Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Greqi, vdes shqiptari, u jep jetë tre të tjerëve

    Një familje shqiptare në Greqi, përveçse ka përballuar humbjen e njeriut të dashur, ka ndërmarrë edhe një veprim tejet humanitar duke dhuruar organet e tij. 41-vjeçari shqiptar Ardian Arapaj, baba i dy vajzave 19 dhe 11 vjeç, me origjinë nga Përmeti, që punonte dhe jetonte në këtë qytet prej më se 20 vitesh, ka pësuar një hemoragji cerebrale dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

    Pesë vëllezërit dhe motrat e tij kanë kapërcyer dhimbjen dhe kanë marrë vendimin që organet e tij t’u jepeshin tre pacientëve që ishin prej vitesh në listën e pritjeve për transplant. Falë Ardian Arapajt, një pacient në Athinë dhe dy të tjerë në Selanik e kanë fituar betetjën me vdekjen.

    Trupi i 41-vjeçarit është kthyer në atdhe, i shoqëruar nga dhimbja dhe krenaria e të gjithë komunitetit shqiptar në Greqi. Greqia njihet për numrin më të vogël të dhuruesve të organeve në Europë, ku vetëm 100 persona në vit, ose 10 në 1 milion bëhen dhurues pas vdekjes.

    Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 25-07-2011 më 09:08 Arsyeja: U vendos burimi i informacionit. Respektoni të drejtën e autorit!

  2. #2
    Kero Maska e Remon
    Anëtarësuar
    14-07-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    36
    Ah me ne fund nje lajm ku nuk ka urrejtje shqiptaro-greke!
    Le te jete nje shembull shume i mire ky
    (´・ω・`)

  3. #3
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    lajm i mire ky, bravo i qofte familjareve !
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  4. #4
    Act humanitar.
    Ngushellime familjes dhe te afermve!
    Zoti i dhente parajsen!
    Amin!
    Paqe!

  5. #5
    Fillimisht, ngushellime familjareve per humbjen e njeriut te tyre te dashur!
    Nje akt i tille human, eshte tregues i zemergjeresise shqiptare, qe nuk njeh kombesi ne shfaqjen e saj. Akti i dhurimit te organeve jetesore, ne raste te tilla vdekjeje klinike, ka disa raste qe eshte ndjekur nga shqiptaret ne vende te huaja.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    bravo familjareve

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •