Close
Faqja 109 prej 154 FillimFillim ... 95999107108109110111119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,081 deri 1,090 prej 1535
  1. #1081
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/img/99REXHEPI.jpg

    Policia dhe doganierët e Kosovës do të veprojnë në të gjitha pikat kufitare
    Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se marrëveshja e arritur me Serbinë për vulat doganore dhe kadastrat nuk ndërlidhen me pjesën e punës operacionale të Policisë Kufitare, ndërkohë që së bashku me KFOR-in dhe EULEX-in janë duke u bërë përgatitjet për kthimin e doganierëve dhe policëve kufitarë edhe në pikat 1 dhe 31 në veri.
    Ai këto komente i bëri të shtunën në kampin Villaggio Italia të KFOR-it në Pejë, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së dorëzim-pranimit të gjithë kufirit me Malin e Zi nga KFOR-i tek Policia Kufitare e Kosovës.
    Me këtë rast, ministri Rexhepi ka thënë se për dërgimin e doganierëve dhe policisë kufitare në veri presin garantimin e sigurisë nga ana e KFOR-it, ndërkohë që ende nuk ka një datë të saktë se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
    Ai ka shtuar se lidhur me këtë çështje janë duke diskutuar bashkërisht me KFOR-in dhe EULEX-in.


    bajram zeza sa here ke be hop pa e kapercy cakun! dhe ti je pjese e hyqymetit lapero-zagarist.
    Ariani tb, te lutem mos nai reklamo me lapero-zagarin e albin koqo dan qoseve. Me perjashtim te disave edhe ata nuk jan me te mire. Duan pushtet me cdo kushet mbi kurriz te Kosoves!
    rrugen per te aredhe ne pushtet e kan zgjedhe ate te lapero-zagaris qosisto koqo enveriste, mashtro shpife kall shkaterro vra e pellat rruga e magaris ashete kjo i thojen revolucion i vonuar.
    Amanet te moqem e kan nga enver-stalin-tito-miladin-mugoshat si me aredhe ne pushtet!
    Vdiqen ata pake burra qe dijten em ndertu shtet me ndere e dinjitet. Sot ashete vaketi lapero-zagaris.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #1082


    Ja Policia e Hashim Thacit sa Trima. Por Jo ne VERI ne Pikat 1 dhe 31. Por tek Aeroporti i Prshtines !!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #1083
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=Bnr4a...layer_embedded

    Ja Policia e Hashim Thacit sa Trima. Por Jo ne VERI ne Pikat 1 dhe 31. Por tek Aeroporti i Prshtines !!!!
    Policia po ben detyren qe ja ka ngarkuar ligji!

    Ariani_TB rrituni e behuni burra e beni politike e protesta ashtu siç duhet te behet e jo te beheni qesharake permes kesi aktesh qe nuk vlejne. E kam shkruar dhe ne tema te tjera per Levizjen W se ju keni zgjedh rruge dhe mjete te gabuara.

    Ne parlament jeni e keni mundesi te kerkoni z.Tahiri ne interpelance per t'u njohur me permbajtjen e marreveshjes.

  4. #1084
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Rugovasit kërkojnë kthimin e territorit të zaptuar

    http://www.botasot.info/mesme/3protesta-e-rugovasve.jpg



    Rugovasit kërkojnë kthimin e territorit të zaptuar

    Në shenjë pakënaqësie të neglizhencës dhe injorimit nga ana e pushtetit lokal të Pejës, po ashtu nga Qeveria e Kosovës, rreth 500 rugovas kanë protestuar të shtunën në tokat e tyre shekullore e që Mali i Zi po e quan territor të vetin.
    Me pllakate në duar duke kërkuar kthimin e tokës së zaptuar këta protestues kanë marshuar të qetë duke kënduar këngë autoktone rapsodike. Kërkesa kryesore e tyre është rikthimi i vijës kufitare në Qafën e Çakorrit, aty ku ka qenë më parë.
    “Institucionet tona po i mbyllin sytë dhe nga të gjitha anët po u zaptohet territori i vet shekullor”, thotë Ismet Muriqi, banor i fshatit Koshutan të Rugovës.
    “Pse ne të heshtim gjithmonë? Territori i Kosovës është copëtuar shekuj me radhë, lëshoja atij, lëshoja këtij, asnjë metër tokë më s’ duhet ta lëmë të na e okupojnë, për së gjalli s’do t’i lejojmë”, u shpreh i mllefosur Muriqi. Ai shtoi se prej se ai dhe gjyshërit e tij mbajnë mend kjo tokë ka qenë e Kosovës.
    “Këta s’po dinë të ngopen kurrë. Pak po iu duket se na e kanë marrë Plavë e Guci, Mitrovicën po na e lajnë peng! Për të gjallë tonë nuk do të lejojmë që të ndryshohet vija kufitare, edhe derisa ta qesin prapë si ka qenë për Qafë të Çakorrit ne nuk do të ndalemi”, është shprehur Muriqi.
    Muriqi po ashtu bëri thirrje tek të gjitha institucionet lokale dhe qendrore që të ndërmarrin hapa konkret për ta mbrojtur territorin sa nuk është bërë vonë. Protesta është zhvilluar në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes për bartjen e kompetencave nga KFOR-i tek Policia Kufitare e Kosovës për ruajtjen e kufirit me Malin e Zi. Demarkacioni i vijës kufitare me Malin e Zi nuk ka filluar ende, ndërkohë që ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Ivan Brajoviq ka thënë se vendi i tij nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjëve të tij
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #1085
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=Bnr4a...layer_embedded

    Ja Policia e Hashim Thacit sa Trima. Por Jo ne VERI ne Pikat 1 dhe 31. Por tek Aeroporti i Prshtines !!!!
    dhe ty kjo te duket aksion per te mire A! Kjo qe bejen keta te ri shqyptar sashete tjeter perpos turpi i disa me te medhejve qe ju duhet pushtet dhe ndersejen rinin kunder institucioneve te Kosoves edhe ashtu te brishta.
    kush qendron mbas ketyne poshtersinave qe i mobilizojen keta te ri i amrrin ne qafe?! Populli ka ra ne hall me kesi politikanash te rrugeve. Nese ata emritojen udheheqesin,populli i di i shikon, nuk duhet te haliten udhave ata te ri per interesa te qarqeve antikombetare. revolucionet e vonume i di populli se cfare prapaskenash kan.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #1086
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/reklama/e-skuqin-editen.jpg


    E “skuqin” Editën, 34 të arrestuar

    (I plotësuar)-Lëvizja Vetëvendosje (VV), ka reaguar ndaj arrestimit të aktivistëve të saj nga ana e policisë së Kosovës, duke e cilësuar veprimin e policisë si brutal.
    Sipas kësaj lëvizjeje në mesin e të arrestuarve ka edhe deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
    “Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe deputetët tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës u arrestuan sot brutalisht nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës.
    Lëvizja Vetëvendosje! sot ka organizuar një aksion protestues kundër zëvendës-kryeministres Edita Tahirit dhe koncesioneve të vazhdueshme të saj ndaj Serbisë dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës. Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste.

    http://www.botasot.info/reklama/i%20arrestuari.jpg

    Aktivistët e Lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës që e lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës me Kryeqytetin e Kosovës, për t’ia bllokuar atë zv. Kryeministres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë. Kjo e fundit prapë u ul pranë Borisllav Stafanoviqit, njeriut që i udhëhoqi strukturat paralele të Serbisë në luftën e tyre kundër pikave doganore të Kosovës në pjesën veriore, e i cili tash u shndërrua në negociatorin i cili e nxjerri një marrëveshje pikërisht për këto pika.
    Takimi i djeshëm e ktheu Kosovën në gjendjen e para 25 korrikut. Takimi i djeshëm përfundimisht e dërgoi një sinjal te të gjithë ndërkombëtarët se Kosova nuk e konsideron punë të madhe sulmin e Serbisë ndaj Kosovës, dhe veçanërisht angazhimin aktiv të Borisllav Stefanoviqit në këtë sulm. Negociatat për Kosovën mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë përkundër fjalëve të mëdha të Hashim Thaçit e Edita Tahirit, të cilët pas sulmit të Serbisë mbi institucionet e Kosovës dhe vrasjes së policit të Kosovës Enver Zymberit, filluan ta shohin qartë se kush është Serbia dhe madje me fjalë edhe të na e tregojnë këtë hapje të re të syve të tyre karshi armiqësisë së Serbisë. Por veprat e tyre megjithatë flasin ndryshe, në kundërshtim me fjalët e tyre.
    Kjo tregon se ata janë të vetëdijshëm për dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës, por prapëseprapë janë të gatshëm të vazhdojnë me këtë mënyrë veprimi”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.





    “Gjatë intervenimit të sotëm të policisë një numër i aktivistëve u lënduan drejtpërdrejt nga dhuna policore. Të lënduarit po trajtohen në ambulancën e Aeroportit. Brutaliteti i policisë në intervenimin e sotëm. Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste. Me këtë rast policët e Kosovës e shkelën rëndë ligjin dhe imunitetin e deputetit, sipas të cilit deputeti nuk guxon në asnjë mënyrë të arrestohet e as ndalohet kur është duke kryer detyrat e veta politike, çfarë edhe është protesta.
    Aktivistët e Lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës dalëse nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, për t’ia bllokuar atë zv. Kryeministres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë. Njëkohësisht aktivistët e Lëvizjes kishin hedhur domate të kalbura në drejtim të veturës së zv. Kryeministres për ta simbolizuar kështu efektin që marrëveshjet e Editës i shkaktojnë shtetësisë së Kosovës – ato po e kalbin dhe çmontojnë gradualisht Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në reagimin e kësaj Lëvizjeje .

    http://www.botasot.info/reklama/9arrestimi.jpg

    Sipas Vetëvendosjes, të arrestuar sot nga Policia e Kosovës janë: Adonis Tahiri, Agron Kabashi, Aida Derguti, Albana Fetoshi, Albulena Haxhiu, Anita Shabani, Arbnor Dehari, Astrit Dehari, Boiken Abazi, Dardan Molliqaj, Drenushë Xhemajli, Durim Jasharaj, Erzen Vraniqi, Etleva Malushaj, Flamur Pireva, Frashër Krasniqi, Gëzon Kastrati, Krenare Krasniqi, Kreshnik Ahmeti, Kushtrim Dakaj, Labinot Kelmendi, Leonida Molliqaj, Marigonë Drevinja, Muhamet Bytyçi, Naim Jakaj, Nora Fetoshi, Pajtim Demaj, Rron Gjinovci, Selman Sokoli, Teuta Rrusta, Valdrin Ahmeti, Zgjim Hyseni, Myrvete Haradinaj dhe Lirim Gashi.

    http://www.botasot.info/reklama/93arrestimi3.jpg

    Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, ky arrestim i aktivistëve të saj është i padrejtë dhe në rastin e deputeteve madje edhe i paligjshëm. “Policia e Kosovës nuk duhet të jetë vetëm shërbim që i çel udhë pushtetarëve, por duhet të jetë polici sovrane e cila i mbron qytetarët dhe të drejtat e tyre. Prandaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të Lëvizjes, të cilët kishin dalë në rrugë sot për të protestuar kundër degradimit të shtetësisë së Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.

    http://www.botasot.info/reklama/policia-arreston32.jpg

    * * * * * * *
    Vetëvendosje e “skuq” Editën me domate
    Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, që e sulmuan me domate zv/kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri, me t'u kthyer nga Brukseli.

    http://www.botasot.info/reklama/domate-makina.jpg

    * * * * * * *
    Me domate është pritur në Aeroportin e Prishtinës kryenegociatorja Edita Tahiri. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë gjuajtur Tahirin dhe makinë e saj me domate pas përfundimit të konferencës për shtyp.
    Tahiri nuk kishte dalë nga aeroporti për 40 minuta. Para se të nisej gjithashtu një gomë e makinës zyrtare ishte shpërthyer nga aktivistët. Ajo nuk shoqërohej nga ndonjë eskortë.
    Sidoqoftë, Tahiri i ka quajtur në interes të Kosovës marrëveshjet për vulat doganore, dhe ka thënë se marrëveshja për tregti të lirë do të nisë së zbatuari prej 10 shtatorit.

    http://www.botasot.info/reklama/policia-arrestimi.jpg

    http://www.botasot.info/reklama/7IMGP7445523195702.jpeg

    http://www.botasot.info/reklama/i-arrestuari29.jpg

    http://www.botasot.info/reklama/352arrestimi.jpg

    http://www.botasot.info/reklama/arrestimi498.jpg

    http://www.botasot.info/reklama/arrestimi3289.jpg

    http://www.botasot.info/reklama/arrestimi---2.jpg

    http://www.botasot.info/reklama/makina-domate.jpg
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 03-09-2011 më 17:14
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #1087
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Negociatat po shkojne sipas programit te hartuar nga shkijet. Shkijet nuk pranojne asgje ku shkruan Republika e Kosoves si dhe kosovareve ju japin vetem fotokopjet e regjistrave kadastral. Kosovaret pajtohen me kete diktat madje e paraqesin si fitore. Te vetmit qe qe nuk po ju pelqen kjo fitore e kosovareve jane shqiptaret e VV qe protestojne ashtu si kane mundesi dhe si din. Te gjithe te tjeret jane dakord.. Shprehje dakordimi nuk tregohet vetem permes duartrokitjes por edhe permes heshtjes me koke te ulur.. dhe pranimit te vullnetit te te tjereve pa bere ze e pa dhene shenja pakenaqesie. Une kete fitore te dypaleve, pra te kosovareve dhe te shkijeve, kete fillim te mire te fqinjesie ja uroj sidomos ketyre memeceve asnjenes qe per asgje ne kete bote nuk e shohin te udhes te ngrene zanin..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #1088
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Kush ju beson kesi skenave !!!

    Habitem nga shqyptaret kudo ka jan! ka akoma qe ju besojen manipulimeve,qarqeve te ndryshme asepak kombetare vetem qellime karrieriste, qe duan tia arrin qellimit me ane te skemave tilla! Pyes veten pse kesi revolucione te kesi tipi shqyptaresh nuk ndodhin ne veri te kosves zubin e kudo en Mitrovice,Presheve, Mal te Zi, Cameri! Shqypnia dhe Kosova nuk kan nevoj per kesi skenash me prapavija qellime karrieriste dhe politike apo fetare! ne kosve dhe ne shqypni vetem ka nevoj per protesta te qytetareve per zbaredhjen e krimit, venjen e drejtesis en vend, ne shqypni u dhunua shqyptaria per gjyse shekulli edo-ruco majtistat sajojen dhune per interesa te atyne qe ia beni keto krime shqypnis. ne kosove njete ne vend se qytetaret te mbajen protesta paqesore per zbaredhjen e krimit dhe daljen e kriminelve para ligjit, ata sot shfrytezojen rastin ne kohe te nxehete per kosoven dhe grupe grupe te motivu nga disa profesoro-akademike qe din te sajojen revolucione te vonume per te njetat interesa qe kan majtistat e shqypnis, dikush kerkon rreximin e qeveris dikuj i mungon toka per tiu lut Zotit dikush nen petkun e demokracis do te na kethejen te keqen envero-titiste! Nese ka dikush qe organizon protesta paqesore kunder krimit e hajnis per zbaredhjen e krimeve para e mbase luftes, per te zhdukurit e luftes, per zbatimin e ligjit, duhet cdo dite para qeveris lapero=zagariste qe perdoren te njeten metode si keta qe mundohen sot, tia bejen me dije se keshtu em si toleron shqyptari bashi buzuket te kuj sekti qofeshin. Per protesta tilla e kan dhe perkrahejen e Amerikes, dhe qe sa kohe amerikani philip kerkon kete nga na shqypet e shkreta! Nga naiviteti yne sot lapero-zagaristat gezojen pushtet ne Kosove dhe gezojen perkrahejen e Amerikes ! Nuk shofin shqyptar me te mire ne kete dite nderlikume plot me probleme,shqyptari ashete nda si en te kaluemen grupe grupe, taborre qe si perkasin kohes sodit! Kush i imponon keta skena te djallezume?!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #1089
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Po mi halla mine po ashtu ashete. Me ne fund kemi dicka te perbashket ne mendime!
    Sot nuk ashete kohe me ngrite zanin turma turma rrugeve ase ne Kosove ase ne Shqypni.
    edhe kete pake liri e demokraci qe na aredhi me ndihemen e te huajve, jemi tu e shkaterru vete!
    Dikush do demokraci mbi demokraci, dikujna si del toka per tiu lut Zotit, dikush e pengon kryqi dikush muslimani! Dikush e shef turkun se cfare bene ne tokat shqyptare po si shef greket e serbet qe i kem aty afer!!! dikush do te vras shqyptar e te hiqet atedhetar,dikush do te marr qeveri e shkaterrron ate qe e ka!! oj halla mine vetem Zoti na rafet ne fije se ma pis maluk se shqyptaret nuk paska. Per ate jemi ketu ku jemi.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #1090
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs down

    Ja nje shembull per propaganden ne sherbim te mashtrimit te popullit nga RTK (100%...)

    Samarxhiq: Kosova dhe Serbia përcaktuan kufijt
    Kryesuesi i delegacionit të Beogradit në bisedime me Kosovën, Borisllav Stefanoviq ka thënë se vula me mbishkrimin “Dogana e Kosovës” nuk paraqet absolutisht asnjë element të sovranitetit dhe të shtetësisë së Kosovës. ...

    Ndërkaq, zyrtari i lartë i partisë së Koshtunicës, Sllobodan Samarxhiq ka vlerësuar se me marrëveshjen e arritur dje në Bruksel përfundimisht është përcaktuar kufiri ndërmjet Kosovës e Serbisë.
    http://rtklive.com/?cid=1&newsId=51507&mf!5f0TAf7@t3cRr-wm&fdCZ00q%285fcBcOoM5w$1vEfiGRmj23!m7plS5%29m7*vZKe~ m0v9$16*9161r8^g79-Ze7c$7f/r~2C053Rp
    Permes deklaratave politike te nacionalisteve te Serbise (-te perzgjedhura me qellim per promovim te politikes zyrtare-) tentohet ti shiten popullit fakte qe ne realitet nuk ekzistojne.

    Pershendetje

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •