Close
Faqja 9 prej 154 FillimFillim ... 78910111959109 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 1535
  1. #81
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Per administratorin e kesaj teme, top lajm eshte :
    Policia e Kosovës merr kontrollin në pikat 1 e 31
    dmth vendimi i kryeministrit Thaqi per kete aksion.
    Pastaj vin pasojat tjera, si kjo qe keni bere top lajm se kryeministri mori vendim me shkarkue drejtorin e policis i cili nuk zbaton urdhra, pastaj vjen pasoja tjeter bllokimi i rruges nga ana e serbve, pastaj vjen puna e e EULEX-it te pozicjonuzr nga ana serbe, pastaj vin veprimete e KFOR-it dhe te komandattit te KFOR-it etj.
    Pra top lajm eshte vendimi i kryeministrit Hashim Thaqi per futjen e pikave kufitare ne veri nen kontroll
    Llap na e lodhe.. boll ma!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #82
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga skipetar Lexo Postimin
    illyrian rex,

    Sapo lexova edhe shkrime tjera dhe fillimisht i bashkangjitem edhe unë urimit të tjerëve që vëllau i yt, si një prej më të mirëve që i ka njerëzimi, të jetë shëndosh e të vazhdojë t'i mbrojë njerëzit e mos të shndërrohet në "mashë" të Thaçit.

    Thaçi, duke e rrjedhë urdhërin, për detyrën që ja ka caktu njësiteve speciale policore, në RTK, pa arritë njësitet në pika kufitare, e ka shtuar rrezikun drejtëpërsëdrejti për jetën e të gjithë pjestarëve të atyre njësiteve. Për më shumë, morali i njësiteve ka pësu shumë kur e kanë kuptu se është shkarku Reshat Maliqi. Kjo ndikon në uljen e përgatitjes mendore të pjestarëve të njësiteve, që i bën ata të jenë më të prirë për me bë gabime që mund të ju kushtojnë me jetë.
    Skipetar, faleminderit shume per fjalet e mira, por ju lus te gjitheve qe te mos ndalemi te vellau im sepse ai nuk po ben asgje me shume e as me pak se detyren e tij. Aty kemi shume vellezer dhe shpresojme qe ta kalojne pa pasoja kete aksion. Edhe nje here faleminderit.

    Mendoj se edhe RTK-ja edhe mediumet tjera i kane burimet/njerezit e tyre ne institucione te ndryshme. Shpesh keta njerez jane te paguar ose per shkak te raporteve te ndryshme me gazetare (jemi vend i vogel) ofrojne lajme pa e treguar identitetin e tyre.
    Nuk dua te insistoj ne kete pike sepse edhe keto qe i them une jane vetem supozime.
    Ne pjesen tjeter te jap te drejte. Shkarkimi i komandantit ndikon ne moralin e policeve.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi e piu kafen e mëngjesit në Leposaviq

    Mëngjesi i së martës e ka zbardhur kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi në veri të Kosovës, ku autoritetet e rendit kanë marrë nën kontroll pikën 31 dhe 1. Diku pak para orës 08:00 të mëngjesit, kryeministri Thaçi ka pirë kafen e mëngjesit në Leposaviq, një qytezë e vogël veriore e Kosovës që është nën administrimin e strukturave paralele serbe të dirigjuara nga Serbia. Së bashku me kryeministrin Thaçi ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi.

    Mbrëmë vonë forca të shumta të Njësisë Speciale të Kosovës janë nisur me urgjencë për në veri të Kosovës, me urdhër të kryeministrit Thaçi. Aksioni i kryeministrit Thaçi ka për qëllim respektimin e reciprocitetit me Serbinë, vendim i marrë para pak ditësh.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Merret kontrolli edhe në portën 1

    Forcat policore kanë marrë kontrollin edhe në pikën 1 në Jarinje, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

    “Kemi pritur se mund të ketë vështirësi. Por, situata është qetë. Tani është shtrirë sovraniteti, dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm”, ka thënë Rexhepi, transmeton REL.

    Policia e Kosovës ka ndërmarrë mbrëmë aksionin për futjen nën kontroll të pikës kufitare 1 dhe 31 që gjenden në pjesën veriore të Kosovës, duke dërguar atje njësitë speciale të policisë.

    Ndërsa, kontrolli është marrë menjëherë në pikën 31, në Bërnjak, njësitë speciale ishin bllokuar që të merrnin kontrollin dhe në Jarinje, nga bllokada e serbëve lokalë.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se futja nën kontroll e pikës 31 është bërë nën të ashtuquajturin Planin B.

    Ai njoftoi, se gjatë aksionit, një polic është lënduar me një mjet shpërthyes, dhe dy-tre të tjerë janë lënduar nga hedhja e xhamave dhe gurëve, prej anës së serbëve lokalë.

    Ai e ka quajtur këtë bilanc, si dëm minimal.

    Rexhepi ka thënë se me këtë veprim, po mundësohet që të zbatohet plotësisht vendimi i Qeverisë për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

    Pikat kufitare 1 dhe 31, në të cilat nuk është vendosur dogana që nga viti 2008, janë parë si pengesa kryesore e zbatimit të reciprocitetit, meqenëse kamionët serbë kanë hyrë në Kosovë në mënyrë të pakontrolluar.

    Rexhepi ka thënë se njësitë speciale të policisë, do të qëndrojnë në veri deri sa të jetë e nevojshme dhe derisa të vendosen doganierët.

    Marrin Veriun

    Njësitet e Policisë Speciale të Kosovës kanë ndërhyrë të hënën në mbrëmje në pjesën veriore të Kosovës, për të vendosur kontrollin në dy pikat kufitare me Serbinë.
    Urdhrin për këtë aksion e ka dhënë Kryeministri Hashim Thaçi, ndërkohë që paraprakisht ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Policisë, Reshat Maliqi.

    Burime të gazetës Express kanë thënë se Maliqi është shkarkuar për shkak se nuk ka zbatuar urdhrat për dërgimin e njësive policore në pjesën veriore të vendit.
    Përfaqësues të shteteve të perëndimore kanë mbështetur vendimin e Qeverisë, që në dy pikat kufitare të policia e Kosovës të zbatojë ndalesën për hyrjen e mallrave serbe, kanë thënë burime të gazetës.

    Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se aksioni i policisë po zhvillohet pa ndihmën e EULEX’it, sepse Misioni i BE’së nuk ka pranuar të bëhet pjesë e një grupi të përbashkët koordinues.

    “Nuk ka pasur fare koordinim me EULEX’in. Kemi kërkuar të krijohet një trupë e përbashkët me EULEX’in, por kjo nuk ka ndodhur. EULEX nuk ka pranuar të bashkëpunojë”, ka thënë Rexhepi.

    Ai ka konfirmuar se situata në pikën 31 është e qetë, ndërkaq forcat policore deri në mesnatë nuk kanë mundur të arrijnë në pikën tjetër kufitare, për shkak se serbët lokalë kanë bllokuar rrugën me kamionë në në afërsi të Leposaviqit dhe në fshatin Rudare të Zveçanit.

    Mirëpo, Ministri Rexhepi ka theksuar se policia nuk do të zmbrapset pa e realizuar aksionin.

    “Nuk ka tërheqje prapa. Ne jemi të vendosur të qëndrojmë. Situata është e tensionuar, por ne jemi maksimalisht të kujdesshëm që të mos eskalojë situata”, ka thënë ai.

    Pikat 1 dhe 31 ka një kohë të gjatë që gjenden jashtë kontrollit të autoriteteve kosovare. Këto dy pika janë vlerësuar si vendkalim kryesor i kontrabandës dhe krimit të organizuar. Kjo ka qenë brenga kryesore e autoriteteve kosovare, por edhe e gjithë spektrit politik në vend. Me ardhjen e EULEX’it në Kosovë u patën shtuar shpresat se këto dy pika do të futen nën kontrollin e autoriteteve kosovare.

    Burime të Express kanë thënë se është realizuar 70 për qind e planit të Policisë, ndërkaq deri të martën në mëngjes do të realizohet në tërësi.

    Një zëdhënës i EULEX’it, James Nichols, citohet të ketë thënë për portalin InfoGlobi se nuk di gjë për ndërhyrjen në Veri.

    “Unë nuk kam dëgjuar asgjë lidhur me atë që thuhet, si përpjekjet për të vendosur kontrollin në pikat doganore 1 dhe 31 në Kosovën veriore”, ka deklaruar ai.
    Megjithatë, Nichols ka dhënë një deklaratë se çfarë do të udhëzojë qytetarët Misioni i BE’së.

    “Ne do t’i informojmë vozitësit e veturave komerciale për situatën në Kosovë. Do t’u themi se është mirë që t’i kenë targat tjera, e jo ato të Serbisë. Po ashtu, do t’u themi që të kenë dokumentacionin e vulosur, por jo me vulat e Serbisë. Do t’u themi se në rastin e kundërt ata do t’i nënshtrohen rrezikut të përfundojnë në duar të Policisë së Kosovës, e cila mund t’i largojë për në Serbi nga porti 3 pa mallin e tyre”, ka thënë mes tjerash Nichols.

    Ndërkaq, sipas radios serbe B92, zyrtarë të EULEX-it kanë thënë se për aksionin e policisë kanë marrë vesh nga mediat.

    Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë reaguar ndaj aksionit të Policisë Speciale të Kosovës.

    Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanovic, ka tërhequr vërejtjen se situata në veri mund të eskalojë.

    “Situata është mjaft e tensionuar, ky është një veprim i pamenduar, për të cilin nuk ka asnjë shpjegim“, citon B92 Ivanovicin.

    Ai ka thënë se ka biseduar me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe pret reagimin e EULEX-it dhe KFOR-it.

    Sipas Ivanovicit, tensionet më të mëdha priten mëngjesin e të martës.
    “Kur ky veprim ndërlidhet me vendimin për ndalimin e mallrave, shihet se kemi të bëjmë me një plan mjaft koherent“, ka thënë ai.
    Ndërsa, Ministri serb Goran Bogdanovic ka thënë se aksioni i Qeverisë së Kosovës “është një akt i pakuptimtë, për të cilin dyshoj se ndoshta është i sinkronizuar me EULEX’in”.

    Ai bëri të ditur se kreu shtetëror i Serbisë menjëherë ka alarmuar bashkësinë ndërkombëtare për eskalim të situatës.

    Sipas tij, presidenti Boris Tadic dhe kryeministri Mirko Cvetkovic kanë kontaktuar me Komisionin Europian, OKB’në, Krahun Jugor të NATO’s dhe struktura tjera ndërkombëtare. Sipas RTK’së, pas mesnatës në Leposaviq është dhënë “alarmi për rrezik luftarak dhe qytetarët kanë dalë në rrugë”.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Veteranët e UÇK-së mbështesin aksionin

    Publikuar: 26.07.2011 - 12:12

    Prishtinë, 26 korrik - Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e përshëndet vendimin e qeverisë dhe aksionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për vendosjen e rendit në pikat doganore 1 dhe 31. Është obligim i institucioneve të shtetit, ruajtja e rendit dhe sovranitetit në tërë territorin, dhe veprimin e fundit ne e konsiderojmë si veprim të zakonshëm të shtetit në kryerjen e detyrave të veta.Duke inkurajuar institucionet shtetërore që të vazhdojnë me ruajtjen e sovranitetit, ne ju bëjmë thirrje që të mos bien në presionet e EULEX-it, mision i cili me deklaratat e tij edhe njëherë u dëshmua i dëmshëm për Kosovën dhe i paaftë në realizimin e asaj për çka është ftuar. Tendenca që EULEX të pengojë një aksion legjitim për rendin dhe ligjin, është vetëm përpjekje për mbrojtje të strukturave kriminale serbe, detyra e të cilave është kontrabanda dhe krimi i organizuar. Siç shihet mosfunksionimi i shtetit ligjor në terë territorin e Kosovës, i konvenon EULEX-it për të zgjatur deri në pafundësi mandatin e tij në Kosovë.

    OVL të UÇK-së, , theksohet ne kumtesën e kësaj organizate, është duke përcjellë me kujdes zhvillimet e fundit, e bën thirrje që populli i Kosovës e në veçanti veteranët të mos bien në asnjë lloj provokimi, pasi që janë institucionet e shtetit ato që menaxhojnë situata të tilla. Gjithsesi, në rast të nevojës për mobilizim të veteranëve, veteranët do të jenë të gatshëm të përgjigjen në çfarëdo lloj sfide, në mbrojtje të interesave të vendit.

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    AAK përkrah Qeverinë

    Publikuar: 26.07.2011 - 11:35

    Prishtinë, 26 korrik - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një kumtese dërguar medieve thekson se po përcjellë me kujdes zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Duke pasur parasysh nevojën jetike për rivendosjen e kontrollit shtetëror legjitim në atë pjesë të Kosovës dhe posaçërisht në pikat kufitare-doganore 1 dhe 31, vlerësojmë se operacioni i Policisë së Kosovës duhet të rezultojë me krijimin e mundësisë për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në veri të vendit. AAK është e bindur se situata e krijuar për vite me radhë në veri të Kosovës është problem i mungesës së sundimit të ligjit dhe meriton trajtim të tillë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

    AAK inkurajon Qeverinë e Kosovës që me vendosmëri të përfundojë operacionin policor në veri të Kosovës, në mënyrë që atje të vendoset siguria publike dhe qytetarëve të asaj pjese t’u sigurohet të drejtat e njeriut. Kujdesi i shtuar dhe profesionalizmi në realizimin e operacionit është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e jetës së qytetarëve të Kosovës në atë pjesë dhe oficerëve policorë. Ne çmojmë vullnetin e oficerëve të Njësive Speciale të Policisë për detyrën ndaj vendit, duke qenë të bindur në përgatitjet e larta fizike dhe profesionale të tyre.

    Në të njëjtën kohë, AAK fton Qeverinë e Kosovës që të koordinojë plotësisht aktivitetet e veta me KFOR-in, si garantues i sigurisë së përgjithshme të vendit.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Përshëndetet vendimi i Qeverisë për veriun

    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe shefat e grupeve parlamentare e kanë përshëndet vendimin e Qeverisë për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare të Kosovës në veri, duke thënë se ky ka qenë një obligim kushtetues dhe ligjorë i Qeverisë së Kosovës, për shtrirjen e autoritete të Qeverisë në tërë territorin e Kosovës.

    Shefat e grupeve opozitare, kanë thënë se nëse do të merreshin vendime të tilla më herët, pozicioni i Kosovës në bisedime me Serbinë do të ishte më i fortë, mirëpo kjo nuk e zbeh vendimin e djeshëm për marrjen nën kontroll të dy pikave doganore.

    Kryesia në mbledhjes e sotme ka caktuar për rend të ditës dy seanca, për të enjten dhe të premten, ndërkaq është pajtuar që ta fusë në mënyrë urgjente si çështje Ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    LDK mbështet aksionin në veri

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se përkrah çdo veprim të institucioneve të Republikës së Kosovës, që ka mbështetje në Kushtetutën e vendit dhe që është në funksion të sundimit të ligjit.

    "Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh mbështetjen e plotë për Policinë e Kosovës dhe bën thirrje për asistencë edhe të institucioneve gjegjëse ndërkombëtare me qëllim të kthimit të rendit dhe të ligjit në Veri të Kosovës", thuhet në një deklaratë të partisë opozitare, LDK-së.

    "Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se vetëm sundimi i rendit dhe i ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës krijon kushte për jetë të qetë dhe prosperuese për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të tyre", thuhet ndër të tjera në deklaratën e LDK-së.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Intervenimi në veri, VV: Shpresojmë që Qeveria të ketë plan
    26-07-2011 09:53 CET

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media aksionin e Policisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31 e quajti vendim të kuptueshëm, të drejtë dhe të arsyeshëm.

    Sipas Vetëvendosjes vendimi për moslejimin e mallrave prej Serbisë në Kosovë, në kuadër të reciprocitetit karshi Serbisë, është praktikisht i pamundur të zbatohet pa i marrë nën kontroll këto dy pika doganore, “prandaj, vendimi i fundit i Qeverisë është i kuptueshëm, i arsyeshëm dhe i drejtë”.

    “Me këtë rast, shpresojmë që nuk është menduar vetëm hapi i parë. Shpresojmë që qeveria ka nisur me zbatimin e një plani e një strategjie më të gjerë për ta bërë Kosovën sovrane e me integritet territorial. Nëse është menduar vetëm hapi i parë, atëherë mund të bëhet edhe më keq se ç’ka qenë deri më tash. Nëse nuk vazhdohet me ofensivë të vendosur deri në fund, pikat e marra nën kontroll mund të mos mbrohen gjatë...”, thuhet në komunikatë.

    “Sidoqoftë, edhe nëse qeveria e Kosovës nuk ka menduar më shumë e më gjatë se këtë hapin e parë që e ndërmori, mungesa e planit dhe strategjisë duhen kompensuar me thirrjen e domosdoshme që qeveria dhe Presidentja duhet t’ia bëjnë gjithë popullit dhe shoqërisë sonë në mbrojtje të Kosovës në këto momente të jashtëzakonshme. Populli dhe qytetarët e Kosovës, qeveria dhe organet më të larta shtetërore, duhet të jenë në gjendje gatishmërie për njëri-tjetrin dhe së bashku të gatshëm për Kosovën. Ajo çfarë ndodh ose nuk ndodh brenda disa ditëve në kohëra si kjo, kollaj mund të përcaktojë periudha të tëra prej disa dekadave më pastaj”, thuhet më tej në komunikatën e Vetëvendosjes.

    Sipas tyre, shteti i Kosovës kurrsesi nuk bën të zmbrapset tash. “Populli dhe institucionet e Kosovës tash duhet të jenë vigjilentë dhe të organizuar për ta mbrojtur Kosovën, për ta mbështetur pa kursim policinë e Kosovës që e mbron Kosovën. Organizimi i përbashkët i popullit, institucioneve dhe subjekteve politike e shoqërore do ta përshpejtonte dhe lehtësonte fitoren. Lëvizja VETËVENDOSJE!, me të gjithë aktivistët dhe anëtarët e saj, është e gatshme dhe shumë e interesuar që të kontribuojë për këtë. Tash është koha që institucionet më të larta shtetërore të mos administrojnë teknikisht por të prijnë politikisht”.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Po e shohe se disave nuk ju ka pelqye veprimi i qeveris Thaqi ,vellezerit e sgkive po e kritikojn qeverin duke then se kjo esht vetem per ta vazhdue qeverin thaqi,kjo qe ndolli mbrem ishte nje guxim i madhe i qeveris dhe i njesitit special i policise se kosoves,ku te gjith ne ate njesit ishin te gatshem per ti vu edhe nje temel te shtetesis se repoblikes se kosoves ne piken 1 dhe 31, e ju herojat e forumit qe kritikon veprimin e qeveris ku ishi mbrem ,pse nuk ishi ne kufi aty ku mblidheshin teroristat e serbis dhe anetaret e njesitit te serbis ,te cilit ishin te gjith civil ,po ktu po beheni patrijota cullak ....disa ktu me te vertet jan debila ...disa po them .
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

Faqja 9 prej 154 FillimFillim ... 78910111959109 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •