Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Duhen ndryshime në gjuhën shqipe, pa cënuar standardin

    Dekani i Fakultetit Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës, Shezai Rrokaj, ka deklaruar se gjuhës shqipe duhet t'i bëhen rregullimet e nevojshme, por pa e cënuar standardin e saj. Sipas Rrokaj duhen studime të mirëfillta të brendshme të folklorit, etnologjisë dhe jo t'i kushtojmë rëndësi gjuhësisë historike të jashtme.

    Më tej Rrokaj nënvizoi se duhen bërë rregullimet e nevojshme të gjuhës sipas rregullave që janë përcaktuar në Kongresin e Drejtshkrimit. Deklarata e Dekanit Rrokaj bëhet në aktivitetin ‘Java e Albanologjisë’, që organizohet në kuadër të 100-vjetorit.

    “Të bëhen edhe rregullimet e nevojshme, për rregullat që janë përcaktuar në Kongresin e Drejtshkrimit, sepse ne tanimë kemi një periudhë gjatë së cilës shqiptarët e kanë përdorur dhe përdorin standartin. Kjo periudhë tashmë mundëson të bëjmë verifikimet e kësaj natyre dhe të bëjmë ato ndreqje të nevojshme, pa e cënuar standartin dhe jo t'i kushtojmë një rëndësi asaj që quhet gjuhësi historike e jashtme siç kemi pasur prirje deri më sot”,- deklaroi Rrokaj.

    I pranishëm në “Javën e Albanologjisë”, ka qenë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili deklaroi se Austro-Hungaria dhe SHBA kanë qenë dy shtetet që mbështetën fort Pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa duke iu referuar përfundimit të pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës, Hoxhaj largimin e Pitter Feith nga Kosova e krahasoi me largimin e Princ Vidit nga Shqipëria.

    “Nuk ma merr mendja se ka shtet, i cili ka qënë më i vendosur në krijimin e shtetit shqiptar sesa vetë Austro-Hungaria. Në shembullin e Kosovës roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i Washingtonit ka qënë përcaktues. Më 10 shtator Republika e Kosovës e largoi mbikëqyrjen ndërkombëtare. Largimi i Pitter Feith nga Prishtina, ishte njësoj si largimi i Princ Vidit nga Shqipëria",- tha Hoxhaj.

    “Java Albanologjike” organizohet nga Fakulteti i Histori dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë ku me këtë rast u promovua edhe libri “100 vjet Pavarësi e Shtetit Shqiptar”.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    More ka me u regullue gjuha shqipe pore jo simbas akademikeve pore simbas popullit.POPULLI VENDOSE PER GJUHEN e jo akademia,qe na humbi gjuhen dhe nuke miremi vesh,e SHqipetare jemi.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456
    Citim Postuar më parë nga kutje Lexo Postimin
    More ka me u regullue gjuha shqipe pore jo simbas akademikeve pore simbas popullit.POPULLI VENDOSE PER GJUHEN e jo akademia,qe na humbi gjuhen dhe nuke miremi vesh,e SHqipetare jemi.
    Po ta bej ndryshimin e gjuhes Shqipe populli me shkrim si i yti, mori fund gjuha Shqipe lol

  4. #4
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Turp edhe Vetem Turp skan len gje pa shkatruar ne shqiperi edhe gjuha shqipe ju ka ngelur
    Partizoni

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar më parë nga [Asteroid] Lexo Postimin
    Po ta bej ndryshimin e gjuhes Shqipe populli me shkrim si i yti, mori fund gjuha Shqipe lol
    JO, ME MUE DO TE FILLOJE GJUHA SHQIPE.PO SHEF EDHE VET SE UNE PO SHKRUEJ SHQIP KURSE TI INDIAN DHE NUKE PO ME MER VESH E VETEM 40 VJET KANE KALUE.MBASE 80 VJETE NUKE DO TE KUPETOJSHE GJUHEN SHQIPE.PASKE DALE TE KOJSHIT TONE QE U ASIMILUEN ;E PERPARA ISHIN SHQIPETAR.KORQA KA TE DREJT ,KURE THOTE SE GJUHA PO HUMBE;PO BOHEN BOSHNJAK SLLAV;GREK;MALAZEZA SERBIJANA ETJ :::::etj.....HAJTE TU RITE MENDJA.

  6. #6
    Turp akoma vazhdojme te huazojme fjale nga anglishta, italishta dhe greqishta.
    Ja disa nga fjalet e huazuara:

    BANKROT----------------------------falimentim, dështim,
    BAZIK-------------------------------- -themelor,. thelbësor, qenësor,
    BISEDOJ----------------------------- flas,
    BRIFING----------------------------- mbledhje, takim, tubim
    DEMOLIM----------------------------rrënim, shkatërrim,
    DISLOKOI----------------------------zhvendos
    DISPONOJ--------------------------- zotëroj, kam etj.
    DIVORC-------------------------- -----ndarje, shkëputje e kurorës
    DONATOR-I---------------------------Dhurues-i
    DRAFT------------------------------ ----projekt, plan, skicë
    EDICION--------------------------------program, lajme
    EKUILIBER----------------------------baraspeshë,drejtpërdrejtë
    EKUIVALENT------------------------i barazvlefshëm
    EKZAKTËSI---------------------------saktësi,përpikëri
    EMERGJENCË---------------------- krizë, rast kritik
    ESENCIAL-----------------------------kryesor, thelbësor, themelor,
    EVIDENTOJ ( evidencoj )------------regjistroj, shënoj
    FLUKS-------------------------------------valë, lëvizje
    FRAKTURË----------------------------- thyerje
    FREKUENTOJ--------------------------vijoj, ndjek
    HEZITOJ----------------------------------ngurroj,ngurrohet,
    IMPENDIM-------------------------------angazhim, zotim,
    IMPLEMENTIM------------------------realizim, përmbushje, sendërtim,
    INICOJ-------------------------------------filloj
    INKURSION------------------------------dyndje, mësymje
    INTERFEROJ-----------------------------Ndërhyj
    KOEGZISTENCË------------------------bashkëjetesë
    KOLLAPS----------------------------------rrënim, shkatërrim, krizë
    KOMPORTIM------------------------- --sjellje, qëndrim
    KONCENSUS----------------------------Marrëveshje
    KONFRONTIM---------------------------ballafaqim, mosmarrëveshje,
    KONFUZE---------------------------------e ngatërruar
    KONSEKUENCA------------------------pasoja rrjedhime
    KONTO--------------------------------------llogari ( rrjedhëse),
    KONVERZACION------------ -----------bisedë,
    KOORDINIM------------------ ------------bashkëpunim, bashkërenditje
    KOSTITUCIONALE---------------------Kushtetuese
    KREDIBILITET------------------------- Besueshmëri
    LIDER------------------------------------- --udhëheqës,
    LICENCË-----------------------------------leje, lejim, patentë
    LIDERSHIP------------------------------- Udhëheqësi
    MENAXHER------------------------------drejtues, përgjegjës, udhëheqës
    MONITORIM------------------------------mbikëqyrje, kontrollim,
    MULTIETNIK-----------------------------shumë kombesh,
    NEVOJ---------------------------------------mbëhi
    PARLAMENT------------------------------Kuvend
    MENAXHIM--------------------------------Qeveris, udhëheqje,
    PERMANENT------------------------------ i përhershëm
    PLIN------------------------------------------- gas,
    PREFEKSIONOJ--------------------------përsos, kryej,
    PRESIDENT--------------------------------Kryetar
    PRONONCOHEM------------------------ deklaroj, shpreh mendimin,
    PRONONCOHEM-------------------------paraqitem, shprehem,
    PROSPERITET-----------------------------Mbarësi
    REKOMANDOJ-----------------------------porosit, porosisë,
    RURALE----------------- ----------------------fshatar
    SOLUCION------------------------------------zgjidhje
    STAF---------------------------------------------udhëheqje, drejtori, organ udhëheqës
    STRIKT------------------------------------------i rreptë
    SUPIZË-----------------------------------------e papritur
    TENDER---------------------------------------ofertë
    TRAJN IM------------------------------------- aftësim, stërvitje, ushtrim
    TRANSPARENCË---------------------------tejdukshmëri
    VALID-------------------------------------------i vlefshëm, ligjor
    AMBIENT----------------------------mjedis,
    APLIKACION-----------------------lutje, kërkesë
    APLIKANT ------------------------- kandidat, lutës, konkurrues
    APLIKOJ----------------------------- paraqes lutje, kërkoj, konkurroj,
    ASISTENCË------------------------ -ndihmë,
    ASISTOJ ----------------------------- marrë pjesë, jam i pranishëm,
    AKS-------------------------------------vij(rrugore), bosht rrugor,

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    BISEDOJ----------------------------- flas,
    po kjo pse...bisedoj eshte shqip, d.mth. shkembej fjale me dike

    NEVOJ---------------------------------------mbëhi
    edhe nevoje shqip eshte
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Luaj Falas Lexo Postimin
    Turp akoma vazhdojme te huazojme fjale nga anglishta, italishta dhe greqishta.
    Ja disa nga fjalet e huazuara:

    BANKROT----------------------------falimentim, dështim,
    BRIFING----------------------------- mbledhje, takim, tubim
    DEMOLIM----------------------------rrënim, shkatërrim,
    ESENCIAL-----------------------------kryesor, thelbësor, themelor,
    EVIDENTOJ ( evidencoj )------------regjistroj, shënoj
    FLUKS-------------------------------------valë, lëvizje
    IMPENDIM-------------------------------angazhim, zotim,
    IMPLEMENTIM------------------------realizim, përmbushje, sendërtim,
    INICOJ-------------------------------------filloj
    INKURSION------------------------------dyndje, mësymje
    INTERFEROJ-----------------------------Ndërhyj
    KOEGZISTENCË------------------------bashkëjetesë
    KOLLAPS----------------------------------rrënim, shkatërrim, krizë
    KOMPORTIM------------------------- --sjellje, qëndrim
    KONCENSUS----------------------------Marrëveshje
    KONFUZE---------------------------------e ngatërruar
    KONSEKUENCA------------------------pasoja rrjedhime
    KONTO--------------------------------------llogari ( rrjedhëse),
    KONVERZACION------------ -----------bisedë,
    LIDER------------------------------------- --udhëheqës,
    MULTIETNIK-----------------------------shumë kombesh,
    PERMANENT------------------------------ i përhershëm
    PLIN------------------------------------------- gas,
    SOLUCION------------------------------------zgjidhje
    SUPIZË-----------------------------------------e papritur
    APLIKANT ------------------------- kandidat, lutës, konkurrues
    APLIKOJ----------------------------- paraqes lutje, kërkoj, konkurroj,
    Ku m'i ke gjetë këto fjalë o luaj falas? Se hera e parë që i dëgjoj. Meqë di disa gjuhë të tjera, duhet të të them që përkthimin e këtyre "fjalëve" e ke bërë gabim. P.sh. solucion në shqip është një tretësirë larjeje dhe jo zgjidhje, implementoj është zbatoj, kurse evidentoj është vë në dukje. Por po të them që nuk ka nevojë t'i zhdukësh këto fjalë, pasi unë e ata që njoh në kombin tim nuk i kemi përdorur ndonjëherë fjalë të tilla dhe hera e parë që dëgjoj që qenkan përdorur në shqip.

  9. #9
    Disa nga ato fjale i kam degjuar po shumica me duket se nuk nuk perdoren ne shqip.

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ku m'i ke gjetë këto fjalë o luaj falas? Se hera e parë që i dëgjoj. Meqë di disa gjuhë të tjera, duhet të të them që përkthimin e këtyre "fjalëve" e ke bërë gabim. P.sh. solucion në shqip është një tretësirë larjeje dhe jo zgjidhje, implementoj është zbatoj, kurse evidentoj është vë në dukje. Por po të them që nuk ka nevojë t'i zhdukësh këto fjalë, pasi unë e ata që njoh në kombin tim nuk i kemi përdorur ndonjëherë fjalë të tilla dhe hera e parë që dëgjoj që qenkan përdorur në shqip.
    lexo ketu ne forum lol, shumes i ke.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •