Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475

    Është formuar sot në Bruksel Dega e fdbk-së

    Në Kryeqytetin e Europës në Bruksel është formuar sot Dega e FDBK-së (Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar)

    FDKB-ja po vazhdon me formimin e degëve të saja nëpër qendra të ndryshme europiane për të arritur edhe deri te Kryeqendra europiane në Bruksel të Belgjikës.
    Aktivistë të cështjes kombëtare,biznismenë, intelektual dhe bashkveprimtarë e bashkmendimtarë janë takuar sot në Bruksel dhe kanë formuar Degën e FDBK-së për veprim në Shtetet e Beneleksit selia e së cilës do të jetë në Bruksel.Në Mbledhjen e formimit të Degës së FDBK-së kanë qenë prezent edhe Koordinatori i FDBK-së për Europë z.Sabri Duraku (jurist) nga Gjakova në Gjermani si dhe ndihmëskoordinatori për europë z.Milaim Baftiri nga Kërcova e Iliridës.
    Mbledhjen e këtillë lidhur me formimin e Degës së FDBK-së në Shtetet e Beneluksit e ka hapur z. Hajro Halili i cili para të pranishmëve ka paraqitur edhe pikat e Rendit të Ditës:

    1. Njoftim dhe sqarim mbi ndryshimet dhe bartja nga FBKSH-ja në FDBK-ë

    2. Formimi i Degës së FDBK-së në Shtetet e Beneluksit me seli në Bruksel të Belgjikës

    3. Njoftim,sqarim nga Koordinatori i FDBK-së për Europë z.Sabri Duraku

    4. Zgjedhja e Kryesisë së Degës së FDBK-së për Shtetet e Beneluksit

    5. Pyetje të ndryshme

    Pas paraqitjes së pikave të Rendit të Ditës,përpara pjesëmarrsëve të Mbledhjes ka folur z.Sabri Duraku (jurist) i cili i ka njoftuar të pranishmit me Programin dhe Statutin e FDBK-së dhe me ndryshimin e emrit nga FBKSH-ë në FDBK-ë.
    Të pranishmit dhe aktivistë të cështjes kombëtare kanë vazhduar të diskutojnë e pyesin mbi ecuritë e deritanishme të FBKSH-së,kontributin apo ndihmesën që ka dhënë e ka bërë FBKSH-ja dhe strukturat të saja drejt zgjidhjes së enigmës së cështjes ende të pazgjidhur kombëtare si dhe kontributin,rolin dhe ndihmesën të cilën do të vazhdojë ta bëj e ta japin FDBK-ja pa ndonjë ndryshim drejt realizimit dhe pikësynimit të saj drejt zgjidhjes së cështjes dhe gjetjen e formulës drejt zgjidhjes së enigmës mbarëkombëtare shqiptare.
    Pas shpërndarjes së Fletëantarësisë dhe plotësimit të bërë nga të pranishmit ka vazhduar Mbledhja për zgjedhjen e Kryesisë së Degës së FDBK-së për Shtetet e Beneluksit ku janë zgjedhur këta peresona dhe aktivistë:

    1. Kryetar z.Xh.Demiri
    2. Sekretar dhe Zëdhënës z.H.Halili
    3. Arkatar z.S.Saqipi
    4. Anëtarë të Kryesisë:z.N.Zeqiri
    z.S.Pllana
    z.R.Ragipi
    Z.S Saqipi

    Kryesia e FDBK-së pastaj ka vazhduar Mbledhjen e saj të parë me anëtarët e Kryesisë dhe ka përcjelluar Letërurimi deri te Kryesia Qendrore e FDBK-së në Tiranë dhe Presidenti i saj z.Mr.Gafurr Adili duke u uruar vazhdimësi të mbarë gjithë anëtarëve të Këshillit Mbarëkombëtar të Fontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar - FDBK-ë.


    Shqiptarisht,
    Kryesia e FDBK-së Dega për Shtetet e Beneluksit
    Zëdhënës H.Halili
    Kryetar Xh.Demiri
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  2. #2
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Urime per transformmin e fbksh ne FDBK dhe nga ,ftontin per bashkim kombetar Fbksh ilegale-
    Ne Frontin demokratik Kombetar'' Fdbk'' legal

    Mendoj se per kombin ton sot ju shtua edhe njè dat historike,me formimin e partis Fronti demokratik pèr bashkimin Kombetar fdbk.

    Pra kjo esht e vetemeja parti e cila do ta ket platformen e perbashket me partit e saj si motra ,per Bashkim Kombetar,ne te gjitha trevat shqiptare Nje Komb nje ideal.
    Nje herit kjo parti ka qen edhe deshira e Patriotit dhe trurit te kombit Shqiptar Ukshin Hotit dikur UNIKOMBI.
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-11-2009
    Postime
    113
    Kjo eshte porosia e ma te madhit shqiptar te te gjitha kohnave, ENVER HOGJA.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Urime.Shqiperia ka nevoje per gjak te ri.
    Shpresojme,te mos tradhetojne emerin qe kane zgjedhur.

  5. #5
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Punë të mbarë FDBK-së!

    LE TË JET KY FRONT FRYMA E CILA DO TË LARGOI TË GJITHË ANTISHQIPTARËT NGA POZITAT VENDIMARRËSE NË TORJET ETNIKE TONAT!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC , U KRYMB, E HASA ME SHOKË PO LAVDËROHET ME KRYMBJEN E KOSOVES!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Ka ndonje adres kjo shoqat?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ka

    idajet beqiri
    selia roze tirane.

    ose rexhep qosi.selia shikut,

    prishtine.

    ose altin arapi

    bruksel.

  8. #8
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Frigacakat qe e ushqejne veten me vajtim per atedheun.

    Keto fare trima nuk duhet te formojne parti kombetare ne evrope apo ne afrike .

    Partite kombetare aktivizohen ne atedhe ,e jo ne rruget e botes .

    Shkavi dhe tradhetaret shqipefolesa nuk i frigohen njeriut i cili mban valixhe (kufer ) ne shpine .

    Shqipetaret ne pergjithesi nuk jane atedhetare, ata mnedojne se me vjersha vajtohet atedheu . Atedheu nuk vajtohet ,pore ne raste se eshte nevoja per atedheun duhet ta varrish edhe politikanin i cili po e shfrytezon te drejten kombetare vetem per pasurine e vete personale

    FRIGACAK , Nuk ndertohet apo zhvillohet shteti duke pi makiato ne podrumet e Brukselit ,sa per ta kenaqur veten se beme dicka per atedheun.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    TetovaMas;

    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Frigacakat qe e ushqejne veten me vajtim per atedheun.

    Keto fare trima nuk duhet te formojne parti kombetare ne evrope apo ne afrike .

    Partite kombetare aktivizohen ne atedhe ,e jo ne rruget e botes .

    Shkavi dhe tradhetaret shqipefolesa nuk i frigohen njeriut i cili mban valixhe (kufer ) ne shpine .

    Shqipetaret ne pergjithesi nuk jane atedhetare, ata mnedojne se me vjersha vajtohet atedheu . Atedheu nuk vajtohet ,pore ne raste se eshte nevoja per atedheun duhet ta varrish edhe politikanin i cili po e shfrytezon te drejten kombetare vetem per pasurine e vete personale

    FRIGACAK , Nuk ndertohet apo zhvillohet shteti duke pi makiato ne podrumet e Brukselit ,sa per ta kenaqur veten se beme dicka per atedheun.
    nje gjeh e jam i sigurt kta gjysma nuk mund te hyn ne kosove se doti arrston hashim legeni kryeministri i kosoves

  10. #10
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    nje gjeh e jam i sigurt kta gjysma nuk mund te hyn ne kosove se doti arrston hashim legeni kryeministri i kosoves
    Legeni dhe shume legena te tjere jane te forte deri atehere kurre populli vtedisohet, per ndryshe legenat shqipetare (politikane ) nuk kane faje se populli jone shitet per nje shishe vaje .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •