[QUOTE=prof.lulzim;3180268]Pershendetje !Mendoj se jemi ne vale te njejta te perceptimit te situates,pervec do dallimeve qe kane esencen ne nxjerjen nga koncepti i pergjithshem i temes idisa mendimeve te mija.Te deshiroj pasdite te kendeshme dhe RACIONALITET.!
I nderuari z. apo znj.SCION!Pyetjeve që ne keto momente i parashtron ,qemoti iu kam dhene pergjigje ,prandaj ja disa nga opinionet e nija kyçe e qe ne pegjithesi mbulojne pyetjet tuaja dhe te tjereve qe kane mare pjese ne kete komunikim ne forumin shqiptar e qe kishte të beje me anikulturizmin,antishqiptarizmin dhe strtegjite per të ardhmen.Mendoj se me kete te permbyllim debatin dhe te fillojme te veprojme ashtu siç duhet!
’’Egzistojnë do mosdurime nga njëra kulturë ndaj tjetrës por për dallim nga regjioni ynë ku kemi një përplasje kulturore dhe antikulturizëm evident,një mosrespektim të vlerave egzistuese të një komuniteti ndaj komunitetit tjetër,bile edhe mosrespektim nga vetë bashkësia grupore për kulturën e vete,në vendet e industrializuara me demokraci të avancuar,këta probleme janë të shkallës më të ulët të veprimit praktik.NJë mosdurim ndaj kulturës së një komuniteti nga ana e komunitetit tjetër medoemos të ketë pasoja tek marëdhëniet ndër kulturore në një shoqëri të përzier dhe si kulminacion vjen deri tek ,së pari ftohja e mardhënieve ndërnjerëzore,ndërfqinjësore,mes bashkësive etnike .Pasi kultura krijon të mira materiale dhe ato produkte të cmueshme kur nëncmohen,
minimizohen ,përvetësohen, nuk respektohen bile edhe falsifikohen atëherë ajo shoqëri nuk do të jetë e aftë të përjetojë internacionalizmin kulturor dhe si e tillë do të jetë e detyruar të vëndojë kufij kulturor nga njëra anë dhe normalisht një ditë kufij ndarës të shoqërisë deri atëherë të përbashkët’’
Pastaj vazhdova’’ Nëse të gjitha këto orvartje janë bëre me një qëllim që kultura shqiptare të pësojë,kultura e komunitetit tjetër të shkojë përpara bashkë me vlerat që ajo krijon atëherë medoemos që kjo ndeshje e kulturave nuk do mund të funksionojë në një shoqëri të përbashkët dhe e domosdoshme do të jetë ndarja në dy shoqëri ku komunitetet do të kultivonin kulturën dhe të mirat materiale të saj në mënyrë të pamvarur.Përndryshe në atë shoqëri do të jemi dëshmitarë të paragjykimeve dhe diskriminimeve.Paragjykimi present në shoqërinë tone ka të bëjë me bindjet e krijuara më pare mbi një individ ose grup,bazuar më tepër në atë që thuhet se sa në realitetin.Njerëzit mund të kenë paragjikime positive ndaj grupeve me të cilat identifikohen dhe paragjykime negative ndaj tjerëve.Ai grup që ka paragjykim ndaj grupit tjetër të vecantë nuk pranon bile edhe ta dëgjojë atë.’’
Në prononcimin tim rreth Revolucionit të 2001 në Maqedoni u shpreha:
‘’Nëse analizojmë nga aspekti mu I atyre ndryshimeve rrënjësore ose procese reformash,gjatë historisë kemi shembuj ku Revolucionet kanë pasur edhe fundin, gjegjësisht realizim edhe më problematic të caqeve të tij.Dic që mund të thuhet lirisht është ajo se, nëse nuk do të ishte ndalur lufta në momentin kur duheshte të zgjerohet edhe në qytete tjera të Maqedonisë perëndimore rezultati do të ishte I pa parashikueshëm.
Rezultat I Revolucionit ishte nënshkrimi I Marveshjes së Ohrit,si document përfundimtar I garantuar nga organizmat ndërkombëtarë.Me atë document u aritën aspiratat e lëvizjes massive sociale të shqiptarëve të Maqedonisë sepse kjo marveshje në një mënyrë bëri që të fillohet me procese reformash ose ndryshime rrënjësore duke filluar nga shtylla e cdo shteti ,sic është kushtetuta.
‘’ Është normale pra që proceset postrevolucionare ,shkojnë rrëndë ,por realiteti dikton dicka të re,ndryshime, Maqedonia nuk është ajo që ishte,statusi I shqiptarëve ka ndryshuar ,bile ende ka për të ndryshuar, sepse Revolucionet kanë pasoja afatgjata për shoqëritë në të cilat ndodhin dhe ndryshimet e tij është rrëndë të stopohen Ardhmëria do të ndryshojë sepse këtë e dikton forca e revolucionit me pasojat afatgjate dhe afatshkurta.’’
RReth rruajtjes së vlerave kombëtare …
’’ Prandaj luten shqiptarët që bukës i thonë - bukë, ujit - ujë, të mos shkelin mbi vlerat kombëtare,vlera të cilat , bënë si bënë, por bënë revolucion në trojet shqiptare në Maqe- doni. Të mos shkelim mbi gjakun e luftëtarëve të lirisë të 2001. vit. se e kemi gabim. Të kemi edhe pak durim, të vizitojmë familjet e tyre, sepse ata ishin, që me zërat e pushkëve të tyre dhe me ndihmën e pakursyer të popullit tone liridashës, trazuan evropën! Këto vlera një ditë do të hynë në enciklopedinë e vërtetë shqiptare, ashtu si kanë qenë dhe si meritojnë të jenë.Të trazojmë nga qafa mohimet e luftës legjendare të shqiptarëve në 2001.të ulim kokën para atyre që dhanë dhe ishin të gatshëm të japin jetën e tyre për këto ndryshime të dukshme por edhe tjera ndryshime shumë të mshehura diku në zemrat e kundërshtarëve tanë.!’’
Reth ardhmërisë së kulturës politike dhe ndërtimit të shtetit tone:
‘’ Pa mare parasysh a do të egzistojë ky shtet ,apo do të instalohet tjetër, ne shqiptarët medoemos duhet të mësohemi njëherë e përgjithmonë se duhet të ndërtojmë ,forcojmë,kultivojmë ,integrojmë dhe rruajmë institucionet tona ,qofshin ato locale apo qëndrore.Kjo pike së pari duhet të fillojë me respektimin e ligjeve egzistuese positive nga ana e të zgjedhurve tanë.Edhe sikur të formojmë shtetin tone të quajtur p.sh. Republika e Iliridës apo SHqipëria e bashkuar,Kosova Lindore …pa respekt ndaj ligjeve asnjëherë nuk do të mund të kemi institucione të mirëfillta me autoritet ndërkombëtar ose së paku që ti kënaq dhe plotësojë vullnetin e përgjithshëm të shumicës.Institucionet kushtimisht thënë demokratike, janë jashtëzakonisht të vështira për tu ngritur dhe ruajtur, madje është shumë rrëndë , edhe gabim të provosh praktika politike komplekse në një shoqëri ku mungojnë elementet e duhura të kulturës politike,të traditës dhe të strukturës shoqërore’’.
Reth integrimeve në Nato dhe BE:
‘’…Pra nëse bëjmë një komparacion ku njëra bashkësi etnike nuk don të integrohet ,pa mos e zgjidhur problemin me Greqinë ashtu sic u konvenon atyre ,c dreqin ne si komunitet , pa status kombëtar ,pa zgjedhje të të drejtave elementare në superstrukturën shtetërore,e cka mos pa zgjidhur , të jemi aq të interesuar që të cojmë Maqedoninë në BE dhe Nato ,me cka shkelim këmbën tonë. .Cili është cmimi që ne duhet të paguajmë që edhe komunutetit maqedon ti lehtësojmë rrugën drejt civilizimit të ri , cmim ky që gjeneratat e reja nuk do të nafalin asnjëherë e të mos flasim për ata që tani sjanë me ne,por kanë derdhur gjak,janë torturuar nëpër burgje,janë diferencuar,kanë flijuar më të shtrenjtën që kanë pasur-jetën!
Ne nuk mund të vetëkënaqemi nga premtimet relative ,boshe të dikujt se BE-ja dhe Nato-ja do të na sjellin një prosperitet ekonomik,politik ,kulturor …sepse cdo fazë e post-integrimit është shumë e rëndë për ta kaluar. Nëse ne tani jemi në një depresion ekonomik, është normale se duhet pritur të kalojnë të gjitha fazat e zhvillimit ekonomik të një shteti që të arijmë në fazën e fundit kur cdo segment i strukturës shtetërore do të funksionojë në mënyrë të përkryer.Analizat eventuale për ngjarjet në të ardhmen rreth statusit tonë si komunitet i dytë me numër,si popull i lashtë i këtyre trojeve,si bashkë-ndërtues i këtij shteti ,do të përfundonin se, nëse , themi kushtimisht, Maqedonia nga njëra anë fillon procesin e integrimit në BE me marjen e datës për fillim të bisedave, dhe nga ana tjetër hyn në NATO, (proces që është më i lehtë), atëherë në afatin negocues për përfundimin e bisedave do të jemi të anashkaluar edhe më shumë sa i përket kërkesave tona qindvjecare p.sh. për komb shtetëformues… dhe një ditë publiku shqiptar do të habitet se si pas integrimit ne **patriotët e shekujve** do të harojmë ata sakrifica të gjeneratave të kaluara për ** liri e barazi** ,do të harojmë flamurin tonë kombëtar, shtetëformësinë , gjuhën, luftën!Do të jemi në një botë tjetër që do të diktojë parimet e veta evropjane të shtetit njëkombësh, amerikanizmin, evropianizmin, maqedo -nizmin… e shumë izma tjerë që stopojnë progresin politiko-institucional të cdo pakice nacionale ,bile edhe nëse ajo është quajtur pjesë e kombit, nacionalitet apo kombësi.’’
‘’ Në kuadër të kësaj si shtojcë do të përmendi fenomenin e shtetit të sotëm modern dhe mënyrat e organizimeve të tyre ,e gjithë kjo në favor të të ardhmes së shteteve që pretendojnë të jenë të tillë dhe nuk i takojnë të ashtuquajturës ,,Bota e parë,,.
Së pari ,të gjitha shtetet moderne janë shtete një kombëshe.Në këto shtete , shumica e atyre që jetojnë brenda kufijve të sistemit politikjanë shtetas që kanë detyra dhe të drejta të përbashkëta dhe që e njohin veten e tyre si pjesë të një kombi.’’
‘’Nuk jam pesimist sa i përket ardhmërisë së individit shqiptar nga Maqedonia me integrimin në BE dhe NATO, por pesimizmi im është prezent dhe druan nga ardhmëria e pjesës së kombit shqiptar që jeton në Maqedoni,nëse integrohemi në organizmat e lartë-përmendur pa zgjedhje të statusit tonë definitiv!!??’’
Përsëri rreth integrimeve dhe pasojave eventuale të këtij procesi:
‘’ Një fenomen tjetër që diteve te fundit përmendet,kurse qemoti e kam theksuar , e që është shumë i rrëndësishëm, por mund të realizohet, është edhe numërimi i popullsisë,qëllimi përfundimtar i të cilit do të ishte zvoglimi i numrit të ..qytetarëve që flasin gjuhën ndryshe nga maqedonishtja e që janë numerikisht më shumë se 20%.’’!
Por pa marë parasysh kurthet eventuale ndaj nesh,duhet që të jemi të pregatitur për befasitë eventuale të pushtetit MAQEDONAS..Ne ,fundi fundit nuk duhet të shpejtojmë për integrim në organizmat ndërkombëtarë pa zgjedhjen e Çështjes definitive të statusit tone politico-kombëtar dhe forcimin e vetedijes post revolucionare, sepse atje në Europë egzistojnë do parime që ne do të na bëjnë dëm nëse shkojmë kështu të ,,zgidhur,pa emer,si numer’’.Po edhe sikur, perkunder insinuative te mshehta maqedonase per zvoglim te numrit tone nen 20%,ne do te jemi mbi 25%,perseri do te jemi popull numer!!Momentalisht per ne vlen thenia’’hyp se te vrava,zdrip se te vrava’’!!!
Reth liderëve dhe karakteristikave të tyre:
‘’ Është e rëndësishme është që nje individ të mos ketë këtokarakteristika:
1.tradhtinë,
2.gënjeshtrën,
3.mashtrimin dhe
4.tërbimin.
Thënë në gjuhën tjetër ,personat të cilët veprimet e tyre i drejtojnë ,pra në këtë mënyrë që “kur i besohesh __të tradhton;kur flet__ gënjen; kur zotohet __mashtron,
dhe kur grindet___tërbohet.Ky është njeri tipik – hipokrit, kurse nëse e posedon së paku njërën nga këto karakteristika hipokrizie atëherë ai nuk duhet të jetë në vend udhëheqës!’’
Rreth statusit të ish luftarëve të lirisë:
‘’Personalisht unë nuk kam qenë luftëtar në front,edhepse disa ndihmesa simbolike I kam bërë luftës së 2001.,por asnjëherë nuk do të kisha pranuar që të nënvlerësohen luftëtarët e lirisë,lufta , udhëheqësit j dhe të ariturat e saj.Në të vërtetë ,duke u bazuar në fakte shkencore,qëllimi im ka qenë që lufta e 2001. të promovohet si Revolucion I shqiptarëve në Maqedoni,pasi edhe mënyra ,organizimi dhe qëllimet ,përputhen me elementet se si ndodhin Revolucionet dhe cilat janë pasojat e tyre.Në këtë rafsh pra,kongresi I BDI-së ra nga provimi, sepse vetëm një shtesë në platformën politike e kësaj përmbajtjejeku lufta do të promovohet shkencërisht në Revolucion, do të përmbyste shpresat e dikujt që mos pranojë luftën ,mos pranojë zgjedhjen e statusit të luftëtarëve,Marëveshjen e Ohrit dhe obligimin post Revolucion,që është shumë I rëndësishëm për ndryshimet që ndodhin në atë shoqëri në një afat të shkurtë dhe ata ndryshime që plotësohen në një afat më të gjatë postrevolucionar’’.
Reth problemit SHQIPTARO-GREKO-MAQEDONAS:
‘* I nderuari Sem Vaknin,një ndër këshilltarët kryesor të udhëheqësisë së shtetit ku jetojmë,por edhe këshilltar edhe në afër pesëdhjetë shtete tjera në botë kështu e vlerëson situatën në Maqedoni,ai thotë:**Mosmarveshjet mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë shumë të mëdha ,bile edhe më të mëdha se mosmarveshjet mes grekëve dhe maqedonasve.Mosmarveshja mes maqedonasve dhe grekëve është shumë e vogël krahasuar me mosmarveshjen mes shqiptarëve dhe maqedonasve,sepse është shumë thelbësore.Shqiptarët kanë një vizion për Maqedoninë,përderisa maqedonasit kanë një vizion tërësisht të ndryshëm nga ajo e shqiptarëve.Nuk shoh se si nund të bëhet një kompromis.**
Reth analisteve ,si ‘’katalizator ‘’te proceseve ne shoqeri:
‘’ Kemi aq shumë dështime të këtyre profesionalistëve në predikimin e ardhmërisë sa që publikun e vene në dileme ,se a është kjo një lojë,trend apo kiÇ në promovim të ideve dhe analizave,apo është një hedhje syri në fundin e filxhanit të kafesë ?
Sipas asaj që mund të vërej ,në fenomenin e paraqitur reth analizave politike,ekonomike… ,të them të vërtetën ,shumica e tyre nuk kanë bazë të një hulumtimi të mirëfilltë shkencor e që dotë kishte edhe rëndësinë e merituar,të shprehurit në opinion.Parashikimet e tyre janë të stilit **nëse e qëlloj,mirë,nëse jo
atëherë ,kurkujt azgjë**.Pra kemi një papërgjegjësi në dhënien e opinioneve të ndryshme ,nga njerëz të ndryshëm që mendohet se kanë një prestigj në shoqëri,e që në të vërtetë nuk thuan azgjë tëre ,apo thuan dicka që asnjëherë nuk realizohet,e që në publik krijon një huti dhe mosbesim në deklarata të tilla.Tash ,të flasim kah del shpirti,ato ,atë e kanë punë,por nëse bën një punë të themi profesionalisht,vecanërisht kur në një mënyrë ndikon në rrjedhat eventuale të proceseve ne të ardhmen ,ose së paku ndikon në opinionin e publikut që përcjell ngjarjet,dhe duke I dhënë kahje tjetër.për shkaqe të ndryshme ( më shpesh shkaqet janë të natyrës politike) ATëherë ne nuk mund të flasim për një analist në kuptimin e plotë të fjalës që ka prestigj në rrethin ku jeton dhe më gjërë.’’
Reth statusit të shqiptarëve të maqedonisë:
‘’ Dhe në fund,normalisht të mbaroj mendimin rreth interpretimeve të turbullta reth statusit tone në këtë krahinë të disa individëve që e blamojnë fenomenin e të qenit popull shtetformues,apo te disave qe rahin gjoksin per gjuhe zyrtare ne tere teritorin e maqedonise,ose te disave qe mendojne se kemi maredhenie te relaksuara nderetnike dhe fetare,apo bile disa me pretendimet e tyre karieriste pretendojnë që të fusin edhe një ndarje mes luftëtarëve të UÇK-së duke e copëtuar strukturën e saj post revolucionare në shumë grupacione që në të vërtetë tregon mosgadishmërinë për zgjedhje te,së paku statusit të tyre si luftetare te lirisë.Në këtë mënyrë nuk zgjidhen problemet zotërinj të nderuar!!!
Reth strategjisë së veprimit të përbashkërbashkët të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni:
‘’Sipas gjitha gjasave tek shqiptarët ka ndodhur kolapsi total i veprimit politik. Realiteti aktual politik shqiptar dhe ardhmëria e shqiptarëve tani duket e pasigurt dhe shumë pesimiste. Vetëm një alternativë tjetër do t`i jap fund tërë kësaj periudhe dhe do ta nis një fillim të ri të veprimit politik të shqiptarëve”.-INFOSOT*
Cila do të ishte alternative më e qëlluar e yna për realizimin e caqeve tona shekullore, jashtë organizatave politike .shoqatave joqeveritare shqiptare,intelektualëve dhe të tjerëve që japin konstatime për momentin e që janë aq të shkurtëpamëse dhe qesharake.
Në të vërtetë të gjitha këto subjekte e kanë lirinë e veprimit të tyre politik,ashtu sic e praktikojnë atë,por në mungesë të institucioneve të mirëfillta shqiptare dhe ndasive në konceptet e tyre reth ceshtjeve kyce ,shumëllojshmërisë së opcioneve dhe zënkat e përditshme me sharje ,përdorim të fjalorit më të ulët gjuhësor ,në të vërtetë ata nuk kanë të njohur se ku është fillimi dhe ku është mbarimi I aventurës së tyre.
Atyre u duhet një”” strategji e përbashkët veprimi””që do të ishte njëdokument më I lartëstrategjik nga I cili askush nuk do të mundte të bëjë pazarllëqe rreth përmbajtjes dhe caqeve përfundimtare të tyre.Nga ana tjetër kundërshtarit tone,kushtimisht thënë do ti bëhej me dije se ai document që do të aprovohej me koncenzus të të gjithë palëve të interesuara shqiptare në të vërtetë është vija e kuqe të cilën asnjë shqiptar,parti politike,shoqata ,dhe institucione tjera shqiptare nuk do të ketë të drejtë ta shkelin,kurse realizimin e caqeve të dokumentit, asnjë lider politik maqedon,institucion,subject politik nuk do të ketë të drejtë të mohojë dhe të anashkalojë ,sepse kjo do të ishte një kushtetutë shqiptare ,e mbrojtur nga mbarë populli shqiptar në këtë shtet dhe më gjërë.
Në këtë mënyrë do të kryenim një punë të madhe duke vulosur ardhmërinë tone me një document më të lartë nacional që definitivisht do të ndante cështjen nacionale tonën si Çështje madhore.Subjektet politike shqiptare qofshin në opozitë,pozitë apo në ndonjë pozitë tjetër,ata që veprojnë të pamvarur, do ta kishin më lehtë të veprojnë me elektoratin shqiptar sepse programi kombëtar I tyre do të ishte I njëjtë për të gjithë dhe do ti obligonte që ti përmbahen atij’’
Reth permiresimit ne enciklopedine e famshme:
‘’Përmirësuesit eventual të ‘’enciklopedisë’’së famshme duhet të kenë parasysh se hynë në një lojë që është e parapregaditur një dekade.Synimet finale të kësaj loje janë ndryshime kozmetike në atë libër që nuk do të kenë në shënjestër historinë maqedonnase por atë shqiptare.Pëlqimi eventual për ndryshimin e ‘’frizurës së enciklopedisë ‘’e që do të prekin pikat kyce të aspiratave tona si popull e që është autoktonia në këto troje, shtetëformësia Binacionale, vlerat nacionale në cdo segment të shoqërisë, barabarësia institucionale, komtributi në rruajtjen dhe formimin e këtij shteti, lufta e 2001, luftëtarët e lirisë,aspiratat për në NATO dheBE,identiteti kombëtar,Kosova si shtet i pamvarur dhe trajtimi autoritativ i popullit tone me të gjithë vlerat kombëtare pa shtrebërime të historisë sonë , do të thoshte tradhti nacionale dhe ai individ I cili do të shkel mbi këto parime është mire të mos kycet në atë ‘’dyqan’’për të bërë pazar.’’
Reth realicionit shqiptar-maqedon;
‘’Realiteti I raporteve shqiptaro – maqedonase sa I përket ardhmërisë së kësaj krahine ,është I tillë që të bën të analizosh një fenomen aq interesant e që perceptohet si një process ku një komunitet që ende nuk e është I sigurt se cfarë do të ndodh me të në të ardhmen,dhe një komunitet që I ballafaquar me dilemat e të parit,është në cak të keqpërdorimeve të ndryshme dhe anashkalimit total nga ajo që I takon.’’
Reth problemit te perbashket me emrin dhe identitetin:
‘’ Pas këti itinerari të shkurtë në ardhmëri dhe duke u bazuar në realitetin egzistues mund ti kthehemi në jetën politike reale.Së pari komuniteti maqedon duhet të pranojë se mosmarveshjet me Grekët sa mendojnë ata se janë të imponuara ,aq janë reale .Ky problem reth emrit e që ndërlidhet edhe me identitetin e tyre problematic nuk është I ditëve të sotme.Duhet të konstatojnë se maqedonasit metëvërtetë kanë problem me historinë e tyre kombëtare dhe me raportet në të kaluarën e afërt me shtetin e Helenëve,duke aluduar në emrin Maqedoni,me shtetin e Bullgarisë me cështjen e gjuhës,me Serbinë rreth kishës dhe me shqiptarët e maqedonisë me statusin e tyre definitive në këtë republikë.Këto konteste nuk ka shansë që të zgjidhen pa mos pasë një intervenim serioz të bashkësisë ndërkombëtare ,e cila në shumë raste ka qenë disi në fillim enigmatike që në fund kur tregon fytyrën e saj të vërtetë, ndodhin edhe cudira.Por cështë e vërteta edhe ne kemi problem ,sepse edhe ne nuk kemi emër,edhe ne jemi të kontestuar dhe thiremi me emrin 20%.”
Reth planeve të komunitetit maqedon:
‘’Shqiptarët nuk kanë perspektivë në këtë shtet-krahinë,së paku jo si shërbetorë dhe figura për forcimin e këtij shteti.sepse ne jemi një komb që ka vizion tjetër për ardhmërinë e tij kundrejt komunitetit tjetër maqedon që mundohet të finalizojë konceptin e shtetit - komb-maqedon !’’
Reth planeve të Gruevskit:
‘’ Me aq elegance zotëriu I lartëpërmendur ,ashtu sic bëjnë liderët autocrat ,me një fjalor të thjeshtë politik nën ombrellën e ironies ,pa mos pasë asnjë considerate ndaj pyetjeve aq te rendesishme jo vetem per shqiptaret e ketyre trojeve por edhe per ardhmerine e kesaj krahine ,ai lëshoi një dush të ftohtë dhe porositja e tij e mshehtë ishte se ‘’nuk duhet të kenë shqiptarët kerkesa tjera, e kanë Marveshjen e Ohrit’’!
Tani definitivisht punët janë të pastra sa I përket strategjisë së qeverisë Grujevski.Më duket se kemi shkelur këmbën tone duke dashur që të arijmë dic që duheshte te jetë më e pranuar.Kemi paralajmërim definitiv nga kryeministri se Burmali XHamia ,sa I përket atij. nuk do të ndërtohet ,së paku jo në vendin ku dikur ka qenë ,jo se këtë Grujevski e kundërshton ,por kjo qenka në competence të komunës Qendër.Çdo kërkesë “madhore”nga ana e shqiptarëve duhet të kalojë nëpërmjet dokumentit kornizë dhe ligjeve egzistuese në Republikë.
Ky është një paralajmërim shumë I rezikshëm për ardhmërinë e këtij teritori.Strategjia ,shumë here e paralajmëruar nga autori I këtij opinioni se do të jemi dëshmitarë të degradimit statusor të shqiptarëve duke I shëndruar në banorë të këtij vendi pa emër,që pastaj me një emër të ri ,me një shtojcë gjeografike të bëhemi pjesë e organizmave më të forte ndërkombëtar sic është NATO dhe BE, si banorë të shtetit komb-maqedonas,që është ëndra e kahmotshme e komunitetit maqedon të kenë shtetin e tyre të pastër etnik.
Këtu nuk kanë vend komentet e tipit se para aderimit në strukturat e lartëpërmendura nderkombëtare do të regullohen raportet shqiptaro –maqedone ,pasi ,kinse në BE dhe NATO skanë vend shtetet etnike pasi ne jemi dëshmitarë se pjesa më e madhe e shteteve anëtare të këtyre organizmave janë po ata-shtetet etnike.
Mirëpo edhe problemi tjetër rreth ndërtimit apo rindërtimit të histories maqedonase nëpërmjet ngritjes së figurave të ndryshme historike njënacionale,muzeut nacional maqedonas,kishës, duke I anashkaluar figurat shqiptare ,bile edhe duke ua uzurpuar vendin ,sic ndodh me parcellën e familjes së Gonxhe Bojaxhiut,dhe duke prishur temelet e places përkujtimore të saj ,tregon se egziston qëllim evident për prishje të marëdhënieve shqiptaro –maqedonase me tendencë që gjithashtu të vijë deri tek konflikte konfesionale.
Qesharake është lëshimi deklarativ që në projektin’’ 2014-Shkupi’’ do të përfshihen figura të komunitetit shqiptar ‘’që nuk kanë të kaluar të dyshimtë’’.Këta figura momentalisht nuk kanë vend në projektin e lartëpërmendur,por do tu gjendet ndonjë qoshe ku sa here që do tu kujtohet ‘’komitëve ‘’ dhe të njëjtëve si ata do ti rrëzojnë apo do ti shpallin ‘’persona non grata ‘’ në pjesën përtej Vardarit.Kjo zgjedhje që nuk ka të bëjë me realitetin egzistues ka gjasa që të mos realizohet sepse metëvërtetë do të ishte një hap shumë I gabuar I shqiptarëve nëse e pranojnë të njëjtën pa mos u realizuar projekti I rindërtimit të Xhamisë Burmali.Në të vërtetë ajo do ti ngjante sikur të ketë ndonjë marëveshje që të vëndohen figura që ,normalisht do ti pranonin maqedonasit në ndrim që të mos ndërtohet xhamija,e që neve nuk na konvenon,pasi xhamia ka vendin e saj,vend në të cilin dikur ka egzistuar si object ,kurse figurat historike shqiptare,lehtë e kemi me ta!!!
Të përfundoj ,pasi përgjigjet tjera të Grujevskit ishin të stilit të tij të njohur .!!!
Asesi të mos pranojmë zgjidhje gjysmake të cilat do të na degradonin ,do të na detyronin që për interesa individuale apo grupore të lëshojmë pe rreth ndërtimit të Burmali XHamisë,do të na kufizonin në aspiratat tona jashtë Marveshjes së Ohrit,do të na shëndronin në banorë të shtetit –komb maqedon apo sit a ketë emrin e ri dhe aderim në BE si minoritet ,që janë qëllimet e vulosura të Grujevskit dhe kompanisë së tij.Kjo do të ishte jo vetëm tradhëti kombëtare ,por edhe mosrespekt ndaj përkatësisë tone fetare dhe kombëtare ,kurse pasojat …..të jemi të sinqertë ose ndarje e këtij shteti në ndonjë formë të re të rregullimit shtetëror ose copëtim në shumë pjesë .!!!’’
Reth opinioneve te disa analisteve dhe te tjereve!
‘’ Dhe, kështu vazhdon odisejada e dhënies së opinioneve që nuk ofrojnë zgjedhje,bile disa analistë që momentalisht janë në maksimumin e besueshmërisë nga ana e publikut, na vëndojnë samarë në shpinë në vend që të të parandalojnë ‘’samarimin’’,duke mos qenë të vetëdijshëm se me samar të gjithëve na identifikojnë me gomar,si njerëz që nuk dime azgjë,bile disa ministra nuk e ditkan rrugën deri në Shkup, edhepse kemi një armatë të njerëzve që me mënyra tjera të veprimit mundin të ndryshojnë shumë gjëra bile edhe samarin e zbuluar tia vëndojnë në shpinë atij që e meriton ose së paku tia kthejnë si bumerang. Kjo mënyrë e etiketimit të popullit tend,të vlerave të kombit tend ,mund ti konstatojë vetëm person I cili nuk ka shijuar apo përjetuar rëndësinë e arsimimit të mirëfilltë,I të qenit student, të ndjenjës së adhurimit të vlerave kombëtare..!!Pse këta individë nuk ofrojnë së paku zgjedhje të problemeve,por meren me cështje minore,me të cilat paraardhësit tone të subjekteve politike sic u vërtetua nuk paten sukses gjatë praktikumit të pushtetit ,por aq gjatë kohë hudhën gurë në pusin duke mos pasë strategji të qartë se gurët hudhen që të shtohen problemet apo që të pastrohet shpirti nga gjynahet e bëra ndaj popullit.
Një është e vërtetë ,as gjunahet e tyre nuk u fallen ,as që aritën së paku të zgjedhin ndonjë problem! ‘’
RReth ardhmërisë së Maqedonisë:
‘’ Jemi të vetëdijshëm se momentalisht jo maqedonasit por ne shqiptarët kemi të rezikuar identitetin tone ,pasi jemi një popull I ndarë I quajtur 20% ,kurse synojmë BE –në dhe NATO-n ,si të tillë.Bile egziston edhe reziku që në planet e ardhëshme të estabilishmentit maqedon që nëpërmjet regjistrimit të popullsisë, me ndihmën e aderimit në organizatat e fuqishme ndërkombëtare të lartëpërmendura të zmadhojmë numrin e maqedonasve apo si do ta kenë emrin e ri ,në hyrjen nëpërmjet ‘’dyerve të mëdha’’si shtet –komb –maqedonas ,duke rezikuar që njerëzit tanë të bredhin rrugëve të Evropës e gjetiu pa emër,si numër ,pas interesave personale për mbijetim ,të harojmë se dikur kemi pasë një teritor I quajtur Maqedonia perëndimore,një autonomi të parealizuar ILIRIDË,një Revolucion në 2001 që nuk I kushtuam aq rëndësi,një plejadë liderësh ,shumica pa concept dhe vendosmëri,do komuna të bllokuara që sia dalin dot,një populate të mrekullueshme që aq shumë u mundua dhe nuk kuptoi se cfare ndodhi në të vërtetë!!!?’’
Cila është hapësira e përshtatshme e njeriut?
Së pari ajo duhet të përfshijë vetëdijen,duke kërkuar lirinë e ndërgjegjes,lirinë e mendimit ,lirinë e opinionit dhe shprehjes për të gjitha cështjet,liria e bashkimit....Pas kësaj lirie, në hapësirën që i përshtatet njeriut,lind përsëri liria ,brenda kufijve të njëjtë duke bashkuar individët.Kjo liri për tu bashkuar për cdo qëllim nuk u bën dëm të tjerëve,sepse këta individë konsiderohen të ritur ,që mbulon dyshimin se ata janë të shtyrë apo detyruar nga dikush që të bashkohen.!
Mbeteni mirë e shëndosh! LULZIM Z.HAMIDI
Ndryshuar për herë të fundit nga prof.lulzim : 16-08-2011 më 13:17
’’Egzistojnë do mosdurime nga njëra kulturë ndaj tjetrës por për dallim nga regjioni ynë ku kemi një përplasje kulturore dhe antikulturizëm evident,një mosrespektim të vlerave egzistuese të një komuniteti ndaj komunitetit tjetër,bile edhe mosrespektim nga vetë bashkësia grupore për kulturën e vete,në vendet e industrializuara me demokraci të avancuar,këta probleme janë të shkallës më të ulët të veprimit praktik.NJë mosdurim ndaj kulturës së një komuniteti nga ana e komunitetit tjetër medoemos të ketë pasoja tek marëdhëniet ndër kulturore në një shoqëri të përzier dhe si kulminacion vjen deri tek ,së pari ftohja e mardhënieve ndërnjerëzore,ndërfqinjësore,mes bashkësive etnike .Pasi kultura krijon të mira materiale dhe ato produkte të cmueshme kur nëncmohen,
minimizohen ,përvetësohen, nuk respektohen bile edhe falsifikohen atëherë ajo shoqëri nuk do të jetë e aftë të përjetojë internacionalizmin kulturor dhe si e tillë do të jetë e detyruar të vëndojë kufij kulturor nga njëra anë dhe normalisht një ditë kufij ndarës të shoqërisë deri atëherë të përbashkët’’
Pastaj vazhdova’’ Nëse të gjitha këto orvartje janë bëre me një qëllim që kultura shqiptare të pësojë,kultura e komunitetit tjetër të shkojë përpara bashkë me vlerat që ajo krijon atëherë medoemos që kjo ndeshje e kulturave nuk do mund të funksionojë në një shoqëri të përbashkët dhe e domosdoshme do të jetë ndarja në dy shoqëri ku komunitetet do të kultivonin kulturën dhe të mirat materiale të saj në mënyrë të pamvarur.Përndryshe në atë shoqëri do të jemi dëshmitarë të paragjykimeve dhe diskriminimeve.Paragjykimi present në shoqërinë tone ka të bëjë me bindjet e krijuara më pare mbi një individ ose grup,bazuar më tepër në atë që thuhet se sa në realitetin.Njerëzit mund të kenë paragjikime positive ndaj grupeve me të cilat identifikohen dhe paragjykime negative ndaj tjerëve.Ai grup që ka paragjykim ndaj grupit tjetër të vecantë nuk pranon bile edhe ta dëgjojë atë.’’
Në prononcimin tim rreth Revolucionit të 2001 në Maqedoni u shpreha:
‘’Nëse analizojmë nga aspekti mu I atyre ndryshimeve rrënjësore ose procese reformash,gjatë historisë kemi shembuj ku Revolucionet kanë pasur edhe fundin, gjegjësisht realizim edhe më problematic të caqeve të tij.Dic që mund të thuhet lirisht është ajo se, nëse nuk do të ishte ndalur lufta në momentin kur duheshte të zgjerohet edhe në qytete tjera të Maqedonisë perëndimore rezultati do të ishte I pa parashikueshëm.
Rezultat I Revolucionit ishte nënshkrimi I Marveshjes së Ohrit,si document përfundimtar I garantuar nga organizmat ndërkombëtarë.Me atë document u aritën aspiratat e lëvizjes massive sociale të shqiptarëve të Maqedonisë sepse kjo marveshje në një mënyrë bëri që të fillohet me procese reformash ose ndryshime rrënjësore duke filluar nga shtylla e cdo shteti ,sic është kushtetuta.
‘’ Është normale pra që proceset postrevolucionare ,shkojnë rrëndë ,por realiteti dikton dicka të re,ndryshime, Maqedonia nuk është ajo që ishte,statusi I shqiptarëve ka ndryshuar ,bile ende ka për të ndryshuar, sepse Revolucionet kanë pasoja afatgjata për shoqëritë në të cilat ndodhin dhe ndryshimet e tij është rrëndë të stopohen Ardhmëria do të ndryshojë sepse këtë e dikton forca e revolucionit me pasojat afatgjate dhe afatshkurta.’’
RReth rruajtjes së vlerave kombëtare …
’’ Prandaj luten shqiptarët që bukës i thonë - bukë, ujit - ujë, të mos shkelin mbi vlerat kombëtare,vlera të cilat , bënë si bënë, por bënë revolucion në trojet shqiptare në Maqe- doni. Të mos shkelim mbi gjakun e luftëtarëve të lirisë të 2001. vit. se e kemi gabim. Të kemi edhe pak durim, të lexojmë ndomjë ajet kuranor për trimat e rrënë dhe të vizitojmë familjet e tyre, sepse ata ishin, që me zërat e pushkëve të tyre dhe me ndihmën e pakursyer të popullit tone liridashës, trazuan evropën! Këto vlera një ditë do të hynë në enciklopedinë e vërtetë shqiptare, ashtu si kanë qenë dhe si meritojnë të jenë.Të trazojmë nga qafa mohimet e luftës legjendare të shqiptarëve në 2001.të ulim kokën para atyre që dhanë dhe ishin të gatshëm të japin jetën e tyre për këto ndryshime të dukshme por edhe tjera ndryshime shumë të mshehura diku në zemrat e kundërshtarëve tanë.!’’

LULZIM Z.HAMIDI
I NDERUARI DARDAJAN!URDHERO PERGJIGJET NE DILEMAT TUAJA!

QOFSH ME SHËNDET! LULZIM Z.HAMIDI
I nderuar prof Lulzim, me gjith kohen e paket qe kam ne dispozicion, mora mundimin dhe u pergjigja ne temen tuaj ku pasi dhashe mendimin tim ju bera edhe 2 pyetje, vetem dy pyetje, dhe mora si pergjigje nje ligjerat ku nuk gjeta asnje pergjigje per 2 pyetjet e mia.
Ligjerata juaj ishte edhe ne postimin e pare te kesaj tema dhe une e lexova keshtu qe nuk kishte pse te ma jepnit si pergjigje.
Une e kuptoj pse ju nuk u pergjigjet atyre dy pyetjeve, dhe nuk pres me qe ti pergjigjeni sepse e di qe nuk mund ti pergjigjeni, prandaj po i bej perseri ketu dhe po i pergjigjem vet meqe ju nuk mundeni.
Shoqeria Shqiptare ne maqedoni e fut veten tek pika nr 3 dhe nr 1 duke ju referuar shpjegeimit tim ne postimin e meparshem.1-Po sot ku e fut veten shoqeria Shqiptare ne Maqedoni?
Kjo pyetje ishte per te ditur nese ju dhe shoqeria Shqiptare ne maqedoni quan kulture Shqiptare menyren e te jetuarit dhe vepruarit si mysliman, apo si Shqiptar.2-Edhe ketu kam nje pyetje cfar nenkuptoni ju me termin " Kultura Shqiptare " c'far merni per baze si kulture Shqiptare.
Me sa di un ju per kulture Shqiptare quani menyren e jeteses myslimane, dhe nese kjo eshte e vertet ateher po ju them se kjo nuk eshte kulture Shqiptare por kultur mesjetare Anadollake. Dhe nese ju doni te ecni perpara me kete kulture rrugen do ta keni shum te shkurter si drejt Shqiperise si drejt Evropes.
Nese ju nuk hiqni identitetin anadollak dhe te merrni ate Shqiptar do ecni gjithmon si kali ne leme.
Nese ju qe ne titull thoni antikulturizem dhe me kete keni nderment antiislamisem eshte nje menyr e sterholluar per te fshehur realitetin e mendimit.
Nese ju paraqiteni perpara < shoqerise Maqedonase > me identitet islam dhe ata per kete ju lutojne, nuk do te thote qe jane anti Shqiptar por antiislam.
Dhe strategjia per te ardhmen nuk duhet menduar me baza fetare por me baza atdhetare, kombetare, dhe identitet Shqiptar, duke ngritur ne pjedestal te gjith ata qe ne historin e Shqiperise kane luftuar pushtuesin, dhe tradhtaret qe u bashkuan me pushtuesin.
Shoqeria Shqiptare ne maqedoni ka qene eshte dhe po behet akoma me shume e indoktrinuar nga feja islame, sepse atje cdo dit investohen dhe ngrihen minare e xhamia ne vend te shkollave e universiteteve, feja nuk duhet te jete nje zgjidhje shoqerore apo popullore, ajo duhet te jete personale. Ndersa dija dhe perparimi duhet te jene shoqerore popullore dhe shteterore.
Ju vet e thoni qe ne vendet e industrializuara keto probleme nuk egzistojne, por nuk e dini se ato nuk egzistojne pikerisht sepse feja atje apo ketu ku jam une eshte personale individuale e shkeputur nga kostumi shoqeror, popullor dhe shteteror.
Tani mund edhe te mos pergjigjesh me, sepse nuk e ruajta dot etiken dhe i thash troç ato qe mendoja, dhe qe nuk i thash dot ne fillim duke menduar se mund te bashkebisedohej ne nje shkalle tjeter.
Tung, tung nga mua
FALEMNDERIT per pyetje pergjigjet !
Unë mund vetëm të krenohem me njohuritë tuaja dhe perceptimet që i keni për komunitetin shqiptar në Maqedon por edhe për mënyren tuaj të komentimit të temes sime!!Plotësisht keni të drejtë në opinionin tuaj rreth ,,shoqerise shqiptare,, dhe kultures shqiptare ku r beni identifikimin fe-komunitet shqiptar në maqedoni.Të them të drejtën unë atyre dy pyetjeve nuk dosha tu përgjigjem pasi në atë mënyre do të kisha hy edhe une në atë kategori te pergjithshme ,,shoqeri që parapëlqen islamin para kombit,,pasi nuk i takoj atij 70% te popullates shqiptare.Në një mënyre mbroj këtë 30% tjetër që mendoj se rruan atë pikën tuaj te famshme dhe shume racionale.Mund të përfundoni se në shkrimet e mija vec burmali xhamise qe ka qene nje fakt historik dhe kishes ne kala unë skam shkruar azgje rreth fese,pa mare parasysh se cilën.Unë përseri kënaqem pse nje person si ju dha shume opinion substancial dhe te qlluar por kam nje rezerve dyshimi se ,,njeriu ndonjehere mund te gaboje duke dhene opinione te ndryshme,,qofsha une ai apo qofte madheria juaj.Ne momente te caktuara duhet te jemi edhe vetekritik sepse nuk kemi lindur qe asnjehere te mos jemi ne gabim.
Pershendetje dhe falimnderit per kohen !
Krijoni Kontakt