Close
Faqja 50 prej 154 FillimFillim ... 40484950515260100150 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 500 prej 1535
  1. #491
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    I njejti Hashim Thaci qe disa muaj me pare u thosh diplomateve amerikane ne Prishtine se i trembej pranise se Berishes ne Kosove para fushates, apo mbeshtetjes se tij per ndonje parti politike, sot e gjen veten te paftuar ne Dhermi, per te takuar kryeministrin e vendit Berisha gjate kohes se tij te pushimit. Dhe kryeministri yne, duke e ditur se me ke ka te beje, nuk i rezervon nje pritje ashtu sic i ka hije nje kryeministri ne Tirane, por i jep nje "dreke ne Dhermi" ku ka degjuar me endje Hashimin tek i qan hallin qe e ka zene.

    Halli i Hashimit eshte se po i mblidhet laku ne fyt dhe po i merret fryma. Eshte bere e padurueshme klima ne Prishtine, ku te gjithe nderkombetaret e kane vene perpara, sidomos ai EULEX-i qe na i ka prere edhe flete arrestin e po na i ben edhe gjyqin krahut te djathte te Thacit, Limajt. Kurse gazetat nderkombetare e kane pershkruar Thacin si nje nga peshqit me te medhenj te krimit te organizuar rajonal. Pa harruar qe pak jave me pare, FMN i preu te gjitha ndihmat e saj Kosoves, pasi sipas saj, me pak fjale, nuk i kane leket e teperta te ushqejne hijenat e qeverise se Kosoves.

    Dhe Berisha jam i sigurt qe e ka degjuar me endje e me dore ne zemer Thacin, kur ky i ka thene se "tek ti shoh mikun e vetem qe me ka mbetur". Por pasi Thaci ka mbaruar, Berisha ka filluar, duke i thene: Ne kete grope qe i hape vetes, mos guxo qe te fundosesh edhe mua brenda! Ajo qe bere ne Veri te Kosoves ne koken tende dhe pa keshilluar asnjeri, as shtetin shqiptar, nuk te falet, pasi ka pasoja per gjithe rajonin e jo vetem per Kosoven. Dhe nese te kam dhene mbeshtetje publike, e kam bere se ma do puna, por jo se besoj se veprime te tilla te papergjegjshme meritojne mbeshtetje.

    Dhe pastaj Berisha i ka dhene leksion Thacit, qe kontrabanda nuk luftohet duke luftuar me lapidaret e pikave kufitare, por luftohet duke ndjekur, arrestuar dhe nxjerre para gjykatave te Kosoves te gjithe ata kontrabandiste qe fusin mallra kontrabande ne Kosove. Prandaj shko e kap kontrabandistet, nxirri para drejtesise, dhe kane per te falenderuar si shqiptaret e si serbet e Veriut te Kosoves.

    Hashim Thaci eshte karte e shkrumbur e jo e djegur tashme ne politiken shqiptare.

    Albo
    Per fantazite fantastiko-shkencore te kane lakmi edhe regjisoret me te famshem te Hollywood-it. Analizat alla brari nuk pine uje.
    Pa aprovimin e atij vendi qe t'i ke gjete rehatine, e nga i cili tenton te behesh me katolik se Papa, pa e pasur idene me te vogel se si eshte realiteti ketu, nuk do te ishte shkrep asnje plumb i vetem e lere me shume.

  2. #492
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Ah, bre drenicë, shikjet janë të poshtër. Nuk ikin aq kollaj jo. Bash po shikoja para 2-3 ditësh një emision në RTK, një emision serbisht dhe dolën dy pleq gërxhulana. Të vetmuar, si Robinson Kruso, po moezallah të thoshin: se këtu nuk jetohet!
    Përkundrazi thoshin: këtu jemi lindur...
    dhe më shkonte ndërmend, vallë ne a do të qëndronim kështu!
    nuk po them qe te ikin popullata serbe nga kosova,keto strukturat paralele jane finanecu nga kontrabanda,tani do te jete e veshtir te kontrabandohen sasi te medha te naftes,duhanit dhe produkteve ushqimore.

    serbet e din qe kan ren me shpin per toke po nuk e pranoin,ata ende e festoin "fitoren" kunder osmaneve ne betejen e kosoves,madje edhe naton e kan "mund" ne luften e 1999.

  3. #493
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    SHBA dhe BE thone cdo dite, haptas ose diplomatikisht, se pjesa e kontestuar e veriut duhet te mbetet perafersisht ashtu si eshte.
    Nga ndryshimi i situates se atjeshme nuk perfitojne as SHBA, as BE, as OKB, as Serbia, as Rusia, as Kina, as serbet e asaj pjese. Te vetmit qe do te perfitonin do te ishin shqiptaret (e Kosoves) e vecanarisht Qeveria e Kosoves.

    Pershendetje
    edhe me planin e Ahtisarit situata ne veri do te jete perafersisht e njejte,serbet do te qeverisin ne komunat ku jane shumice,por ata nuk mund ti kontrolloin doganat,hekurudhen,post telekomin dhe rruget nacionale te cilat jane kompetence e qeverise qendrore.

    Serbet po perpiqen ta krijoin nje entitet ne pjesen veriore te KOSOVES te ngjashem me republika serbska ne bosnje.
    Nga vendosja e rendit dhe ligjit ne veri me se shumti perfiton KOSOVA,por perfitues jane edhe NATO&BE te cilat per shkak te gjendjes ne veri mbajn numer relativisht te madhe te ushtareve dhe policeve ne KOSOVE.

  4. #494
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga skipetar Lexo Postimin
    SHBA, BE, Rusia, e Kina, vetëm për Kosovën mendojnë prej agimit e deri në muzg, e shpesh, edhe mbesin pa gjumë natën duke menduar për Kosovë.
    Disa mendoin qe fuqit e medha si merr gjumi per shkak te kosoves! veq me i lexu komentet e serbeve cuditesh me komentet e tyre,disa perj tyre mendoi se shba e rusia do te luftoin per kosoven e serbine

  5. #495
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Në shkallën më të lartë të gatishmërisë



    Këshilli i Sigurisë së Kosovës në një mbledhje urgjente të thirrur nga kryeministri Hashim Thaçi - në cilësinë e kryesuesit të këtij këshilli – ka aprovuar një sërë rekomandimesh për agjencitë shtetërore të sigurisë të Republikës së Kosovës.

    Sipas njoftimit për media, mbledhja e sotme adresoi situatën politike dhe të sigurisë në vend, duke analizuar në hollësi "veprimet e fundit legjitime të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e masave të reciporicitetit kundër Serbisë në pikat kufitare veriore dhe vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës".

    Rekomandimet që kanë dalë si përmbledhje e diskutimeve në Këshillin e Sigurisë së Kosovës dhe në përputhje me rrethanat e krijuara, kërkojnë nga agjencitë shtetërore të sigurisë t’i kryejnë obligimet e veta kushtetuese për të siguruar zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

    Këshilli i Sigurisë së Kosovës aprovoi rekomandimet e mëposhtme për agjencitë shtetërore të sigurisë të Republikës së Kosovës:

    - Këshilli i Sigurisë së Kosovës konsideron se veprimet e agjencive shtetërore të sigurisë së Republikës së Kosovës në veri të vendit, për sigurimin e zbatimit të masave reciproke tregtare me Serbinë, si dhe vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në atë pjesë të territorit të Kosovës, janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi;

    - Këshilli i Sigurisë së Kosovës kërkon nga të gjitha agjencitë e sigurisë së Republikës së Kosovës që të koordinojnë aktivitetet e tyre shumë ngushtë për të siguruar zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës;

    - Këshilli i Sigurisë së Kosovës rekomandon që agjencitë shtetërore të sigurisë së Kosovës, po ashtu të koordinojnë veprimet e tyre me mekanizmat ndërkombëtarë, që janë prezent në Kosovë dhe që kanë kompetenca në fushën e sundimit të ligjit. Ky koordinim duhet të bëhet gjithmonë vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës;

    - Këshilli i Sigurisë së Kosovës, kërkon nga agjencitë shtetërore të sigurisë së Kosovës që ta mbajnë në shkallën më të lartë nivelin e gatishmërisë për çdo nevojë të ndërhyrjes me të gjitha mjetet në dispozicion në rast të cenimit të sovranitetit shtetëror dhe rendit të brendshëm kushtetues të Republikës së Kosovës;

    - Këshilli i Sigurisë së Kosovës kërkon nga të gjitha agjencitë shtetërore dhe nga ministritë relevante të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të koordinohen dhe të ndërmarrin veprimet e domosdoshme që t’i dalin në ndihmë qytetarëve që jetojnë në veri të vendit. Kjo ndihmë, duhet të jetë e përqendruar në sigurimin e nevojave për ushqim dhe medikamente mjekësore, me qëllim të evitimit të çfarëdo krize humanitare atje;

    - Agjencitë Shtetërore të sigurisë së Kosovës, duhet të koordinojnë veprimet e tyre me mekanizmat relevant ndërkombëtar për të zhbllokuar rrugët dhe për të siguruar lëvizjen e lirë për qytetarë dhe mallra. Përderisa, nuk bëhen plotësisht të lira për qarkullim rrugët e bllokuara, duhet të hapen korridore të reja që mundësojnë furnizimin e qytetarëve më artikuj elementarë;

    - Këshilli i Sigurisë së Kosovës garanton qytetarët e Republikës së Kosovës se do të kryejë të gjitha obligimet e veta kushtetuese dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë ngushtë dhe të kenë besim të plotë në agjencitë shtetërore të sigurisë për vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #496
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Per fantazite fantastiko-shkencore te kane lakmi edhe regjisoret me te famshem te Hollywood-it. Analizat alla brari nuk pine uje.
    Pa aprovimin e atij vendi qe t'i ke gjete rehatine, e nga i cili tenton te behesh me katolik se Papa, pa e pasur idene me te vogel se si eshte realiteti ketu, nuk do te ishte shkrep asnje plumb i vetem e lere me shume.
    Sa ambasadore amerikane ne rajon dhe sa diplomate ne Washington duhet te dalin para kamerave qe te thone qe ata nuk ishin ne dijeni te aksionit policor te qeverise se Kosoves dhe nuk e mbeshtesin ate, qe edhe ti ta kuptosh qe ajo qe ndodhi nuk gezonte mbeshtetjen e askujt?!

    Albo

  7. #497
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ja kush qëndron prapa barrikadave të vendosura në veri të Republikës së Kosovës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #498
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Në shkallën më të lartë të gatishmërisë



    Këshilli i Sigurisë së Kosovës në një mbledhje urgjente të thirrur nga kryeministri Hashim Thaçi - në cilësinë e kryesuesit të këtij këshilli – ka aprovuar një sërë rekomandimesh për agjencitë shtetërore të sigurisë të Republikës së Kosovës.

    Sipas njoftimit për media, mbledhja e sotme adresoi situatën politike dhe të sigurisë në vend, duke analizuar në hollësi "veprimet e fundit legjitime të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e masave të reciporicitetit kundër Serbisë në pikat kufitare veriore dhe vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës".

    Rekomandimet që kanë dalë si përmbledhje e diskutimeve në Këshillin e Sigurisë së Kosovës dhe në përputhje me rrethanat e krijuara, kërkojnë nga agjencitë shtetërore të sigurisë t’i kryejnë obligimet e veta kushtetuese për të siguruar zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

    Këshilli i Sigurisë së Kosovës aprovoi rekomandimet e mëposhtme për agjencitë shtetërore të sigurisë të Republikës së Kosovës:

    - Këshilli i Sigurisë së Kosovës konsideron se veprimet e agjencive shtetërore të sigurisë së Republikës së Kosovës në veri të vendit, për sigurimin e zbatimit të masave reciproke tregtare me Serbinë, si dhe vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në atë pjesë të territorit të Kosovës, janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi;

    - Këshilli i Sigurisë së Kosovës kërkon nga të gjitha agjencitë e sigurisë së Republikës së Kosovës që të koordinojnë aktivitetet e tyre shumë ngushtë për të siguruar zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës;

    - Këshilli i Sigurisë së Kosovës rekomandon që agjencitë shtetërore të sigurisë së Kosovës, po ashtu të koordinojnë veprimet e tyre me mekanizmat ndërkombëtarë, që janë prezent në Kosovë dhe që kanë kompetenca në fushën e sundimit të ligjit. Ky koordinim duhet të bëhet gjithmonë vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës;

    - Këshilli i Sigurisë së Kosovës, kërkon nga agjencitë shtetërore të sigurisë së Kosovës që ta mbajnë në shkallën më të lartë nivelin e gatishmërisë për çdo nevojë të ndërhyrjes me të gjitha mjetet në dispozicion në rast të cenimit të sovranitetit shtetëror dhe rendit të brendshëm kushtetues të Republikës së Kosovës;

    - Këshilli i Sigurisë së Kosovës kërkon nga të gjitha agjencitë shtetërore dhe nga ministritë relevante të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të koordinohen dhe të ndërmarrin veprimet e domosdoshme që t’i dalin në ndihmë qytetarëve që jetojnë në veri të vendit. Kjo ndihmë, duhet të jetë e përqendruar në sigurimin e nevojave për ushqim dhe medikamente mjekësore, me qëllim të evitimit të çfarëdo krize humanitare atje;

    - Agjencitë Shtetërore të sigurisë së Kosovës, duhet të koordinojnë veprimet e tyre me mekanizmat relevant ndërkombëtar për të zhbllokuar rrugët dhe për të siguruar lëvizjen e lirë për qytetarë dhe mallra. Përderisa, nuk bëhen plotësisht të lira për qarkullim rrugët e bllokuara, duhet të hapen korridore të reja që mundësojnë furnizimin e qytetarëve më artikuj elementarë;

    - Këshilli i Sigurisë së Kosovës garanton qytetarët e Republikës së Kosovës se do të kryejë të gjitha obligimet e veta kushtetuese dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë ngushtë dhe të kenë besim të plotë në agjencitë shtetërore të sigurisë për vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

    ZËRI
    Kur i lexon e degjonë deklaratatë e politikaneve tonë e besa edhe te mediave, ke bindje se po flasin per nje shtet te huaj e jo vendin tonë/tyre.

