Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Berisha: Edi Rama po bën opozitë me renegatët e PD

    Berisha: Rama, opozite me renegatet e PD

    Rozeta Rapushi

    Kryeministri Sali Berisha vleresoi si historike dje ne Keshillin Kombetar te PD-se, fitoren e zgjedhjeve ne Tirane, duke u kerkuar te gjithe mbeshtetesve te kesaj force politike, te mos ngaterrojne qytetaret me nje grusht te ngushte personash te Edi Rames, te rrethuar nga renegatet e tij. "Ju konstatoni se prej muajsh te tere nuk ka me zera socialistesh, por vetem Preci im, Taku im, tjetri im etj. Kjo perben nje fatkeqesi kombetare. Keto te pakenaqur me mua, vetem nje problem kane, Sali Berishen. Kjo force kryesore politike opozitare ka njerezit e besimit te vet, ajo eshte edhe parti ideologjike dhe ka ideologet e vet, te cilet nuk lejohen me ne media. Dhe kjo, sepse nuk bilbilojne si renegatet e mi", ironizoi kryeministri, duke shtuar se shpreson qe PS te kujtohet se me keta dhe doshet ecen drejt te shkuares se sigurt. Nga ana tjeter, Berisha tha se ne Tirane, ne zgjedhjet lokale te 8 majit, u perball morali qytetar me mafien me te rrezikshme dhe tentakulat e saj, qe per 11 vite mbertheu kryeqytetin, por fitoi morali qytetar. Teper i ashper, Berisha akuzoi se klanet e mafies bene gjithcka qe vullneti i shqiptareve ne 8 maj te mos triumfonte. "Ne Tirane u perballen dy kultura. U perball kultura e qytetarit me kulturen e kazanit, te sharjeve e shpifjeve te papermbajtura e te gjithanshme. Ne Tirane e mbare Shqiperine, qytetaret votuan kulturen e qytetarit. Ne Tirane u perball morali qytetar me mafien me te rrezikshme dhe tentakulat e saj, qe per 11 vite e ngertheu kryeqytetin ne menyren me te pameshire", kritikoi ashper Berisha. Sipas tij, klanet bene cdo gje qe te mbanin Tiranen nen kthetrat e tyre. Madje ai akuzoi kreun socialist, Edi Rama, se kerkoi me dhune e terror, me falangat e mafies, me kercenime primitive ndaj drejtuesve te institucioneve te pavarura, se do te arrestohet ky apo ai, ne nje sage te hakmarrjes per drejtesi ndaj tyre, me cdo kusht qe t'u impononte shqiptareve nje rezultat paraprak per nje rezultat zyrtar. "Por kjo nuk ka ndodhur, nuk ndodh dhe nuk do te ndodhe kurre, per sa kjo force politike do t'i besoje lirise dhe votes se lire si zemreku i saj. Per te mposhtur vullnetin e qytetareve te Tiranes u rrethua per dite me radhe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, u kercenuan fizikisht drejtues te ketij Komisioni, u nis nje bresheri ultimatumesh. Ndersa ne ishim te vendosur te mbronim voten, te numeronim voten", u shpreh kryeministri. Sipas tij, mazhoranca nuk e mohoi kurre se Rama ishte 10 vota para, ndonese ligji i vendit nuk parashikonte dhe nuk parashikon shpalljen e rezultatit paraprak. Ai beri te qarte se ky ishte nje rezultat paraprak, por kurrsesi nuk mund pranohej se ai ishte nje rezultat perfundimtar. E vetmja gje qe kreu i PD-se dhe i qeverise pranoi si merite te kundershtarit Rama, eshte qe ai shkoi ne gjykate. "Per kete, zoti Rama eshte per t'u vleresuar. Ju drejtua gjykates. Te 8 gjykatesit shqiptare, njelloj si gjykatesi Mac R. Fisher i Riverside, ne vitin 2010, ne dy gjykime deklaruan se keto vota nuk mund te perjashtohen, se ata dhe askush tjeter nuk kane autoritet te perjashtojne votat e qytetareve te vendit te vet, ku eshte shprehur qarte vullneti i tyre", permendi ai. Berisha tha se njelloj si 20 vjet me pare, kryeqyteti do te nxirrte ne pension politik diktatorin e fundit komunist te Shqiperise, pas 20 vitesh do t'i jepte te njejten pergjigje pinjollit te tij, i cili qeverisi Tiranen per 11 vjet dhe pervec bojatisjes se pallateve, kthimit te Lanes ne identitet dhe zgjerimit, absolutisht e shnderroi Tiranen ne kryeqytetin e kohes se ndaluar, te rrenimit urbanistik, zhduku njeri pas tjetrit te gjitha parqet, gjelberimin, sherbimet dhe po e katandiste ne nje keshtjelle betoni.

    KJ

  2. #2
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Po Salehut i kujtohet me kë e mban pusht-etin në këmbë?
    I kujtohen gjë Fatosrat, Xhuvelrat, Ilirërat........

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •