
Postuar mė parė nga
fegi
A mund tė udhėtojmė nė kohė? Sipas teorisė sė dy matematikanėve rusė dhe mundėsive qė ofron Qendra Evropiane pėr Kėrkimet Bėrthamore (CERN) nė Gjenevė, ekzistojnė tė gjitha kushtet
Udhėtimi nė kohė, mė afėr se kurrė
A mund tė udhėtojmė nė kohė? Sipas teorisė sė dy matematikanėve rusė dhe mundėsive qė ofron Qendra Evropiane pėr Kėrkimet Bėrthamore (CERN) nė Gjenevė, ekzistojnė tė gjitha kushtet. Dy matematikanė rusė kanė sugjeruar se thėrrmuesi gjigant i atomeve nė CERN, Qendra Evropiane pėr Kėrkimet Nukleare, pranė Gjenevės, ėshtė nė gjendje tė krijojė kushtet pėr tė udhėtuar prapa dhe pėrpara nė kohė.
Nė thelb, Irina Aref'eva dhe Igor Voloviē besojnė se pajisja e ndėrtuar nė CERN, ėshtė nė gjendje tė krijojė "vrima krimbi" tė vogla nė hapėsirė, tė cilat mund tė lejojnė disa forma tė limituara udhėtimi nė kohė. Nė rast se rezulton e vėrtetė, ngjarja do tė shėnojė rastin e parė nė historinė njerėzore kur ėshtė mundur tė krijohet makina e kohės.
Nė rast se kthimi prapa nė kohė ėshtė i mundur, teorikisht do tė jetė i mundur vetėm kthimi nė ēastin kur ėshtė krijuar makina, qė do tė thotė se udhėtuesit kohorė tė sė ardhmes do tė kenė mundėsi tė na vizitojnė. Siē sugjeron artikulli i revistės "New Scientist", ky vit mund tė bėhet viti zero pėr udhėtarėt e kohės.
Sa serioze ėshtė teza?
Artikulli i "New Scientist" nėnvizon se udhėtimi nė kohė pėrmbledh shumė probleme praktike dhe paradokse teorike. "Pavarėsisht, ekziston njė mundėsi e vogėl qė ne tė shohim vizitorė nga e ardhmja gjatė vitit qė do tė pasojė", shkruhet nė artikull.
Duhet thėnė se vetėm pak shkencėtarė e pranojnė idenė se pajisja nė fjalė do tė krijojė ato kushte, tė cilat mendohet se janė tė nevojshme pėr tė udhėtuar nė kohė. Pajisja ėshtė projektuar pėr tė shqyrtuar forcat misterioze qė ekzistojnė nė nivel grimcash subatomike dhe me ta bėrė kėtė do tė jetė nė gjendje t'u japė pėrgjigje shumė pyetjeve, siē ėshtė natyra e vėrtetė e gravitetit.
Pajisja nuk ėshtė dizenjuar si makinė pėr tė udhėtuar nė kohė. Megjithatė, nėse aksidentalisht kthehet nė makinė kohe, do tė funksionojė vetėm nė nivel subatomik, kėshtu qė nuk do tė kemi shans tė dėgjojmė histori si ato qė tregohen nėpėr filma, ku njerėzit barten pėrpara e prapa nė kohė.Pėrgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
(Tė plotė mund ta lexoni nė gazetėn RD)
Krijoni Kontakt