    Pse o pse duhet te permendin emrin e shtetit te tyre gjate gjithe kohes? Pse e kan veshtire te drejtohen me "te vendit, vendi ynë, shteti yne, kryeministri Thaqi, Kryetarja Jahjaga, policia, kushtetuta" etj?

    Nuk e di per juve por mua aq mi ngrisin nervat kur i degjoj lajmet sa nuk e keni idejen. Me kete ata ose po e nençmojnë popullin qe ju drejtohen, duke i'a u bere me dije se vendi i juaj(popullit) eshte Kosova dhe meqense populli eshte i padijshem, atehere medoemos duhet te ju permendet emri i shtetit ku jetojn.

    Ose po i nençmojnë politikanet, policinë duke ju thene se ne patjeter duhet te ju tregojm Kryeminister apo Kryetare i kujt shtet jeni sepse populli dhe lexuesit nuk e din kush eshte Thaqi e Jahjaga dhe per cilen polici eshte fjala.(Ketu e kam fjalen per mediat, edhe pse edhe vet Kryeminstri Thaqi dhe politikanet shpesh e permendin "Policia e Kosoves")

    Une asnjehere nuk degjova BBC duke thëne "Kryeministri Britanezë David Cameron, Policia Britaneze" apo CNN "Presidenti i SHBA Barack Obama" etj. Por gjithëmonë me Kryeministri Cameron(BCC) dhe Presidenti Obama apo vetem Presidenti(CNN)

    Une e di qe mediat tona shume kopjojnë por qe nuk e kuptojn kete gje kaq te thjesht, se mediat e huaja kur japin lajme per Kosoven, ata patjeter e permendin emrin Kosova sepse eshte vend i huaj per ta dhe degjuesit e tyre. Ndersa te ne vazhdojn si pa fije truri pa e kuptuar se po flasin per vendin tone dhe po ju drejtohen popullit tone, e jo te ndonje shteti te huaj. Nejse...

    Me respekt,
    Flag
    Never argue with an idiot,they drag you down to their level and then they beat you with experience

  9. #499
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    askush nuk e permend hekururdhen qe lidh mitrovicen me serbine,aty nuk ka kontroll te policise as kforit..sigurisht ajo shfrytezohet per importimin e mallrave serbe.

  10. #500
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Albo!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Hashim Thaci eshte karte e shkrumbur e jo e djegur tashme ne politiken shqiptare.
    Albo
    PYTJE E BUKURPER TY ALBO!
    Edhe ti ishe ne plazhe me Salen dhe Hashen dhe i ndegjove keto, apo ke imagjinate teper te zhvilluar dhe ja fute kot si shume hera???
    Albo!

    Shume here kam lexuar komentet tuja antishqiptare, e ke shendrru forumin ne parti politike perqarese duke i prire perqamjes . Asnje gje nuk me habit me shume se sa nje ''Lider'' si ti i ketij formi qe vjen dhe shkruan ne menyre kaq cinike dhe kaq perqarese.

    Me nuk do me habitin mendimet vlla-vrasese te anetarve ne kete forum, sepse vet drejtuesi eshte aq perqares i shqiptareve sa veshtire te gjendet i dyti!

    Antipatia jote ndaj Hashim Thacit eshte aq e turpshme sa ska peshore qe e mat!
    Asnje argument as dokument bindes nuk e ke perveq mendimeve tuja personale i thash me tha i thonte, dhe kesaj i themi 'thashetheme'.

    Albo ne sherbim te kujt shkruan ti ?
    Te lutem mos me thuaj ne ndonje shqiptare!

    Ti nuk je brenda Atdheut as brenda politikes shqiptare as nuk je asnje keshilltar i kujdo qofte politikan, i shtrembron gjerat aq mbrapsht sa vetem imagjinata jote mund te sjell mbrapshtsira te tilla.

    Dikush ne nje teme te tha; ky albo ose eshte super i mencur ose super budalla!
    Do ta vlersojn opinioni i forumisteve ciles i takon.

    Ku e shef Ti kundershtimin amerikan ne poltiken qe udheheq Thaci? apo te jep raport direkt ty stejt departamenti amerikan me politiken qe ben ne ballakan? Ne politike asgje rastesisht nuk ndodh, vetem viktimat nuk llogariten sakt sa mund te jene.

    Ne opinon del vetem 'filteri i cigares' se cfare ka politika ne plan, ajo qe pihet nuk del ne opinion as per ty as per mua. Ndersa Ti bjen mendime fikse jo i tha Berisha keshtu jo ashtu, eshte turp te flasesh ne kete menyre. Ne pame me sy e degjuam me vesh e gjithe politika brenda hapsires shqiptare ishte unike ne rastin e Veriut.
    Dhuro shumë...e prit pak!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •