Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23

Tema: Gegnishtja!

  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Gegnishtja!

    Gegnishtja!

    Gegnishtja ose e dialekti gegė asht njana prej dy bashkėsive kryesore tė tė folmeve tė gjuhės shqipe. Flitet prej shqiptarėve gegė, pėrafėrsisht gjysma e popullit shqiptar, qė historikisht jetojnė nė veri tė lumit Shkumbin, nė Shqipni, Kosovė, Maqedoni, Luginė tė Preshevės dhe Mal tė Zi. Gegnishtja flitet edhe prej disa toskėve qė jetojnė nė trevat gege, si gjuhė e parė prej komunitetit ashkali dhe si gjuhė e dytė e turqve boshnjakėve dhe pakicave tė tjera nė Kosovė. Mėrgimtarėt shqiptarė kanė pėrhapė tė folmet gege edhe jashta trojeve shqiptare; arbnishtja e Zarės flitet nė Kroaci prej shekullit XVIII, ndėrsa tė folme tė tjera janė pėrhapė ma vonė nė Turqi e pastaj edhe nė Gjermani, Zvicėr e vende tė tjera tė botės.
    Zanafilla e gegnishtes mbrenda shqipes mendohet tė jetė diku mes shek. V e X. Gegnishtja dallon prej tosknishtes pėrnga tingujt, morfologjia dhe fjalori. Ajo ruen po ashtu tipare tė vjetra tė shqipes, qė tashma janė humbė ose nuk janė zhvillue nė tosknisht, ku shquhet paskajorja e llojit me + pjesore (me shkue, me punue…), zanoret e gjata dhe hundore. Ndahet vetė dy nėndialekte: gegnishten veriore (varientet verilindor dhe veriperėndimor) dhe gegnishten jugore (variantet i mesėm dhe jugor).[1] Deri me hapjen e shkollave shqipe dhe depėrtimin e mjeteve tė komunikimit masiv, masat e gjana popullore qė folshin gegnishten veriore nuk kuptoheshin me toskėt, por edhe me gegėt jugorė.
    Dokumenti ma i vjetėr (1462) dhe libri ma i hershėm (1555) qė njihen nė shqip janė shkrue nė dialektin gegė. E folma e Elbasanit, nji gegnishte jugore e pėrzime me tosknisht, u pėrdor si bazė e gjuhės zyrtare tė shtetit shqiptar deri nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botnore, kur komunistėt imponuen tosknishten. Nė Kosovė dhe vise tė tjera shqiptare nė ish-Jugosllavi, gegnishtja jugore u pėrdor si gjuhė letrare deri mė 1969.
    Sot gegnishtja nuk pėrdoret nė nivel zyrtar, por po gėzon ēdoherė e ma shum hapsinė nė media dhe po lėvrohet si gjuhė letrare, kryesisht nė Kosovė por edhe nė Shqipni.

    Historia

    Krahas dialektit toskė, zhvillimi i gegnishtes mendohet tė ketė fillue mes shek. V e X. Dokumenti ma i vjetėr nė gjuhėn shqipe, Formula e Pagėzimit e Pal Engjėllit, u shkrue gegnisht mė 1462. Po ashtu, libri ma i vjetėr i shqipes, “Meshari” i Gjon Buzukut, u shkrue nė dialektin gegė. Veē kėsaj, shum prej autorėve tė letėrsisė sė vjetėr shqipe, si Budi, Bardhi, Bogdani, kanė shkrue gegnisht. Kėt traditė qė e nisi kleri katolik e vazhduen edhe nė shek. XIX e XX priftėnijtė shkodranė, si Gjergj Fishta qė botoi epin “Lahuta e Malcķs”, Ndre Mjeda, Vinēens Prennushi, etj.
    E folma e Elbasanit, qė i pėrket gegnishtes jugore, u pėrcaktue mė 1916 e u rikonfirmue mė 1923, si bazė e gjuhės s'administratės sė shtetit shqiptar. Mbas Luftės sė Dytė Botnore, regjimi komunist vendosi pėrdorimin e tosknishtes si gjuhė zyrtare tė shtetit dhe prej 1951-ės ndaloi edhe mėsimin e gegnishtes nėpėr shkolla dhe ma vonė edhe botimet nė kėt dialekt. Shum vepra tė shkrueme gegnisht, kryesisht prej priftave katolikė, u ndaluen pėr shkaqe ideologjike dhe vetėm ndonji autor aty-kėtu, si Migjeni, u pėrfshi nė planprogramin mėsimor tė letėrsisė.
    Mė 1972, Kongresi i Drejtshkrimit nė Tiranė vendosi rregullat e nji gjuhe standarde, tė quejtun "gjuha e njėsuar" ose "gjuha letrare", e cila u bazue 90% nė tosknisht dhe mori prej gegnishtes vetėm elemente qė kaherė kishin depėrtue nė dialektin e jugut.
    Gegnishtja jugore pėrbante bazėn e gjuhės letrare tė kultivueme nė Kosovė dhe viset tjera shqiptare nė ish-Jugosllavi deri mė 1969, kur u vendos qė pėr hir tė ruejtjes sė unitetit kombtar tė pėrdorej gjuha e pėrcaktueme prej Tiranės. Rregullat e drejtshkrimit u pėrcaktuen dhe u plotsuen disa herė: nė Shkodėr mė 1917[2] dhe nė Prishtinė 1957 dhe 1964.[3]
    Sot, gegnishtja nuk gėzon status zyrtar. Por botimi gegnisht lejohet, ndonėse shkurajohet prej redaktorėve tė gazetave e revistave kryesore. Megjithate, pėrdorimi i saj po vjen tue u shtue sidomos nga tė rijtė, nė tė folun por edhe nė tė shkruem. Nė Kosovė, gengishtja po gjen hapsinė gjithherė e ma shum nė emisionet komunikuese nė radio e televizion, nė film, kangė dhe botime. Folėsit e gegnitshtes janė ma sė shumti tė pėrqendruem nė Kosovė, ku zyrtarimi i gegnishtes nė nivel tė gjuhės letrare asht temė e randėsishme e pėrditshmėnisė kosovare.

    Tingujt dhe drejtshkrimi

    Gegnishtja ka tė paktėn 42 tinguj (fonema), mvarsisht prej krahinės ku flitet. Zanoret janė tė kundėrvume simbas mėnyrės sė shqiptimit: gojore dhe hundore; dhe pėrnga gjatėsia: tė shkurta ose tė gjata. Historikisht, por edhe nė disa tė folme dallohen tė shkurtat, tė mesmet dhe tė gjatat. Bashkėtingėlloret janė pothuejse tė njejta nė tė gjitha tė folmet e gegnishtes por edhe me dialektin toskė. Dallimi ma i madh vėrehet te shqiptimi i 'q'-sė e 'ē'-sė dhe 'gj'-sė dhe 'xh'-sė, qė realizohen me vlera tė ndryshme ose nuk dallohen fare nga shumica e folėsve.
    Gegnishtja pėrdor alfabetin e gjuhės shqipe tė vendosun nė Kongresin e Manastirit mė 1908.

    Zanore tė shkurta

    1- , shqiptue /a/ ose /ä/ (nė disa tė folme edhe si /ę/, /ɐ/ ose /ɑ/): Dardan, Tirana (rrokja e fundit), Kosova, argat, mandej, etj.
    2- , shqiptue /ɛ/ ose /e/: qytet, shtet, mandej, etj.
    3- <ė>, shqiptue /ə/ (nė disa tė folme edhe si /ʌ/ ose /ɛ/): shpėtim, natėn, etj.
    4- , shqiptue /i/ ose /ɪ/: pėrparim, guxim, etj.
    5- , shqiptue /ɔ/ (nė disa tė folme /ɵ?/): Kosovė (vetėm rrokja e parė), kosovar, bardhosh, etj.
    6- , shqiptue /u/ ose /ʊ/: kushtrim, guxim, etj.
    7- , shqiptue /y/ ose /ʏ/: qytet, yll, etj.


    Zanore tė gjata

    Zanoret e gjata ndodhen zakonisht nė rrokjen e theksueme, por jo gjithmonė rrokja e theksueme pėrmban zanore tė gjatė. Ato nė tė shumtėn e rasteve pasohen nė fjalė nga nji zanore e hapun (p.sh. shitore) ose nga nji ė fundore e paza (p.sh. punė), por mund tė gjenden edhe nė fund tė fjalės vetė (p.sh. dynjį, hatį, etj.). Zanoret e gjata ndeshen edhe nė disa rrethana tė tjera, ku nuk pasohen nga nji zanore e hapun ose nji ė pa za (si p.sh. emnat mashkullorė shqiptįr, shpirt, hir, etj.). Me pėrjashtim t'emnave qė mbarojnė me "-ar" (p.sh. shqiptįr, kryetįr, fshtįr, etj.), zanoret e gjata nė kėto raste nuk dallohen nė bazė tė ndonji rregulli tė caktuem (p.sh. punėtór, muratór, aktór, por profesor, matador, etj.). Gjatsia mund tė ndryshojė edhe nė mes tė folmeve (p.sh. Nė Shkodėr thuhet "ata kanė /kɑ:n/", ndėrsa nė Prishtinė "ata kan' /kän/").

    Zanoret e gjata simbas Drejtshkrimit tė Prishtinės 1964, nuk dallohen me shenjė tė veēantė; pėrjashtim bajnė rastet e dykuptimsisė, ku mund tė pėrdoret theksi i randė (akut: į, é, ķ, ó, ś, ż).

    1-
    , shqiptue /ɑ:/ (nė disa tė folme edhe si /ɒ:/, /ɔ:/ ose prej toskėve si /a/): Tiranė/a (rrokja e dytė; shqiptohet si /ɔ:/ nė tė folmen e Tiranės), bani, shqiptari, etj.
    2- , shqiptue /e:/: era, vera, ndér, etj.
    3- , shqiptue /i:/ (diftongzohet nė disa tė folme nė /aɪ/): mirė, bir, bijė, kushtrimi (vetėm rrokja e parafundit), fėmijė
    4- , shqiptue /o:/ ose /ɔ:/ (nė disa tė folme edhe /ų/): molla, shkolla, Kosovė/a (vetėm rrokja e dytė, /kɔ'so: v/)
    5- , shqiptue /u:/: burrė, urė, mbaruem (togu “ue” shqiptohet edhe si difton ue)
    6- , shqiptue /y:/: ylli, sy/sytė, ty, dy (shqiptohet edhe me y tė shkurtė)

    Historikisht, zanoret e gjata janė dallue nė tė mesme (p.sh.
    nė nanė, babė, etj.) dhe tė gjata (p.sh. dhe <ķ> nė hatį, Shqipnķs). Ky dallim po vjen tue u venitė nė praktikė.

    Zanoret hundore

    Ndonėse ndigjohen prej shumicės sė folėsve tė gegnishtes, pėrdorimi i kėtyne tingujve varion prej tė folmes nė tė folme e madje edhe nė mesin e individėve.
    Zanoret hundore, sikurse tė gjatat, nuk dallohen me shenjė tė veēantė, pos pėr t'iu shmangė dykuptimsisė, me ē'rast mund tė pėrdoret theksi kulmor (circumflex: ā, ź, ī, ū, ŷ). P.sh., zakonisht shkruhet shqiptar e jo shqiptįr dhe Dardani e jo Dardanķ, por theksi do tė pėrdorej mė nji fjali si kjo: "Dardanķ, o vendi im", thirri Dardani.
    Zanoret hundore pasohen nė shum raste nga nji bashkėtingėllore hundore, /n/ ose /m/: nanė/a, me dhanė, me thanė, vendi, Kelmendi, me shembė, dhembje, pemė/a etj. Por p.sh. fjalėt, kryesisht tė hueja, si temė/a, student/i, zakonisht shqiptohet pa hundore.
    Por nė shum raste tė tjera, ndonėse historikisht kanė pasė nji bashkėtingėllore hundore mbas, sod nuk kanė ndonji shenjė dalluese: asht (folje), i shejtė, i shtrejtė, etj. Kėto mund tė shkruhen me theks, si p.sh. āsht, i shźjtė, i shtrźjtė, etj.
    Zanoret hundore mund tė jenė tė shkurta ose tė gjata: /ć/ (e kthyeme nė shum tė folme nė /ɔ/), /ɑ̃:/ (e kthyeme nė shum tė folme nė /o:/), /ɛ̃/, /ɛ̃:/, /ĩ/, /ĩ:/, /ũ/, /ũ:/, /ỹ/, /ỹ:/. Nė disa tė folme mund tė hasen edhe nji hundore.
    Prej tyne a-ja dhe e-ja janė ma tė pėrhapunat dhe luejnė rol ma tė madh nė fonetikėn e gegnishtes.

    Bashkėtingėlloret

    Gegnishtja ka kėto bashkėtingėllore: b /b/, c /ʦ/, ē /ʧ/ ose /ʨ/, d /d/, dh /š/, f /f/, g /g/, gj /ɟ/ ose /ʥ/, h /h/, j /j/, k /k/, l /l/, ll /ɫ/, m /m/, n /n/, nj /ɲ/, p /p/, q /c/ ose /ʨ/, r /ɾ/, rr /r/, s /s/, sh /ʃ/, t /t/, th /θ/, v /v/, x /ʣ/, xh /ʤ/, z /z/, zh /ʒ/.

    Burimi: Wikimedia
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 28-07-2011 mė 09:27
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Ne postimet me poshte do te sjell disa nga figurat me te rendesishme geg', qe kane dhene kontributin e tyre te shquar per gjuhen Shqipe si dhe jane kujdesur qe ajo te mos humbase. Fale tyre, ne flasim sot kte gjuhe te mrekullueshme dhe te veēante.



    Pal Ejlli, (1416 – 1470)

    Kryeipeshkvi Durrsit, krahu i djatht i Gjergj Kastriotit n'marrdhānjet diplomatike, shkruesi i fjalvet t'para (deri m'tash) n'gģuhen t'onė.

    Unte' paghesont' premenit Atit et Birit et Spertit Senit

    Łn tė pagėzņnj ty pėr emźn tė Ątit e tė Bģrit e tė Shpertit Shźnjėt.




    Marin Barleti, ā lé rreth 1460 n'Shkoder. Āsht kenė humanist i shquem, historian, teolog e prift katolik.

    Autor i "De obsidione Scodrensi" (Rrethimi i Shkodrės Venedik 1504)
    "Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi" (Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut Romė midis 1508 dhe 1510)
    "Compendium vitarum pontificum et imperatorum" (Pėrmbledhje e jetės sė papėve dhe perandorėve Venedik 1553)




    Marin Beēikemi (1468-1526) i lindun nė Shkodėr, ai studioi e dha mėsim nė Raguzė tė Dalmacisė, nė Breshja t'Italisė sė Veriut, dhe u shque si Profesor i retorikes nė Universitetin e Padovės. Lą shkrime tė ndryshme nė gjuhen latine, shkrimet e tij u perdoren si tekste edhe nė "Scuola degli Albanesi",- ku pėr njifarė kohe ishte dhe msues. Me 1503 botoi nė Venedik njė "Panegjitik" me interes pėr historinė e Shkodres dhe pėr dishmitė qė autori sjell mbi qindresėn e saj kunder osmanve, nė tė dy rrethimet e viteve 1474 e 1478. K'to ngjarje, ku t'afėrmit e tij moren pjesė, ai i ka jetue si fėmijė. Vepėrza ka ndonji tė dhānė me interes edhe pėr Skenderbeun, si edhe pėr historinė e māparshme tė Shkodrės. Autori ėshtė njė stilist i zoti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 29-07-2011 mė 16:01
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #4
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321


    Gjon Buzuku, ā kenė prift katolik i Malcķs s'Mbishkodres, mendohet t'jet' ken' kah Kraja (simbas studimevet t'Įt Justin Rrots). Autori i librit t'parė shqip (apo arbnisht) "Meshari".



    PJETER BOGDANI (1625 - 1689)

    Pjetėr Bogdani, (rreth 1625 Lindi nė Gur t'Hasit afer Kuksit - 1689 'diq nė Prishtinė) - prift, ipeshk'v, kryeipeshk'v, teolog dhe filozof shqiptar nga Hasi.
    Msimet e para i bani nė Ciprovac, Bullgari. Nė vjetin 1674 ishte nxanės i kolegjit ilirik tė Loretos, po kyt vit ban nji kėrkesė pėr studimin e medicines dhe pėr lshuemjen e Kolegjit. Mė 1651 ushtron detyren e meshtarit nė Pult e nė fshatrat e Prizrenit, nė anėt e vendlindjes. Nė vjetin 1656 thirret nė Romė pėr me vazhdue studimet e larta nė Kolegjin e Propagandės. Aty i mson gjuhėt e Lindjes. Mė 1658 kreu studimet e nalta tė teologjisė e filozofisė nė Romė dhe muer titullin doktor. Menjiherė emnohet ipeshkv i Shkodres dhe administrator i Tivarit. 1663–1664: Njihet dhe i ban shėrbime Kardinal Barbarigos, i cili n'at kohė gjendej nė Romė. Mė 1675 e shkruen librin "Ēeta e profetėve" dhe ia paraqet Propagandės pėr botim. Rekomandimi i Propagandės ishte tė pėrkthejė librin. Fillon pėrkthimin e librit. Nė vitin 1677 emnohet arqipeshkv i Shkupit nė vend tė tė ungjit, Ndre Bogdanit. Lufta turko–austriake fillon mė 1683. Nė dhjetuer t'atij viti vdes Ndre Bogdani. Bogdani arratiset nė male me ē'rast e humb librin e Gramatikės latinisht–shqip tė punueme nga Ndreu. Strehohet nė Ciprovac dhe nė Dubrovnik. Nė pjesėn e parė tė vitit 1685 shkon nė Venedik e nė Padovė. E merr me vete librin e pėrgatitur pėr botim. Libri "Cuneus Prophetarum" botohet nė fund tė fund tė vitit nė Padovė te Barbarigo. Shkruen Relacionin e njohur nga Shkupi: Dello stato spirituale e temporale del regno di Albania e Servia. 1687–1688: Merret aktivisht me organizimin e rezistencės antiturke dhe u ban vizita tė gjitha vendeve t'arqipeshkvisė sė vet. Nė vjetin 1689 depėrton ushtria austriake. Nė nanduer kjo ushtri arrin nė Prishtinė. Bogdan niset me ushtrinė pėr Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarė dhe bashkė me ta arrin atje. Atje sėmuhet nga murtaja. Kthehet nė Prishtinė pėr shėrim te mjekėt gjermanė, po mė kot. Vdes nė fillim tė dhjetorit 1689 nė Prishtinė ku edhe varroset. Siē njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, menjėherė pas thyemjes sė ushtrisė austriake ato ditė, tartarėt dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.

    Autori i librit "Cuneus prophetarum" (Ēeta e profetvet) - e pėrkthyeme (nė shqipen e kohes) nga franēeskani e gjuhtari Įt Justin Rrota.
    Aty gjejmė qysh nga tematika fetare, historiografike, tė shkencave tė natyrs, por edhe letėrsi artistike, poezi. Kjo larmķ temash ēon edhe nė larmķi stilesh, qė asht njė tregues i shkallės sė naltė tė pėrpunimit tė gjuhės pėr at kohė. Dhe padyshim ky asht nji gur i randėsishėm nė themelin e gjuhės sė sotshme shqipe.
    Autori ka shkrue edhe mbi qendresen e popullit kundra turqve, si lufta e Kelmendasve me 1639.



    FRANG BARDHI (1606 - 1643)

    Frāng Bardhi ipeshk'v, shkrimtar, leksikograf, folklorist dhe etnograf shqiptar nga Kallmeti, ose Nenshati, Zadrimė (Sapė). Studioi nė Seminarin e Loretos n'Itali. 'Diq nė moshen 37-vjeēare, por mbetet nji nga pźndat e randsishme tė trashigimisė tonė gjuhsore e historike.

    Autor i nji fjalori latinisht-shqip (5000 fjalsh) nė Romė kur kje student, mė 1635 e botoi; autor i vepres "Apologjia e Skėnderbeut" dhe i nji relacioni tė krahines sė Pukes. Numrorsh, emna vendesh, dhe nji sasģ fjalsh t'urta e shprehjesh frazeologjike tė krahinavet tė ndryshme tė Shqipniės.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #5
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321


    PJETĖR BUDI (1566-1622)

    Pjetėr Budi u lind nė Gur t'Bardh' tė Matit.

    Nga jeta e tij msojmė pré nji letre shkruemun Kardinalit Gocadin dergue me 1621, tė cilen e nisė me nji autobiografi e mandej shtjellon trupin e letres. Msimet e para i merr pranė ipeshkvive tė ndryshme nė vend, der kur u ba 21 vjeē. Mė 1587 u caktue famullitar pėr 12 vjet nė Kosovė, e mandej pėr 17 vjet si zvendes i pėrgjithshem i dioqezave tė Serbisė. Nė nji letėr tė shkrueme nė shqip ankohet pėr vorfninė e mosdijen, dhe mungesen e shkollavet shqipe. Vendoset pėr ifarė kohe nė Romė... giat viteve 1616-1622 udhton nper Italķ pėr qellime atdhetare, e pėr me botue librat e tij. Kthehet mandej n'atdhé ku bahet ipeshkv i Sapes (Zadrimes) e i Sardes. Kambngulte qė ceremonķt fetare tė mbaheshin nė shqyp. Pengesė pėr perparimin e vendit dhe tė ēashtjes kombtare, shifte edhe klerikt e huej, perveē pushtuesit osman. Ban nji mbledhje me klerikt e naltė tė Veriut pėr me ba tė mundun qė tė mos pranoheshin klerikė tė huej. Mbytet tue kalue lumin Drin mė 1622, dhjetuer, nė rrethana tė pakjarta...

    Autor i vepravet,"Doktrina e Krishtenė" 1618, "Rituali roman" 1621, "Speculum Confessionis" (Paschyra e tė rrėfyemit) 1621.




    ZEF JUBANI (1818-1880)

    Zef Jubani/Ndok-Illia lindi nė Shkodėr nė 1818, ideolog i Rilindjes, ekonomist, folklorist e shkrimtar, themelues i organizatės sė shegertėve "Shoqėria ndihmėtare" nė Shkodėr.

    Autor i veprave: "Pėrmbledhje kāngsh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare", "Aktualiteti i popullit t'Shqipnisė sė Veriut", "Kundrime mbi gjendjen morale dhe intelektuale tė popullit shqiptar", e "Histori e Gjergj Kastriotit", qė i mbeti i pa mbaruem dhe pa botuem. Me 1878 ne Venedik botoi vepren "Projekt lundrimi me avulloret italiane ne Adriatik, tregtia e Venedikut me Shqiperinė".



    DAUT BORIĒI (1825 - 1896)

    Daut Boriēi, sipas autobiografis' sė tij, ā lé nė Shkodėr me 20 dhjetor 1825.

    U shkollue n'mejtepin e Pazarit t'Vjetėn. Iu fut rrugs fetare qysh 19 vjeē. Qysh nė vitin 1839 kishte fillue tė msonte arabishten dhe tė merrte msime teologjie. Me 1850 u nis pėr Stamboll dhe me 21 tetor u regjistrue nė medresen' Ēifte-Bash Kurshun, nji nga medreset' e Mehmetit II. Nė Stamboll krijoj lidhjet e vehta, mbi t'cilat ma von' do t'shenjohej dhe sjellja e tij n'jet'.

    Me 7 prill 1858 hedhi gurin e themelit te Katedrales s'Shen Shtjefnit, apo Kishes s'Madhe s'Shkodres. Ku mbajti dhe fjalimin perurues,- si i ngarkuem nga qeveria.

    Me datė 11 korrik 1878 u krijue Dega e Shkodres, e quajtun edhč Komiteti Ndźrkrahinor, i pėrbām prej 20 vetash me nė krye Daut Boriēin. Me 4 dhjetor 1879 e zhvendosin n'Stamboll si largim nga aktiviteti i tij n'Lidhjen e Prizrenit n'krah t'Hodo Sokolit e Prenk Bib'Dods. Nga mosbindja karshi pushtetit me 1880 e internojn.

    Dy vjet mbasi doli nė pension, pikrisht me 2 nāndor 1896, Daut Boriēi ndrroi jet' dhe u varros nė vōrrezat e xhamisė s'Luguēesmes.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  6. #6
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321


    ĮT SHTJEFĖN GJEĒOVI O.F.M (1874 - 1929)

    Ja dhe nji fytyre tjeter e ndritur atdhetari te flaket dhe shqiptari te paster, qi - si shoqi i tij i jugut Negovani – ra deshmuer i ēashtjes shqiptare nga dora e anmiqvet te Shqipnis.

    At Shtjefni lindi ne Janjeve te Kosoves me 12 Korrik 1874 dhe mesimet fillore i kreun e vendlindjen e vet, kurse ato gjymnazjare i bani ne Kolegjen Franceskane te Troshanit. Ne 1888 Gjeēovi shkroi ne Bosnje ku muer udhen e meshtarisė n’Urdhnin franceskan. Mesimet lyceale dhe te filozofisė i kreun e Banjalukė dhe ato te teologjise nė Kresheve, ku n’ate kohė i kryejshin studimet franceskanet e rij shqiptarė, e ku pat rasen me u njoftun me epikun kroat Gege Martiq-in.

    Ne vjetin 1896 ktheu ne Shqipni dhe sherbeu si famullitar ne Peje, ne Laē te Kurbinit, ne Vlonė, nė Gomsiqe, ku u dallue gjithmonė per zell dhe per perhapjen e ndiesivet atdhetare, dhe ku me nji kujdes tė jashtezakonshem mblodhi nga goja e popullit fjalė, fraza, kangė, zakone e sidomos Kanunin e Malevet t’ona. Mbas At Pashk Bardhit, qe mesues i gjuhes shqipe ne Borgo Erizzo, ku la pershtypje te mira ne popullsinė e vendit e cila e ēmoi dhe e nderoi.

    Veprimtarija e Gjeēovit shtrihet sidomos ne fushen atdhetare: nuk u lodh kurrė se punuemi per fatet e atdheut. Sa qe nė Durres mblodh rreth vehtes Shqiptarė nga viset e Shqipnisė se mesme, tue i mesum e tue i keshilluem per bashkimin kombetar, qi ishte i vetmi shpetim i tokavet t’ona.

    Kerkoi me dore te kujdeseshme visaret e paēmueshme te nentokes se vjeter shqiptare; keshtu mujti te bashkonte me nji shije nder kolekcjonet ma te bukurat arkeologjike dhe shkroi neper te perkoheshmet t’ona shume artikuj me nji vlefte tė rrallė mbi zakonet dhe mbi mbeturinat e kohvet historike shqiptare. Ne ketė fushė asht per t’u theksuem ne nji menyre te posaēme radha e studimit te tij me titullin “Trashigime thrako-ilirjane” i cili qe filluem te botohej ne fletoren “Populli” tė Shkodres me pseudonymin “Komen Kanina” e qi ma vone qe vijuem rregullisht ne “Hylli i Drites”. Ndoshta aty-ketu shkencatari gjen shka te kritikoje nė keto studime por, po te mirret para sysh shka mund t’ishte bibljotheka e njij famulltari tė vorfen malsije, i hjedhun tash ne nji vend e tash me nji vlefte shume te rralle.

    Si rremues i vjetersivet shqiptare qe ēmuem dhe njoftun prej arkeologevet te huej, si nga Prof. Marucchi n’ekspoziten e Vatikanit, prej Dr. Ugolinit, drejtuer i misjonit arheologjik italjan ne Shqipni, prej Nopēes etj. Gjithnje e pa pushim botoi shkrime tjera te randsishme historije, arkeologjike dhe folklorė neper fletore dhe te perkoheshme gjithfaresh dhe bashkepunoi rregullisht me n’Albania me pseudonimin “Lkeni i Hasit”.

    Gjeēovi botoi ne Shkoder ne vjetin 1910 vellimin e bukur me titullin “Agimi i Gjytetnis”, nder fletet e te cilit fryn gjithkund nji ere e paster ndiesish te flakta atdhetare. Asht per tu shenuem ne kete veper nji studim i holle mbi fjalorin e gjuhes shqipe, ku rrihet ēashtja e pastrimit te fjaleve te hueja, te kujdesit ne te folum pa gabime dhe te menyres te mbledhjes sė fjalvet nga goja e popullit. Perveē ketij libri, kemi nga penda e tij edhe perkthimin e dramit tri pamjesh te Pjeter Metastasit “Atil Reguli” (1912); “Shna Ndou i Padues” mbas Dal-Gal (1912); “Vajza e Arleans-it a Joana d’Ark” (1915) etj.

    Por mbi te gjitha veprat e Gjeēovit naltohet dhe mbetet permendore e pavdekshme “Kanuni i Leke Dukagjinit”, rreshtuem ma pare ne “Hylli i Drites” dhe mbas vdekjes shtypė ne vehte (1933) ne nji vellim madheshtuer e me nji parathanje te gjate e te peshueme mire tė Fishtes mbi randėsinė e folklores kombtare, te ligjvet dokesore dhe sidomos mbi vleften juridike te Kanunit. Ne kete veper jane permbledhe nder 12 libra dhe nji shtojcė parimet gjyqsore, me anen e te cilavet rregullohej nder male shqiptare administrata dhe tagri ndeshkimuer. Ky monument ligjuer u ven perpara te huejvet malsorin jurist dhe shlyen me dishmi te gjalle ne dore paragjykimet e kundershtarvet t’emnit t’one, tue i bam te kaperdijnė titujt e leshuem falas, se populli shqiptar asht barbar dhe i eger. Keta sidomos n’ato pjese qi i perkasin se drejtes familjare e civile dhe statutit te fisit, ku ndrit nji drejtpeshim e nji shpirti dishipline i bashkuem me nji nderim te madh per te drejtat e personalitetit qi i kujtojne pjeset e kohet ma te bukurat e se drejtes romake. Zotsija e Gjeēovit nder ligjet kanunore asht e dallueshme; “ askush - thote F. Konica – nuk mund t’i afrohet At Gjecovit nė diturinė e ketij kanuni, qė esht nji studim i palodhur dhe i holle ku ka mbledhur, radhitur dhe ndritur te gjitha sa kane mbetur nga mendimet juridike te Shqiperisė sė Kohen e Mesme, mendime te cilat ngjan t’i kene rrenjet shumė pertej Kohes sė Mesme”.
    Pergjithesisht shkrimet e Gjeēovit nuk kane vleftė tė persosun letrare: nuk asht artist i ambel i fjales, dhe stilin shpesh herė e ka te vrazhdė per arsye tė pastrimit tė tepruem te fjalorit. Porse nji fuqi skulptorike vigane ngrehet prej periudhavet te tija lakonike e tė rrebta. Ai i ngjan Salustit.

    At Gjeēovi asht nji nder ata kreshnike, qė fushen e luftimit dhe flamurin shqiptar e njomen me gjakun e vet: 13 Tetuer 1929, mbasi qe thirre trathtisht nga auktoritet sllave nė Prizrend, ndersa kthente ne Zymb, ku vepronte si famullitar dhe si mesues i gjuhes shqipe, qe vramė prej Sebvet, te cilet shifshin te ai nji nder ma te rrezikshmit perhapes te bashkimit tė Kosoves me nanen Shqipni.

    Per keto te gjitha atdheu e deshti dhe rinija adhuroi mbas tij.

    Marre nga: ”Shkrimtare Shqiptare”, 1941 - Karl Gurakuqi




    SHERIF LANGU (1877 - 1956)

    Sherif Langu lé nė qytetin e Dibres sė Madhe mė 1877. M'simet e para i muer nė medresen e kėtij qyteti. Mė 1894 djaloshi 17 vjeēar ishte nė lidhje tė ngushta me atdhetarėt Said Najdeni, Kadri Fishta dhe Shaqir Daci. Mes tyne, me kurajo e guxim iu pėrvesh punės pėr propagandimin e shkolles shqipe. Petku fetar dhe detyra e imamit qė po kryente nė nji lagje tė qytetit, nuk e penguen nė aksionin e shpėrndamjes sė abetareve.
    Duke jetue zhvillimet qė kalonte Dibra nė fund tė shek. XIX, Sherifi sė bashku me patriotėt e tjerė osht I pranishėm nė tonė ngjarjet. Ai merr pjesė nė Kuvendin e madh tė Dibrės tė 27 shkurtit 1899.
    Prindt, veēanarisht gjyshi Selim Bej Rusi, duke pare te ai njė tė ri inteligjent, tė squet e me t'ardhme, e ndihmuen qė tė vazhdonte studimet nė Manastir e mė pas pėr teologji nė Stamboll. Kėtu pati mundėsi t’i zgjeronte njohunitė fetare e shkencore duke u njohur njėkohėsisht me atdhetarė dhe rilindas tė shquem.
    Mes rilindasve si Ibrahim Temo, Dervish Hima e tė tjerė, Sherifi u afirmue ma tej me idealin kombėtar dhe pėrkushtimin pėr t’i shėrbyer Atdheut.
    Ai gjatė vitit 1907 lviz me mision sa nė Dibėr nė Manastir. I njohun me aktivistė tė klubit tė Manastirit, bon njė punė tė madhe duke formue nė dhjetor 1908 klubin “Bashkimi” tė Dibrės. Si kryetar i kėshillit administrativ tė klubi, sė bashku me aktivistė tė tjerė si Kadri Fishta, Riza Rusi, Eqerem Cami, Ibrahim Xhidri, Abdullah Tėrshana dhe Ibrahim Jegeni zhvillon njė aktivitet tė dendun nė dobi tė ēashtjes kombėtare. Krahas pėrpjekjeve tė vazhdueshme pėr shkollė shqipe, sė bashku me aktivistė tė tjerė luen njė rol tė rėndėsishėm nė organizimin e Kongresit tė Dibrės tė 23 korrikut 1909.
    Nė fund tė qershorit 1910 Turgut Pasha, pasi kishte shtyp qėndresėn nė qytetin e Dibrės, u fut nė zyrat e klubit “Bashkimi” dhe grabiti tona dokumentet e klubit. Edhe pas kėsaj “ Prifti latin”, siē e cilėsoi Turguti Sherifin nuk reshti sė punuari nė dobi tė atdheut, pėr sėndėrtimin e dibranėve me idealin kombėtar.
    Pas kėsaj, bashkė me patriotė tė tjerė dibranė, bėhet insipiruesi i disa mitingjeve e peticioneve me anė tė tė cilėve kombėngulej nė dhonien e lejes pėr shkollė shqipe. Dibranėt duke parė te Hafiz Sherifi njė atdhetar tė flaktė, me dhonien e lejes pėr shkollė shqipe, e zgjodhėn unanimisht mėsues.
    Hafiz Sherif Langu e shikonte nga afėr fundin e Turqisė, ndaj iu vė punės pėr organizimin e kryengritjes me armė. Nė fund tė qershorit tė vitit 1912, sė bashku me Eqerem Camin, Ismail Strazimirin, Tajar Tetovėn, Ramadan Camin, Sulejman Shehun e Zerqanit e tė tjerė, merr pjesė nė kryengritje me armė. Kjo kryengritje ēoi nė ēlirimin e Dibrės.
    Ai tani, me personalitetin e tij fetar, patriotik dhe si luftėtar e udhėheqės popullor ishte bo figura ma e dashur nė mbarrė Dibrėn. Osht kjo arsyeja qė sė bashku me Haxhi Vehbi Agollin u zgjodhėn pėrfaqėsues tė saj pėr nė Kuvendin Kombėtar tė Vlorės.
    Me okupimin serb tė viseve tė Dibres dhe Elbasanit niset nga Vlona me mision nė kėto anė pėr me organizue qėndresė. Autoritetet sėrbe e arrestojnė, por, pėrballė presionit tė popullit, pas disa kohėsh detyrohen ta lirojnė pėrsėri.
    Nė Elbasan u fut nė lidhje me Aqif Pashė Elbasanin, me tė cilin pati njė bashkėpunim tė vazhdueshėm nė dobi tė ēashtjes kombėtare. Duke ruajtur lidhjet me Qeverinė tė Pėrkohshme tė Vlorės, iu pėrvesh punės pėr me lidh fiset e Dibres me administratėn e Vlorės. Me ndihmėn e Aqif Pashės, nė krye tė njė komisioni tė pėrbamė nga Tajar Tetova, Haki Ismail Peqini, Ahmet Dakli nga Elbasani, ndėrmerr disa herė misione nė viset e Dibrės duke kontribue nė ngritjen e pushtetit lokal. Nė kėtė mision ai bashkėpunoi me Ramadan Camin, Hoxhė Muglicėn, Hoxhė Kurt Ballėn e shumė atdhetarė tė tjerė.
    Nga fundi i vitit 1913 deri mė 1917 kryen detyrėn e kadiut (gjyqtarit) nė viset e Dibrės qė mbetėn me Shqipėrinė. Malli pėr vendlindjen e hodhi nė qytetin e Dibrės ku nga viti 1920 gjer nė vitin 1938 kreu detyrėn e imamit dhe nė disa raste nė kadiut. Kėtu pati mundėsi tė vihet nė lidhje me miq e shokė tė vjetėr. Tashmė eminenca e tij pėrbėnte rrezik pėr shtetin jugosllav, i cili e mbante atė nėn vėrejtje.
    Nga viti 1938 gjer nė prill tė vitit 1941 kryen detyrėn e kryetarit tė kėshillit tė ulemave nė Shkup. Kėtu, duke parė se veprimtaria e tij e mėtejshme ishte nė rrezik, largohet pėr nė Tiranė ku u ngarkua me detyrėn e kryetarit tė komunitetit mysliman shqiptar. Nga ky post i lartė predikoi prosperitet e tolerancė mes besimeve fetare, dashuri, bashkim vėllazėror fetar e kombėtar. Si nacionalist i vendosur aspiroi e punoi pėr Shqipėrinė etnike.
    Pas ēlirimit, ndonėse nė moshėn 70-vjeēare, nėn akuzėn pėr agjitacion e propagandė, perfshi ketu debate mjaft te zjarrta me Mehmet Shehun, dėnohet me dhjetė vjet burgim.

    Kur Mehmet Shehu shkoi me vizitue kreun e Komitetit Mysliman Shqiptar, eruditin e dijetarin Sherif Langu nė burg, nė qelinė e tij e quejti "Tradhtar!". Kleriku ģu pėrgjegj "Unė tradhtar?! Sa pėr dijeninė tande, unė kam ēue flamurin nė Vlonė me Ismail Qemalin. Vetem se pėr me shkue atje na u desht me u veshė si gra, sepse kudo na ndjekte yt'atė me na vrį. Ndaj t'a dish se ka kenė yt'atė tradhtari e jo unė!".

    Lirohet nė vitin 1950 dhe vdes mė 9 mars 1956 duke u lėnė brezave mesazhin e besimit e atdhedashurisė.




    Pashko Vasa

    Veprimtari shquar i Rilindjes Kombėtare, poet dhe publicist patriot. Lindi nė Shkodėr. Pasi kreu mėsimet e para nė vendlindje, shėrbeu si sekretar i konsullatės britanike. Mė 1847 vajti nė Itali dhe mori pjesė nė luftėn ēlirimtare tė popullit tė kėtij vendi kundėr zgjedhės sė huaj. Pėr t'u shpėtuar pėrndjekjeve u shtrėngua tė hidhej nė Stamboll, ku mė pas zuri vende me rėndėsi nė administratėn osmane. Pashko Vasa hyri qė herėt nė lėvizjen patriotike, por veprimtari tė dendur pėr ēėshtjen kombėtare zhvilloi nė vitet 70, kur bashkė me Kostandin Kristoforidhin, u pėrpoq pėr krijimin e njė shoqėrie pėr pėrhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndėrgjegjies kombėtare. Nė vitet 1878-1882 krahas Abdyl Frashėrit u shqua si njė nga figurat kryesore tė Komitetit tė Stambollit pėr mbrojtjen e Shqipėrisė. Mė 1879 ishte ndėr veprimtarėt mė aktivė tė «Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip». Pashko Vasa ėshtė autor i njė vargu veprash me karakter politik e historik, nė tė cilat mbrojti ēėshtjen e popullit shqiptar, tė drejtėn e tij pėr tė rrojtur i lirė dhe i pavarur. Botoi «Skicė historike mbi Malin e Zi sipas traditave tė Shqipėrisė («Esquisse historique sur le Monténégro d'aprčs les traditions de l'Albanie», Constantinopole, 1872), ku pėrshkroi pashallėkun e Shkodrės nėn Bushatasit, «E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt» («La vérité sur l'Albanie et les Albanais», Paris 1879), nė tė cilėn, krahas tė dhėnave historike mbi popullin shqiptar dhe qėllimet e luftės sė tij, kritikoi administratėn burokratike osmane dhe paraqiti kėrkesat e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Penės sė Pashko Vasa i pėrket edhe vepra «Bosnja dhe Hercegovina gjatė misionit tė Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865).

    Pashko Vasa shkroi njė varg veprash tė cilat i shėrbenin zgjidhjes sė ēėshtjes sė shkrimit dhe mėsimit tė shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar nė gjuhėn shqipe» («L'alphabet latin appliqué ą la langue albanaise», Constantinopole 1878, «Gramatika shqipe pėr t'u pėrdorur nga ata qė dėshirojnė ta nxėnė kėtė gjuhė pa ndihmėn e njė mėsuesi» («Grammaire albanaise ą l'usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l'aide d'un maītre», London 1887).

    Pashko Vasa zuri njė vend edhe nė historinė e letėrsisė shqiptare qė po krijohej; ai ėshtė autor i vjershės sė njohur «Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletė fluturuese. Me dashurinė e flaktė pėr atdheun qė dergjej nėn thundrėn e tė huajit, me notėn e dhimbjes pėr tė, me grishjen drejtuar bashkatdhetarėve pėr tė kapėrcyer dasitė fetare dhe pėr t'u bashkuar nė emėr tė ēlirimit tė vendit, vjersha luajti rol pėr zgjimin kombėtar tė shqiptarėve. E vėnė nė muzikė, ajo u kėndua si himn patriotik. Vepėr tjetėr e Pashko Vasės nė lėmin e letėrsisė ėshtė «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), njė nga romanet e para nė letėrsinė shqiptare. Aty pėrshkruhet mjedisi shqiptar nė Shkodėr nė vitet 40 tė shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe njė pėrmbledhje me vjersha italisht «Rose e spine» (1873).

    Qė nga viti 1883 e derisa vdiq Pashko Vasa shėrbeu si guvernator i pėrgjithshėm i Libanit, ku edhe vdiq. Me interesimin e pushtetit popullor eshtrat e tij u sollėn nė atdhe
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #7
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Sorry per nderprerjen, :-). Por nuk rrija dot pa komentuar ne kete teme, teme vertet interesante, madje fjalet e shprehura ne gegnisht, jane shume interesante, me bene shume pershtypje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    +dhe shume me ndryshe dhe se gegrishtja e sotme ,me duket me e paster

    Ps.Cfar sysh paska pasur Pali ?!

    Sry vazhdo .

  9. #9
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321


    DOM LAZER SHANTOJA (1892 - 1945)

    Lazėr Shantoja (diocezian) ā lé nė Shkodėr me 2 shtatuer 1892 (ose me 7 korrik 1891), nė nji familje tradicionalisht tė shqueme pėr patriotizem, pėr intelektualizem dhe pėr kontribut tė vleftshem nė fushen e albanologjis'. Nacionalist e demokrat, orator, politolog e kritik, poet e muzikant, i quejtun “famullitari i pianofortit”; pėrkthyes i veprave tė mėdha tė poetvet si Goethe, Schiller, Heine. Shkrimet e tė cilit mbeten tė shpėrndame ndėr gazeta e revista, tė pėrmbledhun e tė botueme qysh nga 2005 nen kujdesin e botimeve franēeskane nė "Vepra, Lazėr Shantoja".

    U lind nė Shkoder, mė 2 shtator 1892. I biri i Kels e Luēes arsimin fillor e kreu nė Kolegjin Ksaverian e nė Seminarin Papnuer tė Shkodres me msues Dom Ndre Mjeden, e Įt Anton Xanonin nė veēantķ. Nder 1909-1910 u dallue pėr pervetsimin e latinishtes, greqishtes antike e italishtes; ishte shqiptari i parė qė njihte me kompetenc gjuhen esperanto nė Shqipni. Mė 1914 viziton Vjenen pėr herė tė parė, shkon me studime n'Innsbruck pėr me krye teologjinė - pėrvetson dhe gjermanishten. Me 25 maj 1915 shugurohet meshtar dhe sherben si famullitar nė Pulaj, Beltojė, Velipojė, Rrjoll e Sheldķ pré 1917 der mė 1922. Qershor 1919 burgoset nga italian't nė Beltojė. Nis pėrkthimet e boton pjesė tek “Lajmtari i zemrės s’Jezu Krishtit”, “Kalendari i veprės pijore”, etj. Boton “Pėr natė kazanash”, pėrmbledhje me lojna, kashė e lasha e proverba.
    Pėr dy vjet (1922-1924) asht sekretar personal i Emzot Lazer Mjedes. Mė 17 prill 1926 takon nė Vjenė Kancelarin e Austrisė Dr. Joseph Seipel. Bashkpunon me Įt Anton Harapin te "Ora e Maleve" bashkė me Gurakuqin e Fishten. Me 20 shkurt 1924 del prej shtypit “Shjor Puci”, pėrkthim. Maj 1924 nep dorėhekjen prej redaksisė sė Orės sė Maleve; pas atentatit tė Beqir Valterit takon Ahmet Zogun. 22 Tetor 1924 dekė i ati i Dom Lazrit, Kel Shantoja. Nė janar 1925 arrestohet si organizator i Revolucionit tė Qershorit. Ban pak muej burg, falet, dhe ikė pėr n'Jugosllavķ. Kujton me 2 tetor 1925 vrasjen e mikut tė tij, Luigj Gurakuqit te "Liria Kombtare". Mė 1 shtator 1926 nė Cetinjė merr pjesė e mban ligjėratėn nė varrimin e Kapiten Mark Rakės. Nė 1928 kalon prej Jugosllavijet nė Austri, nė Vjenė. Kėtu fillon me botue gazetėn “Ora e Shqipnisė”. Nga ndrrimi i shpejtė i gjendjes politike nė Shqipėri, D. Lazri doli prej atdheut dhe vajti nė Zvicėr si famullitar i fshatit La Motte, ku qėndroi pėr pesėmbėdhjetė vjet duke punuar dhe duke dėshiruar tokėn amtare, e tue perfeksionue dijet e tij nė frėngjisht. Me jetue me te ka shkue edhe e ama, Luēija. Fillon e perkthen "Wilhelm Tell"-in e "Faust"-in. Lexohet n'atdhé tek "Kumbona e sė Dielles", "Cirka", "Illyria", etj. E pėrkohshmja LEKA boton Hermandin e Dorothenė tė Goethes, pėrkthye prej Dom Lazrit. 4 Maj 1937. Vdes nė Rumani vllai i Dom Lazrit, Kapiten Luigj Shantoja. Gjendja e re, e krijuar nė Shqipėri me 7 Prill 1939, i ēeli rrugėn, si shumė tė mėrguarve tė tjerė edhe D. Lazrit pėr tu kthyer tishtas n'atdhe. Nė vendlindje i bāhet nji pritje tepėr e ngrohtė. Ēon meshė nė kishėn kathedrale e mban nji omeli tė paharrueshme. Shkodranėve u thotė: «Mė keni mbytė me gosta». 28 shtator 1939 Mban fjalimin me rasėn e dorėzimit tė Flamurit tė Ri. Vendoset bashkė me tė amen nė Tiranė. Ka shumė shpresa te epoka e re nė tė cilen ka hy populli shqiptar. 12 mars 1940, Porti i Napolit, Shantoja niset me motoanijen «Calitea» pėr nė Misir. Takohet me shqiptarėt e atjeshėm prej tė cilėve largohet me pėrshtypjet mā tė mira.

    Mė 1941, bashkė me Ernest Koliqin, Mustafa Krujėn, Zef Valentinin, Karl Gurakuqin, Xhevat Kortshėn etj., ėshtė njė nga themeluesit nė Tiranė tė Institutit tė Studimeve Shqiptare. E pshtet pambarimisht qeverinė e Mustafa Krujės. Me kapitullimin e Italisė tėrhjeket prej skens politike. Vijon tė merret me pėrkthime ndėrsa vėzhgon me dhimbje tė madhe luftėn vllavrasėse qė ka fillue nė Shqipni.
    Tue nuhatė epoken e ré qė po avitej, shkon nė Sheldķ nji natė te Dom Nikollė Gązulli, nė Dedaj tek Mark Tom Prela e ma tej te shpia e Kolė Sheldķsė-nji djaloē kolonjar qė e kishte pagzue vetė Shantoja. Kur u kap nga forcat partizane Don Lazri iu tha atyre ndėr sy:

    "As ma pak e as ma shumė, se ajo qė kam dijtė me kohė, se, komunistėt janė veē trathtarė!"

    Mė datėn 31 janar 1945, ditė e martė, ora 15.00, nė Shkodėr, u dha vendimi nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, me kryetar Esat Ndreu, antarė: Mustafa Iljazi e partizani Hysni Lame, prokuror Vaskė Koleci, sekretar Shaban Kuēi:

    "I pandehuri Dom Lazėr Shantoja me vdekje, me pushkatim."

    Me datėn 2 shkurt 1945, aprovohet nga Gjykata e Lartė Usht. Tiranė, vendimi i dhėnė nė bazė tė ligjit nr. 21, dt. 30 janar 1945, nga gjykata ushtarake e korparmatės sė III, Shkodėr:

    "Dom Lazėr Shantoja, vjeē 52, nga Shkodra, dėnohet me vdekje - me pushkatim".

    Me datėn 9 shkurt 1945, u mblodh komisioni pėr zbulimin e kriminelėve tė Luftės pėr Tiranėn... Shoku Jusuf Alibali, vjeē 24, nga Shkodra, deklaron si mbas akt-akuzės sė sipėrme. Poshtė shėnohet: Deklaruesi (Jusuf Alibali) d.v. Komisioni hetimor: J.Alibali d.v.

    "Vendimi u ekzekutue nė Tiranė, me datėn 5 mars 1945."

    Urrejtja karshķ tij kje aq e madhe sa i thyene e i lanė m'u kalbė gjymtyrėt e trupit. Kur i shkon e ama me e takue, i kerkon qė t'i napin fund dhimbjevet. E gardiani gjuen pjesen qė kishte mbet e pushkatueshme - V.Zhiti. "Akti i mėshirshėm" ndodhi me 19 shkurt 1945 nė Tiranė. Shartet e 'dekjes ģ a ban franēeskani Įt Viktor Volaj, qė ishte dhe i fundit (posė komunistave) qė i pau trupin, qė s'i dihet as vorri.



    ĮT MARIN SIRDANI O.F.M (1885 - 1962)

    “Asht historiani ma i mirė qė kena”. - thoshte At' Justin Rrota per té.

    U lé mė 1885 nė Bogė, nė nji familje tė shqueme ndźr ato treva. Baba i tyne, Daka, e humbi heret tė shoqen e mbet i vej, e dy vėllaznit jetimė: Marini ishte vetėm shtatė vjeē, Aleksandri dy vjet ma i vogėl. Tue mos dasht m'u martue ma, iu kushtue rritjes e edukimit t'fmijvet. Shkuen nė Gucķ sepse situata kje e vshtir, e atje me ndihmen e nji hoxhe i ēoi djelmt n'Shkodėr.

    Nė moshėn 9-vjeēare Marinin e shtini nė Kolegjėn Franēeskane. Ai e mbajti mend gjithnė fėtyrėn e atij hoxhės mjekėr dendun, qė e kishte ēue nė derė tė fretėnve, e nderonte kujtimin e tij dhe vazhdimisht thonte se Hoxha i Gucisė ishte kenė "nji shźjt musliman shqiptar". Kreu dhe shkollen e mesme nė Kolegjen Franēeskane - apo Liceun e Fishtes siē i thoshte populli, e mandej zgiedhi Urdhnin e Shen Franēeskut, pėr me u ba frat.

    Kolegja Franēeskane ishte nji ēerdhe shqiptarizme, dhe kur u rrit Marini, kerkoi me pasė si ideal jete Marin Barletin.

    Shkoi nė Gratz t'Austrisė, e mė 1916 kthehet n'atdhe, ku shugurohet meshtar. Shėrben n'Mirdit' e Dukagjin, zona neper t'cilat mbledhi pasunin gojore, qi i sherbyen per vepren "Skenderbeu simbas gojėdhanave" (vepėr e cila plotsote boshlleqet e detajet pėr tė cilat e kishte porosit Įt Shtjefen Gjeēovi) - Kthellė, Pishkash, Bazė-afėr Burrelit e Matit. Nga Pishkashi e thrrasin msues nė Troshan e mandej nė Shkodėr me 1922, pranė Kolegjes Franēeskane, tashma "Illyricum", ku bashk me At Fishten, Monsinjor Prennushin e shum tjer, ku hapin te parin licé me cikel t'plot. Mbas Luftes s'Parė Botnore nis dhe veprimtarinė si shkrimtarė. Nė Liceun At Marini nepte Histori e Doktrin n'Krishten. S'u desht shumė tė bahej drejtor.

    Shkruen veprat "Skenderbegu simbas tradites gojore", "Pėr historinė kombėtare", "Shqipnia e Shqiptarėve", "Vepra kombėtare e Franēeskanėve", si dhe legjenda qė sot janė nė thesarin e k'saj lame nė revistat “Hylli i Dritės” e “Leka”, ashtu edhe nė shum gazeta tė koh's, pse ai kishte aftsin e rrallė me komunikue me te tana shtresat, ashtu edhe me intelektualė tė preardhjeve tė ndryshme krahinore e fetare. Nė kohėn kur u ba edhe Dekan i Kuvendit tė Franēeskanvet tė Lagjes "Arra e Madhe" nė Shkodėr, dishmoi interesim tė jashtzakonshem e aftsi po tė tilla nė komunikimin me tė rijtė tue tregue interesim e tue ba deri sakrifica, qė ma se njė herė i hapen edhe telashe, pėr arsimimin dhe edukimin e tė rijvet. Tipizuese e rolit dhe e vlerave tė tij si edukator do tė mbesin fjalėt e At Fishtės: “Rinia e Shkodrės nuk e di ende ē’personalitet i shquem gjendet nė mes tyne”.

    At Marin Sirdani ka qenė nji ndėr historianėt tanė ma tė dijtun, njė historian qė shquhej pėr paanėsinė e analizės shkencore historike, njė metodist qė pėr fat tė keq nuk u muer shembull nga ata qė ma vonė do ta zhbanin historinė. Kishte njė bibliotekė shumė tė pasun pėr historinė e Shqipnisė n'epoken mesjetare e n'ate tė re me autor si Ana Komnena, Kontakuzeni, Sonsovino, Du Cange, Barleti e Biemi, etj. Nga ato modern Fallmerayer, Thallóczy, Gelcich, Jorga e Statdmuller e autor tė historisė kishtare franēeskane, Cezar Baroni, Gonzages, Fabianch, Mibocevich, etj. Dėshmitė e atyne qė e kanė njohun e pikturojnė me admirim figuren e Įt Sirdanit, historian herudit, njeri me kulturė tė madhe, edukator i madh i rinisė, meshtar dhe superior shembullorė, filtėr nė kontrastin mes Kishės Katolike dhe Shtetit Shqiptar.

    Pėrgatitja e tij e gjithanėshme, vendosmėnia dhe kthjelltėsia se, sidoqoftė, duhej shpėtue Kisha Katolike Shqiptare, i vuni ma se njė herė nė vėshtirėsi ata tė Komisionit Qeveritar ku nė fillim diskutonte me Tuk Jakoven qė e kishte pasė edhe nxans nė shkollen fillore shtetnore e mandej Komisioni u kryesue prej vetė Mehmet Shehut, aqsa, pėr tė hjek qafe njė bashkbisedues tė vėshtirė, e futen nė burg pėr tė dytėn herė, me akuzėn (e paprovueme as me fallsifikime nė gjyq), se kishte ba pėrpjekje me u lidh me Vatikanin. U lirue nga burgu aty nga fundi i 1959 apo fillimi i 1960, dhe vazhdoi tue vepruar deri nė fund nė kuvendin e Arrės sė Madhe. 'Diq nga tuberkulozi mė 14 shkurt 1962, 77 vjeē, me pėrkrah fretnit e kuvendit.





    ĮT AMBROZ MARLASKAJ O.F.M (1884-1939)

    Ambroz Marlaskaj, i lindun n'Kushnen t'Mirdits, nji nga franēeskant mą t'shquem. Dijetar i disa fushave, deputet i zjarrt i Asambles Kombtare. Lleshi (emni pagzimit) mori msimet e para n'Kuvendin e Rubikut e mą tej ēohet me krye n'Austrģ per teologji e filozofi. Punon si pedagog n'Austri e Ēekģ. Mą von' kthehet, merr pjes' me 1916 n'Komisinė Letrare n'krah t'Fishtes, Gurakuqit, Gjeēovit, etj. N'vitet '20 per koopetencen n'msuesģ zgiedhet kryetar i organizats "Lidhja msuesvet" t'prefektures s'Shkodres.

    Nė gjysen e dyt' tė vitit 1921 boton shkrimet "Mbi Ortografi tė Sotshme" , "Si duelėn tė zgjedhun deputetėt katolikė tė Shkodres" , "A āsht' qeveria e Tiranes nji Turkģ e Ré a Jo?" etj. Ndźr artikujt interesant āsht ai me titull "Nji monument pazotsie nė lamin e arsimit nė Shqipni" (1923).

    Zgiedhet deputet n'Asamblen' Kushtetuese ku spikat oratoria e tij. Nji ish deputet bashkohs nė kujtimet e tij e karakterizon si "njeri shum'i sinqert', korrekt dhe patriot i mir', fjala e tė cilit zinte vend".
    Ishte "tipik mirditas", nuk pranonte kompromise. Kje i mendimit nė pėrshtatjen e Kanunit tė Maleve me rrethanat e kohes kur jetoj, n'mnyr tė tillė qi tė formohej ashtu Kodi Civil shqiptar. Por i kundershtuem nga anadollaket qi kjen n'parlament, qi simbas tij shartonin Sheriatin me Kodin Napoleonik. Cilsohet si nji jurist i mirfilltė nga Įt Zef Pllumi, qė ndėrthur moralin me ligjet. Ndaj dhe mendon me thur nji Kod Civil me normat morale tė Kanunit tue pėrjashtue at' pjesė tashma ishte ba vicioze pėr periudhen kur nji shtet ligjor ishte nė fuqģ.

    Asambleistet, kur u mbledhen n'Vlonė pėr Revolucionin e Qershorit, e ftuen edhe pader Ambrozin me firmos, por nuk pranoi e shtoi "na nuk kena mandat prej popullit per kyt". Dimni i 1924 ishte i eger pėr mjaft intelektual shqiptarė, pėrkrahs direkt apo indirekt tė Nolit qė pėrfunduen burgjesh... ndersa franēeskani mirditas emigron n'Italģ. Vazhdon veprimtarinė publicistike dhe ma tej caktohet profesor n'Universitetin Antonian nė Romė, Paris dhe Louvain (Belgjikė). Shkruen "Mbi monizmin e materializmin", “Historia e Pedagogjisė dhe Psikologjisė”, nji permbledhje e historisė sė Shqipniės; nė gjuhsķ ka botue nji gramatikė latine, nji fjalor latin, studimin “Mbi ortografinė e sotme”, e nė didaktikė artikuj e shėnime tė tjerė. Nė qershorin e 1939 merr nji goditje apendisiti e shtrohet me u operue nė Romė, nė nji shtrat prej tė cilit nuk ēohet ma.

    Publicisti e bashkpuntori i "Hylli i Drites", Gjon Kamsi boton me kyt rast nji nekrologjķ me titullin "Patėr Ambrozi" e cila pasqyron ndjenjat me tė cilat u prit nė mjediset demokratike shqiptare vdekja e dhimbshme e atdhetarit tė madh, qė si “mėsues rriti njė djelmni n'idealet e shejnta t'Atdheut. Predikator i fuqishėm, pat fjalėn e rrjedhėt e bindshme. Prekte e ngjiste fjala e tij…luftėtar me t'vetmen armė tė drejtit, atdhetar i kulluet. Pėr kėto virtyte tė rralla, mirditas i asaj Mirdite qė nėpėr kohė tė zeza mbet forcojme lirije pėr tokėn shqiptare… s'kish shqiptar qė s'e njifte… si atlet bese e atdhetarie”.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321


    ĮT JUSTIN RROTA O.F.M (1889 - 1964)

