Close
Faqja 56 prej 154 FillimFillim ... 646545556575866106 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 551 deri 560 prej 1535
  1. #551
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Z. Miikel Men, tensioni ndalet atehere kur i ndalni egersinat shkinore te mos i versulen tokes shqyptare, keni meshire per ate popull mos i largoni K-forin, per fat te keqeu ka ra mbi kry, shkau i pa shpirt me inetrigat e ti ne nje ane, ne anen tjeter kasten e poshter ne maje te pushtetit, zagar te nenshtru qe lepin ne cfare do pjate qe ju ofrohet Vetem se te ken pushtet.
    populli shqyptar ashete ne meshire te Zotit dhe meshiren e interesin nderkombetar politik.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #552
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/img/s-Serb-negotiator-.jpg


    Zyrtarët serbë ftojnë të gjithë serbët të jenë në barrikada dhe t’i ndërpresin pushimet
    Botaa Sot
    Dy zyrtarët e qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanoviq dhe Borko Stefanoviq, kanë vizituar të martën serbët që ishin të tubuar në barrikadën kryesore në Rudare, duke i porositur ata që problemi të zgjidhet përmes dialogut dhe i kanë ftuar serbët tjerë të kthen nga pushimet dhe të mos largohen nga veriu.
    “Ju lutem që në mënyrë paqësore të shprehim dëshirën tonë dhe të mos lejojmë që këtu të krijohet shteti i Kosovës. Duhet të kthehemi nga pushimet dhe të jemi të gjithë këtu. Është e qartë se akoma nuk ka mirëkuptim tek një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare për nevojat dhe qëllimet tona. Jemi kthyer dhe jemi të gatshëm të na arrestojnë dhe përulin, vetëm që qetë dhe dinjitetshëm, me bisedime të arrijmë synimet tona”, ka thënë pranë barrikadës në Rudare, Goran Bogdanoviq.
    Sipas tij, Prishtina nuk është e gatshme për bisedime, sepse siç tha ai, “ne jemi bashkëbisedues të padëshirueshëm për një gjë të tillë”.
    Ai ftoi serbët për qetësi dhe unitet si kurrë më parë.
    Ndërkaq, Borko Stefanoviq i ka porositur të pranishmit për ruajtje të porosive vëllazërore nga Beogradi.
    “Kthehuni të gjithë këtu, ndërpreri pushimet dhe mos u largoni tani askund. Ne jemi popull evropian, kjo nuk është geto, kjo është Serbi”, tha Stefanoviq.

    http://www.botasot.info/reklama/Rudaree5.jpg

    http://www.botasot.info/reklama/Rudaree6.jpg

    http://www.botasot.info/reklama/Rudaree1.jpg

    http://www.botasot.info/reklama/Rudaree2.jpg

    http://www.botasot.info/reklama/Rudaree4.jpg

    http://www.botasot.info/reklama/Rudaree7.jpg
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #553
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/mesme/kfor-i4042...953.jpg

    KFOR: Snajper serbë dhe njerëz të armatosur në veri të Kosovës
    Bota Sot

    KFOR-i nëpërmjet një komunikate për medie, ka konfirmuar se në veri të Kosovës ka snajper serbë dhe njerëz të armatosur me të cilët ka shprehur vendosmërinë për ballafaqim.
    Misioni paqeruajtës në Kosovë ka thënë se meqë ka rrezik nga snajperistët kriminalë dhe rezistencës së armatosur nga elementet radikale të pajisura me pushkë, pistoleta ose eksploziv, një forcë e mjaftueshme e këmbësorisë së blinduar ishte në atë zonë e gatshme, sipas komunikatës, për t’iu përgjigjur në mënyrë të duhur çfarëdo sfide që do të mund të kishte ndodhur.
    KFOR-i u bën thirrje të gjithë qytetarëve, që t’u rezistojnë elementeve radikale dhe kriminale dhe të heqin dorë nga dy bllokadat e fundit të rrugëve, të cilat ende pengojnë komunikacionin në qytet.
    Ndërsa misioni i NATO-s vlerëson se situata aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por e tensionuar. Ushtarët e KFOR-it janë ende të vendosur në portat kryesore, ku automjetet dhe autobusët lejohen që të kalojnë pas kontrollit të detajuar të identifikimit të personave dhe të sigurisë.
    Automjetet e rënda janë ende të ndaluara për shkak të masave të sigurisë. Ekziston ende kërcënim që radikalët t’i sulmojnë kalimet kufitare, siç kanë bërë me portën 1 javën e kaluar.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #554
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/mesme/policia-veri31122..jpg
    Bota Sot

    Pasiguria në veri, banorët nisin të zhvendosen në jug
    Situata e pasigurt në veri të Kosovës, i ka detyruar familjet shqiptare të zhvendosen përkohësisht në jug.
    Një prej tyre është edhe familja e Tahir Kelmendit, anëtarëve të së cilës u është dashur të largohen duke kaluar nëpër shtëpitë e serbëve.
    Megjithatë kjo familje e vetmja shqiptare në Zveçan, thotë se nuk do të largohet nga trojet e veta.
    >>Ndihma për banorët shqiptarë të fshatrave të Leposaviqit >>
    >>KFOR: Veriu qetë, por ende me tensione>>
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #555
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    "Prania nderkombetare" ne Kosove nuk ka ardhur me apo per ato qellime qe pretendon ti. Ata jane aty, sepse ishin te detyruar per ta vendosur dhe sguruar njefar paqe dhe sigurie ne Kosove dhe ne regjion. Respektimi i kushtetutes dhe ligjeve atyre nuk ju intereson(te) shume, cfare edhe eshte vertetuar ne 12 vitet e kaluara. E njejta vlene edhe per "bashkejetesen ndertetnike".
    Shkurt dhe qarte:

    1. Nuk jane nderkombetaret ata qe do te ndertojne shtet demokratik ne Kosove, eshte detyra e qytetareve te Kosoves, qe me votat e tyre dhe me kontributin e tyre te ndertojne nje shtet demokratik ne Kosove. Nderkombetaret jane ne Kosove qe t'iu ndihmojne ne cdo hap te ketij procesi, per aq kohe sa ju ecni ne rrugen e duhur.

    2. Nuk eshte aspak e vertete qe nderkombetaret nuk jane per shtetin ligjor ne Kosove. Vetem nje jave me pare, ambasadori amerikan ne Prishtine i kerkoi kryetarit te Kuvendit te Kosoves heqjen e imunitetit te deputeteve te akuzuar nga drejtesia si te korruptuar dhe inkriminuar. Eshte turp te shikosh se si nje ambasador amerikan, eshte me i interesuar per vendosjen e ligjit e drejtesise, se sa ai qytetari i Kosoves, fondet e te cilit po vidhen nga hijenat ne pushtet. Cili ka qene reagimi i shoqerise se Kosoves ndaj akuzave per krime e korrupsion ndaj njerezve ne pushtet si Limaj e Thaci, per te cilet kane shkruajtur edhe gazetat me prestigjoze te botes? Reagimi ka qene protestat KUNDER gjykimit te tyre nga drejtesia!

    3. Nderkombetaret jane gati te kalojne pushtetin dhe kompetenca akoma me te medha qeverise se Kosoves, per aq kohe sa ata besojne se kane te bejne me nje qeveri legjitime, qe punon per zgjidhjen e problemeve te qytetareve te Kosoves. Dhe ne muajt e fundit, eshte bere mese e qarte, qe qeveria e Kosoves udhehiqet nga njerez kriminele qe nuk e kane per gje qe te vjedhin edhe votat e lira te shqiptareve ne zgjedhje. Dhe nje njeri qe ve dore mbi voten e qytetareve te atij vendi, sic beri Thaci ne zgjedhjet e fundit te mbajtura ne Kosove, eshte nje njeri qe eshte gati te beje gjithcka vetem per te qendruar ne pushtet me cdo kusht. Pra problemi ne Kosove eshte se nderkombetaret nuk shohin tek qeveria e Kosoves nje partner ne rrugen e nisur, por njerez qe perpara interesave te tyre personale, nuk vene interesat e Kosoves.

    Kosova eshte shume e vogel per te mbetur jashte BE-se nese te gjitha shtetet tjera ballkanike behen anetare. Pra, Kosova me apo pa dashje, demokratike apo jodemokratike do te behet anetare e BE-se. Me e rrezikuar eshte ekzistenca e Kosoves si shtet, sesa anetaresimi i saj afatgjate ne BE.
    Ekzistenca e Kosoves si shtet dhe anetaresimi i saj ne BE, nuk jane dy gjera te ndara, jane dy kokat e se njejtes medalje. Emeruesi i perbashket eshte pikerisht, vullneti i pranise nderkombetare ne Kosove, per te ndihmuar Kosoven ne rrugen e nisur. Dhe sic e shpreha edhe me lart, nje Kosove kolumbiane ku klanet dhe kriminelet vrasin e presin sic u do qejfi dhe e perdorin pushtetin politik per te shtrire aktivitetin e tyre kriminal ne vend e rajon, nuk ka per tu bere kurre vend anetar me te drejta te plota ne BE. Ne te njejtat pozita ishte edhe Shqiperia nje dekade me pare, kur ne pushtet ishin socialistet dhe korrupsioni e krimi luftohej vetem me fjale e retorike boshe politike. Vetem kur Berisha erdhi ne pushtet, dhe filloi te luftoje krimin e korrupsionin e te riktheje ne vend autoritetin e ligjit, BE i hapi driten jeshile Shqiperi per liberalizimin e vizave dhe anetaresimin ne NATO.

    - A po e lufton shteti kosovar korrupsionin?
    - A po e lufton shteti kosovar krimin e organizuar qe ka vrare me mijera shqiptare ne Kosove pas luftes?
    - A e keni ngritur zerin ju si qytetare te Kosoves qe te protestoni kunder atyre qe vjedhin fondet e Kosoves dhe ju mbajne peng te ardhmen?

    Keto jane pyetjet qe duhet ti beni vetes, dhe keto jane edhe pyetjet qe nxjerrin ne drite arritjet apo deshtimet e Kosoves ne rrugen e shtetformimit.

    Ushtaret gjerman, amerikan etj. ndodhen aty me deshire te qeverive demokratike te atyre vendeve, e jo per tua plotesuar deshiren kosovareve apo politikaneve te tyre. Ne momentin kur qeverite e atyre vendeve mendojne, se nuk kane me interesa per te mbajtur kontigjente ushtarake atje, ata do te terhiqen. Asnjehere ata nuk do te rrine aty per tua plotesuar ndonje deshire apo nevoje kosovareve. Per kete gje ata kane instrumente tjera.
    Ushtaret amerikane po terhiqen kete vit nga Afganistani, Iraku. Kongresi amerikan sapo nxorri nje ligj qe shkurton fondet e Pentagonit si nje mase per te ulur borxhin e jashtem te shtetit amerikan. Dhe Amerika nuk eshte e vetme ne kete pike, te gjitha shtetet demokratike perendimore po bejne te njejten gje, te shtyre nga gjendja ekonomike.

    Te gjitha shpenzimet ushtarake do te rivleresohen, nje nga nje, dhe pyetja qe nderkombetaret do ti bejne vetes kur te vije rradha tek Kosova e Bosnja do te jene:

    - A ka dhene rezultat prania jone e tejzgjatur ushtarake e civile ne keto vend, apo eshte nje investim pa fitim qe duhet prere?

    Prandaj eshte e rendesishme qe Kosova te beje hapa perpara ne rrugen e saj te shtetformimit dhe jo hapa mbrapa ne tensionimin e situates dhe rindezjen e flakeve te vjetra te luftes.


    Ky nuk eshte argument, sepse para Kosoves jane dhe ishin se paku Bosnja dhe Shqiperia.
    Kosova asnjehere nuk mund te krahasohet me Bosnjen apo me Shqiperine, vende qe kane nje tradite 100 vjecare shtetformuese. Krahasimi me i pershtatshem i Kosoves eshte me republiken e Malit te Zi, dhe bie ne sy qe teksa Mali i Zi ka bere hapa te medha perpara pas shpalljes se pavaresise, Kosova ka ngelur ne vend numero e ka bere hapa mbrapa.

    E vetmja shance per te ndikuar ketu eshte fatkeqsisht nxitja e konflikteve dhe destabilizimi i Kosoves dhe me gjere, sic e beri Thaci me aksionin e tij. Dhe mu per kete edhe nuk e kritikoj aksionin e "deshtuar" te Thacit sic e bejne disa te tjere. Sigursht qe Thaci ka qene vetem ne rolin e zbatuesit te urdherave, por gjithsesi ishte nje aksion i miremenduar per ti arrituar disa objektiva te caktuara. nder tjerash ky aksion e ka perforcuar njekohesisht edhe vete poziten e Thacit, i cili pas bisedimeve te padobishme me Serbine dhe rastit te Limaj ishte nen presion permanent edhe te partise se vete.
    Nje politikan qe ve perpara interesave te popullit te tij, interesat e veta politike, nuk meriton te jete kreu i shtetit shqiptar ne Kosove. Dhe ne pozitat qe eshte Kosova dhe ne kete moment ne histori, kjo qe Thaci beri nuk ishte thjeshte rindezja e konfliktit te vjeter me serbet ne Veri te Kosoves, por eshte hapja e nje fronti te ri konflikti me pranine nderkombetare ne Kosove.

    Kjo ishte menyra qe Thaci zgjodhi per tu thene nderkombetareve, se ai nuk do te pranoje heqjen e iminuteteve te deputeteve te akuzuar per krime lufte e korrupsion, e nuk do te bashkepunoje per zbardhjen e drejtesise. Nje kontrast i thelle ky me ish-kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj, i cili qe nga momenti qe u akuzua nga nderkombetaret per krime lufte, dha doreheqjen nga posti i kryeministrit edhe u perballe me akuzat e Hages ne Hage si qytetar i thjeshte.

    Hashim Thaci nuk vendos interesat e popullit te tij, perpara interesave te tij personale e klanore. Ky eshte dallimi midis Thacit e Haradinaj, dhe kjo eshte arsyeja perse njeriu qe duhet te ishte duke ndertuar shtet demokratik ne Kosove, eshte kthyer sot ne pengesen kryesore per ndertimin e nje shteti ligjor ne Kosove.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-08-2011 më 12:58

  6. #556
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Shkurt e shqip

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shteti i vetem ne Ballkan, i interesuar per t'iu asimiluar, eshte Turqia, qe po investon rendshem ne Kosove per te mbajtur gjalle me cdo kusht "kulturen osmane".
    Pse, vlla, po ti cka je? A je shqiptar, a je...?!
    Pse, ne nje situat kaq te nderlikuar, e fut elementin fetar?
    Kur din me mire se un qe feja e shqiptarit eshte S H Q I P T A R I A!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Asnje populli tjeter ne Ballkan, nuk i interesoni qe t'iu asimilojne.
    Pse, vlla, flet ne shumes, dhe insiston me JU?
    Pastaj, cka po ta merr mendja ty, per camet nen Greqi, per shqipet e Malsis nen Malin e Zi, per shqipet e Sanxhakut, te Presheves nen Serbi, per shqipet nen sundimin e Maqedonis? Ky veprim i armiqve tane, per mendimin tend, nuk eshte nje lloj asimilimi? Tok-tok? Ku je Albo?!

    Fiset e Ilirve, te paret tane, qe shtriheshin deri ne Slloveni, ku jan? I perbiu toka? I hodhen te tere ne Adriatik, ose thjesht, u asimiluan nga sllavet erdhacak?!

    Jugosllavia e kish kete mundesi per plot 90 vjet, e asnjehere nuk e mori mundimin qe t'iu asimiloje.
    Pse, vlla, vazhdon t'thuash JU?
    Nuk e njeh mir situaten e kaluar te Kosoves nder kthetrat e Jugosllavis-Serbis. Je teresisht ne gabim nese mendon qe nuk u munduan. Pse, nuk eshte mjaft qe nderkoh qe Kosova u shkeputke nga Shqiperia, u shkeputen poashtu me dhun Malsia, Sanxhaku, Presheva, Ilirida, Cameria? Ti kete nuk e quan asimilim?! Ose, e ke fjalen vetem per ATA te Kosoves e per te TJERET nuk t'han palla?!

    Ceshtja shtrohet: A do te pranoni te ndertoni shtet demokratik, e nje shoqeri demokratike, qe ka te njejtat vlera e principe qe gjejme edhe ne mbare shoqerite e botes perendimore ku kemi shkuar si emigrante, apo do te zgjidhni izolimin dhe veteshkaterrimin, duke mbajtur ne pushtet njerez qe jane kriminele e hajdute ordinere?
    Pse, ore, i sillesh kosovarve si me qen ndonje fis tribal i Amerikes Qendrore, Axtek-et, ose Maja-t?! Thuaj a do te pranojme, e jo a do te pranoni!

    Kjo eshte ceshtja para jush. Po zgjodhet te paren, do te gezoni mbeshtetjen nderkombetare dhe mbeshtetjen e te gjithe shqiptareve demokrate ne bote. Po zgjodhet te dyten, nuk do te gezoni as ndihmen e mbeshtetjen nderkombetare, e as mbeshtetjen e shqiptareve demokrate ne bote.

    Ceshtja shtrohet: Nje Kosove evropiane, apo nje Kosove kolumbiane?
    Un them nje Kosove SHQIPTARE. Ty si te duket?


    Perfundimisht, jam shum i zhgenjyer me kete arroganc dhe inat qe e tregon ne menyr indirekte, duke i shprehur teoriat tuaja personale, dhe paralelisht duke e zbuluar tendecen tende anti-shqiptare.

    Jam i zhgenjyer me nje te ashtuquajtur "kapiten", "udheheqes", nje individ, roli i te cilit eshte moderator ne nje forum bukur te madh qe e ka emrin FORUMI SHQIPTAR.

    Jam i zhgenjyer, qe nje kastravec si ti, Albo, i identifikuar ne rrjetin e internetin si "Shpirt Shqiptari", kur flet per shqiptare t'viseve t'tjera i quan "ATA", "JU".

    Pse valle, gjith kjo distance nga neve?

    'Qy' se na nuk jena majmuna, nuk kena bishta, jena shiptar si ti, as ma shum e as ma pak, o dud! E ti shit men tan kohen, se ashtu ashtu nuk ja vlen te dikutohet me nje "shiptar" konfuz, sikur qe je!

    TI, je nje TJETER e nuk je shqiptar.

    TI nuk je Albo, ti je Harambash-Kalbo!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gameness : 02-08-2011 më 13:37
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  7. #557
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shteti i vetem ne Ballkan, i interesuar per t'iu asimiluar, eshte Turqia, qe po investon rendshem ne Kosove per te mbajtur gjalle me cdo kusht "kulturen osmane". Asnje populli tjeter ne Ballkan, nuk i interesoni qe t'iu asimilojne. Jugosllavia e kish kete mundesi per plot 90 vjet, e asnjehere nuk e mori mundimin qe t'iu asimiloje.

    Albo
    Ti vertete nuk ke idene as me te vogel se c'fare flet!

    Jugosllavia ka perdorur te gjitha mjetet dhe menyrat per t'i asimiluar shqiptaret.
    Na pati mbyllur shkollat.Nuk lejoi mjete informimi ne gjuhen shqipe.Vrau,burgosi dhe ndoq shqiptare ane dhe mbane.
    Keto i beri nga dashuria qe kishte per ne,apo urrejtja dhe deshira t'i asimilon dhe zhduke shqiptaret.
    Kush te mesoi ty se Jugosllavia nuk mori mundimin asnjehere t'i asimiloj shqiptaret?
    Keto ndegjoja dikur ne Valeve nga oficeret serb kur beja sherbimin ushtarak.Se do t'i ndegjoj edhe ne kete kohe,nga dikush qe nuk ka jetuar 1 minut nen sistemin jugosllav nuk do e besoja kurre.
    Shko njehere ne pushime ne trevat e Shqiperise etnike dhe do te shikosh dhe ndiesh realitetin e hidhur.
    Shqiptare te asimiluar me mbiemer si Shkreli,Kuçi,Hoti etj.
    Si nuk eshte tentim i asimilimit kur mbiemrit apo vendbanimit tend i shtohet prapashtesa iq dhe viq???

    Kur nuk din se si ishte dhe si eshte situata pyet.Nese nuk do te pyesish,atehere me mire hesht.

  8. #558
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Ndoshta edhe i din faktet,por per hire te kryqit dhe fese ortodokse e thua te kunderten.

  9. #559
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    582
    Ne intervisten me zenevdes ndihmes-sekretarin e SH.B.A.-se ai u shpreh (si disa te tjere) se nuk ishin ne dioni per aksionin e marr nga qeveria e Republikes Kosoves.

    Tash shtrohet dilema a me te vertet nuk kan qen ne dioni apo eshte pjes e politikes, nese eshte kjo e fundit, me kete SH.B.A. po tregohet e pa vendosur ne lidhje me mosperkrahjen e aksionit.


    Ndonje ide nga ju sepse un gjithnje i bie shkurt.

  10. #560
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Rrushi_CH Lexo Postimin
    Ne intervisten me zenevdes ndihmes-sekretarin e SH.B.A.-se ai u shpreh (si disa te tjere) se nuk ishin ne dioni per aksionin e marr nga qeveria e Republikes Kosoves.

    Tash shtrohet dilema a me te vertet nuk kan qen ne dioni apo eshte pjes e politikes, nese eshte kjo e fundit, me kete SH.B.A. po tregohet e pa vendosur ne lidhje me mosperkrahjen e aksionit.


    Ndonje ide nga ju sepse un gjithnje i bie shkurt.

    Mirepo e perkrah aksionin SHBA. Mendoj qe kjo tregon shumecka
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •