Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anas60
    Anėtarėsuar
    24-10-2009
    Vendndodhja
    Tirana, ALB
    Postime
    48

    Gjuha Shumere dhe Shqipja, nje krahasim tipologjik.

    A do tė ishte gjuha Shumere njė mundėsi mė shumė pėr historinė e Shqipes dhe Albanologjinė?

    Pėrmbledhje

    Studimeve krahasuese nė Shumerologji mund t’u bashkėngjitej edhe Shqipja, me arsyetimin e ndihmesave qė mund tė jepte ky krahasim dhe duke pretenduar vėmendjen e gjuhėsisė historike tė Shqipes dhe Albanologjisė.
    Argumentet pėrfshijnė krahasimin tipologjik: Ergativiteti i njėjtė dhe prania e Trajtės sė Shkurtėr tė Shqipes nė formėn e MP, CP, DP, PA; gjinorja/pronore me –ak/e–; krahasime etimologjiko-semantike nga “Epika e Krijimit” nė gjuhėt Shumere, Akade, Sanskrite -me Shqipen nėpėrmjet Anglishtes; krahasime pėr emra zota/planetėsh, muajsh, qytetesh; zbėrthime aglutinative Shumerisht-Anglisht-Shqip ku pėrsėriten emra, folje, pėremra dėftorė, ndajfolje, qė shprehin aglutinativitetin e Shumerishtes nėpėrmjet Shqipes: mundėsi pėr klasifikimin e gjuhės Shumere. Rivlerėsime etimologjike tė Shqipes nėpėrmjet Shumerishtes.
    Fjalėt kyēe: Albanologji, Shumer, Shqip, krahasim, etimologji, ergativ, trajta-shkurtėr

    Hyrje

    Mundėsia e vijimėsisė historike Shumer-Pelarg-Ilir-Shqiptar, do na sugjeronte studimin krahasues tė Shumerishtes e Shqipes.
    Studimi i gjuhės sė paklasifikuar Shumere, ėshtė “nė nivel tė paplotė, me ēėshtje themelore ende tė pazgjidhura” (Hayes,2000). Arsyet e vėshtirėsive pėrfshijnė:

    1- Nuk janė zbuluar deri mė sot lidhje gjenetike me ndonjė gjuhė tjetėr tė njohur.
    2- Shkrimi kuneiform s’e paraqet nė marrėdhėnie njė pėr njė, leksikun dhe gramatikėn e Shumerishtes, duke vėshtirėsuar rindėrtimin morfologjik.
    3- Transliterimi bazohet nė leximin Akadisht tė shenjave logografike/rrokjore; fjalori ėshtė rindėrtuar kryesisht mbi bazėn e listave leksikore Akadisht/Shumerisht.
    4- Mungojnė folėsat amėtarė; gjithashtu s’ka njė listė standarte tė leximit tė shenjave Shumerisht.

    Ekzistojnė tekste qė pėrshkruajnė fundin e Shumerit klasik nė rreth 2300pr.k. si ngjarje tepėr tė rėndė. Njė tekst titulluar “Vajtim mbi rrėnimin e Shumerit” thotė: “Mbi Dhe (Shumer) ra njė fatkeqsi / e panjohur pėr njeriun / qė s’ish parė kurrė mė parė /Njė stuhi, njė Erė e Ligė vėrtitej nė qiejt… / Lumenjtė rridhnin me ujė tė hidhur / Njerėzit tė tmerruar mezi merrnin frymė / Era e Ligė i zuri s’u la mė asnjė ditė / gojė tė mbytura nė gjak / fytyra e zbehtė prej Erės sė Ligė…/ Thėntė Anu, mbreti i zotave,/“Eshtė mjaft”; / Dhėntė Enlili, mbreti i vendeve, / njė fat tė mbarė!” Ajo qė pasoi duhet tė ketė qenė njė dyndje pėrfundimtare larg qytetit tė Urimit, LARG Shumerit. Pėr vėrtetėsinė e ngjarjes dėshmon edhe historiani i njohur babilonas Berossus. Kėtu gjejnė lidhje dy momente:

    a- Dyndjet IndoEuropiane (ProtoIE) mendohet se ndodhėn nė rreth 2400-2200pr.k., rreth tė njėjtės periudhė me datimin e rrėnimit tė Shumerit klasik - Urim II. (Sitchin,1976)
    b- Straboni pėrdor pėr Pellazgėt termin “PeLARGos,” tėrė autorėt antikė “quanin PeLARG-ė banorėt Europianė nė brigjet e Mesdheut apo nė Europėn jugore”. (R. D’Angely,1998). Sipas Pauzanias (VIII,1,2) PeLARGosi (heroi eponim Pellazg) ėshtė i pari njeri lindur nė Tokė, etnia e tė cilit i pėrket njė qytetėrimi prehistorik Neolitik….(Sh.M.Ömer,2008).

    Dyndjet pas rrėnimit tė Urim II mund tė jenė emėrtuar IndoEuropiane nisur nga afėrsia e krahasueshme nė kohė me gjuhėn mė tė vjetėr tė njohur tė grupit IE– Saskriten. Kėto dyndje mund tė ketė qenė pėrbėrė vetėm nga popullsia Shumere (Urim-60.000) qė kaloi Azinė e Vogėl drejt Ballkanit e Europės, tė ardhur Pe-LARG=prej-larg. Etimologjia e drejtpėrdrejtė qė propozoj, s’ėshtė rastėsi, por mbėshtetet nė analizat etimologjiko-semantike tė Shumerishtes. Epika “Muji e Halili” e mbėshtet kėtė. Kultura Shumere nis prej Neolitit, nė pėrputhje me ē’na thotė Pauzania.

    Gjuha Shqipe ėshtė klasifikuar si degė mė vete e grupit IE, pa nėndegė, nga Franz Bopp-i rreth 160 vjet mė parė(1852), kohė kur Shumerishtja s’njihej. Shqipja pranohet pėrgjithėsisht se bėn pjesė ndėr gjuhėt e vjetra IE. Problem pėr krahasimin do ishin ndryshimet fonologjike tė Shqipes, dokumentuar prej shek.15. Por ato nuk mund tė jenė dhe pėr fat nuk janė e vetmja rrugė krahasimi. Ato kanė bllokuar pėrparimin nė gjuhėsinė historike tė Shqipes. Nė krahasimin me njė gjuhė kaq tė vjetėr sa Shumerishtja, ēdo gjuhė IE do ishte pothuaj nė tė njėjtat kushte dokumentimi me Shqipen. Gjuha Sanskrite ėshtė dokumentuar pas 1500pr.k., dallimet thelbėsore me gjuhėt e afėrta gjeografikisht, “janė pėrcaktuar pėrfundimisht.” (Hayes,2000)

    Ndryshimet fonologjike nė varėsi nga kushtet historiko-gjeografike, ndodh tė jenė tė papėrfillshme. Pėr studiuesin Xh.Ylli nė njė projekt tė pėrbashkėt nė Universitetin “Erlange” nė Gjermani, rezulton “konservim i gjuhės sllave pėr mbi 500 vjet”, nė disa fshatra tė zonės veri-lindore tė Shqipėrisė, pra, nė kushte jo tė favorshme. Pėrmendim rastin e Islandės me konservim prej mbi 1000 vjet, siē pohon J.A.Halloran, dhe qėndrueshmėrinė e vetė Shumerishtes mbi 2000 vjet. Pra, ekziston mundėsia qė edhe Shqipja ta ketė koservuar gjatė tė paprekur fondin bazė, ndoshta qė nga periudha Shumere.

    Krahasime Etimologjiko-semantike

    Ndėr dokumentet mė tė studiuara ėshtė “Epika e Krijimit” (Sitchin,1976). Aty nėpėrmjet njė gjuhe alegorike jepet zanafilla e Sistemit Diellor, secili planet pėrfaqėsohet nga njė zot. Veēoritė e zota/planetėve pėrsėriten nė tėrė panteonet duke mundėsuar krahasimin nė gjuhė tė ndryshme:
    KI–Earth–Toka - tokė ose pėrem.dėft. Ky=Ki; (Halloran,2006) –“ki” zėvendėson njė PN. Nė Sanskrit/Veda pėrfaqėson “KETU”; Ketu=kėtu mund tė ketė mbetur nė Shqip nė formėn: kėtu/tukė –Tokė. po ashtu ki=ky≈kėtu, pėrem.dėft/ndf.vendi-afėrsi.
    TIAMAT–Tiamat– Trup qiellor “amė”, qė s’ėshtė mė, pas pėrplasjes/ndarjes sė tė cilit u krijua Toka dhe Brezi i Asteroidėve. Sanskrit: Prit-Hivi–am/at qiellor (Sitchin,1976) priti 10 fėmijė; ndoshta priti pėrplasjen t’i vijė. Duken rrėnjėt Shqipe am/at. Tiamat= Planeti qė mungon: Hebraisht–Tehom ≈ tė hum; Greqisht – omorka≈umur.ka= ka.humbur. (Sitchin,1976)
    SHAR – Shar – Zot/Planeti Nibiru/Nibira; Nibira≈Ni.bir.a, bir/planet i sistemit diellor. Sipas Shar/Nibiru ishte zot/planeti qė u ndesh me Tiamat, e prej kėsaj pėrplasjeje, lindi Toka e Asteroidėt. Planeti Shar ka katėr satelitė qė rrotullohen si “erėra” rreth tij, pra i ngjan njė sharre rrotulluese, dhe sipas epikės “ēau mė dysh Tiamatin,” pra termi Shar=sharrė mund t’i pėrshtatet mirė. Shar pėrdoret edhe nė kuptimin mbret, lidhur me pozitėn e epėrme tė Shar/Nibiru.
    AN.SHAR – Saturn Nga pamja e unazave tė Saturnit mundet: AN.SHAR=Anė.Sharrė duke i imagjinuar unazat gjatė rrotullimit tė planetit; an.sharrė=mitėr/bark/mes.sharrė.
    KI.SHAR – Jupiter – Tė dhėnat astronomike japin tė dhėna se sipėrfaqja e Jupiterit ėshtė me kreshta malore tepėr tė larta, si “sharrė.” KI.SHAR=Tokė.Sharrė i pėrshtatet.
    RAKIA – Asteroidėt, brezi/byzylyku i rrahur; Akadisht: Rakkis; Sanskrit: RAHU; Hitite: Kum.mi.a; Asteroidėt u krijuan nga ndarja e Tiamat-it, njė pjesė e tė cilit krijoi Tokėn – KI dhe pjesa tjetėr duke u pėrplasur/rrahur periodikisht me Shar-in e satelitėt e tij, U RAH deri sa formoi Brezin e Asteroidėve. Lidhja me Sanskriten ėshtė e dukshme – rrah; Asteroidėt kishin qenė njė trup me Tokėn-KI(Tiamati).
    Pra, ishin copėra qė i RAnė KI-sė ≈ RA.KI.A(sht).

    TOPONIME

    E.RI.DU – Qyteti mė i vjetėr Shumer, vendi i ngulimit tė parė; mund tė kemi: E.Ri.Du(a)=Shtėpia ku dua tė ri; A.Ri.Ta=ERDha (Sitchin,1976)
    SIPPAR – Qytet kryesor pėr veprimtaritė e drejtėsisė/gjykatave, qendra e Babbar-Utu. Pozicioni nė hartė mė veriori. Pra, mund ta mbėshtesė etimologjinė: SIPPAR≈Si.(i)Par ose Sipėr.
    Sipas Sitchin: Sippar=Land where “Eagles” nest/rest;
    Atėhere: Sippar(i)≈Shqipja.ri≈Shqipėri)
    Urim – Uri5 – Qytet kryesor nė disa dinasti Shumere, mbi 800vjet (UrimII/III) Urim=Urim (Urim(ma.ki4)≈ e uruar, e begatė).
    Shuruppak – Tell Fara; Qendėr me depo tė mėdha drithi, dhe qendėr mjekėsore, Shurup.ak= i Shurupit/Shėru+pi; gjithashtu TellFara ≈ drithė/farė, aty Del-Fara. (shih Sitchin,1976)

    Shumer dhe Akad
    Ki.en.gi(r)/Ki.Uri – Shumer/Akad (pėrkatėsisht jugu/veriu i Mesopotamisė). Shumeri kish tokė ku bujqėsia “bėhej vetė”, pjellore. Pra ėshtė e mundshme: Ki.e.ngi(r)= Tokė e nginjur ≈tokė e begatė; E kundėrta pėr Akadin verior: Ki.Uri= Tokė e uritur, mbėshtetur nė “Vajtim pėr rrėnimin e Shumerit”, del se jugu/Shumeri ishte hambari bujqėsor.

    Muaj

    NISANNU ≈ 15April-15May = Muaji i parė i kalendarit Shumer: Nis.An.a≈Nis.Zot.a;
    Zodiak ≈ Zoti.ak(a.ki) = i Zotit ; pra: Nis.An.a=Nis.Zot.a=Nis.Zodiak.asht=Muaji i I-rė
    SIMANU ≈ 15June-15July = Muaji i tretė i Kalendarit Shumer: ≈ Shi.Man.A= S’ka Shi.

    Disa Fjali

    dNI.N.KA.ARNUN.A = Ni na ka arnun asht -PN (H.Radau)
    LUGALE.UG.ME.LA.MBI.NERGAL=Mbreti/La(rt).Ka.Le(lind). Nuk.Mė.La.Mbi.Nergal;
    ANU.NERI.A = Anu Neri a = Anu njeri asht (H.Radau,1910)
    UG.BI.A= Ug bie a = Nuk bie asht= lart (above) (H.Radau,1910)
    EGER.A.MA.RU.BA.UR3.RA.TA = Egėrsia mbaroi, bėj urata -Listat tė Mbretėrve Shumerė (Sitchin,1976)

    Etimologji - Aglutinativiteti pėrmes Shqipes

    E.NGIZ = engiz (ME.EN.GI) = to Cook = e ngjiz/gatuaj (Halloran)
    HA, GU7 = food, eat, nurse, swallow = ushqim, ha, ushqej, gėlltis ≈ HA (Halloran)
    MA2=Mban (rrokjore; Halloran: gish.pesh=kish peshė). Forma sugjeron kuptimin.
    MA2GUR8 = Ma.Gur = anije minerali, Halloran; Ma.Gur.Mah
    MA.H (H=many)=to be or to make large=i madh/zmadhoj=Math/Madh (Halloran)
    MUR = surround/enclose/guard/preserve = rrethoj/mbyll/mbroj/ruaj ≈ MUR (Halloran)
    NA.RU.A = Stele = memorial, qė na kujton, Na Ru Asht (Halloran)
    SHEG3, SHE7(SHIN3, SHI7)=Raining=bie shi≈SHIN, SHI (Halloran)
    SUL= to hurry, speed up, warrior/invader = nxitoj, Sulmoj, sulmues (Halloran)
    UR=roof/entrance/yoke =ēati, hyrje, kular ≈ Urė (Halloran)

    Shumerishtja - ēelės etimologjik pėr Shqipen:

    BUJK≈BUJ.KI≈BAJ.KI=Bėj Tokėn≈Punoj Tokėn (BAL≈Baj=dig w/spade = gėrmoj me BEL Halloran) E.Ēabej: BULK – BULQIT; (S.E. I,356) (K≈Q dhe BUL≈BAL)
    QIELL ≈ KI.E.LL ≈ KI.E.LA(rt) (n’qiellt) = Kum.mi.a=Ra.ki.a (Qielli = brezi i asteroideve, koncepti antik pėr qiellin. Sitchin,1976)
    QYTET ≈ KI.T.ET ≈ KI.T.AT ≈ (Cita’, Cite’) ≈ KI tė Atit = Tokė e Atit(Zot) ≈ At.Dhe
    Latinisht: Civitatem; Ēabej: gjytet/gjitet; qudat/qutat/qytat (S.E. VI,270)
    PESHK: HA.A.KI – Fish=Peshk: ha.a.a.ki / HA.U(j).A.Ki ≈ Pi.ėsht.ky ≈ P.esh.k = Peshk
    HA.(A) (Halloran – Peisk(o) IE – ndoshta Halloran e pranon lidhjen me IE).

    Epika Shqiptare “MUJI dhe HALILI” mund tė pėrbėjė njė lidhje tjetėr tė drejtpėrdrejtė tė Shqipes me Shumerishten: M.Uji≈Mb’Uj≈E.U=E.A(e ujit); po kėshtu mund tė kemi: HALILI ≈ ALIL ≈ ENLIL. Pra dy zotat kryesorė veprues nė rrėfenjat Shumere janė tė pranishėm nė Eposin Shqiptar tė Kreshnikėve.

    Ndėr morfemat mė tė pėrsėritura nė Shumerisht veēojmė:

    Ni = i3 - pėremėr dėftor/vetor v.3-tė njėjės - Ni(njė/dikush)=Ai nė Shqip. (Halloran)
    A- prapashtesė fjalformuese nė Shumerisht, formon emra nga foljet. (Halloran/Hayes) Ka edhe transliterimin A = U = Uje.
    Nė Shqip ka kuptimin A=Asht; po kėtė kuptim mund tė ketė nė Shumerisht me tė cilin krijohen emrat foljorė tė saj, si nė etimologjitė e peshk, pėrmendore/stele, asteroidė, etj.

    Shembujt e mėsipėrm pėrbėjnė rreth 15% tė materialit tė mbledhur deri mė sot.

    P Ė R F U N D I M E e R E K O M A N D I M E

    1- Shqipja duket tė ketė lidhje gjenetike me Shumerishten. Me studim ndėrdisiplinor mund tė ndriēohej Zanafilla e Shqipes nė segmentet Shumer-Pelarg-Ilir-Shqiptar.
    2- Ndryshimet fonologjike tė fondit bazė tė Shqipes mund tė jenė tė papėrfillshme. Shumerologjia mund t’i shėrbente shmangjes pėrfundimtare tė problemit tė “pakapėrcyeshėm” tė dokumentimit tė ndryshimeve fonologjike tė Shqipes dhe pra, dokumentimin zanafillor tė gjuhės sė lashtė Shqipe. Shumerishtja na jep ēelėsin mė tė saktė etimologjik pėr Shqipen.
    3- Zbėrthimet etimologjike tregojnė prani sistematike tė lidhjeve, nė leksik po edhe nga ana gramatikore, e prani tė shumė foljeve njėrrokėshe: At, am, bir/bil/gjal, nib, e re, erė, ha, zu(zgju), urt, uri, ur, ik, rri, ru, rrah, bi(e)/ra, ma, var, ul, um, shoh/pa, le(lind), nis, kur/r ku, nug, ni, peshk, a(sht), u(jė), lum, gur, ilu(ill/yll)/i la(rt), gji, di, bar(dh), kush(kuq), gu(shė), kala, kallam, nam, shal, etj.
    4- Afėritė tipologjike janė pothuaj tėrėsore: Ergativiteti i njėjtė, mund tė konsoderohet emėrtim i ri pėr trajtėn e shkurtėr “e” tė Shqipes; Aglutinativiteti na del pėrmes zbėrthimeve tė ndryshme etimologjike. Ėshtė e dukshme prania e trajtės sė shkurtėr tė pėremrit vetor, nėpėrmjet Ergativitetit e nė pėrbėrjen e vargut foljor. Gjithashtu gjinorja/pronore -ak, duket tė jetė gjurmė e pakundėrshtueshme e Shumerishtes nė Shqipen.
    5- Ndihmesa Shqiptare do ta ndihmonte pėrparimin e shkencės sė Asiriologjisė. Me thellimin e kėtij studimi mund tė propozohej Klasifikimi i Shumerishtes.
    6- Studimi mė i plotė kėrkon krijimin e njė bėrthame studimore Shqiptare nė Shumerologji, qė mund tė realizohet vetėm me mbėshtetjen e organizmave pėrkatėse shtetėrore.

    Bibliografi:

    J.L.Hayes: A Manual of Sumerian Grammar and Texts, Malibu,CA,U.S.A.,2000.
    J.A.Halloran: Sumerian Lexicon, Los Angeles,CA,U.S.A.,2006
    H.Radau: NIN.IB, Determiner of Fates, Philadelphia,PA,U.S.A.,1910
    L.W.King: Seven Tablets of Creation, London,UK,1902/1926.
    Z.Sitchin: The Twelfth Planet, NY,U.S.A.,1976-2006
    Eqrem Ēabej: Studime Etimologjike nė Fushė tė Shqipes, Tiranė,1976/2002
    Sh.M.Ömer: Nė Gjurmėt e Pellazgjishtes, Fier, 2008
    Etj.
    Kenaqem me ate qe arrij, perpiqem ta arrij plotesisht...
    Sumerian is Albanian

  2. #2
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    shume interesant ajo qe prure ti ketu. Nuk e kam mbaruar se lexuari te gjithe. Ky lloj shkrimi duhet lexuar me shume vemendje per ta kuptuar ashtu sic duhet, deri sa lexova une me perjashtimin e "sippari=shqiperi" te tjerat kan nji far kuptimi, dhe lidhen me koncepet qe paraqesin. Une jam i mendimit qe dikur gjerat kan qene shume te thjeshta flas ketu per nje periudh kur gjuha/et ishin akoma ne nivelin "origjinal" natyrore, nuk ishin transformuar ne ate "artificialen" akoma si Sankritishtja, dhe me vone greqishtja dhe latinishtja. Nejse...

    a i ke deshifruar vete keto "fjale"?
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •