Në shkallën më të lartë të gatishmërisë
Këshilli i Sigurisë
së Kosovës në një mbledhje urgjente të thirrur nga kryeministri Hashim Thaçi - në cilësinë e kryesuesit të këtij këshilli – ka aprovuar një sërë rekomandimesh për agjencitë shtetërore të sigurisë të
Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit për media, mbledhja e sotme adresoi situatën politike dhe të sigurisë në vend, duke analizuar në hollësi "veprimet e fundit legjitime të Qeverisë së Republikës
së Kosovës për zbatimin e masave të reciporicitetit kundër Serbisë në pikat kufitare veriore dhe vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës
së Kosovës".
Rekomandimet që kanë dalë si përmbledhje e diskutimeve në Këshillin e Sigurisë
së Kosovës dhe në përputhje me rrethanat e krijuara, kërkojnë nga agjencitë shtetërore të sigurisë t’i kryejnë obligimet e veta kushtetuese për të siguruar zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës
së Kosovës.
Këshilli i Sigurisë
së Kosovës aprovoi rekomandimet e mëposhtme për agjencitë shtetërore të sigurisë të Republikës
së Kosovës:
- Këshilli i Sigurisë
së Kosovës konsideron se veprimet e agjencive shtetërore të sigurisë së Republikës
së Kosovës në veri të vendit, për sigurimin e zbatimit të masave reciproke tregtare me Serbinë, si dhe vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në atë pjesë të territorit
të Kosovës, janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi;
- Këshilli i Sigurisë
së Kosovës kërkon nga të gjitha agjencitë e sigurisë së Republikës së Kosovës që të koordinojnë aktivitetet e tyre shumë ngushtë për të siguruar zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës
së Kosovës;
- Këshilli i Sigurisë
së Kosovës rekomandon që agjencitë shtetërore të sigurisë së Kosovës, po ashtu të koordinojnë veprimet e tyre me mekanizmat ndërkombëtarë, që janë prezent
në Kosovë dhe që kanë kompetenca në fushën e sundimit të ligjit. Ky koordinim duhet të bëhet gjithmonë vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet
e Kosovës;
- Këshilli i Sigurisë
së Kosovës, kërkon nga agjencitë shtetërore të sigurisë
së Kosovës që ta mbajnë në shkallën më të lartë nivelin e gatishmërisë për çdo nevojë të ndërhyrjes me të gjitha mjetet në dispozicion në rast të cenimit të sovranitetit shtetëror dhe rendit të brendshëm kushtetues të Republikës
së Kosovës;
- Këshilli i Sigurisë
së Kosovës kërkon nga të gjitha agjencitë shtetërore dhe nga ministritë relevante të Qeverisë së Republikës
së Kosovës, që të koordinohen dhe të ndërmarrin veprimet e domosdoshme që t’i dalin në ndihmë qytetarëve që jetojnë në veri të vendit. Kjo ndihmë, duhet të jetë e përqendruar në sigurimin e nevojave për ushqim dhe medikamente mjekësore, me qëllim të evitimit të çfarëdo krize humanitare atje;
- Agjencitë Shtetërore të sigurisë
së Kosovës, duhet të koordinojnë veprimet e tyre me mekanizmat relevant ndërkombëtar për të zhbllokuar rrugët dhe për të siguruar lëvizjen e lirë për qytetarë dhe mallra. Përderisa, nuk bëhen plotësisht të lira për qarkullim rrugët e bllokuara, duhet të hapen korridore të reja që mundësojnë furnizimin e qytetarëve më artikuj elementarë;
- Këshilli i Sigurisë
së Kosovës garanton qytetarët e Republikës
së Kosovës se do të kryejë të gjitha obligimet e veta kushtetuese dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë ngushtë dhe të kenë besim të plotë në agjencitë shtetërore të sigurisë për vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës
së Kosovës.
ZËRI
Krijoni Kontakt