Close
Faqja 144 prej 154 FillimFillim ... 4494134142143144145146 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,431 deri 1,440 prej 1535
  1. #1431
    Serbia merr statusin e kandidatit !!!!

    Komisioni Evropian ka propozuar që Serbisë t’i ndahet statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa ka bërë të ditur se negociatat për pranim në bllok do të jenë të hapura në momentin kur Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

    Komisionari evropian për Zgjerim, Stefan Fyle, gjatë prezantimit të Raportit të Progresit, në pjesën ku flitet për Serbinë, ka thënë të mërkurën në Bruksel se Serbia ka arritur progres në fusha të caktuara të rëndësishme dhe Komisioni mendon që këtij vendi t’ia japë statusin e kandidatit, duke pasur parasysh që ky vend të jetë i angazhuar në dialog me Kosovën.

    Për sa i përket datës së nisjes së bisedimeve për aderim, Fyle ia ka bërë të qartë Serbisë se një gjë e tillë do të bëhet vetëm pasi të ketë normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

    “Ky është prioriteti i vetëm dhe ai vetvetiu përfaqëson konfirmimin e reformave në drejtësi, sundimin e ligjit dhe fusha tjera me rëndësi primare për përmbushjen e kritereve politike të Kopenhagës”, ka thënë Fyle.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,64849
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #1432
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    Ja Pra te nderuar Bashke Kombasit e Mi - Shqiptaret Kudo qe gjindeni se cfare eshte BE-ja - Bashkimi Europian. Shqiperise i dhane nje JO te madhe per Status Kanditimi ne kete organizate - ndersa Shtetit (Serbise) i cili beri 4 luftrat me te pergjakshme ne Historine e njerezimit e sidomos ne Bosnje dhe Kosove - merr pa asnje pengese statusin e kandidatit. Ja kjo eshte Europa ku keta Qeveritare tane te Shantazhuar dhe Servilizuar mendojne per te, ne vend se te mendojne per vendin dhe popullin e tyre. Kjo Europe Shtrige e Vjeter dhe e Re per Shqiptaret asgje nuk do sjell gje te mire per ne si KOMB - nese Ne Vet nuk jemi te Bashkuar. Edhe kjo eshte nje arsye shume e madhe qe Shqiptaret patjeter dhe pa asnje hezitim duhet kerkuar Bashkimin Kombetar. E vetmja Zgjedhje Reale, e drejte dhe e qendrueshme per Shqiptaret dhe Kombin tone eshte Bashkimi Kombetar. Tani eshte koha dhe momenti me vendimtar dhe me kyq qe ne te zgjohemi nga gjumi dhe te Bashkohemi se vetem keshtu behemi me te fuqishem dhe vetem te bashkuar mund ti mbrojme interesat tona Kombetare - kundrejte kesaj Europe Shtrige te Vjeter - te Re dhe gjithnje Shtrige per Shqiptaret.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #1433
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Serbët nuk i heqin barrikadat

    http://www.botasot.info/mesme/MITROVICA_744851054.jpeg
    Përfaqësuesit e strukturave paralele në veri të Kosovës kanë deklaruar se barrikadat kryesore nuk do të largohen nga rrugët derisa të mos gjendet “një zgjidhje” për vendkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak. Ata kanë thënë se në takim me përfaqësuesit e KFOR-it nuk kanë marrë kurrfarë afati për heqjen e barrikadave deri në fund të kësaj jave, porse “po punojnë për relaksimin e gjendjes në terren”. Kryetari paralel i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq ka thënë se largimi i disa barrikadave nuk do të thotë se serbët e rebeluar do të largojnë edhe barrikadat kryesore, derisa të mos gjendet një “zgjidhje kompromisi për problemet në veri të Kosovës”. Ndërsa, kryetari paralel i Mitrovicës, Krstimir Pantiq, ka deklaruar se ekzistojnë disa opsione nëse KFOR-i do të tentojë që të largojë barrikadat.

    “E para është që popullata vetëm të jetë vëzhguese e kësaj, që është pak e besueshme. Opsioni i dytë është që barrikadat të mbrohen dhe i treti është që për çdo barrikadë të hequr të vendosen dy të reja”, ka thënë ai. Ndryshe, forcat e KFOR-it dhe EULEX-it kanë filluar sot në mëngjes operacionet e përbashkëta për vendosjen e kontrollit në rrethinën e portës në Jarinje. Në fakt, këtë operacion KFOR-i e filloi me kërkesë të EULEX-it për të ndihmuar në parandalimin e përdorimit ilegal të rrugës anësore rreth portës zyrtare dhe të ndalojë kontrabandën.

