EMZOT VINĒENC PRENNUSHI O.F.M (1885 - 1949)
Imzot Vinēenc Prennushi OFM, franēeskan, asht lindė nė Shkoder me 4 Shtator 1885. Prindėt e Tij ishin Gjon e Drande Prennushi. Asht Pagėzue me emnin Kolė. Mėsimet e para i mori nė vendlindje dhe i vazhdoi nė seminarin e njohtun tė Troshanit (i hapun nė vitin 1861), ku, ju kushtue Urdhnit Franēeskan (OFM) me 1900. Mėsimėt teologjike tė larta i pėrfundoi nė Tirol tė Austrisė, dhe u shugurue meshtar me datėn 25 Mars 1908, tue marrė edhe emnin At Vinēenc. Me tė ardhun nė Atdhe pėrjetoi njė nga ngjarjet ma tė randa tė qytetit tė vet tė lindjės, sė Shkodres sė rrėthueme nga malazezėt dhe pushtimit tė saj tė pėrkohshėm nė vitin 1913, ku preku me dorė “lugėn e urisė” sė cilės, pak ditė mbas fitimit tė Lirisė dhe bashkimit tė qytetit me Shqipninė e Pavarun, do t’ishte pikėrisht Ky At Vinēenc, qė me 14 Mars 1914, kur nė Kėshtjellėn “Rozafat” u ngrit me brohoritjen e mbarė Popullit tė Shkodres, i Lumnueshmi Flamur Kombėtar, do tė ishte Ai frati i zgjedhun qė do tė mbante fjalimin e rastit aty. Oratoria e Tij nuk ishte e panjohtun pėr shkodranėt, mbasi Ai njihej si letrar dhe njeri i letrave shqipe posa u kėthye nė Atdhe.
Ai ishte penė letrare dhe shkencore ndėr fletoret ma nė za tė klerit, ishte njė drejtues i “Hyllit tė Dritės” por, Ai ishte edhe njė ndėr thėmeluesit e bashpuntorėt e grupit ma me rėndėsi tė Opozitės Shqiptare, qė nė vitin 1923 – 24 formuen edhe fletorėn e tyne “Ora e Maleve”, ku, At Vinēenci, asht ndėr penat ma me vlerė tė demokracisė qė posa kishte lindė nė Shqipni, demokraci e cila mizorisht u mbyt nė djep pėr mos me lindė ma.
Me 19 Mars 1936 Selia e Shenjtė e emnon ipeshkėv i Sapės, detyrė qė e mban deri nė vitin 1940, kur emnohet Argjipeshkėn Metropolitan i Dioēezit tė Durrėsit, tue pasė nėn administrim kryeqytetin Tirana. Mbas vdekjes sė Imzot Gaspėr Thaēit, nė Shkoder me 26 Maji 1946 dhe arestimit tė Don Mikel Koliqit, famullitar i Shkodres, Imz. Prennushi ngarkohet me detyren e Primatit Katolik tė Shqipnisė. Nuk duhet lanė pa theksue se mbas vitit 1940, kur asht edhe administrator i Tiranės, Ai kishte pėrkrah Imz. Luigj Bumēin, Don Shtjefėn Kurtin, At Pjetėr Meshkallėn, At Anton Harapin, At Mati Prennushin, Don Lazėr Shantojėn, tė cilėt kanė lanė mbresa tė pashlyeshme nė jetėn e kryeqytetasve.
Fatkeqėsisht gjendja e keqe shėndetėsore e Bumēit, nė vitin 1945 ndoshta, randoi punėn e Imzot Prennushit, por fatmirėsisht Ky jo vetėm e kreu me ndėrė detyrėn e klerikut tė divoēėm, por edhe nuk i la kurgja mangut Imzot Bumēit edhe nė fushėn politike dhe, pikėrisht, nė fazėn ma delikate tė historisė pėrballė pushtimit fashist italian, atij gjerman dhe sė fundit, atij sllavo -komunist jugosllav e rus, tė vitit 1944.
Asht e vėrtetė se Jakomoni i dha njė dekoratė Vinēenc Prennushit, po kurrė nuk asht shkrue ēfarė ka thanė Jakomoni, pėr franēeskanėt e Shqipnisė dhe pėr shkollat e tyne; kurrė nuk asht botue teksti i plotė i kujtimeve tė Kontit Ēiano, ku shprehėt kjartė e sakt pritja qė i ka ba Italisė Kleri Katolik dhe Katolikėt e Shqipnisė sė Veriut. Pra, kėtij Kleri dhe kėtyne franēeskanėve, i pėrkiste edhe Imzot Vinēenc Prennushi, i cili deklaron: “Kam marrė njė medalje nderi pėr shka, nuk e dij – Lekė jo. Dekoratės nuk i dij as emnin”. (Dosja 1245 Arkivi i M.M.Tiranė). Kujtimet e Kontit Ēiano as nuk kanė me u botue ndonjėherė, mbasi fatkeqėsisht aty asht shkrue edhe se kush e priti mirė okupacionin fashist. Pėr telegramin e dėrguem mbas okupacionit fashist shprehėt kjartė bashkfirmuesi i tij, Imzot Frano Gjini, (atėherė Abat i Mirditės), nė letrėn origjinale tė Tij:
4. se nuk ia kam dhanė kurr aderimin tem okupacionit italian me pėrjashtim tė nji telegrami dėrgue mbas 22 ditėsh nga okupacioni italian, bashkė me Kolegėt tė tjerė t’Episkopatit, i cili telegram nuk ka tjetėr kuptim veē nji formalitet konvenience, tė detyruem nga fataliteti historik tė ngjarjeve tė kohės tė pregatituna prej tjerve; po si kanė vėprue tė gjithė pėrfaqsuesit e entėve civile, ushtarake e fetare tė vendit tonė.” (Dosja 1302 Arkivi M.M.Tiranė).
Ndėrsa, Imzot Prennushi deklaron: “Se shka pėrmban telegrami nuk mė kujtohėt, ai asht ba nga Metropoliti i Shkodrės.” (Dosja 1245, Arkivi M.M.Tiranė).
Si Imzot Prennushi, si Imzot Gjini, deklarojnė se, “na kemi firmue para njė fakti tė kryem dhe, jo, para okupacionit tė Shqipnisė nga Italia.”.
“Nuk i kam ba fashizmit asnjė shėrbim”, shėnon Imzot Prennushi, dhe i qėndron kėsaj fjalė deri nė fund. Sigurisht, kjo qėndresė bazohej tek e vėrteta dhe ndershmėnia.
Nė vitin 1945 Enver Hoxha, i kėrkon njė takim Imzot Prennushit dhe ky e pranon. Nė atė takim asht kenė prezent edhe Imzot Gaspėr Thaēi. Rezultatin e atij takimi e kujtoj edhe unė....ashtu si duhet ta kujtojnė mirė edhe shumė shkodranė bashkohės tė mij.
Kur erdhi Enver Hoxha nė Shkodėr me 16 Shtator 1949, dhe mbajti njė fjalim disa orėsh nė balkonin e pallatit tė Prefekturės, ku i rrahu shpatullat “birit tė denjė tė kllasės puntore tė Shkodrės”, “shokut tė dashur tė tij” Tuk Jakova, kujtoj si tashti se, kur foli pėr takimin e tij me Ipeshkvijtė, imitoi tue ferkue duert Imzot Prennushin. Ai shprehi edhe “konsideratėn” e tij pėr Klerin Katolik si agjenturė e Vatikanit, mbasi aty dihej se i kishte ngecė sharra Enver Hoxhės, tek shkėputja nga Papa...
Me datėn 19 maj 1947 Imzot Prennushi, arrestohėt dhe si tė tjerėt fillon Kalvarin. Qėndrimi i tij nė hetuesi tregon karakterin burrnor qė shihėt edhe ndėr ata pak dokumenta qė ruhėn. Imzot Prennushi asht i paraprėgatitun pėr rrugėn qė ka pėrpara. Ja, si shprehėt pėr té At Konrrad Gjolaj: “.....Letra qė Imzot Frano Gjini u ka dėrgue Misjonėve tė hueja i asht dorzue Imzot Prennushit, me ia dhanė atyne. Prezent ka kenė edhe Don Anton Muzaj e Don Shtjefėn Kurti. Letra asht pėrpilue nga At Meshkalla. Arėsyeja qė e shkruen kėte letėr asht kenė mospritja e drejtuesve tė Klerit nga ana e Enver Hoxhės. Mbasi Imzot Vinēenc Prennushi e kishte dorzue kėte letėr erdhi nė Shkodėr dhe na tha atyne pak vetėve qė ishim nė oborrin e Kuvendit tė Gjuhadolit:
-Bijt’e mijė, ishe tek pėrfaqsuesi i UNRRES, dhe i shpjegova shka asht tue u ba nė Shqipni me Klerin dhe Popullin Katolik. I tregova rėpresionet dhe burgjet e mbushuna me né. I tregova se pasiguria shtohet pėrditė e ma shumė. Ai u pėrgjigj: -Ecelenza, i dijmė tė gjitha shka ke thanė e shka ké me thanė, bile, dijmė edhe ma shumė se ju, prandej duhėt tė dini se kemi ba shka asht e mundun por nuk kemi shka bajmė ma. Ju jeni tė pėrfunduem se pėr 40 vjet komunizmi nuk do tė hiqet prej Shqipnijet!
Unė ika.
, i thamė:
-Ti jé pesimist!
Imzot Prennushi, ashtu i ambėl dhe i butė si ishte Ai, na tha:
-Jo, nuk jam pesimist por keni me pa e ndoshta ma parė tek unė, se shka do t’ju gjejnė ju. Ndoshta, asht premtue prej Zotit me e provue unė shumė shpejt”.
Prej asaj ditė nuk e pashė ma. Ai me tė vėrtetė u martirizue.” (“Ēinarėt”, fq.116).
Kur, Imzot Prennushi pyetėt nė hetuesi pėr shkuemjen e tij nė Misionin amerikan, ai pėrgjigjet: “Nė Misionin amerikan kam shkue pėr kryeshndosh pėr Rusveltin.... Nė Tiranė nė njė mbledhje tė Klerit kemi diskutue pėr mbylljen e shkollave, tė seminarėve dhe shoqnive fetare si dhe ndalesat e qeverisė pėr fenė. (Nė janar 1946) Kemi paraqitė nė qeveri njė memorandum me tė cilin kėrkonim tė drejtat tona fetare. Nga njė kopjo ia kam ēue edhe misionėve amerikane e franceze nė Tiranė.” (Dosja1245).
Imzot Prennushi shpjegon pėr njė takim me gjeneralin Hudgson, kur vizitoi Zyrėn Famullitare, nė Tiranė: “Hudgson ka ardhė me dy oficera. Unė nuk dij frengjisht po dinte Don Shtjefėn Kurti. Kemi bisedue mbi ēeshtje tė pėrgjithshme por me hollėsi nuk mė kujtohėt se ēfarė. Mbas disa ditėsh i kam kėthye vizitėn unė me Don Shtjefnin, nė Pallatin e Misionit anglez ku, mė kujtohėt se mė ka pyet pėr flamurėt qė mbante populli nė rrugėt e qytetit dhe, mė tha: -Ma mirė do tė ishte kenė qė tė gjithė kėto flamuj t’i bėnin rrobe me veshė fukaratė!
Nuk u shpreh mirė pėr qeverinė, por u tregue i ftoftė.”(po nė atė dosje).
Pėr vuejtjet dhe torturat e bame mbi Imzot Prennushin tregon Prof. Arshi Pipa ndėrsa, kush ishte Imzot Vinēenci, tregojnė kėto rreshta tė deponuem nė hetuesi prej Tij me datėn 4 shtator 1947:
“....Unė (Vinēenc Prennushi) i thojshe popullit kur kishe kontakte me té dhe sidoemos me pjesėn Katolike, se qeveria e sotme udhėhiqet nga komunistat tė cilėt né na luftojnė deri nė zhdukje”.
Me datėn 18 dhetor 1947, Gjykata Ushtarake e Durrėsit e pėrberė nga: Kryetari, major Gjon Banushi, anėtarė, major Zhule Ēiriako, kapiten Halim Ramohito dhe prokuror, kapiten Petrit Hakani, hapin gjyqin kundėr tė pandehurve:
1. Monsinjor Vinēenc Gjon Prennushi, datlindja 1885, Kryepeshkop i Durrėsit, i biri i Gjonit dhe i Drandės, lindė nė Shkodėr.
2. Don Anton Lekė Zogaj, datlindja 1905, prift katolik, i biri i Lekės dhe i Marijes, lindė nė Kthellė tė Mirditės.
3.Don Pal Martin Gjini, datlindja 1910, prift katolik nė Jubė, i biri i Martinit e Terezės, lindė nė Shkup tė Maqedonisė, arrestue me 19 maj 1947.
Vėndimi i gjykatės u dha me datėn 20 dhetor 1947 si vijon:
1.Don Anton Zogaj, vjeē 42, me vdekje, me pushkatim.
2.Monsinjor Vinēenc Prennushi, vjeē 63, me 20 vjet burg.
3.Don Pal Gjini, vjeē 37, me 10 vjet burg, heqje lirie.
Gjykata e Naltė Ushtarake Tiranė e pėrberė nga: Kryetar, major Niko Ceta, anėtarė, kapiten Nexhat Hyseni, kapiten II Mustafa Iljazi dhe sekretar aspirant Thoma Rino, me datėn 23 shkurt 1948, mbasi shqyrtoi ēeshtjėn e tė pandehurve....”refuzon kėrkesen e tyre”....
Vinēenc Prennushi deklaron se lufta ime ishte kundėr komunistave e Partisė Komuniste qė tė mos egzistonte, kur tė formohej Pushteti qė mendonim me zbarkimin e amerikanėve.” (Dosja 1245, po aty).
Dosja mbyllėt me Proēes-verbalin nr.103/1, datė 10 mars 1948, i mbajtun me datėn 9 mars 1948, nr. 51/3 nė Seksionin e Sigurimit Durrės[...]
Data 9 mars 1948 nė Durrės, mė kujton datėn tjetėr nė Shkodėr, 11 mars 1948, ditėn e pushkatimit tė Prelatve tė Klerit Katolik nė Zallin e Kirit. Pra, vėrehėt dėshira, etja dhe pangopsia e komunistėve me gjak klerikėsh ndėr ato ditė nė tė gjithė Shqipninė.
Imzot Vinēenc Prennushi vdiq nė burgun e Durrėsit me 19 mars 1949.
Kishe me thanė, se, Dosja 1245 asht mbyllė formalisht me pushkatimin e Don Anton Zogaj[...]
Kur pashė shprehjėn e Imzot Vinēenc Prennushit: “Lufta ime ishte kundėr komunistave dhe Partisė Komuniste qė tė mos egzistonte..”, mu kujtue Imzot Ernesto Ēoba[...]