    Justin Rrota u lind nė Shkoder (emni i pagėzimit Ndoc). Ishte djali i tretė i Gjush Rrotes, nji libralidhėsi. Pavarsisht pushtimit t'egėr turk, i ati i shkolloi tė gjithė fėmijėt, Kola, u ba profesor nė Katedrėn e Gjuhės shqipe nė Vjenė; i dyti, Simoni, nji ndźr piktorėt ma tė mėdhaj shqiptarė; Justini u ba frat, por jetėn ia kushtoi veēanarisht gjuhėsis shqiptare dhe studimit t'autorėve tė lashtė, arbneshė e tė Shqipnis amė. Justini, shėndetpakė qysh nė vogjėli, qe nxanėsi i Tinės sė Nikės nė Serreq. Pastaj pesė klasė fillore e nji klasė qytetėse i kreu te franēeskanėt. Mė 22 gusht 1902 hyni nė Kolegjėn franēeskane, ku ishte drejtor Įt Fishta. Mė 1904 veshi zhgunin e rishtarit pėr frat nė Rubik e qé me kyt rast qė iu dha emri Justin. Mbas nji viti kaloi nė Troshan ku studjoi teologji. Po nė Gusht, tashma nė vitin 1907 nė Klagenfurt, Austri pėr tė thellue studimet nė teologji por kthehet pa e mbushė motin pėr arsye shėndetėsore dhe i kryen studimet nė Shkodėr nen drejtimin e Įt Gjergj Fishtės dhe Įt Ambroz Marlaskajt. Shugurohet meshtar me 11 Gusht 1914 nė Kishėn e Fretėnve, nė Gjuhadol; predkun e rastit e mbajti Frati i Madh, At Gjergj Fishta. Emnohet profesor i gjuhės dhe latinishten po n'at Kolegj ku kishte rritė shtatin e rysė mendjen edhe ai vetė. Mungonin librat, metodikat, mungonte nji pėrvojė e mirėfillt pedagogjike. E ai iu vu punės me i mbushė kėto boshlleqe vetė: nė pak vite (1914-1917) ai u ba nji referim pėr landėn e gjuhės jo vetėm pėr shkollat e kohes, por edhe pėr gjuhėtart e mirėfillt, si Mjeda, Logoreci, apo krijuesit ma nė za si Fishta, Gurakuqi etj. Mbėrrini tė bahet studjues me kulturė tė gjanė. Gjatė viteve 1911-1917 Justini shėrbeu si profesor i gjuhės shqipe e i besimit ndėr klasat qytetnore tė shkollave franēeskane nė Shkodėr. Kur filloi botimin gazeta “Posta e Shqipnķs”, qe emėnue nė stafin e kėsaj gazete, si redaktor. Mė 1917 fratin e ri e emnuen nė Plan tė Dukagjinit, pėrcjellun nga e ama dhe At Fishta. Atje, pėr herė tė parė, ra nė kontakt me gurren e pashtjerrėshme popullore dhe u mahnit: Ishte nji shqipe si e dalun prej shkambijsh graniti, legjenda e pėrralla mitike, nji kangė qė shungullonte malet, e mbi tė gjitha atje njohu me themel at shqiptarin e patjetėrsuem. Iu vu punės nė njohjen me themel tė ēdo elementi gjuhėsor, tė ēdo tingulli e tė ēdo trajte morfologjike, qė ndryshonte shumė nga ajo e Shkodres ku ishte lé e rritė ai. Ndźrsa vazhdonte edhe natėn nė driten e kandīlit tė sendėrtonte at sistem gjuhėsor tė tė folmes sė Dukagjinit, qė askush para ti nuk e kishte shtjellue, nė nadje priste nė qelė vocrrakėt: pa asnji mjet e mbėshtetje, ai hapi shkollen e parė nė Plan e u ba mėsues i dukagjinasve tė vogjėl. Shkruen “Posta e Shqipnķs”, 14 korrik 1917: “Me 11 tė kėtij mueji u nis nė Plan, famullķ e dioqezit tė Pultit, i nderti Z. At Justin Rrota OFM, pse, si patme lajmue njėherė nė fletore tonė ky vend i kje shenjue prej parijet tė Provincės franēeskane. Na, tuj e pasė ē’me temelim tė fletores, per mbarshtrues t’censhem e bashkėpunėtuer tė vlertė, i urojm njė udhėtim tė mbarė, tuj dishrue qė vlertėsia e njoftun e tij, tė dalė edhe ma nė shesh ndėr mėsime, sidomos fetare, por edhe qytetnore e kombėtare pėr tė cillat ato krahina janė tė ngutshme”. Kėshtu, mė 2 dhetor 1917 shpalli zyrtarisht nė kishė hapjen e shkolles sė katundit, mė 3 dhetor u regjistruen 24 nxanės. Gazeta “Posta e Shqypnķs”, shkruen “…Ē’me tė parėn ditė tė dhjetorit ka hy nė veprim shkolla shqipe nė Plan. Njėzet e katėr fėmijė… bashkohen tu Qela e famullitarit… Kujdesin e kėsaj vepre tejet bamirėse e qytetnuese e ka fort i nderti e i vlerti Z. P. Justin Rrota OFM i cili me qenė tė ushqyeme prore prej njė atdhedashunije tė flakėt e vepruese, shkon tuj e prirė kah dija menden e atyne tė vogjelve e tuj ia stolisė zemrat me njato ndiesina, tė cillat tė bashkueme me mėsim i japin shoqnisė gjymtyrė tė shėndoshta e tė vjefshme e karaktere qė me kohė mund tė dalin nder e lumni pėr atdhe”. Nė Plan u kujdes pėr tė kėrkue ndihma nga austriakėt pėr dukagjinasit e vorfėn, mblodhi material tė ndryshem gjuhėsor, filloi tė shkruejė dhe u mor edhe me falje gjaku, veē shėrbesave fetare, pa u shkputė prej gazetės nė fjalė. Do ta vizitojnė eprorė, autoritete austriake, miq, si: Fishta, P.Mark Harapi, P. Ēiril Cani. Me gjithė mungesat e pengesat, vėshtirėsit e hallet e jetes, P. Justini do tė ruejė pėrgjithmonė nostalgjinė pėr jetėn misionare tė Planit. Pak para vdekjes, do tė shkruejė: “Sa pėr veti, unė, edhe pse jam plakė e mbetė, famullķn e parė e tė mbrame, Planin e dashun, kurr s’e harroj. Edhe shpesh, pėr tė hjekun mallin e atij misjonit tė vogėl, i lexoj me nostalgjķ shėnjimet e ditarit tė atėhershėm. Aty mbrendė e kujtoj njėkohėsisht edhe P. Mark Harapin, i cili mė āshtė gjetė fort, posaēe ato ditt e para tė famullķs sė re…”. Mbas dy vjetėsh, tue njoht pėrgatitjen e tij tė thellė, e transferojnė profesor nė Kolegjė tė Troshanit, kurse mė 1921 ishte, bashkė me Fishtėn, Sirdanin, e gjithė hyjėsinė franēeskane, u banė nismėtar tė themelimit tė Liceut tė Shkodrės, "Illyricum" - me kambnguljen e Įt Pal Dodajt. Studimet e tij gjuhėsore filluen me mbush faqet e revistės "Hylli i Dritės", shpesh herė edhe nė formė debati, e tue dėshmue me to se askush tjetėr nuk i njihte si ai me themel si gegnishten, ashtu edhe tosknishten e deri tek arbnishtja e shqiptarėve t'Italisė. Zotnonte mirė gjuhėt klasike, latinishten dhe greqishten. Pėrpos shqipes, e dinte edhe gjermanishten, italishten, frāngjishten dhe sllavishten, ai pėrfitoj prej tyne shtjellimin metodik dhe iu vu punės pėr hartimin e teksteve, nė fillim t'atyne shkollor, e nė vijim edhe i atyne me karakter tė thjeshtė shkencor, qoftė nė lamė tė gjuhėsisė, ashtu edhe atź letrar, kryesisht tekste pėr shkollat e mesme.

    Vepėr me vlera jo vetėm historike e gjuhėsore asht studimi i tij, ma i thelli i llojit, “Pėr historinė e alfabetit tė gjuhės shqipe” (1936), ku evidentohet roli i intelektualėve shkodranė nė atė proēes tė mundimshėm qė ēoi nė Kongresin e Manastirit, 1908, ku ndźr 32 delegatėt me tė drejtė vote, pesė ishin prej Shkodre e me njė rol vendimtar nė atė Kongres, si Įt Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi e Hilė Mosi bashkė me Matķ Logorecin. Studimi pėrfshin analizėn e veprės sė 23 autorėve e shoqnive, analiza ma e thellė e bame sistemit tė alfabetėve deri mė sot. Po nė kėte periudhė ai solli edhe mendime me vlerė pėr gjuhėn e pėrbashkėt shqipe. Komisia e Letrare e Shqipes, Shkoder 1916-1917, kishte hedhė themelet e njė shqipeje tė njėsueme me bazė tė folmen e Elbasanit. Shkrimi i tij “Rreth problemit tė gjuhės letrare” dėshmonte nji njohje tė tillė tė thellė filologjike tė shqipes, qė nuk ishte arrijtė nga autorėt tjerė. Trajtoi n'at shkrim edhe nji temė shumė tė ndjeshme edhe nė ditė tė sotme, atź tė barabarizmave nė shqip dhe faktorėt ndikues nė kyt proēes. Nė debat me puristat, pėrgatitja e tij e thellė bani qė ai me trajtue pėr herė tė parė nė mėnyrė bindėse ndėrkombtarizimet nga fjalėt e hueja parazite e tė panevojshme.

    Edhe pse nė vitin 1925 ai u prek nga paraliza progresive, jo vetėm nuk e ndėrpreu punen e tij kėrkimore, por e shtoi atź, e pėr 39 vjet, deri nji javė para vdekjes, nuk e lėshoi makinen e shkrimit tue punue me vetmohim vetėm me doren e majtė. Justin Rrota ishte nji ndźr franēeskanėt mė tė shquem shqiptarė. Bashkė me Fishtėn, Gjeēovin, Bardhin, Prennushin, Kurtin e disa tė tjerė, qe edhe bashkėpunėtor i zellshėm i revistave Hylli i Dritės, Zani i Shna Ndout etj. Ai, me bashkėpunėtorėt e vet A. Xhuvanin, E. Ēabejn etj, gjithė jetėn e vet u pėrpoq me mish e me shpirt pėr gjurmimin e gjuhės dhe tė literaturės shqiptare. Megjithėse i paralizuem trupit, me kambėngulje dhe dashni e flije tė jashtėzakonshme, punoi pėr shumė vjet si profesor i gjuhės shqipe dhe latine dhe si edukator i rinisė franēeskane. Me punėn e tij arriti me ndriēue thesare tė paēmueshme tė kulturės shqiptare. Kontributi i Justinit ishte i shumanshem, posaēėrisht pėr studimin e gramatikes shqipe, tė sintakses, morfologjis, tė historiografis tonė letrare, e nė veēanti pėr njohjen dhe studimin e autorėve tonė tė vjetėr, sikurse pėr Buzukun, Matrźngen etj., qė hapi shtigje tė reja nė gjuhėsinė tonė.

    Ai ishte i pari qė mė 1929 solli nė Shqipėri tri kopje tė fotografuara tė Mesharit tė don Gjon Buzukut nga e vetmja kopje qė ruhet nė Bibliotekėn Apostoloke tė Vatikanit, qė do ta transkiptonte pas 40 vjetėsh miku i tij, Eqerem Ēabej. Botue mė 1956, “Hulumtimi dhe shėnjime mbi Gjon Buzukun” ku argumenton edhe preardhjen e autorit tonė ma tė lashtė, prej Kraje, krahinė nė pėrendim tė liqenit tė Shkodres. Por rrezja e studimeve tė tij pėrfshinė edhe autorėt tanė tė vjetėr si Budi, Bogdani, Bardhi, randėsia e Kuvendit tė Arbėnit etj. Nė vitin 1940, Instituti i Studimeve Shqiptare nė Tiranė e zgjedh anėtar tė tij nė cilėsinė e lėvruesit tė gjuhės. Nė periudhėn e mavonshme, veprimtaria shkencore e Justin Rrotes bjen, rrjedhojė e ardhjes nė pushtet tė regjimit komunist dhe tė sėmundjes sė randė qė e shqetėsonte prej vitesh. Sa i pėrket idesė sė gjuhės sė pėrbashkėt, ai kambėngulė nė pranimin e pėrdorimin e njė gjuhe tė pėrbashkėt letrare, ēka mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet pėrafrimit tė tė folmeve e dialekteve, ide qė do ta bante tė veten ma vonė edhe Ēabej, por qė nuk u pėrfill mė 1972. Por kryevepra e Justin Rrotes asht “Gjuha e shkrueme ose vėrejtje gramatikore”, qė ai e la nė dorėshkrim e qė autori i kėtyne radhėve e ka njohė qysh kur ishte gjallė At Justini, nėse dorėshkrim mund tė quhen mija faqe tė shkrueme me njė dorė nė njė makinė tė vjetėr metalike “Olivetti”. Qėndroi mė se 40 vjet nė Arkivat e Institutit tė Gjuhėsisė, pa e pa dritėn e botimit, sepse autori ishte … frat.

    Po puna e tij, ndonse tashma paraliza pėrparonte nė mėnyrė tė dhimbėshme, nuk reshti me kaq. Ai trajtoi edhe probleme tė morfologjis, fonetikes e sintakses si nė studimet “Analizimi i rasave tė emnit nė zhvillimin historik tė tyne”, deri tek “Sintaksa e shqipes (1942), studimi ma i randėsishėm pėr kyt temė, qoftė nga ana shkencore, ashtu edhe metodike. Patėr Justin Rrota ishte rregulltar tejet i durueshėm, i dashtun dhe i pėrshpirtshėm, i dhanė mbas punes e uratės. Vdiq dhe u varros nė Shkodėr mė 21 dhjetor 1964. Pas vitit 1990, me pėrmbysjen e regjimit nė fuqi, puna e tij vlerėsohet, tue i dhaėnė titullin “Mėsues i Popullit” (1994) me kyt motivacion: “Mėsues i devotshėm e plot pasion. Ka punue me pėrkushtim, tue dhanė nji kontribut tė shquem si gjuhėtar dhe studiues”. Nji vit ma vonė, nė 1995 muer titullin tjetėr “Punonjės i shquar i shkencės dhe i teknikės”. Edhe Universiteti i Shkodrės “Luigj Gurakuqi” e nderoi me titullin “Profesor nderi” (1994).



    Mark Mosi, luft'tarė e shperndams i shtypit patriotik nė Shkoder me origjinė nga Mosi i Shllakut. I ati i Hilė Mosit, tė cilit Fishta i kushtoi vepren «Bujari»...



    ĮT MATI PRENNUSHI O.F.M (1882 - 1948)
    Mati Prennushi, asht lé me 2 Tetor 1882 nga prindėt Kolė e Drande (Roza) Prennushi, nė qytetin e Shkodres. Asht i familjes Prennushi, nipi i Don Matisė qė vdiq nė vitin 1904, vit nė tė cilin Shugurohet Meshtar i nipi At Matia. Mbas mėsimeve tė para nė vendlindje, ndjeku tė mėsmet nė Kolegjin e Troshanit, ku edhe ju kushtue urdhnit tė Sh’Franēeskut. Vazhdoi edhe dy vjet studime prėgatitore pėr tė lartat nė Bosje dhe, nė vitin 1904 kryen studimet teologjike nė Grac tė Austrisė. Ishte njohės i mirė i gjermanishtės frengjishtės, serbo-kroatishtės dhe italishtės.

    Me datėn 4 Prill 1904, Shugurohet Meshtar.

    Pak muej asht nė Kuvendin e Franēeskanve tė Shkodres si mėsues, mandej shkon Meshtar nė Katund tė Kastratit, ku pėrfshihej edhe Bajza. Aty gjenė tė mbėrthyeme pėr brez tė Malėsorit tonė armėt e Lirisė. Mes tyne merr zakonet e mira dhe lufton me shpirtė zakonin e gjakmarrjes.
    Kudo ndėr kuvendet e tyne ndodhej At Matia.

    Nga Katundi i Kastratit, shkon nė Traboin, Gerēė, Jugosllavi, nė Shkoder profesor i gjimnazit fretėnve, Laē tė Kurbinit, Iballe tė Pukės dhe nė Gomsiqe nė vitin 1928, nė Tiranė nė vitin 1941, nė Shkoder nė vitin 1943 dhe, nė vitin 1944 asht Provinēial i Franēeskanve tė Shqipnisė, me qender nė Kuvendin e Gjuhadolit nė Shkoder.

    Nė vitin 1911, At Matia bashkė me At Buon Gjeēaj janė tė dy tek Maja e Bratilės pėrkrah Dedė Gjo’Lulit, me Flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut tė palosun nė gjoksin e Tyne.

    “Flamuri u ngrit nė maje tė malit Deēiqit, afėr Tuzit. Até e solli nė mėnyrė tė fshehtė nga Shkodra, Franēeskani Padre Mati Prennushi, i cili e kishte palosė nėn zhgunin e Tij”, shkruen Stephen Schwartz, nė Albanian Catholic Bulletin, 1994, vol. XV, fq. 150, University of San Francisco, USA.

    Por kjo fitore duhej shtri nė gjithė Shqipninė! Asht Imzot Lazėr Mjedja, qė me petkun e Argjipeshkvit merr malėt dhe me 10 Qershor 1911, i prinė ngjarjeve tė Mėdha tė Pavarėsisė sė Vlonės, tue shkue drejt e nė ēelėn e At Mati Prennushit nė Gerēė, ku u pėrpilue “Memorandumin e Gerēės” bashkė me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, At Mati Prennushi, At Buon Gjeēaj, etj… Ngjarje e cila endč sot asht shumė e errėsueme pėr mos me thanė e futun nė labirintet e harresės sė “Historisė sė Re”…

    Nė vitin 1926, malėt ushtuen…Ata nuk u pajtuen me qeverisjen e Ahmet Zogut, i cili mbas vitit 1924 merr tipare tjera drejtuese, tue u pajtue me veprime diktature. Asht ai vit kur pothuej krejt Veriu kėrkon largimin e tij nga froni…Kleri Katolik Shqiptar tue mos u pajtue me mėnyren e qeverisjes sė Zogut, i cili kishte ba marrveshje me Jugosllavinė kundėr interesave kombėtare, doli nė opozitė tė haptė. Zogu dėnoi me varje nė litar Don Gjon Gazullin dhe, e ekzekutoi vėndimin nė Rėmaj tė Shkodres, ku Don Gjoni ka vorrin. Ndėrsa, njė pjesė tjetėr e klerit u interrnuen, disa morėn dėnime tė randa, At Matia ishte nė listėn e tė parve qė mund tė pushkatohėn. Asht At Pal Dodaj qė ndėrhynė tek Zogu dhe e shpėton At Matinė, me kusht qė ky tė mos shėrbente ma nė krahinat e malėve tė Veriut. Pėr kėte arėsye dėrgohet nė Laē tė Kurbinit, Iballe e Gomsiqe tė Pukės.

    Nė vitin 1941, bashkė me Provinēialin e vet At Anton Harapin hapin famullinė nė Tiranė, ku ēilet edhe njė kishė e vogėl, nė tė cilėn shėrben At Matia deri nė vitin 1943, vit nė tė cilin At Antoni shkon nė Regjencė Shqiptare dhe, At Matia e zėvendson nė Shkoder, por zyrtarisht asht Provinēial i Fretenve tė Shqipnisė, nė muejn Qershor tė vitit 1944.

    Vrasja e kryeme trathtisht kundėr At Lekė Lulit, i angazhuem nė Luftėn Nacional Ēlirimtare me Organizatėn e Legalitetit dhe veshja e figurės sė Tij me motive tė ndryshme nga e vėrteta, e detyrojnė At Matinė me dėrgue njė letėr nė tė gjitha famullitė, ku urdhnon nė mėnyrė tė preme mosangazhimin e fretėnve me poltikė. Kjo letėr ruhet edhe sot nga Arkivi i Shtetit nė Tiranė. E theksova kėte fakt sėpse ajo letėr tregon largpamėsinė e Tij dhe aftėsinė organizative tė At Matisė, tė cilin me tė drejtė At Konrrad Gjolaj, bashkohės i atyne vitėve e quen: “Ardhjen e At Mati Prennushit, si Provinēial i Franēeskanve tė gjithė Shqipnisė unė e kam konsiderue si njė fat i madh i Kishės Katolike dhe i Franēeskanve. Ai asht kenė portreti shpirtnuer, fizik e moral i njė franēeskani tė vėrtetė. Inteligjent, trim dhe organizator…” (A.K. Gjolaj “Ēinarėt”, fq. 65. 1996.).

    At Mati Prennushi asht pėrballė bishave komuniste, por trimnia dhe guximi i tij janė mbėshtetė mbi piedestalin historik tė Franēeskanve Shqiptar, tė lamė me gjak ndėr shekuj e qė mbi Atė piedestal do tė ndėrtojnė Monumentin e Lavdishėm dhe tė Pėrjetshėm, ku ēdo Frat me litarin e Tij u lidh me binomin “Fé e Atdhé” pėr tė cilin Ata dhanė jetėn “si me lé”:
    At Mati Prennushi, At Ēiprian Nika, Imzot Vinēenc Prennushi, At Pal Dodaj, At Gjon Shllaku, At Anton Harapi, At Lekė Luli, At Bernardin Llupi, At Zef Maksen, At Lorenc Mitroviq, At Leonard Tagaj, At Serafin Koda, At Karlo Serreqi, At Bernardin Palaj, At Klement Miraj, At Gaspėr Suma, Fra Gjon Pantalia e Fra Ndue Vila…i cili u torturue nė mėnyren ma tė mnershme se nuk i dorėzoi Sigurimit tė Shtetit ēilsat e Kishės sė Fretėnve nė Gjuhadol, me datėn 16 Nandor 1946, nė tė dalun tė dritės sė datės 17, kur ata futne nėn Elterėt e Kishės “armėt e municionėt” pėr tė cilat akuzuen dhe pushkatuen krejtėsisht pa faj

    Grupin e Prelatve tė kryesuem nga Imzot Frano Gjini, me datėn 11 Mars 1948.
    Gjyqi u zhvillue nė mensėn e Kuvendit, por “me dyer tė mbylluna”, mbasi asnjeni nuk iu pėrul torturės mizore tė bame mbi trupat e Tyne… Armėt dhe gjyqi u filmuen nga gjiruesit jugosllav, thėmeluesit dhe miqtė e “partisė komuniste shqiptare” dhe tė Sigurimit.
    Dosja “Imzot Frano Gjini me grupin e tij, Nr. 1302/2”, nė Arkivin e Ministrisė sė Punve tė Mbrendshme nė Tiranė, asht dokumenti ma i sakti qė vėrteton skenarin jugosllav tė prėgatitun me komunistėt shqiptar dhe Sigurimin famkeq komunist tė Shqipnisė, qė me fakte dhe prova tė pakundėrshtueshme dėshmon besnikrinė e trathtinė e spijunve tonė ndaj UDB – jugosllave e KGB – sovjetike, nė gjithė ekzistencėn e vet 66 vjeēare tė turpėshme!
    Nė fjalėn e fundit, me datėn 11 Mars 1948, nė ora 5.00 nė Zallin e Kirit, pranė Rėmajt, me dok. Nr. Regj. 67, nė praninė e gjykatsit Kap.I Misto Bllaci, para ekzekutimit,
    At Mati Kol Prennushi tha: “Jam i pafajshėm, po vdes nė krye tė detyrės s’eme. Rrnoftė Krishti Mbret, Rrrnoftė Papa, Rrrnofshin Katolikėt, Rrnoftė Shqipnia!
    U baj hallallė gjyqit dhe ato qė do tė shtijnė mbi trupat tonė tė pafajshėm!”.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •