Per mendimin tim duhet te kene te drejten e nenshtetesise shqiptare. Sepse te tille jane. Duke folur para ca ditesh me nje shoqen time e cila ka lindur ne kanada, nepermjet gjyshit te saj vetem $35 me duket ose $50 (s'po me kujtohet tamam por shifra kaq e ulet) po merr nenshtetesine irlandese. As nuk ka qene ndonjehere ne Irlande, dhe arsyeja e saj ishte 'pse jo'...pra do ti kete te dyja nenshtetesite.
Mu duk e cuditshme sesi me kaq lehtesi do marre pashaporte irlandese, sepse vetem histori nga gjyshi si ka kaluar oqeanin me anije kaq shume apo pak me ka folur per irlanden. Kur krahasoj ate me shqiptaret, ne e meritojme me shume te drejten e nenshtetesise shqiptare. Shteti qe do te mbaj lidhjet me popullin e tij jashte Shqiperise e ben. Ngelem gjithe keto vite duke u marre me cfare duan fqinjet tane, pa pare veten tone. Te marrin iniciativen politikanet dhe ta bejne te mundur kete ligj, pastaj te merren me turinjt e Greqise, Serbise, Maqedonise qe as njehere s'ju qesh fytyra me ne.
Sa qesharake qe jeni me kete komentin tuaj !! Njeri me zemr ndoshta shume te ngushte ! 1 milion shqipetare nga Shqiperia jetojne jashte ,dhe nje pjese e tyre kane marre edhe nenshtetesi te po atyre shteteve ku punojne dhe jetojne . Po te ishin te gjithe simbas mendimit te juaj atehere shqipetareve te Shqiperise nuk eshte dashur qe te ju jepet nenshtetesi greke , angleze , amerikane apo gjermane .
1) Shqiperia nuk ka fukarallek , pore Shqiperia eshte vende i njeresve luksos ,
2) Ne Shqiperi nuk ka probleme fetare dhe ase qe do te kete.
Personalishte mendoje qe gjithe shqipetaret jashte kufinit te Shqiperise duhet te ju jepet nenshtetesi shqipetare nga Shteti shqipetare.
Dhenia e nenshtetesise se shqipetareve jashte kufirit eshte pasuri ekonomike . Nuk vjene nje fshatere nga Maqedonia te marre nenshtetesi shqipetare , pore nenshtetesi shqipetare me siguri do te kerkojne ata njeres qe jane me te leviz,shem ekonomikishte.
Ju takon pashaporta shqipetare se jan shqipetare.kur se per fe nuk duhet te diskutohet se ne Tirane Hoxha theret ezanin si edhe ne Maqedoni.
Da steh' ich nun, ich armer Tor,
Und bin so klug als wie zuvor!
Lajmi i mesiperm, deshmon dy gjera: a) propaganden alla-turka te Kuq-e-Zinjve qe e hodhi kete ide me qellim qe te destabilizoje faktorin shqiptar ne Ballkan per llogari te Turqise, ne menyre qe te pengohet me cdo kusht anetaresimi i shqiptareve ne BE b) injorancen e thelle te njerzve qe kerkojne "nenshtetesine shqiptare", sikur kjo te ishte nje e drejte e tyre.
Por para se tu jap pergjigje disa prej pyetjeve te kesaj teme, po ju kujtoj se keta "kuqazinjte" qe jane nga fshati i Haxhi Qamilit, deri dje na shurdhuan veshet me zhurmen e te bertiturat e tyre sepse ne 2 vjetet e fundit, 2800 shtetas shqiptar kishin shkuar ne gjykatat e vendit e kishin korrigjuar kombesine e tyre, konform ligjeve te atij vendi. Kane muaj te tere qe po bejne propagande poshte e larte kunder rregjistrimit te popullsise pasi "do na rritet artificialisht numri i minoritareve greke". Sot, po bejne te njejtat thirrje, qe deri dje akuzonin greket e shtetin grek:
- Si duhet te ndihen shtetet fqinje, Mali i Zi, Maqedoni, Kosova, Greqia, kur Kreshnik Spahiu e kompani u kerkojne shtetasve me origjine shqiptare ne keto vende qe te kerkojne te marrin nenshtetesine shqiptare? A nuk eshte kjo kerkese ne vetvete nje kercenim te sovranitetit te ketyre shteteve te pavarura? Si do te ndihej Spahiu e kompani, nese nje organizate greke apo rumune do te bente te njejten thirrje ne Shqiperi, te pajiste minoritetet e tyre ne vend me nenshtetesine greke e rumune?!
Por thirrja me lart nuk kercenon vetem sovranitetin e fqinjeve. Thirrja me lart eshte nje kercenim per sovranitetin e shtetit shqiptar. Tani qe shqiptaret po ecin me kembet e tyre, tani qe gjerat jane vene ne vije, Shqiperia eshte anetare e NATO, vizat u liberalizuan e shqiptaret levizin lirshem ne Evrope, tani qe buxheti i shtetit shqiptar kaloi 1 miliarde dollare dhe te ardhurat per fryme jane me te larta se kurre ne historine e ketij shteti, tellallet e paguar te Turqise, duan qe te frenojne me cdo kusht kete zhvillim te shtetit am, duke i kthyer shqiptaret qe jetojne jashte territorit shqiptar kunder shtetit te tyre am.
Shteti shqiptar u njeh shtetesine vetem atyre qytetareve qe kane lindur e jetojne ne ate vend. Dhe shtetesia nuk eshte vetem nje pashaporte qe e fusim ne xhep, qe me nje te renje te lapsit e dhame dhe u beme shtetas shqiptare. Shtetesia do te thote te jetosh ne Shqiperi. Shtetesia do te thote te punosh e te paguash taksa shtetit shqiptar. Shtetesia nuk eshte nje e drejte, eshte nje privilegj.
Qellimi i kesaj propagande qorre, eshte destabilizimi i Ballkanit duke destabilizuar faktorin shqiptar. Mesazhi i nenkuptuar i propagandes fine allaturke nuk eshte "marrja e shtetesise shqiptare", por eshte shkaterrimi i shtetit maqedon, shkaterrimi i shtetit malazez, shkaterrimi i shtetit kosovar, te cilat pa minoritetet shqiptare nuk do te ekzistonin me. Nese Turqia nuk ka shanse per tu pranuar ndonjehere ne BE, ajo do te beje te pamunduren qe te ndali edhe futjen e vendeve Ballkanike ne BE, duke i nxjerre njehere e mire nga sfera e saj e influences.
Mos bini pre e kesaj propagande antishqiptare e antikombetare.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-07-2011 më 20:10
Cila prej vendeve tona fqinje ne Ballkan nuk eshte anetare e BE dhe i eshte mohuar kerkesa per anetaresim ne BE? Te gjithe popujt tane fqinje, ose jane vende anetare te BE, ose jane ne proces per tu anetaresua ne BE. Turqia eshte delja e zeze e Ballkanit, qe nuk e duron dot situaten ne te cilen e gjen veten: nga nje ane aspiratat e saj per anetaresim ne BE veniten me cdo dite qe kalon duke e izoluar veten nga kontinenti evropian; nga ana tjeter i duhet te shohi edhe se si te gjithe popujt e saj fqinje, qe dikur ishin pjese e hegjemonise se saj, sot jane nje hap larg integrimit te plote ne Evrope.
Nje Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi ne Evrope, a do t'ia kene me nevojen Turqise ashtu sic i kane pasur? Rritja e influences se BE mbi keto shtete ballkanike, ul imazhin dhe hegjemonine e interesave turke ne Ballkan. Pra Turqia i shikon aspiratat e ketyre vendeve per anetaresim ne BE, si nje kercenim per interesat e saj.
Albo
Krijoni Kontakt