Tue lexue kujtimet e Imzot Vinēenc Prennushit, nė revistėn “Zani i Shna Ndout”, kallnuer 1930, me titull “Nji e stigmatizueme e ditve tona”, u ndalova njė ēast nė takimin qė Imzot Prennushi kishte pasė me TERESA NEUMANN, nė Bavari tė Gjermanisė, e cila i kishte thanė:
“– Do tė keshė nji aksident rrugor, – Do tė bahėsh Ipeshkėv dhe,
– Mbas 13 vjetėsh tė Ipeshkvisė, do tė vdesėsh MARTIR I FESĖ”.
Dhe, me tė vėrtetė nė atė prag pranvere, ndėrsa lulja e Sh’Jozefit shpėrthente gonxhėt e saja nė degėt e ēveshuna prej acarit tė komunizmit, njė za i lehtė ndigjohej nė atė errėsinė..., si, nė tė mekun:...
“ – PAK DRITĖ ! – MEHR LICHT !”
Tringe Smajli-Ivezaj e Grudes (1870 - 1917)
"S'e falė Zoti mashkullin ma tė mire se kyt vajzė".
K'shtu thonin malcort pėr Tringe Smajlin, ose siē e quenin populli "Tringa e Grudes", apo "Tringa e Maleve". Poeti jonė kombėtar, Įt Gjergj Fishta, vigani i denigruem i letrave shqipe thoshte "Tringa ia kalonte ēdo mashkulli mā tė mirė n'urtķ e n'trimnķ". E tillė ishte kjo trimneshė e Malcķs, e bija e patriotit te shquem dhe luftetėrit kunder turqve, bajraktarit dhe kryekreut tė Grudes- Smajl Martinit.
Lindi nė vjetin 1870 nė fshatin Kshevė tė Grudes-rrethi i Podgorices, nė nji familje fshatare patriotike. Konsiderohej nder vajzat mā tė bukura tė Grudes.
Nore Kolja, bija e Kolė Kurtit nga fshati Pikale dhe e reja e Dede Gjo Lulit - bashkeluft'tare e Tringes, thoshte "Tringa ishte belholle, si ato ma tė bukurt. Ishte e urtė dhe ka dit me bisedue edhe me burrat ma tė shquem. Ajo mbante alltinė dhe mauzerin. Erdhi nė luftė bashkė me baben, kushrinjt dhe grudasit".
Smajl-Martini
I ati i Tringes, si udh'heqės i forcave mbrojtse tė Degės sė Lidhjes sė Prizrenit pėr Grudė dhe si udheheqs qė nuk lejonte, s'bashku me shumė tė tjerė, qė tė coptohen trojet shqiptare, me shumė trima lufte tė Grudes, denohet per ēashtje patriotike nė vjetin 1883 nga ana e Divani Harbit (Gjyqit ushtarak turk) dhe u transferue ne vjetin 1886 nė Dinari Bekir, Kurdistan-Anadolli Lindore, ku edhe mbas disa vjetėsh 'dekė. Disa vite ma pare, me 1880 gjatė luftes kunder anmikut, tė dy Zefi e Gjoni mbeten tė vramė. Nė kyt mnyrė Smajl Martini mbet pa djalė, pėrkatsisht pa trashigimtar tė drejtperdrejt. At'herė Tringa vendosi mos me u martue dhe me ndejt me t'atin.
Qysh nė moshė tė re kjo trimneshė fisnike me vmendje i ndigiote bisedat dhe vendimet qė i sillnin malcort nė kuvendet e udhėhequna nga i ati. Ne tubime te burrave e logje, tue krye nė kyt mnyrė mesazhin e tė parėvet tė saj Vuksan Geles dhe Smajl Martinit, i ftonte malcorėt qė me u vra mes vedit qė pushka tė drejtohet kah anmiku pėr tė miren e vendit, pėr liri, e harmoni midis njerzve, pa dallime fetare..
Pėrveē nė tubime, n'aktivitete brźnda fisit tė Grudes, e kuvende mbarėmalcore shquhet edhe per trimnķ. Kyt cilsi e tregoi sidomos nė Kryengritjen e Malcķs me 1911, ku muer pjesė si organizatore e luftėtare. Muer pjesė edhe nė tubimin gjithė-malcorė nė Greēė (qershuer 1911). U dallue sidomos nė luften e Deēiqit. Burrave tė Malcķs u nepte zemėn qė me luftue trimnisht kundra ushtris turke. Kontributi i saj nė kyt luftė kje i gjithanshėm. Malcorėt trima i furnizonte me bukė, ujė e municion. Tė plagosunve ua lidhte plagėt dhe, sipas mundsis qė kishte, u bānte edhe sherbime tė tjera mjeksore.
Kjo heroinė e Malcķs, e cila tregoi heroizem nė fushen e betejes si luft'tare e dallueme, ishte mjaft aktive edhe nė qetsimin, paqsimin dhe rregullimin e at'hershėm brenda fisit dhe ndźrmjet fisevet. Me gjithė energjinė e saj rinore luftoi pėr shuemjen e hakmarrjes, gjakderdhjes nė mes malcorevet (shqiptarve). Ajo nuk u pajtue me mjerimin, shkatrrimin dhe coptimin e shqiptarve.
* Pėr me ndihmue hapjen e shkollave shqipe nė Malcķ (nė vitet 1916-1917) shiti token dhe tė hollat i vuni nė dispozicion nė hapjen e shkollave nė Dinoshe, Priften etj.
Si e tillė Tringa gzonte autoritet jo vetem nė Grude, por edhe ne Hot, Triepsh, Kojė, Kelmend, Kastrat, Shkrel, Shalė, Shosh, Shkoder e vende tjera. Ajo respektohej nga burrat ma tė shqueme tė kombit shqiptar t'asaj kohe.
Smundja e pasherueshme ia nderpreu jeten me 2 tetor 1917, ne moshen 47 vjecare.
Dy vite me vone, nga ushtria e Mbreterise SKS ne trojet e Malcisė, shkatrrohet varri i saj nė Kshevė. Megjithate veprimtaria e saj patriotike kurrė nuk ka me 'dekė. Ndaj le tė bucas thirrja e dalė thell nga zemna dhe shpirti jonė
"Tė pavdekshme si ato malet e Malcķs kjoftė vepra e heroines Tringe Smajles!"
ĮT ANTON HARAPI O.F.M (1888 - 1946)
Fėminija e rinia
Gaspėr Harapi (emni i pagėzimit) u lind nė Shirokė tė Shkodrės mė 5 janar 1888 nė njė familje tė thjeshtė, qė jetonte me peshkim nė Liqenin nėn hije tė Taraboshit.
Hyni nė Kolegjin e Jezuitėve qysh shtatė vjeē e ma vonė nė ate Franēeskan, qė ishte dhe mbeti shtylla e traditės sė mirėfilltė kombėtare shqiptare.
Aty mori njohunitė fillestare tė teologjisė dhe u mėkue me dashuninė e thellė pėr Atdhe. Si kreu lolegjin, tue qenė me njė pėrgatitje aq tė mirė sa asnjė nxanės tjetėr qė kishte dalė prej atij Kolegji, e dėrguen me vijue studimet e nalta nė Austri, njė ndėr votrat e kulturės sė lashtė dhe asaj bashkėkohore. Studioi nė Villach tė Tirolit, Salezburg dhe Shvarc. E qysh atėherė e quejtėn “enciklopedia qė ec me dy kambė”.
Mbi tė gjitha tek ai mbizotnoi bashkimi i tė gjithė virtyteve pozitive, tue plotėsue e kalitė shpirtin e tij tė pastėr franēeskan, me tė cilin frati ynė ishte i edukuem qysh nė fillim...
Mė 1910, kur Gaspėri i ri u kthye nė Atdhe, i dhanė emnin Anton, si ishte nė traditėn e franēeskanėve. E me tė shkelė nė Shkodėr, ai u dallue pėr dijet e thella, qė i kishte marrė gjatė viteve tė studimeve akademike, dije qė, nga ana tjetėr, nuk do ta tulatnin kurrė kujtesėn e tij pėrherė tė freskėt, por do tė shpėrthenin valė - valė, gjithnjė nė nivele ma tė nalta, edhe pse kishte kujdes qė aftėsitė t’i shfaqte me thjeshtėsi e me finesė.
Argumentet qė buronin nė mėnyrė tė natyrshme, nė ēdo kohė dhe rrethanė, do t’i parashtronte me njė logjikė tė hekurt, me njė shtjellim aq tė qartė, ēka asht karakteristikė vetėm e njė gjeniu tė rrallė. Nuk janė tė paktė, e pikėrisht prej bashkėkohėsve tė tij, ata qė janė shprehė se njė njeri i tillė, dy herė nuk do tė pėrsėritet nė tokėn shqiptare. Mbi freskinė dhe qartėsinė e mendimint tė tij filozofik, pėr stilin e matun e tė rrjedhshėm, qysh heret, mė 1936, do tė shkruente pėr te dom Kolec Prendushi: “...mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, ndėr cillt disa janė kryvepra. Dija e thellė, arsyetimi i lidhun, analizimi i hollė, stili i peshuem, dallojnė gjithė shkrimet e tija.” (Shih, “Hylli i Dritės”, 1936, fq. 583).
Si intelektual model, sillte me vete mentalitetin e misionarėve pėrparimtarė europianė, qė nė shumicė asokohe kishin nė zotnim shartet e Provincės Franēeskane, qė po hidhte shtat me palcė e fizionomi shqiptare, tanėsisht me taban kombėtar, e qė dha njė ndihmesė tė paēmueshme nė lulėzimin e kulturės amtare shqiptare, ku nė rezonancė mbizotnonte fryma e ngrohtė franēeskane “lutu e puno”.
Veprimtaria
Si thamė, nė vitin 1910, At Antoni kthehen nė Shqipni dhe shugurohet meshtar, tue qenė deri nė flijim besnik i zhgunit tė Shėn Franēeskut e i popullit qė e donte dhe e respektonte. Punon nė fillim mėsues nė Kolegjin e Fretėnve. Ai solli njė frymė tė re, ide tė reja, krejt europiane, pėr edukimin e rinisė. Veēanarisht ai kambėnguli qė nė Koldegj tė mund tė edukoheshin tė rijė me bindje e prejardhje tė ndryshme, aty edhe tė besimit musliman, e qė nuk kishin kurrėfarė synimi me marrė rrugėn e meshtarisė.
Ma vonė (tetorit 1912 - prill 1913) u pėrkushtohet shėrbesave fetare nė Kishėn “Zoja Rruzare” nė Arrėn e Madhe, nė Shkodėr, ku ishte edhe Kuvendi Franēeskan. Nė kėtė lagje u njoh dhe u ballafaqua me vorfninė e tejskajshme, qė e pėrjetonte thellė, e pėrpiqej t’i ndihmonte, pa dallim feje.
Mė 1916, kur Dukagjinin e preku sėmundja e frikėshme e kolerės, qė mori shumė jetė njerėzish, pa u gjetė askush pranė tyne nga frika e lėngatės, shkoi atje, nė mes malėsorėve, dhe i ndihmoi si e sa dijti. Frati i ri nuk la bjeshkė tė thepisun pa shkelė tue dhanė veēanarisht ndihmė e kėshilla nė lamė tė profilaksisė.
Mė 1918 ai shėrbeu nė Grudė, ku, pėr herė tė parė, spikat talenti i tij nė lamin e letrave shqipe, penda e mendimi i mprehtė, njohja e thellė e shpirtit tė malėsorit.
Ai njohu me tė gjitha pėrmasat e saj zonėn e Grudės e tė Malėsisė sė Madhe mbarė, koloritin e gjallė tė zakoneve, vajet, dasmat, epiken, psikologjinė origjinale tė trevave kreshnike tė marruna nė studim, pra tanėsinė klasike tė kulturės sė pasun kombėtare, ende tė palavrueme asokohe...
Nė kėtė mjedis tė ri dhe tė pėrshtatshėm pėr mendjen dhe punėn e tij pasionale, lindi dhe u rrit romani “Andra e Pretashit”, vepėr me kompozim unik nė llojin e vet.
Nė rrafshin politik, mbeti njė zbulues i gjallė i fatit tė popullit shqiptar. Nė kujtesėn e historisė, kanė mbetė tė pashlyeshme shumė ngjarje, qė gjithsesi kanė emnin e kontributit tė meshtarit tė shqiptarizmės.
Nė kohėn e turbullinave politike, midis tė cilave ishte mbėrthye kontinenti europian, Fuqitė e Mėdha, hartonin harta tė reja, ku, pa tė drejtė, Shqipnisė sė vogėl gjeografikisht, i cungoheshin njena mbas tjetrės disa treva tė trungut amė.
A mund tė heshtte frati pėrballė kėsaj masakre, qė u bahej ditėn pėr diell tokave shqiptare!? Natyrisht qė jo. I veshun me zhgun, me nismėn e vet, organizon menjėherė tre bajrakė, Grudė, Hot e Triepsh dhe pėrmes tyne, i dorėzon Memorandumin e pėrgatitun nga ai vetė nė vitin 1918, komandantit francez nė Shkodėr (asokohe nė Shkodėr, kishin zyrat e tyne konsullore 7 pėrfaqėsi tė hueja). Nė bashkėpunim me Luigj Gurakuqin dhe At Gjergj Fishta OFM, harton njė Peticion, tė nėnshkruem nga 200 pėrfaqėsues tė tre bajrakėve, drejtue pėrkatėsisht Konferencės sė Paqes nė Paris, Ministrave tė Jashtėm tė ShBA-sė, Anglisė, Francės dhe Italisė.
Nė ligjeratat e tij tė famshme, tė mbajtuna nė “Parisin e vogėl”, sikurse njihej nga intelektualėt asokohe qyteti kulturdashės Korēa, ndėr tė tjera At Anton Harapi u shpreh: “Jam fetar, por kam tager dhe detyrė shoqnore”. E randėsishme pėr At Antonin, ishte fati i kombit dhe i martirėve, qė ishin pjesė e jetės sė tij.
Populli i Shkodrės kurrė s’do ta harrojė pėrshėndetjen e fundit tė titulluem: “Dy lotė e nji betim”, si shembull i oratorisė klasike shqipe, nė pėrcjelljen e eshtnave tė martirėve Mustafė Qullit dhe Ēerēiz Topullit.
Viti 1920 ingranohett me lėvizjen atdhetare shqiptare, nė kushte e rrethana tė reja; falė energjive tė pashtėrshme qė zotnonte, fizikisht e moralisht, mori njė shtytje dhe organizim tė ri. Mė 1921-1924, bahet drejtues i grupit tė njohun atdhetar “Ora e Maleve”, sė bashku me At Gjergj Fishtėn, Luigj Gurakuqin, Dom Lazėr Shantojėn, tue qenė njėkohsisht themelues, drejtues e botues i aftė i fletores “Ora e Maleve”, qė filloi tė nxirrte grupi nė fjalė.
Mė 1924, u zhvilluan zgjedhjet e para nė Shqipni, ku gjendet mes “opozitės” sė kohės pėrkrah Gurakuqit, Fishtės, Bajram Currit, At Benardin Palaj, Nolit etj. , qė ishin pararoja e kėsaj lėvizjeje, tue sjellė njė mendim tė epėrm e veprim racional pėr kombin shqiptar.
Mbas rrėzimit tė Qeverisė sė Nolit, pėr shkaqe qė tashma dihen mirė, sikurse shumė tė tjerė, frati demokrat arrestohet 3 herė dhe burgoset, mbasi kishte pėrkrahė alternativėn e demokracisė liberale tė popullit, “Pėr nji Shqipni t’Lir e t’Perparueme”.
Mė 1933, ishte drejtues i Kolegjit Franēeskan (Rektor), drejtor i Liceut “Illyricum” dhe pedagog nė Shkollėn Normale Femnore tė Motrave Stigmatine nė qytetin e Shkodrės (Gjuhadol).
Nė harkun kohor tė viteve 1930-1936, asht drejtori i sė pėrkohshmes zamadhe, revistes “Hylli i Dritės”, bashkėdrejtues i gazetės “Posta e Shqypnisė”, revistės fetaro - kulturore “Zani i Shna Ndout” etj.
Nė fushėn e letrave shqipe
Frati, krahas pėrkushtimit fetar dhe vlerave tė ēmueshme sociale, dallon me po atė madhėshti, nė filozofi, teologji, pedagogji, sociologji, publicistikė dhe letėrsi artistike.
Nė mėnyrė tė rregullt, ndiqte rrymat e letėrsisė botėrore, lexonte nė origjinal autorėt e famshėm tė pedagogjisė moderne tė kohės, si: Pestaloc, Hergert, Frobel, Herbart, Forster etj. Midis librave dhe pėrherė pranė librave, mendonte se mendja e tij dhe e ēdo njeriu, nė pėrgjithėsi, zgjanon dritaret e ditunisė njerėzore, tė cilat pėrherė duhet tė jenė tė hapuna, pėr tė lejue depėrtimin e njohunive tė reja bashkėkohore.
Rezultat i akumulimit tė dijeve dhe i pėrvojės si pedagog, asht botimi i veprės sė parė pedagogjike, “Edukata ose mirėrritja e fėmijėve” mė 1925, qė mund tė cilėsohet edhe njė pėrshtatje tė leksioneve tė pedagogut A. Hergert, njė punim i mirėfilltė shkencor.
Synimi fisnik i tij, ishte qė mbrėnda lėvizjeve tė reja reformatore tė krijoheshin hapsina pėr modernizimin e metodave mėsimdhanėse, didaktika e shkollės sė re shqiptare, dhe kėrkonte nė veēanti qė kėtė rrymė tė kohės ta shpėrndante me pasion nė moshėn e re, tue e pajisė nė kėte mėnyrė, me kujdes e matuni, me parimet progresiste tė shkollės sė traditės sė hershme demokratike e kulturore tė Europės Perėndimore. Pėr ēudi, ende sot studiohen nė universitetet e vendlindjes autorėt e pedagogjisė sovjetike (pedagogė pedantė komunistė rusė) dhe jo pedagogėt e traditės shqiptare nė trojet etnike shqiptare.
Njė vepėr e spikatun asht ajo me titull “Vlerė Shpirtnore”, ku janė pėrmbledhė 6 ligjėratat e mbajtuna nė Korēė. Duhet vu nė dukje se shtysė pėr autorin e kėsaj nisme tė guximshme, ishte ēasti i njė krize shpirtnore nė Shqipni, dukuni kjo me rrjedhoja negative dhe shkatėrrimtare. Aty autori referues analizoi me hollėsi shkaqet e kėsaj krize, tue shpalosė gradualisht etilogjinė dhe terapinė e kėsaj sindrome kanceroze, ku, si epidemi e vėrtetė, kishte nderhy nė botėn shqiptare ideologjia shterpe marksiste e sjellė nė Shqipni prej Ali Kelmendit me shokė...
Flijimi
Sa herė “profesorėt” e regjimit komunist, nė veprat e tyne plot fallsifikime, u kanė paraqitė dhe vėrbue sytė brezave tė tanė shqiptarėsh njė foto, ku At Antoni Harapi duket nė njė takim me gjeneralin gjerman Fitsum, si dėshmi e “tradhėtisė” tė prelatit franēeskan. Asnjėherė, sikurse vė nė dukje publicisti z. Mėrgim Korēa, pseudoshkenca komuniste, dje dhe sot, nuk flet dhe shkruen pėrse u takuen dhe ēfarė i ka thanė gjeneralit gjerman At Anton Harapi: “Marrėveshja me Reichun, ishte qė trupat gjermane do tė kishin territorin shqiptar vetėm si urė kalimi pėr nė Greqi, pa i cėnue dhe pa ndėrhy nė ēashtjet e mbrendshme shqiptare!”. Ata e dinin mirė pse i ishte takue Harapi me gjeneralin, pse kjo asht pasqyrue edhe nė shtypin e kohės, por simbas parimit “shpif, shpif se diēka do tė mbesė”, pėrhapėn njė propagandė tė shfrenueme vetėm nė klishenė zi, pėr tė pėrligjė veprimet vėllavrasėse qė ua kėrkonte simotra e tyne, Jugosllavia komuniste Rankoviēiane/Titiste, e cila porosiste polpotin e kuq tė Tiranės, se “nėse doni qė tė qeverisni pėrgjithnjė, duhet tė zhdukni me rrajė ēerdhen antikomuniste, klerin katolik dhe besimtarėt e saj besnikė nė Shkodėr e tjetėrkund”.
At Anton Harapi shprehet haptė pse e pranoi detyrėn e regjentit: “E pranova detyrėn se nuk mujshem m’e pamun Shqypninė tė pushtueme prej anarkijet...nuk dojshem tė krijohej nji Babiloni shqyptare me luftė vllavrase qi zhgatrronte katundet, tė humbej bagtija e tė zhgatrroheshin familjet...ndjeva mėshirė, si pėr popull e gjithashtu edhe pėr Shqypni...Si mund tė preferojshem m’e pshtue jetėn t’eme pėr ēashtjen e perbashket? Le tė ndodhė ajo qi ka me ndodh, thashė me vedi, rrnoftė populli edhe pa mue, rrnoftė Shqypnia!...E fillueme me nji poezi e po e perfundojmė me nji tragjedi me iu dhimbtė kujdo...e vetmja gja m’u bamun asht m’e pshtuemun Shqypninė edhe popullin. Mjafton t’i paralizojmė fajtorėt tė mos bajnė ma dame...Nuk duhet tė ekzistojnė filogjerman, anglofila apo italofila. Duhet t’jena veē shqyptarė...”.
E kėto fjalė ai i thonte me 17 Maj 1944 nė Kinema “Kosova” kur Shqipnia ishte nėn pushtimin gjerman!
Ai kėrkonte tė shpėtonte Shqipninė dhe nė tokėn tonė tė mos kishte tė huej, e jo ashtu si pėrshkruhet nga historiografia komuniste dhe postkomuniste.
Martir i shqiptarizmės sė kullueme
“Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahet e robnueme. Do tė vij dita e me Paqe e Drejtsi do t’fitohet”
At Anton Harapi
Martirizimin e klerikut as Shekspiri i madh nuk do tė gjente forcė me e pėrshkrue nė mėnyrė ma dramatike se sa ajo qė pėrjetoi ai nė realitet e qinda sivllazėn tė tij. E ashtėquajtuna luftė “NĒ”, nė vend qė tė bante ēlirimin e vendit, u kthye nė njė luftė tė kobėshme vllavrasėse pėr marrjen e pushtetit me ēdo kusht, por katolicizmi dhe nė veēanti kleri katolik, ishin pengesa ma e madhe pėr triumfin e komunizmit.
Historia e vrasjes sė At Anton Harapit asht sa e dhimbshme, aq edhe e lavdishme. Fratin e Shėn Franēeskut deri nė flijim, e kėshillojnė qė tė ikė nga Shqipnia, sikurse banė shumė njerėz kundėrshtarė tė rregjimit tė diktatorit Enver Hoxha, qė dhunshėm dhe me mashtrime erdhi nė pushtet. Fakti asht se Frati kėtė kėshillė e hodhi poshtė premas, tue thanė me krenari: “Kam punue pėr Shqipni ballfaqas. Nuk pres shpėrblim, por as denimi nuk ka pse m’pret. Bashkatdhetart e dinė fort mir se kurr nuk i tradhėtova. Me ta vuejta, me ta punova, me ta qindrova, me ta gzova. Me ta edhe do t’des. Eshtent e mi, n’token e t’parve t’jen testamendi em”.
Ai i gjykua dhe u dėnue nga Gjyqi Ushtarak nė Tiranė me kryetar Koēi Xoxe e Prokuror Bedri Spahiu...
Pretenca e prokurorit ishte kulmi i njė fallsifikimi tė pashoq. Dosja e fratit tė urtė asht e mbushun nis e sos me shpifje e trillime tė gatueme nė guzhinėn jugosllave, qė shikonin si kundėrshtar seriozė pėr aneksimin e Shqipnisė gjithė klerin katolik, veēan njė fytyrė tė ndritun si At Anton Harapi.
................
Ishte mėngjes i vranėt. Binte shi. Nė orėt e para tė datės 14 shkurt 1946, u nxor nga qelia, duert e kryqėzueme nė parzėm, me krye tė varun dhe sytė gjysė tė mbyllun nga sfiltja prej torturave, dhe e ēuen diku nė periferi tė Tiranės.
Frati i pėrvujtė, por krenar, hidhte hapat me kujdes, tue ngritė herė-herė kindet, pėr tė mos u stėrpikė nga balta qė shkelte. Njė prej egzekutorėve i tha: “Mos ki dert, o prift reaksionar, se te balta ke me perfundue”. Ai reagoi me qetėsi e kthjelltėsi: “Atje tek shkoj, biri im, due me shkue i panjollė, siē kam kenė tanė jetėn”.
E nė gjyq ai pat lanė testamentin e tij lapidar: “A e dini se ēdo ndertese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr, na hijshem duhet t’jemi gurt e temelit t’njiasaj binaje t’cillin sot e quejm Shqypni”.
Krijoni Kontakt