    “KFOR-i ka të drejtë të largojë barrikadat kur rrethanat të jenë të përshtatshme dhe nuk do t’i tolerojë ato përgjithmonë. Qytetarët duhet të rrinë larg bllokadave të rrugëve dhe barrikadave dhe nuk duhet të marrin pjesë në protesta dhe aktivitete ilegale”, ka thënë komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori, Erhard Drevs. Serbët e rebeluar kërkojnë kthimin e gjendjes së para 25 korrikut si kusht për heqjen e barrikadave, por Prishtina zyrtare ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

    Pikat kufitare 1 dhe 31 në veri për një kohë të gjatë kanë qenë jashtë kontrollit të institucioneve të shtetit të Kosovës. Në këto dy pika janë vendosur policë dhe doganierë të Kosovës, gjë e cila është kundërshtuar nga serbët e rebeluar, të cilët madje edhe kanë sulmuar KFOR-in, duke plagosur katër ushtarë të misionit paqeruajtës
    ------------------------------------------------
    !!!!!!!!!!!!!!!
    P.s.A ju thash ne ni tem tjeter se krejt jan rrena te thaqit,ndryshe flet,e ndryshe vepron ,,Ps''juve "Ai jau ka shit moti Mitrovicen LOOOOL,
    Ju ka dhan AUTONOMI,do t'thote nen thunder te SERBIS..kjo eshte e tera ,mos u mashtroni ma me rrena tij,e disave si ai ktu ne forum,se ashtu kshtu,me zor po mbahen t'shkretit,,ps''po mashtrohen me muziken patriotike,loool.ndoshta per simpatin e thaqit,mbase...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 14-10-2011 më 01:56
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  4. #1434
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #1435
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #1436
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #1437
    BE kërkon nga Kosova ofertë të re për veriun Publikuar: 15.10.2011 - 09:01
    Prishtinë, 15 tetor – Bashkimi Evropian ka kërkuar nga udhëheqësit kosovarë që të përgatisin një ofertë të re për t’i fituar zemrat e serbëve të veriut, ka thënë një zyrtar i lartë i Brukselit. Sipas këtij zyrtari, i cili ka folur për gazetën në kushtin e anonimitetit, Plani i Ahtisaarit nuk po pranohet për serbët, dhe institucionet e Kosovës duhet të bëjnë një ofertë tjetër për ta, një ofertë të pranueshme.

    Duke komentuar kërkesën e Komisionit Evropian në Raportin e Progresist, për një “Agjendë gjithëpërfshirëse”, ky zyrtar ka thënë se zbatimi i Pakos së Ahtisaarit në veri ka dështuar dhe si rrjedhojë kërkohet një plan i ri.

    Ndërkohë, ambasadorët e tri shteteve të fuqishme të BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, kanë mohuar të mërkurën se po kërkohet ndonjë dialog politik, por ambasadori gjerman dhe ai francez kanë thënë se çështja e veriut duhet të adresohet.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, ka thënë se termi që përdoret në Raportin e Progresit nuk kërkon ndonjë dialog politik, por veriu duhet të adresohet. Ky adresim, sipas ambasadorit gjerman, duhet të nisë nga zbatimi i kërkesave të shtruara nga kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës në Serbi.

    “Unë jam i bindur se situata në veri kërkon diskutime. Ajo situatë nuk mund të zgjidhet në mënyrë të qëndrueshme me mjete policore. Një shembull i diskutimeve të tilla ishin bisedimet e kancelares Merkel në Beograd, ku ka kërkuar shuarjen e strukturave paralele dhe mundësinë që EULEX-i pa pengesa ta bëjë punën e vet në veri”, ka thënë ambasadori gjerman.

    Ambasadori gjerman ka thënë se ndërtimi i besimit me aktorët lokalë është treguar i suksesshëm në të kaluarën.

    Më shumë rreth kësaj kërkese lexoni sot në “Koha Ditore’
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #1438
    A po ju bojn pulat vo Arian?

    Qekjo italianja nashta asht ma e mir.

  9. #1439
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    A po ju bojn pulat vo Arian?

    http://www.youtube.com/watch?v=uxwl33Njf7Q

    Qekjo italianja nashta asht ma e mir.

    http://www.youtube.com/watch?v=xJFQB...eature=related
    E ore DUDRINAS - qesharak si Ministri Rexhepi na Qenke !!!!!

    Shqiptaret ne VERI jane ne Rrezik e Ju se Bashku me Ministrin e Juaj Bajram Rexhepin beni Hajgare. Veriu i Kosoves eshte ne barikada e me te ndryshmet e JU beni Hajgare - Vetem Vazhdoni JU me Hajgaret e Juaja - Se mire do i kini punet.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #1440
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    BE kërkon nga Kosova ofertë të re për veriun Publikuar: 15.10.2011 - 09:01
    Prishtinë, 15 tetor – Bashkimi Evropian ka kërkuar nga udhëheqësit kosovarë që të përgatisin një ofertë të re për t’i fituar zemrat e serbëve të veriut, ka thënë një zyrtar i lartë i Brukselit. Sipas këtij zyrtari, i cili ka folur për gazetën në kushtin e anonimitetit, Plani i Ahtisaarit nuk po pranohet për serbët, dhe institucionet e Kosovës duhet të bëjnë një ofertë tjetër për ta, një ofertë të pranueshme.
    Per serbet e atjeshme nuk ka asnje oferte te pranueshme brenda sovranitetit dhe ligjit te Republikes se Kosoves.

    Ofertat e vetme qe ata i pranojne:
    1. Ndarja e veriut nga Kosova
    2. Mbetja e Kosoves ne Serbi
    3. Vazhdimi i Status quo te deritashme
    4. Status special, si zgjidhe e perkohshme deri te arrihet zgjidhja perfundimtare -ndarja.
    5. Shperngulja e dhunshme e shumices se tyre

    Pershendetje

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •