tij para ---------------- te arsimit ten je shteti te madh qe shtrihej asokohe ne 3 kontinente. Eshte ne nderin dhe krenarine tone si shqiptare qe ne krye te universitetit u vu si drejtor nje shqiptar I madh si Hoxha Tahsimi. Ne vite kemi qene ne kerkim te ngjarjeve te universitetit, te cilat ne shumicen e burimeve osmane vashkoheshin me disa rrjeshta, qe mund te mendohej dhe shpresohej me shume me gjendjen e kerkimeve studimore ne republiken e shqiperise dhe ne republiken e turqise gati gjysem shekulli me pare.
    I vetmi informacion ne lidhje me inagurimin e universitetit osman ishin disa rrjeshta nga Mehdi Frasheri. Ai shkruante ne nje reviste te kohes se zogut me 1934 se Sami Frasheri disa vjet me vone e kujtonte fjalimin e tij sin je fjalim programatik qe deshmonte per dijenite e gjera dhe shquhej per rrjedhshmeri mendimi. Vite me vone ne kerkimet e mija te parreshtura rashe ne gjurme te fjalimit te minstrit te arsimit te asaj kohe. Safet pashes qe kish folur ne celjen e universitetit po edhe ky jo I plote. Do te kalonin vite e vite derisa te binte ne duart e mia fjalimi original I rilindasit tone Hoxha Tahsimi dhe te gjithe personaliteteve te tjera qe ekzistonin ne ceremonine solemne te kesaj ngjarjeje jot e zakonshme per te gjithe kombet e popujt e perandorise perfshi edhe shqiptaret. Le t’ia leme fjalen mehdi frasherit I pati thene ditene qeljes se universitetit Hoxha tahsimi me pamjene vet madheshtore qe e dallonte, doli ne tribune perballe nje ushtrie nxenesish dhe me nje gojtari te pashembullt deri asokohe ne stamboll mbajti nje fjalim te nxehte me dijeni te gjera, duke percaktuarkeshtu boshtin ideo shkencor dhe ideopolitik te asaj qendre te madhe. Ne fjalimin e tij ai vuri ne dukje se shkaku I prapambetjes se theksuar te dy popujve islamike ishte mungesa e cultures modern.
    Ne lidhje me zhvillimin e ngjarjeve qe kane te bejne me ceremonine e inagurimit te universitetit kemi keto te dhena nga nje burim autoritar. Me 21 shkurt te vitit 1870, prane mauzoleumit ( tyrbese L.b )te sultan Mahmutit u be perurimi I godines se re te universitetit. Ne lidhje me kete rast ne nje nga enciklopedite e fundit turke,(turk Ansiklepedisi vol.12 ankara 1964 faqe 320-322) lexojme: U be nje ceremony madheshtore ku moren pjese mijera vete kryesisht student te medreseve te stambollit gjithasht edhe personalitetet me te larata qeveritare si kryeministri ministry I arsimit personalitete te ndryshme te cultures gazetare klerike te rangjeve te ndryshme njerez te thjeshte dhe te huaj. Ne kete ceremony u mbajten disa fjalime. E mori fjalen ne fillim ministry I arsimit te asaj kohe Safet pashai, pastaj foli kryetari I komisionit te larte te arsimit turk Mynif Efendiu dhe rektori I Universtetit Hoxha Tahsim Efendiu. Keta te tre folen ne gjuhen turke. Ne fjalim u mbajten fjalime edhe nga pedagoget Xhemaledin Afgani ne gjuhen arabe dhe Aristokli Efendiu frengjisht.Ne nje botim te fundit ne universitetin turk jepet edhe fjalimi i Hoxha Tahsim me kete titull: Ligjerata e drejtorit te universitetit te perndritshmit Tahsim Efendi. Duke lexuar kete fjalim apo ligjerate publike njeriu mund te mos ndjeje jehonene e mendimit te lashte grek, mendimit te mesjetes arabe dhe mendimit illuminist francez sepra Hasan Tahsim kishte jetuar vete ne france.
    Ne fjalen e vet para universitetit ai u ndal ne menyre te koncentruar ne disa problem.
    Se pari: Universiteti qe sapo inagurohej ishte nje porte qe po I hapej dijes me te perparuar ne bote shkences. Ishte nje mjet I larte I arsmimit qe ishte arritur ndonjehere.
    Se dyti: Ishte nje mundesi e madhe qe iu jepej popujve qe jetonin nen ombrellen e perandorise osmane e sidomos brezit te ri
    Se treti: Ishte nje shkalle me lart

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1
    se shpejti i plote nga autori

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1
    [QUOTE=abica;3525704]pjesa e dyte nga dr. Laurant Bica

    Fjalimi i rektorit Hoxha Tahsini

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •