Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22

    Policia: Padi organizates jo-qeveritare antiterrorizem

    Drejtoria Juridike e Ministrisė sė Brendshme padit civilisht dhe penalisht njė organizatė, e cila dyshohet se ka pajisur me dokumente policorė tė falsifikuar persona tė cilėt mė pas kanė abuzuar me kėtė tagėr. Qendra Shqiptare e Studimeve tė Luftės Kundėr Terrorizmit ėshtė paditur penalisht nga Ministria e Brendshme nė sektorin e Antikrimit Ekonomik nė Policinė e Shtetit, ndėrkohė qė njė padi civile ėshtė bėrė edhe nė Gjykatėn e Tiranės. “Lufta” e Ministrisė sė Brendshme nga Qendrės sė vetėshpallur si e tillė, ka nisur pas gjashtė rasteve tė arrestimit nga policia tė shtetasve qė kanė kryer vepra penale me dokumentet e lėshuara nga Qendra Shqiptare e Studimeve tė Luftės Kundėr Terrorizmit. Disa prej kėtyre personave, pėr krimet qė kanė kryer janė arrestuar dhe mė pas janė lėnė nė burg nga gjykatat. Nėn pretekstin e trajnimeve nė fushėn e policisė dhe tė sigurisė, qendra nė fjalė pajis shtetasit me distinktivė identikė me ata tė policisė. Por jo vetėm kaq, pasi Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nė vazhdimėsi kanė marrė ankesa nga qytetarėt dhe institucionet pėr disa persona tė prezantuar si oficerė policie, punonjės tė Policisė Kriminale, agjentė tė SHISH etj, qė kanė abuzuar duke mbajtur dokumente tė tilla. Ministria e Brendshme i ka hetuar kėto raste dhe pas verifikimeve, ka dalė se personat abuzues ishin pajisur me dokumente nga Qendra Shqiptare e Studimeve tė Luftės Kundėr Terrorizmit. DY PADITĖ Pas konstatimit tė disa rasteve tė personave qė janė pajisur me dokumente nga Qendra Shqiptare e Studimeve tė Luftės Kundėr Terrorizmit, Drejtoria Juridike e Ministrisė sė Brendshme ka bėrė dy padi. Njėra padi ėshtė bėrė pėr ndjekje penale dhe ėshtė dorėzuar nė Sektorin e Antikrimit Ekonomik dhe Financiar nė Policinė e Shtetit dhe padia e dytė ėshtė bėrė nė Gjykatėn e Tiranės. Nė gjykatė kėrkohet qė togat e zeza tė nxjerrin njė urdhėr ekzekutimi, me tė cilin tė kėrkojnė shpėrbėrjen e qendrės nė fjalė, pėr shkak tė abuzimeve me dokumentet e lėshuara prej saj. Me dokumente tė tilla, shtetas tė ndryshėm kanė tentuar tė abuzojnė dhe tė pėrfitojnė duke u hequr si oficerė policie, agjentė tė Policisė Kriminale e SHISH. Ndonėse Gjykata e Tiranės ende nuk ka marrė njė vendim nė lidhje me padinė e Drejtorisė Juridike tė Ministrisė sė Brendshme, Policia e Shtetit mėsohet se ka nisur procedim policor pėr akuzėn e pėrvetėsimit tė titullit. Imitimi apo kopjimi i stemave, imazheve dhe titujve e gradave tė Policisė sė Shtetit apo institucioneve tė tjera shtetėrore, konsiderohet si vepėr kriminale dhe ėshtė e dėnueshme nga Kodi Penal i Republikės sė Shqipėrisė. ABUZIMET Policia greke dhe mė pas policia shqiptare kanė arrestuar vitin qė shkoi nė qershor dy persona qė po tentonin kalimin nga kufiri tokėsor pėr nė Greqi. Shtetasit Erand Duka dhe Mikel Xheta janė prezantuar nė kufi si “agjentė tė Antiterrorizmit ndėrkombėtar” dhe kanė deklaruar se do tė shkonin nė Greqi e mė pas nė Itali, pėr shkak tė “detyrės” sė tyre. Mirėpo, pėr tė justifikuar titullin agjentė, ata kanė nxjerrė dokumentet e marra pikėrisht te Qendra Shqiptare e Studimeve tė Luftės kundėr Terrorizmit. Duke konstatuar se njė Qendėr e tillė nuk njihet, nuk ėshtė e licencuar dhe e autorizuar pėr gjėra tė tilla, policia i arrestoi dy personat, tė cilėt mė 18 qershor 2010 u lanė nė masėn “arrest me burg” nga gjyqtarja Nevire Duka me kėrkesė tė prokurorit tė ēėshtjes Julian Ēafka. Pas arrestimit, dy “agjentėt” Erand Lika dhe Mikel Xheta deklaruan nė gjykatė se kanė kryer njė kurs trajnimi tremujor me drejtim pėr agjenturė. Sipas dėshmisė sė dhėnė nė Prokurorinė e Sarandės, dy “agjentėt” kishin nxjerrė nė kufi dokumentet qė kishin marrė qė ditėn e parė qė ishin paraqitur nė Qendrėn e Studimeve tė Luftės Kundėr Terrorizmit.

    Qendra: Nė distinktivėt tanė, jo flamuri i Italisė dhe BE-sė

    TIRANE – Drejtuesi i Shoqatės sė Studimeve tė Luftės Kundėr Terrorizmit, siē pėrmendet nė padinė e Ministrisė sė Brendshme, ėshtė Maksim Ferra, ish-punonjės i Shėrbimit Informativ Shtetėror. Pas arrestimit tė tė dy anėtarėve tė shoqatės sė tij njė vit mė parė, qendra nė fjalė ka reaguar nė media duke deklaruar se dy tė arrestuarit nė kufi me Greqinė i kishin shtuar “distinktivit edhe flamurin italian dhe atė tė BE-sė”, flamuj qė nuk ishin vendosur nė dokument nga qendra. “Karta qė u ėshtė dhėnė nuk e pėrmbante pėrcaktimin “agjent sekret”, pėrveēse konstatohet se nė tė “ėshtė shtuar flamuri italian dhe ai i BE”, ka thėnė qendra nė fjalė vitin qė shkoi. Ndėrkohė, drejtori i saj, Maksim Ferra, njė vit mė parė ka reaguar nė media duke thėnė se dy personat nga Dibra, pėrveēse kanė shkelur ligjet e shtetit, duke kaluar kufirin nė mėnyrė tė paligjshme, i kanė shkaktuar dėm moral edhe organizatės nė tė cilėn ishin anėtarėsuar prej njė muaji. “Ata ishin anėtarėsuar nė shoqatėn tonė pėrpara njė muaji, ishin pajisur me kartėn e anėtarėsimit dhe me njė certifikatė njohurish qė jepet pas njė kursi disaditor, qė konsiston nė njohjen me rregullat e organizatės dhe funksionimin e saj”, ka deklaruar Maksim Ferra, drejtor i qendrės. Ai ka thėnė se kartat e anėtarėsimit janė keqpėrdorur nga dy personat dhe ka kėmbėngulur se ato nuk garantojnė asnjė lloj statusi pėr mbajtėsin e tyre. “Tė dy ata nuk ishin ngarkuar nga ne me asnjė detyrė pėr tė shkuar nė Greqi”, ka thėnė drejtori i qendrės.

    Qendra, Konferencė nė Tiranė

    “Terrorizmi, sfida e inteligjencės”. Kėshtu ėshtė titulluar konferenca kombėtare e organizuar nga qendra qė ėshtė paditur prej Ministrisė sė Brendshme. Konferenca ėshtė mbajtur pak kohė mė parė nė Tiranė dhe tė ftuar kanė qenė pėrfaqėsues tė Ambasadės Amerikane, Holandeze e Rumune, deputetėt Leonard Demi, Jak Ndoka, anėtarė tė Komisionit Parlamentar tė Sigurisė, ish-kėshilltari i Presidentit pėr sigurinė, Zabit Brokaj, kryetari i tė drejtave tė njeriut, Sami Starova, shefa komisariatesh, krimesh, tė rendit tė Tiranės dhe tė komisariateve tė rretheve tė tjera. Kryetar tė organizatave tė ndryshme jo fitimprurėse, si dhe pedagogu i psikologjisė, Edmond Dragoti, ishpėrfaqėsuesi i SECIT pėr Shqipėrinė, z. Agron Sojati, Indrit Aliu drejtor i donacioneve, si dhe fizikanti Sokrat Amata.

    Kunati i Dritan Dajtit

    Njė dokument tė falsifikuar me titullin e oficerit tė policisė e ka mbajtur pėr shumė kohė edhe Ergest Xhoxhi, kunati i Dritan Dajtit. I shumėkėrkuari, i cili nė vitin 2009 vrau katėr policė nė Durrės gjatė aksionit pėr arrestimin e tij, pėr shumė kohė kishte mbajtur me vete dokumentin e policisė me emrin Agron Z. Distinktivi pėrmbante njė fotografi tė personit tė veshur me rroba policie dhe pėr shumė kohė u dyshua se dokumenti ishte prodhuar nė Drejtorinė e Policisė sė Korēės. Mė pas rezultoi se dokumenti i policisė nė fjalė ishte i falsifikuar, por imitim i pėrafėrt me dokumentet e vėrteta tė policisė. Ky rast, ndonėse i ngjashėm nė natyrė, nuk ka lidhje me qendrėn e paditur nga Ministria e Brendshme.

    Precedenti nė Tiranė

    Nė dy raste tė ndryshme, nė qytetin e Tiranės policia ka vėnė nė pranga dy shtetas, tė cilėt mbanin distinktivė tė ngjashėm me atė tė policisė e madje prezantoheshin si punonjės tė rendit. Ata hynin nė kontakt me qytetarėt, tė cilėve u premtonin ndėrhyrje, ndihmė dhe favorizimi nga mė tė ndryshmet, duke u marrė shuma parash. Pas ankesave tė qytetarėve, Ministria e Brendshme dhe policia i ka dokumentuar rastet e pėrvetėsimit tė titujve dhe atributeve tė policisė dhe i ka ndjekur penalisht autorėt e kėtyre krimeve nė dy raste nė kryeqytet. Nė tė dyja rastet, hetimi ka nisur sikur autorėt e abuzimit tė ishin policė, por mė pas gjatė verifikimeve ėshtė mėsuar se ata kanė pasur dokumente false.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    duhet me shume kontroll nga shteti per cdo lloj organizate.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •