Yrrnek Amerika
Myslimanėt e Kosovės e duan vendin tė jetė i lirė si Amerika. Kush nuk ėshtė mysliman, sipas islamit, e ka vendin nė xhehenem. I quan tė pavėrteta akuzat se Naim Tėrnava ka lidhje me islamikėt radikalė. Beson se nė Kosovė nuk ka radikalizėm islamik, por ka radikalizėm laik dhe katolik. Imami Shefqet Krasniqi flet pėr Express.
Express: Kohėve tė fundit ėshtė protestuar pėr ndėrtimin e njė qendre islame dhe njė xhamie tė madhe nė Prishtinė. A e pėrkrahni kėtė protestė?
Shefqet Krasniqi: Fillimisht me lejoni tė shpreh keqardhjen time pėr zvarritjen e kėrkesės sė kamotshme pėr ndėrtimin e njė xhamie tė madhe dhe qendre islame deri nė ditėt e sotme, e qė u bė shkak rrėmuje e polemikash tė panevojshme, e qė duket shume ironike tė ngrihet aq tension pėr njė vend tė paqes, tė shtėpisė ku adhurohet Zoti qė porosit pėr unitet, tolerancė, mėshirė, dashuri, moral e vlera tė tjera tė shėndosha pėr individin dhe shoqėrinė. Po ashtu, ndjej keqardhje qė nė vend se qasja ndaj kėsaj kėrkese tė jetė pozitive, e drejtė dhe pėrmbajtėsore, ėshtė keqpėrdorur nė mėnyrėn mė tė vrazhdė nga njė pjesė e intelektualėve dhe mediave. Janė tė turpshme tendencat qė ta paraqesin kėtė kėrkesė si punė inati, si kėrkesė politike e ēfarėdo shkaku tjetėr pėrderisa ėshtė e dukshme nevoja pėr ndėrtimin e njė xhamie tė madhe nė qendėr tė Prishtinės ku nuk ka asnjė xhami e qė do t’i pėrmbushte kėrkesat e qytetarėve, gjegjėsisht xhematit tė cilėt falen nė shi e nė borė. Ēfarė tė keqeje ka qė edhe xhamia tė ndėrtohet nė qendėr tė qytetit, aty ku janė edhe faltoret e dy komuniteteve tė tjera?! Pastaj dihet se kjo kėrkesė daton qė nga periudha 2000-2002 e aq mė tepėr pėr tė janė dhėnė edhe premtime nga vetė kryetari i Komunės, Isa Mustafa nė vitin 2008. Prandaj, gjithsesi qė e pėrkrah zėrin e myslimanėve kur ngrihet pėr tė drejtat e tyre si qytetarė tė kėtij vendi, e jo tė luaj rolin e spektatorit e tė vazhdoj tėrė jetėn me ankesa, por tė ec pėrpara dhe me edukimin e pastėr shpirtėror qė merr nga feja tė ngrihet nė dije, mirėsi e produktivitet.
Express: Ishte paralajmėruar protesta nė Prishtinė kundėr moslejimit tė bartjes sė shamive nėpėr institucione shkollore?
Shefqet Krasniqi: Po. Mendoj qė shamia duhet tė sanksionohet nė Ligjin e arsimit nė Kosovė dhe duhet tė lejohet pasi ajo ėshtė njė e drejtė bazike e lirisė fetare dhe tė mendimit nė vendin tonė. Ne myslimanėt e Kosovės e duam Kosovėn tė jetė e lirė sikur Amerika. Tamam si nė Amerikė, ku njerėzit nuk diskriminohen pėr shaminė qė mbajnė, pėr ngjyrėn e lėkurės qė kanė e pėr besimin e bindjet e tyre, edhe ne, Kosovėn e duam si Amerikėn. Tė lirė dhe demokratike dhe tė mos ketė ligje diktatoriale dhe shtypėse tė lirisė fetare, siē ėshtė ligji i shamisė, i cili i varros pėr sė gjalli femrat me shami tė vendit tonė, duke i dėbuar nga sistemi me dhunė. Kjo qė bėhet nė Kosovė ėshtė njė aparteid fetar dhe ne besojmė se futja e shamisė nė Kosovė, ėshtė hapi i parė drejt emancipimit tė Kosovės dhe dhėnies fund tė diskriminimit fetar nė vendin tonė. Toleranca ndėrnjerėzore dhe ndėrfetare nuk mund tė kultivohet vetėm me fjalė, ajo duhet tė jetė e prekshme pėr ēdo njeri. Prandaj kur shohim se pėrpjekja pėr tė mbrojtur laicitetin e shtetit prodhon dėm mė shumė se dobi duhet tė ndryshohet vizioni pėr tė krijuar njė ambient stabil e paqėsor ku secili ushtron tė drejtėn e tij, natyrisht duke e ditur se ajo mbaron aty ku fillon e drejta e tjetrit.
Express: Sė fundmi jeni paditur nga disa persona pėr shkak tė deklaratave tuaja pėr Nėnėn Tereze. A i njihni kėta njerėz dhe se ēfarė mendoni pėr padinė e bėrė ndaj jush?
Shefqet Krasniqi: Pėr padinė qė ėshtė bėrė kundėr meje pėr fjalėt e mia kundėr Terezes mendoj se kėto akuza janė qesharake dhe cenojnė lirinė fetare nė vend. Unė kam thėnė ēfarė kam thėnė pėr Terezen dhe sipas besimit tonė islam, kush nuk ėshtė mysliman, pra nuk e beson Allahun nė mėnyrėn e duhur, e ka vendin nė xhehenem. Kėtu janė parime kuranore, kėshtu thotė Kurani, unė nuk mund ta ndryshoj atė, ja lexojeni, e keni para.
Qėllimi im ka qenė dhe vazhdon tė jetė qė njerėzve t’ua sqarojmė tė vėrtetėn, atė ēka thotė Kurani, por jo tė nxisė urrejtje ndėrfetare, larg asaj, sepse ne na mėson Allahu qė kur tė polemizojmė me ithtarėt e librave tė shenjtė, duhet ta bėjmė kėtė me respekt dhe me tė mirė. Ne jemi tė dėshmuar pėr tolerancė ndėrfetare. Pastaj ėshtė normale qė ēdo ideologji apo fe qė pretendon se ėshtė rruga e vėrtetė, i pėrjashton tė tjerat.
Padia ėshtė qesharake pasi disa individė laikė dhe katolikė kėrkojnė qė tė mė bėjnė mua si klerik mysliman qė tė mohoj besimin tim dhe tė them gjėra qė shkojnė kundėr sė vėrtetės. Padia ėshtė qesharake pasi kėsi akuzash vijnė edhe nga tė krishterėt kundėr njeri-tjetrit dhe ne myslimanėve. Dante Aligeri p.sh. qė mėsohet nė Universitetin e Prishtinės. e fyen profetin Muhamed dhe e ēon nė xhehenem. Pjetėr Bodgani qė laikėt tanė e kanė bėrė hero, shan profetin Muhamed, hebrenjtė dhe myslimanėt dhe i bėn njerėz tė djallit. Pastaj, Don Kēira, prift shqiptar nė SHBA, vitin e kaluar tha se 1 milionė e 900 mijė shqiptare myslimanė janė qenė dhe se Serbia ėshtė dashur t’i mbysė tė gjithė ata. E mallkonte Milloshin qė nuk i vrau tė gjithė siē i vrau boshnjakėt. Por askush nuk e ka hedhur nė gjyq deri mė sot Bogdanin, e as Kēirėn. E, nė anėn tjetėr, Xhon Kalvini dhe Martin Luteri kanė deklaruar dhe e kanė nė kredon e tyre kalviniste dhe protestante qė papa ėshtė shejtan dhe e ka vendin nė xhehenem. Pėr kėto arsye, unė e shoh qesharake padinė qė kanė ngritur ndaj meje disa fundamentalistė laikė-katolikė, e cila shkon kundėr lirisė sė fjalės dhe mendimit mbi tė cilat Evropa sot qėndron. Dhe nėse do tė citoja kryeministren gjermane, Merkel – askush nuk do tė ndalojė nė Evropė lirinė e fjalės, pse disa personazhe fetare gjykohen ndryshe nga disa persona tė ndryshėm. Personat qė po mė akuzojnė mua pėr Terezen, po duan tė nxjerrin fetva si duket kundėr meje, si kundėr Selman Ruzhdisė.
Express: Kohėve tė fundit kemi parė nė skenė lėvizjen “Bashkohu me Ne”, pjesė ė sė cilės ėshtė edhe Fuad Ramiqi. A e njihini personalisht Ramiqin dhe ēfarė raportesh keni me tė.
Shefqet Krasniqi: Uroj tė mos ketė hile nė kėtė pyetje, sepse kur unė jam pyetur pėr Dr Zakir Naikun nga njė qytetar nė radion Kosova e Lirė, se a e njoh atė personalisht dhe ēka mendoj pėr tė, kam deklaruar se nuk jam takuar me tė asnjėherė, por ai po bėn njė punė tė mirė nė fushėn e vet, mendoj nė krahasimin mes feve pėr ēka edhe ka njė pėrkrahje shumė tė madhe nė botė. Unė atė e njoh si njeri i cili thėrret pėr paqe dhe mirėkuptim mes feve dhe popujve, pėr kėtė edhe televizioni i tij mban emrin Peace Tv. Mė shumė asgjė nuk di pėr tė. E qė ėshtė deklaruar ai kundėr “Amerikės dhe pro Bin Ladenit”, unė atė pėr herė tė parė dje e kam lexuar nė gazetė nė njė shkrim qė ishte shėnuar kundėr meje e qė duke e marrė pėr bazė kėtė ēka kam thėnė, ai djaloshi ėshtė munduar tė mė paraqesė si fundamentalist, kundėrshtar tė Amerikės dhe armik tė popullit. Qė ēdokush qė merr erė nga drejtėsia e di se njė akuzė e tillė do tė mund tė mė drejtohej vetėm nėse unė vetė jam shprehur nė atė mėnyrė, apo tė paktėn kam lėvduar saktėsisht atė qasje tė atij thirrėsi islam. Ne si myslimanė nuk guxojmė tė paragjykojmė, ne duhet tė flasim pėr njerėz atė qė dimė, ndėrsa atė qė nuk dimė nuk guxojmė ta themi. Mendimet qė kemi pėr njėri-tjetrin nuk janė absolute sepse njeriu ndryshon dhe pastaj duhet tė jemi tė vetėdijshėm qė neve mund tė na duket njė njeri i mirė e nė realitet tė jetė e kundėrta po edhe anasjelltas. Askėnd nuk e spastrojmė para Allahut, sepse askėnd nuk e njohim tėrėsisht dhe mendimet pėr tė i japim aq sa kemi njohuri, gjithnjė duke ruajtur dinjitetin njerėzor. Por ja qė disa e vetėpėrulin dinjitetin e tyre duke u pėrpjekur qė me etiketime tė fundamentalizmit e radikalizmit t’i iritojnė besimtarėt nga thirrja islame sepse ēuditėrisht mendojnė se islami minimal ėshtė nė dobi tė vendit. Kjo nga injoranca e tyre pėr bukurinė e fjalės sė Zotit dhe frytshmėrinė e saj nė praktikė, pa tė cilėn vetė feja nuk do tė kishte kuptim. Sa i pėrket Fuad Ramiqit tė cilin e njoh dhe kam raporte tė mira me tė si me ēdo mysliman tjetėr, mendoj se duke mos pasur asnjė argument tė shėndoshė qė do ta tregonte si tė paarsyeshme apo tė dėmshme kėrkesėn e besimtarėve myslimanė pėr xhami janė munduar ta personalizojnė me Fuad Ramiqin. Allahu i drejtoftė!
Express: Si e vlerėsoni punėn e BIK-ut, kushtimisht po them se punėt pėr tė cilat ėshtė thirrur BIK-u janė duke i kryer disa OJQ si “Bashkohu me Ne”, pėr shembull.
Shefqet Krasniqi: BIK-u ėshtė institucioni mė i lartė i cili pėrfaqėson myslimanėt nė Kosovė dhe ai duhet ta kryejė punėn e vet dhe mendoj se po e kryen. Kjo nuk do tė thotė se nuk ka vend fare pėr kritika, sepse gjithnjė mund tė punohet mė shumė dhe mė mirė. E nė anėn tjetėr ėshtė shoqėria civile – xhemati- qė duhet tė jenė aktivė, si ēdo shoqėri civile tjetėr. Ngase ata janė njerėzit tė cilėt fale nė xhami, pėrjetojnė vėshtirėsitė e faljes nė shi e nė borė dhe nė vapė tė madhe andaj ėshtė shumė logjike dhe normale qė ta ngrenė zėrin pėr kėrkesat e tyre e posaēėrisht kur ato neglizhohen nė vazhdimėsi dhe kjo asnjėherė nuk do tė thotė se ata janė kundėr BIK-ut. Pėrkundrazi, janė krah i tyre dhe bashkė me ta.
Express: Ēfarė raportesh keni me Naim Tėrnavėn, a takoheni ndonjėherė pėr tė diskutuar ēėshtje tė ndryshme qė lidhen me islamin, p.sh. ndėrtimi i xhamisė?
Shefqet Krasniqi: Gjithsesi ne kemi raporte tė mira me myftiun Tėrnava, kemi edhe takime dhe bisedojmė pėr shumė gjėra, por edhe pėr ndėrtimin e xhamisė sė madhe natyrisht krejt normale ėshtė kjo punė. Ai ėshtė i pari i myslimanėve dhe duhet mbajtur kontakte me tė.
Express: Pas protestave pėr ndėrtimin e xhamisė dhe faljes sė xhumasė nė rrugė, ka pasur disa shkrime nė mediat ndėrkombėtare se qėndrimi amerikan ėshtė luhatur ndaj Kosovės, pas veprimeve tė xhematit islam nė Kosovė?
Shefqet Krasniqi: Jam i mendimit qė shkrimet qė janė bėrė nė shtypin tonė, sikur amerikanėt janė luhatur nė lidhje me qėndrimin e tyre ndaj Kosovės, pse ne shfaqim publikisht besimin tonė si myslimanė dhe kėrkojmė tė pėrmbushen kėrkesat tona legjitime, janė gabim dhe gėnjeshtėr e madhe. Amerikanėt, ne kosovarėt na duan qė tė jemi myslimanė. Na duan qė tė futemi nė Organizatėn e Konferencės Islamike dhe sekretarja Hillari Klinton herė pas here i mburret botės myslimane me rastin e Kosovės duke u thėnė qė amerikanėt shpėtuan njė popull mysliman. Kėrkesat qė po bėjmė ne sot nė Prishtinė pėr ndėrtimin e njė xhamie, pėr futjen e mėsimbesimit nė shkolla, pėr lejimin e shamisė nė shkolla dhe ambiente shtetėrore janė bash tė drejtat qė gėzon populli amerikan. Ne, muslimanėt e Kosovės, qė po protestojmė kėto ditė pėr ndėrtimin e xhamisė nė Prishtinė, jemi pjesa mė amerikane dhe demokratike e shoqėrisė kosovare, pasi ne po u kėrkojmė pushtetarėve tanė qė tė mos na diskriminojnė pėr besimin tonė, por tė na i garantojnė tė drejtat bazė qė i gėzojnė edhe qytetarėt e Amerikės. Madje mendoj se pėrkundrazi, Amerika mund ta ndryshojė qėndrimin e saj karshi nesh nėse sheh qė ne nuk jemi nė gjendje t’i respektojmė as tė drejtat e komunitetit shumicė, e lėre mė pakicave dhe pėrēahemi e e destabilizojmė vendin pa respektin mė tė vogėl pėr lirinė fetare dhe diversitetin e pluralizmin si vlera demokratike.
Express: Disa imamė tė xhamive nė disa qytete janė duke u riorganizuar dhe kanė shprehur pakėnaqėsinė e tyre me BIK-un dhe Naim Tėrnavėn. E kanė akuzuar atė pėr lidhje me islamistėt radikalė? Ēfarė mendoni pėr kėtė?
Shefqet Krasniqi: Unė shumė dyshoj nė sinqeritetin dhe njetin e mirė tė atyre imamėve tė cilėt dalin kundėr BIRK-ut dhe Naim Tėrnavės. Disi duket se nuk e kanė bash pėr riza tė Zotit, por mė shumė e kanė pėr karrige e pėr pushtet.
Nuk ėshtė aspak e vėrtetė se Muftiu Tėrnava ka lidhje me islamikė radikalė, ngase nė esencė nuk ka radikalė fare nė Kosovė, pastaj Tėrnava nuk ėshtė njeri i cekėt, i cili mund tė bjerė viktimė e ndonjė “lidhjeje radikale” edhe sikur tė kish ekzistuar.
Express: A ka rrezik qė nė Kosovė tė ketė radikalizėm islamik?
Shefqet Krasniqi: Jo, nė Kosovė nuk ka radikalizėm islamik, por ka radikalizėm laik dhe katolik. Ka pėrpjekje qė nga vitet 1980 pėr t’i konvertuar kosovarėt nė katolikė, pasi, pėrralla e laikėkatolikėve thotė se kėshtu do tė na dojė Perėndimi. Por Perėndimi me ndėrhyrjen qė bėri nė krah tė Kosovės nė vitin 1999, vėrtetoi bindshėm se i do myslimanėt. Por njė klasė fundamentalistėsh laikė-katolikė nė shoqėrinė tonė, tė cilėt, shtetėrisht hapin katedrale, u mėsojnė fėmijėve tanė nėpėr shkolla se ne kemi qenė katolikė, etj janė radikalėt qė duan tė shtypin shumicėn nė emėr tė pakicės, sot nė Kosovė.
Express: Sė fundi keni akuzuar rėndė njė gazetė...?
Shefqet Kraniqi: E kam quajtur media tė poshtėr, sepse mundohen tė krijojnė atmosferė islamofobe nė Kosovė. Si mund ta respektojmė kėtė gazetė, kur ajo nuk i respekton aspak ndjenjat e myslimanėve dhe bėn hile ndaj sė vėrtetės. Ajo sikur pretendon qė meqė shteti ėshtė laik, edhe shoqėria duhet tė jetė e tillė. Besimi tė shfaqet vetėm nė objektet e kultit tamam si nė komunizėm. Andaj, ēdo ndėrthurje e saj me jetėn shoqėrore pėrbėn alarm rreziku. Ēka tė themi pėr tė kur p.sh. para dy dite nė ngjarjen famėkeqe nė Oslo, Koha Vizioni pa asnjė argument ua lė fajin islamikėve dhe thotė se sulmin e kanė bėrė grupe terroriste tė lidhura me al-Kaidėn. Ndėrsa vetė norvegjezėt nuk nguten aspak pėr tė paragjykuar se kush qėndron pas atij sulmi, derisa doli nė pah se jo islamikėt, por njė i krishterė radikal, i cili i urren shumė myslimanėt dhe tė huajt, e ka bėrė atė sulm. E tash, mė thoni mua, si ta quajmė kėtė TV dhe gazetėn e tyre? Burra tė mirė?! Nuk ka aty burrėri.
Koha Ditore kurrė nuk ka qenė e interesuar tė tregojė se si falen myslimanėt ta zėmė nė shi e nė borė, ta transmetojė drejtpėrdrejti Bajramin apo xhumanė apo diē tjetėr. Por gjithherė ka qenė dhe vazhdon tė jetė e para qė ēdo gjė ēka ka tė bėjė kundėr islamit tė shpejtojė pėr ta publikuar edhe atė bile nė faqen e parė. Bile, edhe ēdo gjė qė ka tė bėjė kundėr Qeverisė dhe kundėr ēdokujt qė nuk u pėlqen atyre. Pronari i saj ka sulmuar UĒK-nė vite mė parė duke e quajtur organizatė fashiste, e tani po mė sulmojnė edhe mua.
Vėrtet, njeriu vjen nė dyshim se kujt i shėrben ajo media dhe kush qėndron pas saj?! Le tė jenė ata mė korrektė dhe mė tė drejtė, me fjalė tė tjera le ta pėrmirėsojnė qasjen e tyre, edhe ne i pėrmirėsojmė lidhjet tona me ta dhe tėrhiqemi nga kėto fjalė. Pėrndryshe, ata kundėr nesh, e ne pro tyre, nuk bėhet ajo punė.
Express: A ka ndarje mes xhematit pėr ēėshtje tė ndryshme, nė kuptimin e ideologjive dhe koncepteve fetare nė Kosovė, ėshtė fjala pėr fenė islame?
Shefqet Krasniqi: Feja ėshtė njė dhe e vetme, pasi ėshtė shpallur nga vetė Zoti, njė dhe i vetėm. Por kur njerėzit i qasen fesė dhe e praktikojnė atė nė jetė, secili prej tyre ka njė qasje praktike tė caktuar. Nė fakt, njė diversitet i tillė vjen pėr shkak se vetė feja, e cila me gjithė komponentėt unifikues tė saj, ndahet nė degė tė shumta si akide (kredo islame), adhurime (ibadete), marrėdhėnie, morale etj... ku secili prej nesh ka mėnyrėn e tij tė ndėrveprimit me kėto degė, gjė qė e bėn tė duket i ndryshėm nga njė tjetėr. Prandaj, ne gjendemi pėrballė njė qenie humane, e pėrbėrė nga elementė tė shumtė, (edhe pse nga jashtė duket unike), e cila ndėrvepron me njė fe tė degėzuar, me gjithė unitetin e saj real dhe burimor. Qė kėtu, lind diversiteti me eksperiencėn fetare nga njė person te njė tjetėr, gjė tė cilėn e dallojmė qartė te modelet e pėrkushtimit fetar individual dhe kolektiv.
The_Capital
Krijoni Kontakt