Illyrian te te rroi vellau dhe te gjithe ata qe punojne per mbrojtjen e vendit tone 1000 vite. Ata e din cfar bejne, jane te specializuar per keto pune ,ju duhet vetem perkrahja jone morale te tjerat ia arrijne![]()
Illyrian te te rroi vellau dhe te gjithe ata qe punojne per mbrojtjen e vendit tone 1000 vite. Ata e din cfar bejne, jane te specializuar per keto pune ,ju duhet vetem perkrahja jone morale te tjerat ia arrijne![]()
shpresojme te jete keshtu.. une persionalisht s'besoj, kur te djeg tamli..me 'patriotizem te rrejshem' nuk aludon ne vetvendosjen por ne ekstremistet serb!
Prandaj mbeshtetet pa rezerve..Ky aksion i kalon preferencat dhe dallimet partike sepse eshte aksion i nivelit kombetar/shteteror...dhe ne raste te tilla te gjithe duhet te funksionojme si nje.
Sikur te mos ishte deklarimi i Kuqit qe eshte "vendim kryekëput i kryeministrit".. qe ne realitet s'eshte dhe ti je dakord me mua ne kete pike.. nuk do e zgjatja. Ne anen tjeter Lima po akuzohet.. dhe edhe ky eshte vedim i kryeministrit kryekeput. Te presim a eshte veq tym apo ka edhe ndonje cop mish..
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Eshte e thjeshte me e vertetu. Lexo edhe nje here me kujdes deklaraten e Kuqit.
.Prandaj mbeshtetet pa rezerve..
Sikur te mos ishte deklarimi i Kuqit qe eshte "vendim kryekëput i kryeministrit".. qe ne realitet s'eshte dhe ti je dakord me mua ne kete pike.. nuk do e zgjatja. Ne anen tjeter Lima po akuzohet.. dhe edhe ky eshte vedim i kryeministrit kryekeput. Te presim a eshte veq tym apo ka edhe ndonje cop mish..
Me 'vendim kryekeput te kryeministrit' ka nenkuptu qe nuk kane gjetur mirekuptim me EULEX-in.
Halla mine nuk po mirremi me konspiracione dhe me skepticizma, sepse edhe vet VV ishte shume e kjarte me deklaraten e saj dhe ofroj perkrahjen e saj te parezerve per kete aksion.
p.s. Foleja, faleminderit shume.
Me helikopter të KFOR-it marrin nën kontrollë Pikën 1
Para aksionit për të marrë nën kontroll edhe pikën kufitare 1 në veri të Kosovës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-i
26 korrik 2011
Pas këtij takimi me dy helikopter të KFOR-it forcat e policisë dhe zyrtarët doganorë të Kosovës, janë dërguar në pikën 1 të kufirit, duke kompletuar kështu operacionin e Qeverisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave doganore pikat 1 dhe 31.
http://www.ekonomisti.info/artikulli...rolle-piken-1/
- Pasi qe paska asistu edh KFOR, mendoj se qeshtja e kontrollimit te pikave te kufirit po merr fund nje here e pergjithmone!
Publikuar: 26.07.2011 - 08:56
Prishtinë, 26 korrik, ( E plotësuar) Forcat policore të Kosovës kanë marrë kontrollin edhe në pikën 1 në Jarinje, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.“Kemi pritur se mund të ketë vështirësi. Por, situata është qetë. Tani është shtrirë sovraniteti, dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm”, ka thënë Rexhepi.
Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka theksuar se forcat policore të Kosovës tashmë kanë nën pikat 1 dhe 31 në veri të Kosovës.
Prishtinë, 26 korrik – (E plotësuar) , Mbrëmë, në orët , Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë e saj speciale kanë ndërmarrë një aksion dhe ia kanë dalë të fusin nën kontroll pikën doganore 31 në veri të Kosovës. Arsyetim për ndërmarrjen e një hapi të tillë është zbatimi i masës së reciprocitetit ndaj produketeve të Serbisë. Si njoftoi korrespodenti i Kohës Ditore nga Mitrovica, ky aksion nuk ka hasur në pengesa të mëdha. Thuhet se aksioni i Policisë së Kosovës është ndihmuar dhe asistuar edhe nga Policia e EULEX-it. Njëkohësisht, zhvillim të ri paraqet edhe shkarkimi nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të PK-së, Reshat Maliqi, nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi, kurse si shkas për këtë shkarkim thuhet të jetë qenë hezitimi i drejtorit Maliqi për të zbatuar urdhrin për këtë aksion policor.
07: 18 Kryeministri Hashim Thaçi i ka thënë Komandantit të KFOR-it se qeveria është e përkushtuar të shtrijë pushtetin në krejt territorin e vendit, raporton RTK
07:07 Pas një tërheqjes disa orëshe, serbët me të zbardhur drita kanë bllokuar sërish rrugën duke mos lejuar marrjen e kontrollit të Pikës 1
06:41 Kryeministri Thaçi bashkë me ministrin e Brendshëm Rexhepi në veri, në konsultime të shumta
06:21 Sipas RTK-së, kryeministri Hashim Thaçi gjendet që nga orët e mëngjesit në veri, ku po përcjell nga afër zhvillimet atje
05:34 Bogdanovic serbëve: Hapeni rrugën për KFOR-in, por në asnjë mënyrë për ROSU-n. Nëse ata provojnë të hyjnë sërish, unë do të jem i pari që do të dalë në barrikadë
05:12 Bogdanovic dhe Stefanovic u kanë thënë përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës se e vetmja mënyrë që serbët ta zhbllokojnë rrugën është që Policia e Kosovës të tërhiqet nga Pikat 1 dhe 31. Komandanti i KFOR-it, Buhler thuhet se po e diskuton opsionin me kryeministrin Hashim Thaçi
05:08 Përfundojnë bisedimet ndërmjet EULEX-it dhe përfaqësuesëve të Serbisë. Priten vendime për tërheqjen ose jo të barrikadës
04:49 Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi konfirmon për KTV se një polic është plagosur me granatë dore në këmbë. Zëdhënësi Brahim Sadria thotë se ai është jashtë rrezikut për jetën
04:23 AP e Reuters raportojnë për përpjekjet e Prishtinës për të marrë nën kontroll pjesën e saj veriore të kontestuar
04:15 Ivica Dacic: “Përpjekje e integrimit me dhunë të serbëve të veriut”
04:01 Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka nisur një takim me shefin e ekipit negociator serb, Borko Stefanovic
03:49 KIM Radio raporton se Njësia Speciale po çarmatos policët serbë të Policisë së Kosovës
03: 43 Bogdanovic dhe Stefanovic që kanë mbërritur në veri janë në bisedime me përfaqësues të EULEX-it
03: 39 Një helikopter i KFOR-it vazhdon të fluturojë në pjesën veriore të vendit
03: 31 Portali Indeksonline mëson se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka tentuar sërish zhbllokimin e rrugës dhe marrjen nën kontroll të Pikës 1, por nuk ia ka dalur
03:24 Serbia ka "alarmuar" BE-në, NATO-n dhe OKB-në për aksionin e Policisë në veri të Kosovës
03:21 Komandanti i KFOR-it, Buhler është kthyer afër pikës 1, mëson Indeksonline. Serbët po e bllokojnë rrugën edhe me zhavor
03:07 Rreth 200 serbë vazhdojnë të jenë të mbledhur tek pika 31, duke kërkuar largimin e forcave të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës
02: 49 EULEX: Hapat e njëanshëm janë të dëmshëm - Komunikata e plotë
"Është e rëndësishme që situata aktuale të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe paqësore. EULEX po bashkëpunon ngushtë me KFOR-in për ta bërë këtë dhe për ta ruajtur sigurinë. EULEX nuk ka qenë në asnjë formë i përfshirë në aksionin e ndërmarrë nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës. EULEX-i dhe Bashkimi Evropian në Bruksel e kanë bërë të qartë se çështja e vulave doganore duhet të zgjifhet nëpërmjet dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Veprimet e njëanshme nga cilado palë nuk ndihmojnë aspak. Problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”
02: 41 Karabinierët italianë janë ende në përkrahje të Policisë së Kosovës, në Rudare tek Pika 1, dhe pritet të ndihmojë marrjen nën kontroll edhe të kësaj pike
02: 31 Komandanti i KFOR-it, Buhler dhe trupat e tij j
e plotësuar 03:10) EULEX: Hapat e njëanshëm janë të dëmshëm - Komunikata e plotë
"Është e rëndësishme që situata aktuale të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe paqësore. EULEX po bashkëpunon ngushtë me KFOR-in për ta bërë këtë dhe për ta ruajtur sigurinë. EULEX nuk ka qenë në asnjë formë i përfshirë në aksionin e ndërmarrë nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës. EULEX-i dhe Bashkimi Evropian në Bruksel e kanë bërë të qartë se çështja e vulave doganore duhet të zgjifhet nëpërmjet dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Veprimet e njëanshme nga cilado palë nuk ndihmojnë aspak. Problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”.
(e plotësuar 03:03) Karabinierët italianë janë ende në përkrahje të Policisë së Kosovës, në Rudare tek Pika 1, dhe pritet të ndihmojë marrjen nën kontroll edhe të kësaj pike.
(e plotësuar 02:53) Komandanti i KFOR-it, Buhler dhe trupat e tij janë tërhequr nga Rudarja, duke u thënë serbëve që të shkojnë të flenë. Aty kanë mbetur forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Republikës. Ato kanë marrë urdhër nga lart që të mos largohen, pa e marrë nën kontroll Pikën 1.
02:26 Policia e Kosovës ka arrestuar 4 serbë në Brnjak, tek pika 1, pas një përleshje me serbët lokalë
e plotësuar 01:15 Sipas informatave që ka Radio KiM, serbët që kanë bllokuar rrugën kanë hedhur zhavorr mbi të. Të mbledhurit i ka vizituar komandanti i KFOR-it, të cilit i kërkuan që forcat speciale të policisë së Kosovës të tërhiqen menjëherë nga territori i Komunës së Zveçanit.
Qytetarët e Zubin Potokut janë mbledhur dhe qëndrojnë të mbledhur përball vendkalimit. Sipas burimeve të Radios KIM, nuk ka incidente por situata është shumë e tensionuar dhe lehtë mund të dalë nga kontrolli.
Ushtarët e KFOR-it po shërbejnë si tampon ndërmjet policëve të njësisë speciale dhe qytetarëve.
(e plotësuar 00:55) B92 raporton se po zhvillohen negociata ndërmjet serbëve lokalë dhe përfaqësuesve të policisë speciale dhe thuhet se situata është e tensionuar. Sipas burimeve të B92 në veri, komandanti i KFOR-it Erhard Buhler është nisur Rudnicë
e plotësuar 00:25 Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka konfirmuar se policia është ndaluar në Leposaviq dhe nuk ka mundur të depërtojë deri te Pika 1. Po ashtu, ai ka thënë se rruga është bllokuar edhe në Rudarë nga kamionë dhe makineri e rëndë. Rexhepi konfirmoi se për këtë aksion nuk ka pasur koordinim me EULEX-in.
Ministri ka thënë se: “Ne jemi të vendosur dhe nuk do të tërhiqemi nga vendimi për të futur pikat nën kontroll dhe se situata e sigurisë është e tensionuar. Nuk do të lejojmë përshkallëzimin e situatës dhe nuk do t’i rrezikojmë jetët e policëve tanë”. Sa i përket shkarkimit të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë. Rexhepi ka thënë se ky vendim është kompetencë e kryeministrit , i cili duke i përdorur autorizimet ka marrë vendimin për shkarkimin e Maliqit.
00:10 Korrespodenti i Kohës Ditore në Mitrovicë raporton se serbët e tubuar kanë gjuajtur me armë në drejtim të Policisë së Kosovës, ndërkohë që MUP-i ka bërë thirrje për mobilizim të serbëve për të bllokuar rrugët.
Koha.net
Illiryan flm,uroj qe vllau yt dhe gjith policet te kalojn mire pa tensione eshte momenti qe duhet te perkrahim policet dhe gjithe qeverin e Kosoves duke shpresuar qe mos te nderojn mendjen nga presioni qe iu behet ndaj tyre po te vazhdojn me detyren,ashtu sic edhe duken kesaj radhe jane me te vendosur qe te marin kontrollin ne piken 1 dhe 31.
Përderisa njësitet speciale të policisë ishin duke shkuar me e përmbushë detyrën e tyre, urdhërin e detyrës e dha RTK-ja. Kjo dëshmon se qëllimi i këtij veprimi është që të shërbej si mbulesë e arsyetim për përdorim të brendshëm në Kosovë e në Shkini. Pra, është mjegull si mjet për vazhdimësi të pushtetit. Jeta e njerëzve në Kosovë nuk do të përmirësohet nga ky veprim.
Reshat Maliqi, nëse ka sadopak ndërgjegje njerëzore, duhet t'i drejtohet menjëher popullit e t'i tregojë rrethanat që sollën deri te shkarkimi i tij. Kështu e zvogëlon humbjen e kot të jetërave të njerëzve. Mos të ua lënë Thaçi, Kurti, me dirigjuesit e tyre, "komtë e arushsë" policëve e popullit të pafajshëm, por le t'i bartin vet pasojat e marrëzisë së tyre.
Kërkoj falje se nuk po mundem t'i gëzohem kësaj marrëzie propagandistike me pasoja vdekjeprurëse për njerëz të pafajshëm. Në masë të madhe jam i bindur se është arritë marrëveshje paraprakisht që pjesa e Veriut të Kosovës, e banuar me Shkije, afër atyre dy pikave kufitare, 1 dhe 31, do të këtë status të veçantë nën mbikqyrje ndërkombëtare. Sidoqoftë, nuk do të qeveriset nga Prishtina.
Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 26-07-2011 më 05:31
Nje konkluzion si ky nuk prita ta lexoj.
Si paska dhene urdher RTK-ja?
RTK-ja nuk jep urdhera por informata. Nese jo RTK-ja lajmin do ta jepte nje medium tjeter.
Se a do te permiresohet jeta pas ketij veprimi na tregon e ardhmja, por po te siguroj se as qendrimi me duar ne xhepa nuk e permireson jeten e njerezve ne Kosove.
Reshat Maliqi ishte mbreme drejtperdrejt ne rtv 21 dhe e kishte mundesine te deklarohet. Ai nuk u deklarua dhe e luante rolin e viktimes.Reshat Maliqi, nëse ka sadopak ndërgjegje njerëzore, duhet t'i drejtohet menjëher popullit e t'i tregojë rrethanat që sollën deri te shkarkimi i tij. Kështu e zvogëlon humbjen e kot të jetërave të njerëzve. Mos të ua lënë Thaçi, Kurti, me dirigjuesit e tyre, "komtë e arushsë" policëve e popullit të pafajshëm, por le t'i bartin vet pasojat e marrëzisë së tyre.
Mire Thaci, po Kurti cka ka lidhje me kete aksion?
Cfardo statusi nuk do te jete me i keq se ai qe ishte para 24 oreve, pra me mire te presim dhe te percjellim me kujdes se cka do te ndodhe ne te ardhmen e te mos ngutemi me paragjykime.Kërkoj falje se nuk po mundem t'i gëzohem kësaj marrëzie propagandistike me pasoja vdekjeprurëse për njerëz të pafajshëm. Në masë të madhe jam i bindur se është arritë marrëveshje paraprakisht që pjesa e Veriut të Kosovës, e banuar me Shkije, afër atyre dy pikave kufitare, 1 dhe 31, do të këtë status të veçantë nën mbikqyrje ndërkombëtare. Sidoqoftë, nuk do të qeveriset nga Prishtina.
illyrian rex,
Sapo lexova edhe shkrime tjera dhe fillimisht i bashkangjitem edhe unë urimit të tjerëve që vëllau i yt, si një prej më të mirëve që i ka njerëzimi, të jetë shëndosh e të vazhdojë t'i mbrojë njerëzit e mos të shndërrohet në "mashë" të Thaçit.
Thaçi, duke e rrjedhë urdhërin, për detyrën që ja ka caktu njësiteve speciale policore, në RTK, pa arritë njësitet në pika kufitare, e ka shtuar rrezikun drejtëpërsëdrejti për jetën e të gjithë pjestarëve të atyre njësiteve. Për më shumë, morali i njësiteve ka pësu shumë kur e kanë kuptu se është shkarku Reshat Maliqi. Kjo ndikon në uljen e përgatitjes mendore të pjestarëve të njësiteve, që i bën ata të jenë më të prirë për me bë gabime që mund të ju kushtojnë me jetë.
Kurrsesi s’bën të zbrapsemi tash
26 KORRIK 2011 - E Martë 01:05
Policia e Kosovës, me vendim të qeverisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 22, mori nismën për vendosjen e kontrollit në pikat doganore 1 dhe 31 në veri të vendit. Ky vendim e pason vendimin paraprak të javës që shkoi për moslejimin e hyrjes së mallrave prej Serbisë dhe qarkullimin e tyre në Kosovë. Vendimi për moslejimin e mallrave prej Serbisë në Kosovë, në kuadër të reciprocitetit karshi Serbisë, është praktikisht i pamundur të zbatohet pa i marrë nën kontroll këto dy pika doganore. Prandaj, vendimi i fundit i Qeverisë është i kuptueshëm, i arsyeshëm dhe i drejtë.
Me këtë rast, shpresojmë që nuk është menduar vetëm hapi i parë. Shpresojmë që qeveria ka nisur me zbatimin e një plani e një strategjie më të gjerë për ta bërë Kosovën sovrane e me integritet territorial. Nëse është menduar vetëm hapi i parë, atëherë mund të bëhet edhe më keq seç ka qenë deri më tash. Nëse nuk vazhdohet me ofensivë të vendosur deri në fund, pikat e marra nën kontroll mund të mos mbrohen gjatë. Hapi i këtillë është pozitiv dhe i drejtë, por hapi mbetet veçse një hap. Hapi nuk e bën ecjen. Ecjen e përbëjnë hapat, shumë hapa të bashkërenduar.
Sidoqoftë, edhe nëse qeveria e Kosovës nuk ka menduar më shumë e më gjatë se këtë hapin e parë që e ndërmori, mungesa e planit dhe strategjisë duhen kompensuar me thirrjen e domosdoshme që qeveria dhe Presidentja duhet t’ia bëjnë gjithë popullit dhe shoqërisë sonë në mbrojtje të Kosovës në këto momente të jashtëzakonshme. Populli dhe qytetarët e Kosovës, qeveria dhe organet më të larta shtetërore, duhet të jenë në gjendje gatishmërie për njëri-tjetrin dhe së bashku të gatshëm për Kosovën. Ajo çfarë ndodh ose nuk ndodh brenda disa ditëve në kohëra si kjo, kollaj mund të përcaktojë periudha të tëra prej disa dekadave më pastaj.
Shteti i Kosovës kurrsesi nuk bën të zbrapset tash. Populli dhe institucionet e Kosovës tash duhet të jenë vigjilentë dhe të organizuar për ta mbrojtur Kosovën, për ta mbështetur pa kursim policinë e Kosovës që e mbron Kosovën. Organizimi i përbashkët i popullit, institucioneve dhe subjekteve politike e shoqërore do ta përshpejtonte dhe lehtësonte fitoren. Lëvizja VETËVENDOSJE!, me të gjithë aktivistët dhe anëtarët e saj, është e gatshme dhe shumë e interesuar që të kontribuojë për këtë. Tash është koha që institucionet më të larta shtetërore të mos administrojnë teknikisht por të prijnë politikisht.
Prishtinë, 26 korrik 2011
Lëvizja VETËVENDOSJE!
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Krijoni Kontakt