Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594

    PD zgjedh kryesinë e re të saj, Lulzim Basha më i votuari

    Kryesia e re e PD-së, Lulzim Basha në krye me 116 vota
    Anëtarët e Këshillit Kombëtar i dhanë atij më shumë vota nga të gjithë, u pasua nga Sokol Olldashi me 104 vota

    Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i kanë dhënë sot më shumë vota nga të gjithë, Lulzim Bashës, duke e bërë që ai të kryesonte listën e re të Kryesisë së dalë nga ky votim.

    Me plot 116 vota që ai arriti të merrte, la pas të gjithë kandidatët për të qenë anëtarë të Kryesisë së re të PD-së, duke u pasuar në listë nga Sokol Olldashi, i cili mori 104 vota.

    Në vijim, lista me të gjitha votat:

    1 LULZIM BASHA 116

    2 SOKOL OLLDASHI 104

    3 EDMOND SPAHO 103

    4 ALDO BUMCI 98

    5 JOZEFINA TOPALLI 94

    6 BUJAR NISHANI 94

    7 ASTRIT PATOZI 93

    8 FLAMUR NOKA 93

    9 RIDVAN BODE 92

    10 JEMIN GJANA 84

    11 EDI PALOKA 79

    12 FATOS BEJA 79

    13 MESILA DODA 78

    14 GENC RULI 76

    15 KELTIS KRUJA 75

    16 MAJLINDA BREGU 75

    17 ADRIANA GJONI 72

    18 ILIR RUSMAJLI 71

    19 ARBEN QIRJAKO 69

    20 EDUART HALIMI 68

    21 MYQEREM TAFAJ 65

    22 RAJMONDA BULKU 65

    23 ARTA SAKJA 64

    24 GENT STRAZIMIRI 64

    25 ARBEN IMAMI 62

    26 DHORI KULE 60

    27 TRITAN SHEHU 60

    28 ENKELEJD ALIBEAJ 58

    29 ILIR PANO 58

    30 LAJLA PERNASKA 58

    31 JORIDA TABAKU 57

    32 PAULINA HOTI 57

    33 EDIT HARXHI 56

    34 LEDINA ALIOLLI 53

    35 MARK MARKU 51

    36 ARENCA TRASHANI 50

    37 GENC POLLO 49

    38 ARDIAN TURKU 47

    39 GAZMEND OKETA 45

    40 SPIRO KSERA 43

    41 ZANA TURKU 43

    42 LEONARD DEMI 39

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    PD, 40 emrat në garë për kryesinë e re

    Partia Demokratike do të mbledhë sot Këshillin Kombëtar për të zgjedhur kryesinë e re. Ky forum i demokratëve është zgjedhur për herë të fundit përpara zgjedhjeve të vitit 2005 dhe prej atëherë nuk ka pasur asnjë votim tjetër. Sipas statutit të Partisë Demokratike, është kryetari i partisë ai që ka të drejtë të propozojë një listë me rreth 40 emra që do t’i paraqiten Këshillit Kombëtar për të zgjidhur 25 emra. Në mbledhjen e sotme nuk do të ketë zgjedhje për postet e dy nënkryetarëve, sekretarit të Përgjithshëm dhe Sekretariatin e partisë, të cilat pritet të mbahen në një moment të dytë. “Këshilli Kombëtar zgjedh nëpërmjet anëtarëve të tij të dalë nga Kuvendi me votim të fshehtë 25 anëtarët e kryesisë së partisë, nga një listë ku numri i kandidatëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që kërkohen. Numri i zonjave fituese të mos jetë më pak se 30 për qind. Në rast se ky kriter nuk plotësohet në renditjen e dalë pas votimit, atëherë renditja e tyre veçohet nga ajo e përgjithshmja”, thuhet në pikën 2 të nenit 37 të statutit të PD-së. Në të njëjtën kohë, statuti parashikon se 1/10 e këshillit mund të propozojë kandidatë për në kryesi, por deri dje në mbrëmje nuk ka pasur asnjë propozim. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka gjithsej 144 anëtarë, ndërkohë që sot është e sigurt vetëm mungesa e ish-kryetarit të PD-së, Eduard Selami. Anëtarët do të votojnë në një fletë votimi me rreth 40 kandidatë, nga të cilët do të zgjedhin jo më pak se 14 emra, dhe jo më shumë se 25. Në listën e kandidatëve pritet të jenë emrat e 20 anëtarëve aktualë të Kryesisë dhe pjesa tjetër janë anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë apo edhe zv. ministra. Ndërkohë, kanë humbur të drejtën për të kandidatuar gjashtë anëtarë të kryesisë së vjetër, të cilët nuk u zgjodhën në Këshillin Kombëtar në vitin 2009. Mbledhja e sotme do të nisë me analizën e zgjedhjeve të 8 majit, ku teza kryesore e demokratëve do të jetë fitorja ne rang kombetar me 140 mije vota me shume se “Aleanca per te ardhmen”.

    Kandidatët për anëtarë të Kryesisë

    — Sali Berisha
    — Lulzim Basha
    — Jozefina Topalli
    — Astrit Patozi
    — Ridvan Bode
    — Ilir Rusmali
    — Sokol Olldashi
    — Fatos Beja
    — Genc Ruli
    — Edi Paloka
    — Bujar Nishani
    — Edmond Spaho
    — Marjeta Zaçe
    — Aldo Bumçi
    — Majlinda Bregu
    — Flamur Noka
    — Leonard Demi
    — Albana Vokshi
    — Gert Bogdani
    — Jorida Tabaku
    — Zana Turku
    — Ardian Turku
    — Alfred Rrushaj
    — Ferdinand Poni
    — Shaban Memia
    — Mesila Doda
    — Njazi Kosovrasti
    — Dhori Kule
    — Arben Imami
    — Besnik Mustafaj
    — Edit Harxhi
    — Enkelejd Alibeaj
    — Genc Pollo
    — Myqerem Tafaj
    — Spiro Ksera
    — Rajmonda Bulku
    — Eduard Ypi
    — Eduard Halimi
    — Gazmend Oketa
    — Oerd Bylykbashi
    — Florjon Mima
    — Tritan Shehu
    — Adriana Gjonaj
    — Paulina Hoti
    — Ledina Aliolli

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    PD, 25 emrat e kryesisë. Basha, më i votuari

    TIRANË- Pas një votimi të gjatë dhe mbylljes së procesit të numërimit, Këshilli Kombëtar i PD-së ka publikuar emrat e 25 anëtarëve të kryesisë. Sipas komisionit të përzgjedhur për këtë procedurë, në mbledhje morën pjesë 144 anëtarë të këshillit, ndërkohë që në kutitë e votimit u gjendën 134 fletë votimi. Prej tyre, 131 fletë rezultuan të vlefshme dhe 3 fletë të pavlefshme. Në përfundim të procesit të numërimit, më i votuari ka rezultuar Lulzim Basha, kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, me 116 vota.

    Ndërkohë që emrat e kryesisë janë si më poshtë:


    Sali Berisha

    Adriana Gjoni

    Aldo Bumci

    Arben Qirjako

    Arta Sakja

    Astrit Patozi

    Bujar Nishani

    Edi Paloka

    Edmond Spaho

    Eduard Halimi

    Fatos Beja

    Ilir Rusmajli

    Flamur Noka

    Genc Ruli

    Jemin Gjana

    Jozefina Topalli

    Keltis Kruja

    Lajla Pernaska

    Lulzim Basha

    Majlinda Bregu

    Mesila Doda

    Myqerem Tafaj

    Rajmonda Bulku

    Ritvan Bode

    Sokol Olldashi



    Janë anëtarë të kryesisë

    Albana Vokshi dhe Gerti Bogdani, si kryetare te organzatave partnere, përkatësisht Lidhja e Gruas dhe Forumi Rinor i PD-së

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Mustafaj: Mënjanimi i Oketës nga Kryesia, shenjë e sëmundjes së PD

    Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së dhe ministër i Jashtëm, Besnik Mustafaj, kritikon mënyrën se si u bë mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe zgjedhjen e Kryesisë së re. Në një mesazh të lënë në rrjetin social “Facebook” ai pasi uron 24 anëtarët e rinj të kryesisë, vë theksin te fakti se ata do të kenë një mandat dyvjeçar, për shkak se zgjedhjet për këtë forum u bënë 2 vjet me vonesë. Sipas Mustafajt, në mbledhjen e së shtunës Këshilli Kombëtar duhet të bënte një analizë të thellë të zgjedhjeve të 8 majit dhe të mos mjaftohej vetëm me fjalën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

    “Me këtë rast, Kryesinë e re e uroj për zgjedhjen, sado që do të gëzojë vetëm gjysmë mandati, dhe jo për fajin e saj. Pas dy vjetësh, nëse nuk shkelet përsëri statuti, duhet të mblidhet kongresi tjetër. Më vjen shumë keq që nuk u bë as edhe analiza më e vogël për zgjedhjet e porsambyllura. Gjithkush e di se analizë do të thotë debat midis anëtarëve të Këshillit Kombëtar për të nxjerrë në pah me realizëm e logjikë politike arritjet e dobësitë, gjë që nuk e përmbush dot një fjalim i radhës i kryetarit. Unë besoj se ne demokratet kemi shumë nevojë për një analizë të tillë serioze dhe të sinqertë”, u shpreh Mustafaj. Duke komentuar listën fituese të Kryesisë së PD-së, ish-sekretari për marrëdhëniet me jashtë në këtë parti kritikon edhe faktin që jashtë këtij forumi ngeli Gazmend Oketa. Ish-ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i qarkut të Durrësit, i njohur si një nga mbështetësit e Presidentit Bamir Topi, mori shumë pak vota dhe u rendit në vendet e fundit të kandidatëve.

    Mustafaj e vlerëson Oketën si një politikan të pjekur dhe me integritet të lartë. “Po ashtu, shenjë e një sëmundje të rëndë për artinë ishte edhe mënjanimi nga votimi i kandidaturës së Gazmend Oketës për në Kryesi, një politikan i pjekur tashmë dhe i çmuar nga mbarë opinioni ynë publik për integritetin e tij të lartë”, shprehet më tej Mustafaj. Ndonëse përflitej si një nga emrat e mundshëm që të paktën do të ishte në listën e kandidatëve për në Kryesinë e re të demokratëve, gjatë leximit të emrave nga ana e Berishës, u vu re mungesa e emrit të tij.

    Mustafaj mungoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, duke mos pasur mundësitë të votonte për forumin me 25 anëtarë. Ai e justifikon mungesën me një angazhim të planifikuar kohë më parë dhe që nuk mund ta shtynte. “Dëshiroj t’i sqaroj të gjithë dashamirësit e mi e veçanërisht demokratët pse mungova në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike: ‘Ndodhesha jashtë me një angazhim profesional të përcaktuar muaj më parë e që nuk mund ta ndërprisja’”, shprehet Mustafaj në komunikimin me miqtë e tij në rrjetin “Facebook”. Mesazhin ish-ministri i Jashtëm dhe një nga ishbashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Berisha e mbyll me premtimin për mbështetësit e tij se në muajin gusht do të flasë më gjatë për atë që po ndodh në Partinë Demokratike. “Gjithsesi, u jap fjalën dashamirësve të mi dhe të Partisë Demokratike se me t’u kthyer në Tiranë nga mesi i gushtit, do t’i shpreh më gjerësisht në shtyp mendimet e mia rreth kësaj problematike, mprehtësia e së cilës, për vetë rolin që ka PD, prek thelbin e demokracisë së mbarë vendit”.

    Të humburit në Kryesi: Pranojmë rezultatin, u votuan më të mirët

    Kandidatët humbës në garën për anëtarë të Kryesisë së PD-së shprehen për gazetën se rezultati i dalë nga votimi duhet vetëm të respektohet. Tritan Shehu, Ardian Turku dhe Ilir Bano thonë se në zgjedhjet e së shtunës u votuan më të mirët e kandidatëve. Sipas ish-kreut të PD-së deri në vitin 1997, Tritan Shehu, “në demokraci vlen të përdoret vetëm shprehja; ‘rezultati i votimit respektohet, por nuk komentohet’”. Ndërsa nënkryetari i Parlamentit dhe deputeti i qarkut të Elbasanit, Ardian Turku, thotë se të jesh anëtar i Kryesisë së PD-së duhet të kesh një kontribut më të gjatë në këtë parti. Sipas tij, Këshilli votoi kandidatët më të mirë. “Ishte një garë ku të gjithë ata që ishin kandiduar ishin dinjitozë. Në demokraci ka një votim, i cili pasi përfundon, gjithsecili duhet që patjetër që nëse fiton të vlerësojë fitoren dhe nëse humb, kjo nuk është fatale. Të qenit anëtar në Kryesinë e PD duhet ta kesh merituar këtë vend në sajë të një aktiviteti politik të gjatë dhe unë s’bëj pjesë në grupin e njerëzve që kanë kontribut prej 15 apo 20 vitesh”, thotë Turku. I të njëjtit mendim është edhe Ilir Bano, ish-anëtar i Kryesisë, por që këtë herë nuk mori votat e mjaftueshme. “Në një votim është më se normale që një pjesë do të fitojë. Për mua, ata që kanë fituar janë me të vërtetë figura që përfaqësojnë më së miri pjesën më të mirë të Këshillit Kombëtar për në Kryesi. Nga 42 që ishin kandidatë, dihej që një pjesë do të fitonte dhe një pjesë nuk do të fitonte”.

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Bie ne sy mosha e re e te gjithe te zgjedhurve ne kryesine e PD, qe eshte nje ogur i mire per kete parti per dy arsye: a) tranzicioni i pushtetit partiak nga brezi i vjeter ne brezin e ri eshte duke u zhvilluar ne nje menyre natyrale ne kete parti me kohen b) mosha e re e ketyre anetareve te kryesise nuk eshte nje arritje ne vetvete, por shpresa e madhe eshte qe ky brez i ri do te sjelli nje fryme te re ne politiken shqiptare. Dhe kete e pame ne fushaten me te fundit ne Tirane, te Lulzim Bashes.

    Albo

  6. #6
    Natyrisht qe Lulzim Basha e ben diferencen me te tjeret.

    Luli esht nje intelektual i veretet.Lulzim Basha esht nje nga

    politikanet e pakt ne Shqiperi qe ka nje nr rekord popullariteti.

    Kte e deshmojn sondazhet e shumta neper forume te ndrysheme

    si dhe statistikat qe jan ber.Dhe ne fushen e politikes Luli esht nje

    nga politikanet qe ka me pak ``armiq``.

    Mendoj qe ne vitet ne vijim se Z. Lulzim Basha do te jet Kryeminsistri

    i ardhshem i vendit per nje dekade te gjate...Te pakten sa te jet Edi Rama

    kryetari i ps..
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #7
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Mua nje gje me ben pershtypje, se si ka mundesi qe menjanohen figura qe jane vertete demokrate dhe i kane sherbyer me zell Partise Demokratike, dhe zevendesohen me njerez qe kane patur rrenje te forta ne komunizem.

    Psh, Adriana Gjoni, eshte gruaja e nje komunisti te oreve te para. Xhaxhai i te shoqit te ksaj ka qene Kryetar Komiteti. Vjehrri ksaj po ashtu ne kohen e xhaxhit ne poste shume te larta. Gjithashtu i shoqi, kuneterit, kusherinjt e pare te te shoqit, te gjithe rang drejtorash. Si u be kjo demokrate???
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  8. #8
    Poltikika esht aq shum e thelle,saqe as une e as ti nuk ja kemi idene fare.

    Ne kemi info per disa gjera te vogla siperfaqesore,dhe kto qe dime i dim

    vetem nga media.Ti maresh te gjith politikanet Shqiptar thell thell

    te gjith bijt e komunizmit jan.Disa prej tyre e shfaqin ndonjeher veten me personalitetin qe

    kan.Jo me kot nuk hapen arkivat e shtetit Shqiptar per te fshehtat e komunizmit...
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  9. #9
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Jo mo jo jane informacione qe i di te sigurta e nga njohje te drejt per drejta. Une kam tipin qe nuk flas asnjehere nga fjalet e ekraneve apo nga fjalet qe nxjerrin militantet lart e poshte. Politika normalisht qe eshte e thelle, por kte rast nuk arrij ta kuptoj. Kane qene hallka kryesore te Partise Komuniste.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #10
    Mendoj se shpjegimi me i thjesht mund te jet,se njerez te tille nuk kan fytyre.

    Gjtihcka behet per para..Ne rastin konkret shitet per para ne nje fare menyre.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •