Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 59
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet nė Bllog
    17

    Lulzim Basha betohet si kryebashkiak i Tiranės

    TIRANE- Lulzim Basha, kryetari i ri i bashkise se Tiranes ka bere betimin para keshillit bashkiak, duke nisur keshtu zyrtarisht detyren e re.

    Ne te parin fjalim te mbajtur ne sallen e Keshillit, Basha ka garantuar mbajtje te premtimeve, duke shpalosur programin e 100 diteve te para ne krye te Bashkise se Tiranes.

    Ai ka premtuar perkushtim kryeqytetasve, pavaresisht komunitetit qe i perkasin, perkatesive dhe bindjeve politike dhe pavaresisht nese e kane votuar apo jo.

    Basha ka falenderuar gjithė zgjedhėsit pėr privilegjin e jashtėzakonshėm qė i dhanė. “Pres me kėnaqėsi tė punojmė sė bashku dhe sot dua tė ritheksoj pėrkushtimin pėr tė bashkėpunuar pavarėsisht bindjeve partiake. Nėse dikush ka ide tė mirė pėr zhvillimin e qytetit nuk ka rėndėsi se nga kush vjen ideja. E rėndėsishme ėshtė tė punojmė sė bashku, ndaj ju siguroj se administrata ime do tė jetė gjithpėrfshirėse ku cdo parti do tė gjejė pėrfaqėsim. Ne nisim rrugėtim tė ri, pėr tė ndėrtuar Tiranėn qė duam, fillojmė punėn pėr pėrmbushjen me sukses tė kėtij misioni”- tha ai.

    Basha ka pranuar se gjėrat nuk ndryshojnė brenda ditės, por ka garantuar se ndryshimi vjen mė shpejt nėse punohet sė bashku.

    Sipas tij, edhe pse procesi zgjedhor nė Tiranė zgjati, ai ia vlejti, sepse ishte shumė i rėndėsishėm qė cdo votė tė numėrohej dhe zėri i qytetarėve tė dėgjohej.

    Basha ka theksuar se kjo fushatė ishte vetėm pėr qytetarėt, as pėr tė e as pėr kundėrshtarin e tij, Rama.

    “Ju siguroj se me pėrkushtim do t’u dėgjoj nė kėtė rrugėtim. Pa dėgjuar zėrin askush nuk mund tu shėrbejė, e tu bėjė pjesė tė bashkėqeverisjes. Kėtė tė mėrkurė do tė hap dyert pėr tė gjithė qytetarėt dhe do tė rri deri sa tė jem takuar me tė gjithė ata qė duan. Nga e premtja tjetėr do tė realizoj njė nga premtimet pėr tė pėrcaktuar orare zyrtare pėr takim me qytetarėt, ku ju tė bashkėbisedoni pėr problemet tuaja. Gjatė administratės sime bashkia do tė jetė e hapur pėr tė gjithė”- tha ai.

    Ai ka bėrė apel forcave politike qė tė punojnė sė bashku pėr interesat e qytetarėve, pasi ato vijnė tė parat. “Nė drejtimin tim bashkia do punojė pėr tė zgjidhur problemet e qytetarėve dhe kėtu nuk ka vend pėr luftė politike. Ėshtė koha pėr qeverisje dhe jo fushatė, pėrkushtim pėr zhvillimimin e gjithanshėm”- tha ai.

    Basha ka numėruar programin e 100 ditėve tė para tė punės, qė do tė nisė me ngritjen e strukturave pėr mbrojtjen e konsumatorit, me politikat pėr punėsimin, pėr nxitjen e biznesit, me nisjen e procesit pėr planin urbanistik dhe ndėrhyrjet e para urbane, me lehtėsimin e trafikut nė qendėr, adoptimin pėr hipotekimin e banesave tė pahipotekuara, vendosjen e sistemit tė ri tė financave tė bashkisė, eleminimin e 60 lloje tė taksave, hartimin e paketės sė re fiskale dhe sistemin elektronik pėr shpenzimet e bashkisė.

    Pas betimit te anetareve te rinj te keshillit bashkiak, zgjedhjes se Njazi Kosovrastit si kryetari i ri i Keshillit Bashkiak te Tiranes dhe nenkryetarit, Zamir Ndroqi, eshte bere betimi i kreut te ri te bashkise, Lulzim Basha.

    Ai eshte futur ne bashki ne oren 13.18 minuta, pritur me duartrokitje dhe brohoritje nga shume simpatizante, qe kishin rrethuar bashkine.

    Ne sallen e mbledhjes ka mberritur ne oren 13.00 trojka e ambasadoreve, te cilet do te jene te pranishem ne kete proces te rendesishem.

    Panorama
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-07-2011 mė 18:35

  2. #2
    urime Z.Basha per punen e re.Kam bindjen time se kryetari ri do te

    sjell nje frym te re ne punet e Tiranes dhe mirembajtjen e saj.

    Jam i sigurt qe Tirana brenda 2 viteve te para do te ket goxha ndryshime ne infrastrukture

    e saj.Ky esht vertet nje lidership dhe nje njeri karizmatik qe me duket shum optimist

    ne gjithcka.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Urime Bashės dhe kam besim si shumė tė tjerė pėr njė ndryshim nė tė gjitha drejtimet!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eshte nje dit historike.

    me ne fund kryebashkia e vendit eshte zyr e popullit e jo bunker i mafies kanibale.
    iku kryebanditi ..
    iku ai qe po e mbante zvarre shqiperine ..
    iku qelbaniku qe organizoj marshimin e falangave khmer rruzhe te 21 janarit..
    tirana me ne fund ka nje djal te mire ne krye..

    ka burshtetasin qe mori urimet e zemres nga qindramija pleq e plaka nena e baballare.. te cilet gezuan lirin e levizjes me ne fund..fal punes se palodhur te Lulit..

    Suksese Lul Basha..



    --

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    URIME TE PERZEMERTA LUL BASHA, KRYETARI I TIRONES TONE.
    TA BOFTE ZOTI RRUGEN DRITE!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  6. #6
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    .............
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Ne Tirane tani po largohen rete e zeza qe e kishin zhytur ne erresire prej kohesh . Drita e diellit po lind dhe do filloje shkelqimi e nje Tirane Europiane, e nje Tirane me shume gjelberim e parqe ku duan te luajne femijet dhe ku duan c'lodhen moshat e vjetra, me shume aktivitete kulturore ku duan te argetohen te rinjte, me shume pune per ta. Nuk eshte e lehte demi i madh qe ka shkaktuar nga keqmenaxhimi , por me shum pune, me shume bashkepunim, do ta ngrejme Tiranen ne kembe duke goditur qelizat e keqija qe ka infektuar trupin.
    Tirana eshte Kryeqyteti i cdo shqiptari kudo ku jetojne , Kosove, Maqedoni, Greqi kudo ku ndodhen ne diaspore. Ajo meriton te jete aty ku duhet te jete, ashtu sic duhet te jete, ashtu sic deshirojne qytetaret , e paster, e gjelberuar , e rregulluar


    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 25-07-2011 mė 10:08
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    eshte nje dit historike.

    me ne fund kryebashkia e vendit eshte zyr e popullit e jo bunker i mafies kanibale.
    iku kryebanditi ..
    iku ai qe po e mbante zvarre shqiperine ..
    iku qelbaniku qe organizoj marshimin e falangave khmer rruzhe te 21 janarit..
    tirana me ne fund ka nje djal te mire ne krye..

    ka burshtetasin qe mori urimet e zemres nga qindramija pleq e plaka nena e baballare.. te cilet gezuan lirin e levizjes me ne fund..fal punes se palodhur te Lulit..

    Suksese Lul Basha..



    --
    edhe nga hija e edvin rames ke frike o bkar
    ne vend te urosh kryetarin e ri merresh me ate qe iku
    hajde filozofi hajde
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    BASHA: PROGRAMI IM PĖR 100 DITĖT E PARA TĖ QEVERISJES

    Ora 13:58- Krytari i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, nė fjalėn e tij para anėtarėve tė Kėshillit Bashkiak, tha se "nėn drejtimin e tij Bashkia e Tiranės do tė punojė pėr t’u dhėnė zgjidhje problemeve tė qytetarėve. Duke konfirmuar se do tė fillojė menjėherė punėn, kryebashkiaku i Tiranės bėri tė ditur se ka pėrgatitur tashmė njė program ambicioz pėr 100 ditėt e para, ku veēoi:
    -Ngritjen e strukturave tė posaēme pėr mbrojtjen e konsumatorit, nxitjen e investimeve, tė biznesit, tė punėsimit si dhe tė strukturave qė garantojnė konsultim tė vazhdueshem me qytetarėt dhe grupet e interesit.
    -Nisjen e procesit tė pėrgatitjes dhe konsultimit tė planit urbanistik tė qytetit dhe ndėrhyrjet e para urbane. Zgjidhjen e ēėshtjes sė trafikut nė qendrėn e Tiranės.
    -Adoptimin dhe zbatimin e masave pėr mundėsimin e hipotekimit tė banesave tė pahipotekuara.
    -Hedhjen e bazave pėr njė sistem tė ri tė financave tė bashkisė, qe bazohet tek taksat dhe tarifat e reduktuara, shpenzime produktive dhe transparente.
    -Eliminimin e 60 llojeve te taksave/tarifave si dhe pėrgatitjen e paketės fiskale dhe tė shpenzimeve pėr 2012 dhe ngritjen e sistemit informatik pėr pasqyrimin nė faqen zyrtare tė shpenzimeve tė bashkisė.
    -Pėrgatitjet per emetimin e kartes se studentit, me tarifa zero dhe/ose te reduktuara lidhur me sherbimet bashkiake.
    -Pergatitjen e platformės se decentralizimit te kompetencave dhe burimeve drejt njesive bashkiake dhe perfaqesive te komuniteteve te lagjeve.

    FJALIMI I PARE I LULZIM BASHES: BASHKIA LARG KONFLIKTEVE POLITIKE

    Ora 14:13- Lulzim Basha mban fjalimin e parė pas betimit si kryetar i Bashkisė sė Tiranės. Duke deklaruar se ky ėshtė njė rrugėtim i ri qė ka si mision njė Tiranė tė re, Basha siguroi qytetarėt se dyert e bashkisė sė Tiranės do jenė tė hapura pėr ta.

    "Faleminderit tė gjithė qytetarėve tė Tiranės pėr kėtė privilegj tė jashtėzakonshėm! Urimet e mia tė pėrzemėrta pėr tė gjithė anėtarėt e kėshillit bashkiak! Punė tė mbarė edhe tė gjithė drejtuesve tė 11 njėsive bashkiake e kėshilltarėve tė tyre! Mezi po pres tė bashkėpunoj me ju, pavarėsisht partisė qė i pėrkisni. Nėse dikush do ketė njė ide tė mirė pėr zhvillimin e qytetit, s’ka rėndėsi se kujt partie i pėrket rėndėsi ka qė ajo ide tė realizohet duke punuar sė bashku. Unė dua t’ju siguroj se administrata ime do jetė gjithėpėrfshirėse, ku cdo parti politike do gjejė pėrfaqėsim, duke pėrfaqėsuar kėshtu familjen e pėrbashkėt, Tiranėn.

    Rrugėtimi ynė zgjati pak mė shumė se sa e kishim parashikuar, por ne mbėrritėm nė destinacin dhe kjo duhet tė na gėzojė. Sot ne fillojmė punėn pėr tė pėrmbushur me sukes misionin pėr tė ndryshuar Tiranėn. Pritshmėritė e qytetarėve janė tė mėdha, por gjėrat nuk do tė ndryshojnė brenda ditės, duke punuar bashkė do bėhet mė i mundur. Mund tė hasim pengesa, por sėrish do arrijmė nė destinacion do ndėrtojmė Tiranėn qė ėndėrrojmė.

    Edhe pse procesi zgjedhor u zgjat pėrtej normales ia vlejti pasi cdo votė u numėrua. Unė dėgjova problemet dhe hallet tuaja dhe ju siguroj qė nuk do t'i harroj kurrė. Pa dėgjuar zėrin tuaj askush nuk do tė mund t’ju pėrfaqėsojė. Tė mėrkurėn pasdite do hap dyert pėr tė dėgjuar cdo qytetar. Duke filluar nga e premtja tjetėr do pėrcaktoj oraret zyrtare qė cdo qyterar tė takojė kryetarin e Bashkisė, pėr hallet dhe problemet qė ka", tha Basha.

    Basha u shpreh i sigurtė se do tė angazhohet pėr tė gjithė qytetarėt, ndėrsa theksoi qė nuk do tė lejojė qė Bashkia e Tiranės tė jetė pjesė e konflikteve politike.

    "Bashkia e Tiranės do angazhohet njėsoj pėr tė gjithė. Ėshtė normale qė partitė politike tė kenė vizione tė ndryshme dhe pėrballje, por konfliktiet politike kanė tejkaluar cdo masė. Bashkisė sė Tiranės nuk i takon tė jetė pjesė e kėtij konflikti. Do punojmė pėr tė zgjidhur problemet, nuk ka vend pėr konfliktet politike nė Bashkinė e Tiranės. Ėshtė koha pėr tė qeverisur jo pėr fushatė. Ėshtė koha t’i pėrvishemi punės. Kam hartuar edhe njė plan pėr 100 ditėt e para tė qeverisjes. Pėr tepėr gjatė topi i pėrgjegjėsisė ėshtė hedhur sa andej kėtej, adminstrata ime nuk do ta pasojė topin gjetkė por do tė pėrkushtohet pėr tė zgjidhur problemet. Me punė tė palodhur dhe siguri unė jam i bindur qė do t’ja dalim. Nuk do tė punojmė pėr zgjedhjet e ardhshme, por pėr brezat e ardhshėm”, shtoi Basha mė tej.

    Vetėm tė bashkuar, do tė mund t’ia dalim tė realizojmė ėndrrėn tonė tė pėrbashkėt, pėr njė Tiranė mė tė mirė, nėnvizoi Kreu i Bashkisė, Lulzim Basha.
    “Njė pjesė e juaja votoi pėr mua, njė pjesė pėr kundėrshtarin dhe njė pjesė nuk votoi fare, por unė do punoj cdo ditė pėr ėndrrat tona tė pėrbashkėta, pėr tė pėrfaqėsuar cdo njėrin prej jush. Tė bashkuar ne do mund t’ja dalim, objektivat mė ambicioze nuk do jenė mė tė pamundura. Sot duhet ta shohim kryeqytetin si familjen e madhe. Si anėtarė tė kėsaj familje do marrim pėrgjegjėsitė qė na takon. Le ta clirojmė pasionin dhe energjinė e kėtij qyteti, atėherė horizonti qė do hapet para syve tanė do jetė e pafund”, pėrfundoi Basha.

    ballkan web

  9. #9
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Sa heronj u vranė pėr ta marrė atė Bashkinė? Se prisnim luftė, apo jo?
    Kėshtu na thanė ca kukuvajka me sa mbaj mend.
    -

  10. #10
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Tani ja hodhėn b.ythės tiranasit, do hanė me lugė floriri.
    Njėlloj si shqiptarėt kur mori babai i tijė Shqipėrinė.

  11. #11
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    eshte nje dit historike.

    me ne fund kryebashkia e vendit eshte zyr e popullit e jo bunker i mafies kanibale.
    iku kryebanditi ..
    iku ai qe po e mbante zvarre shqiperine ..
    iku qelbaniku qe organizoj marshimin e falangave khmer rruzhe te 21 janarit..
    tirana me ne fund ka nje djal te mire ne krye..

    ka burshtetasin qe mori urimet e zemres nga qindramija pleq e plaka nena e baballare.. te cilet gezuan lirin e levizjes me ne fund..fal punes se palodhur te Lulit..

    Suksese Lul Basha..



    --
    Po Dhe ky Me *** se Ai esht pse duket me i mir ky ty pak Vodhi mbaruan andei do filloi ketej tani po thuaj mjer Ne Populli kur te ze ske ca i ben
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet nė Bllog
    17
    Si gjate fushates elektorale, si gjate dites se zgjedhjeve, si gjate procesit te numerit, si gjate procesit te ankimimit, Lulzim Basha i dha leksionin me te mire politikes shqiptare, jo vetem te majtes por edhe te djathtes. Ai u dha leksionin e "politikes ndryshe", nje politike te ngritur mbi interesat e qytetarit e jo te klaneve, nje politike te ngritur mbi idete dhe jo mbi pergojimin e personave, nje politike qe prodhon zgjidhje te problemeve te qytetareve dhe jo retorike boshe qe vetem sa polarizon shoqerine.

    Po aq emancipues ishte edhe qendrimi i tij pas-zgjedhor: insistimi ne numerimin e cdo vote; insistimi ne respektimin e procesit elektoral deri ne fund; insistimi ne pranimin e verdiktit te votes se qytetareve te Tiranes, pasi cdo vote te ishte numeruar. Nje kontrast i thelle ky me sjelljen e kundershtarit te tij.

    Marrja e mandatit ishte detyra e thjeshte, krahasimisht me detyren e re, te qeverisjes se qytetit me te madh te vendit. Tani eshte koha qe Basha te beje realitet premtimet e tij, e te justifikoje mbeshtetjen historike qe ai mori ne Tirane. Jane me mijera qytetaret e Tiranes, qe te zhgenjyer nga status-quo-ja politike nuk dilnin te votonin ne zgjedhjet lokale, dhe dolen per te votuar ne keto zgjidhje, te motivuar nga fushata ndryshe e Bashes dhe mesazhi i tij. Basha nuk duhet te zhgenjeje me punen e tij besimin e qytetareve te Tiranes qe votuan per te.

    Kam patur dyshimet e mia per menyren se si Basha u ngrit ne PD ne 2005, por me duhet te pranoj qe e kam patur gabim. Ai ne keto 6 vjet ka treguar me kontributin e dhene ne shume role ne qeverine Berisha, se eshte ministri me i sukseshem i qeverive te tij. Dhe nese ate pune kembengulese dhe ate etike gjitheperfshirese pune e aplikon edhe ne Bashkine Tirane, jam i bindur qe Tirana do te ndryshoje fytyren e saj.

    Suksese kryetarit te ri te bashkise.

    Albo

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Urime e suksese Lulit

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    puna eshte se qytetaret e tiranes nuk kane ide per asnje gje. ose deri tani nuk ka pasur freedom.
    basha duhet te lere artistet te lire te ekspozojne monumentet e tyre ne rruget e tiranes, fshatari duhet te jete i lire te shese ushqimet organike ne vende te caktuara, transporti tu kaloje atyre qe punojne me pergjegjesi dhe respektojne kohen e qytetarit
    te shtrohen rruget atje ku po behet tirana e re ne fushat e yzberishit
    te ndertohen shatervane se tirana ka uj boll
    ja keto duam nga basha

  15. #15
    Tiranes kishte kohe qe i kishte ardhur koha per nje kryetar te ri bashkie. Basha jo vetem duket qe ka deshiren per te ndryshuar qytetin, me nje plan konkret, por ka sjelle edhe nje model te ri ne politiken shqiptare. Uroj te kete sukses ne punen qe sapo filloi!

    P.s. Cfare do behet tani, qe trenit i iku lokomotiva lol
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Do zoti e lene te punoje
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  17. #17
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ate qe iku nuk dua ta shoh me sy,por edhe ky ama me breke neper kembe fitoi.Sidoqofte me keq se eshte katandisur tirana nuk besoj se do katandiset.Ndoshta i mbjell dy tre kumbulla me shume ky i riu.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    tiranen vetem nje termet si ne japoni e rregullon
    le te shtrihet tirana e re andej nga auto strada e durresit

  19. #19
    .................................................. ..........................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga {A_N_G_E_L_69} : 26-07-2011 mė 12:29
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  20. #20
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin

    P.s. Cfare do behet tani, qe trenit i iku lokomotiva lol

    Do fillojn vagonat te shkeputen nje e nga nje lol
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •