Në Amerikë është 3-4% por nuk merr kush, vec me qenë Chris Doddi apo ndonjë kongresmen tjetër në komitetin e regullave financiare të kongresit. Normat e fitimit në Amerikë janë të sheshta fare. Duhen investime kolosale ti kthesh mbrapsht dhe ato 3-4% dhe të ofrosh dicka origjinale. Ndërsa norma e fitimit në Shqipëri është ose përrallore nëse je i lidhur, ose biznesi shërben si pastrim parashë, dhe prap nuk do të cahet shumë koka se falimenton, madje do të leverdisë.
Duhet të kihet parasysh se bonot atje janë 7-8% që shteti konsiderohet se gjasme nuk falimenton, pra kredi 3-4% në Shqipëri as që bëhet fjalë të ketë, sepse i bie ti marësh lekët me aq e ti fusësh në bono dhe të kesh të sigurtë 4-5% fitim pa risk, pra kreditë bankare duhet të jenë 10%+. Shqipëria gjithashtu nuk ka një sistem "rating" sic ka Amerika për individin. 3-4% ose më mirë 4.5% në Amerikë jepet për ata që kanë kredit dhe asete shumë të fuqishme që mund ti vendosin si kolateral, ose për ata që ta zejmë bëjnë investim 30-40% të principalit nga xhepat e tyre. Kreditë nën 4.5% varen nga zona, varet nga punëdhënësi(nëse punon në bankë dhe je dikushi mund të të japin kredi pak më të favorshme, apo nëse je ushtarak,ish-ushtarak apo punëjës federal ke lehtësira) etj. Po që bankat në Shqipëri janë hajdute as nuk e vej në dyshim(si kudo), por tek ne sidomos ndaj diasporës. Mjafton të shikohet "spread-i" që mbahet me monedhat likuide si Dollari dhe Euro, skandaloz. Vec me atë "spread" bankat bëjnë fitime përrallore në dëm të diasporës.
Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 29-07-2011 më 06:28
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Krijoni Kontakt