Close
Faqja 110 prej 154 FillimFillim ... 1060100108109110111112120 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,091 deri 1,100 prej 1535
  1. #1091
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Po mi halla mine po ashtu ashete. Me ne fund kemi dicka te perbashket ne mendime!
    Sot nuk ashete kohe me ngrite zanin turma turma rrugeve ase ne Kosove ase ne Shqypni.
    edhe kete pake liri e demokraci qe na aredhi me ndihemen e te huajve, jemi tu e shkaterru vete!
    Dikush do demokraci mbi demokraci, dikujna si del toka per tiu lut Zotit, dikush e pengon kryqi dikush muslimani! Dikush e shef turkun se cfare bene ne tokat shqyptare po si shef greket e serbet qe i kem aty afer!!! dikush do te vras shqyptar e te hiqet atedhetar,dikush do te marr qeveri e shkaterrron ate qe e ka!! oj halla mine vetem Zoti na rafet ne fije se ma pis maluk se shqyptaret nuk paska. Per ate jemi ketu ku jemi.
    Jemi duke e shkateruar vete por jo pa ndihmen e te huajve.
    Qeveri thaqi.. pardon hashim polari nuk merr udhe as deri ne WC pa marre iz prej te huajve(dellit)..
    e nese punet shkojne llug dreqi ateher te huajt nuk munden ti ikin pergjegjesis e me na lane vetem neve kamt e arushes..
    sepse udhezimet e tyre po i njek polari i brojes si zagar i mire qe eshte..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #1092
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    ja pergjigja e qeviritareve per mos thene me lapero zagarve e zagaricave, u be bajat.


    Qeveria Vetëvendosjes: Jeni huliganë!
    Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet një deklarate publike, ka shprehur indinjatën dhe ka dënuar fuqimisht – siç e quan – “manifestimin e dhunës dhe vandalizmit ndaj zëvendëskryeministres Edita Tahiri në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ të Prishtinës, pas kthimit të saj nga Brukseli”.
    “Sulmi, i cili është kryer nga individë të deklaruar si aktivistë të Lëvizjes politike “Vetëvendosje”, është një akt politikisht i papërgjegjshëm dhe në kundërshtim me ligjin. Ky akt është vandal dhe manifestim huliganizmit për qëllim të përfitimit politik”, thuhet në deklaratë.
    Qeveria e Kosovës, siç theksohet më tej, është e angazhuar në procesin e dialogut të barabartë me Serbinë, për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me raportet në
    mes të dy shteteve. Kjo rrugë, sipas Qeverisë, do të çojë në njohjen reciproke të dyja shteteve dhe në normalizimin e marrëdhënieve në rajon.
    “Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja për të konsoliduar shtetin e Kosovës, për mirëqenien e qytetarëve të vet dhe të forcojë partneritetin e vetë me të gjitha strukturat ndërkombëtare në procesin e integrimeve euroatlantike”.
    Po ashtu theksohet se, Qeveria kërkon nga organet e sigurisë dhe drejtësisë në Republikën e Kosovës që të gjitha aktet e dhunës dhe huliganizmit të trajtoje, pa marr parasysh se nga cila anë vijnë.
    “Sundimi i rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës nuk ka dhe nuk do të ketë alternativë. Ata që kundërshtojnë këtë, pavarësisht se nga vijnë, nuk do të kenë perspektivë në shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës”, thuhet në fund të deklaratës publike të Qeverisë.
    Bota Sot
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #1093
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Qeveria: Sulmi ndaj Edita Tahirit, akt i huliganëve

    Po ashtu theksohet se Qeveria do të vazhdojë me dialogun me Serbinë, sepse sipas saj, kjo do të çojë në njohjen reciproke mes dy shteteve. ...

    http://rtklive.com/?cid=1&newsId=51509&mf&fn003i6czkel6Zme!eTx00E6x2vim6xv6j++cL-oL-cV%28i#M^P0~5iler&&sO7Dm!cfzL&2_KpJd9Z0!r7&73=-9Y!!70iH4V7c
    Genjeshter.

    Njohja reciproke, apo cfardo njohje tjeter e shtetit te sotem te Kosoves nga Serbia eshte praktikisht e pamundur.
    Se cfare mund te ndodhe ne 20, 50 apo 100 vitet e ardhshme eshte ceshtje tjeter.

    Qeveria permes kesaj genjeshtre absolutisht perfide po mundohet jo vetem ta arsyetoj "dialogun", i cili nuk eshte asgje tjeter perpos obligim per implementimte marreveshjeve paraprake Serbi-BE, gje qe u pa edhe te marreveshja per vula, e cila u arrite para se te uleshin Tahiri dhe Stefanoviq ne tryezen e "bisedimeve" (ne zyren 2 m2) per ti bere ca fotografi per propagande mediale, por eshte edhe tentim gjithashtu perfid per terhequr vemendjen e publikut nga leshime te pajustifikueshme ne dem te Kosoves dhe trajtimin absolutisht te pabarabarte te Kosoves nga BE dhe Serbia, gje e cila vetem e ben edhe me te pamundshme dhe te larget mundesine teorike te njohjes se shtetit te sotem te Kosoves nga ana e Serbise, pr edhe disa shteteve te BE-se te cilat gjithashtu nuk e kane njohur Kosoven.

    Per kete dhe shume arsye tjera, duhet te mbeshteten "huliganet". Sepse ne pamundesi qe te protestohet efektivisht ne forma me paqesore, realisht nuk mbeten shume rruge tjera. Duke pase parasyesh tadhetine, mashtimet dhe pabarazite qe po i behen Kosoves dhe te ardhmes se shumices se qytetareve te Kosoves, qeveria do te duhej te ishte e kenaqur qe eshte gjuajt vetem me domate.

    Pershendetje

  4. #1094
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Tahiri: Shpejt do të fillojë tregtia e lirë Kosovë-Serbi
    ...
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,68141
    Shpejt do te vazhdoje tregtia e lire e prodhimeve te Serbise, do te ishte titull shume me afer realitetit.

    Pershendetje

  5. #1095
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Rritje 20% të punësimit

    Koncentrim te mallrat e Kosovës

    Shqipëria zëvendëson Serbinë

    Po vijnë ditë të mira për biznesin

    Shqipëria rrit eksportet drejt Kosovës

    Rritet punësimi në kompanitë vendore

    Vazhdon rritja shkëmbimeve ekonomike, tregtare Shqipëri-Kosovë

    Lajthitja ekonomike e Serbisë

    Shqipëria, bum eksportesh drejt Kosovës

    Rajoni – në garë për tregun tonë

    Embargo edhe energjisë nga Serbia

    Ndërmarrësit serb akuzojnë shtetin

    5 milionë euro më shumë në buxhet

    Rriten eksportet në Shqipëri

    AKB: Bizneset po rriten

    Embargo ndaj Serbisë sjell Coca Colat në gjuhën shqipe në Preshevë

    Asnjë mall serb nuk po hyn në Kosovë

    Asnjë cent për Serbinë

    Shteren produktet serbe

    Bllokimi i kushton Serbisë një milion euro në ditë

    Produktet serbe bojkotohen edhe në Maqedoni

    Shqipëri, trefishohet eksporti drejt Kosovës


    Keta tituj te gazetave(te bartur edhe ketu ne forum) ose jane rrena, propagand ..
    ose marreveshjet qe po i ben hashimi me serbine jane teresisht antishqiptare..
    Njera nga keto dy opcione eshte e vertet.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #1096
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    -Keta tituj te gazetave(te bartur edhe ketu ne forum) ose jane rrena, propagand, ose..
    -marreveshjet qe po i ben hashimi me serbine jane teresisht antishqiptare..
    Njera nga keto dy opcione eshte e vertet.
    Gabova ..
    Qe te dy opcionet mund te jene te verteta.. por jo te dyjat mund te jene te paverteta..
    qe dmth se paku njera duhet te jete padyshim e vertet..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #1097
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Tahiri: Shpejt do të fillojë tregtia e lirë Kosovë-Serbi
    ...
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,68141
    Eh Zoti ju vrafte !

  8. #1098
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Dodik megjithatë nuk hyri në Kosovë

    http://koha.net/repository/images/04...09111914_1.jpg





    Publikuar: 04.09.2011 - 19:14
    Pejë, 4 shtator (E plotësuar) – Peshkopi i ri i Lipjanit, Jovan u shugurua sot në manastirin e Patriarkanës së Pejës, kurse në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm edhe ministrat Ivica Daçiq e Goran Bogdanoviq, si dhe i dërguari i presidentit të Serbisë, Mllagjan Gjorgjeviq, si dhe komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler e përfaqësuesit e EULEX-it dhe UNMIK-ut, si dhe rreth 500 qytetarë serbë, kryesisht nga Dukagjini, raporton radio KiM. Ky radio stacion i serbëve të Kosovës nuk përmend se në solemnitet ka marrë pjesë edhe presidenti i Republika Srpska, Millorad Dodik, për të cilin qe paralajmëruar dhe thuhej se ka qëndruar në Pejë, ndonëse nuk ka kërkuar leje nga organet e Kosovës.

    Patriarku Irinej tha në fjalën e tij se “populli serb duhet t’i ruajë shenjtëritë e veta në Kosovë e Metohi me rrugë paqësore”, duke shtuar se ato duhet të mbeten në kuadër të Kishës Ortodokse Serbe.

    Sipas raportimeve të medieve serbe, një autobus me mysafir nga Kraleva është gjuajtur me gurë dhe ka shkaktuar dëme materiale, kurse policia është duke e hetuar rastin.
    Koha net
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #1099
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs down

    Propaganda e radhes e zedhenses se Qeveris se Thacit, RTK-se.
    Per kete qellim perseri dhe ne vazhdimesi keqperdoren media te huaja apo edhe politikan te huaj ( si p.sh. ekstremista serbe), per tu dukur me te padyshimte dhe me te besueshem.

    Delo: Serbia më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës

    “Edhe pse vula doganore, e cila për synim ka qarkullimin e normalizuar të mallit në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, nuk do të përmbajë simbole shtetërore të Kosovës, kjo vulë e afron Serbinë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës”, shkruan gazeta.

    http://rtklive.com/?cid=1&newsId=51527&mfooa9-&/Bwd!s0Aw57w&@z%29xi8335@v^&d&205mS9GRZ1xc%28T2psiYk+&ci%287wz23d9fRVf8m7ieY&2m5cHw!8^O06@6K5fm9cK97
    Argumentet?!
    Si dhe kur do te pritej njohja zyrtare e Kosoves nga ana e Serbise, pasi ceshtja e vulave e paska afruar kete mundesi?

    Pershendetje

  10. #1100
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    “Economist”: Vulat, “fitore” e Kosovës
    05-09-2011 18:21 CET



    http://www.zeri.info/fotot/36199/mai..._tim_judah.jpg


    Nëse ka vullnet, ka edhe rrugëdalje. Kështu nis shkrimi i prestigjiozes “The Economist”, rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, duke iu referuar marrëveshjes së fundit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë për vulat doganore, marrëveshje kjo që u arrit më 3 shtator.

    Serbia me këtë marrëveshje pranoi që mallrat të mund të eksportohen apo të kalojnë përmes Serbisë të zhdoganuara nga “Doganat e Kosovës” ndërkaq, Kosova do ta heqë embargon e saj ndaj mallrave serbe, embargo kjo e nisur qysh në muajin korrik.

    “Marrëveshja i ngjan më shumë njëfarë tërheqjeje nga ana e Serbisë. Kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, autoritetet serbe bllokuan eksportet e Kosovës. Ata nuk pranonin asgjë të vulosur me vulë doganore ku shkruante “Republika e Kosovës”. Kjo do të ishte e kuptueshme, pasi që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe e konsideron atë pjesë të vetën. Mirëpo, në vulat doganore, asnjëherë nuk ka qenë e shkruar kjo. Gjithmonë ka qenë “Doganat e Kosovës””, shkruan “The Economist”, duke sqaruar kështu marrëveshjen e arritur, dhe duke ia atribuuar në këtë mënyrë këtë “fitore” Kosovës.

    Ndërkaq, Borko Stefanoviq, kryenegociatori serb, pranoi se tani Serbia i njeh vulat ekzistuese por shtoi se doganat nuk janë atribut i sovranitetit.

    Megjithatë, kjo gazetë përmend edhe faktin se, pavarësisht nëse doganat janë apo jo atribut i sovranitetit dhe nëse i është lejuar apo jo Kosovës të ketë të shkruar në vulat e saja doganore “Republika e Kosovës”, eksporti i Kosovës është i pakët, përveç hekurishteve dhe disa mineraleve.

    Arsyeja përse serbët tani po nguten t’i pranojnë vulat të cilat kanë mundur t’i njohin qysh në vitin 2008, mund të ketë të bëjë diçka me vizitën e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Beograd, më 23 gusht. Ajo atje tha se përderisa Serbia t’i shpërbëjë “strukturat e saja paralele” në Kosovë, nuk do të mund ta merr statusin e vendit kandidat në BE. /zëri/
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •