sado gjaknxehte me qene njeriu, a vritet per nje argument- pse shkove ne dasem, une te thashe MOS ! Bah, eshte dhe turp, pse vdiq? Se shkoi ne dasem, dhe nuk e degjoi burri 40 vjec. Te pakten te kishin nje alibi tjeter, me te bindshme. lol
sado gjaknxehte me qene njeriu, a vritet per nje argument- pse shkove ne dasem, une te thashe MOS ! Bah, eshte dhe turp, pse vdiq? Se shkoi ne dasem, dhe nuk e degjoi burri 40 vjec. Te pakten te kishin nje alibi tjeter, me te bindshme. lol
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
LEZHE-Krimi brenda familjes i ka marrë jetën një 15 vjecari. Ngjarja e rëndë u shënua në hyrje të fshatit Torovicë të Komunës Balldre të Lezhës. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut bënë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 04:05 të mëngjesit të sotëm, në banesën e shtetasit Ndue Nik Stomiçi.
43 vjeçari, lindur në Dukagjin të rrethit Shkodër e banues në Torovicë, akuzohet se ka vrarë me armë zjarri, pushkë, djalin e tij Nikolin Stomiçi, 15 vjeç.
Policia shoqëroi në komisariat autorin e ngjarjes, ndërsa po heton për të zbardhur motivet e vrasjes.
BANORET: DJALOSHI VIDHTE
Burime në vendngjarje, të referuara nga NEWS24 bëjnë të ditur se adoleshenti ka qënë në gjumë në momentin që është ekzekutuar nga babai i tij. Mësohet se 15 vjecari jetonte prej vitesh me babanë dhe njerkën, pasi e ëma i kishte vdekur aksidentalisht vite më parë.
Sipas banorëve, adoleshenti kishte sjellë probleme të vazhdueshme në familje, pasi akuzohej shpesh prej tyre për vjedhje të ndryshme. Ndërkaq ditët e fundit, referuar pohimeve të banorëve të zonës, edhe babai 43 vjecar kishte shfaqur shenja depresione, çka hedh dyshime se ai nuk ka duruar më ankesat e banorëve dhe ka arritur në vendimmarrje ekstreme duke ekzekutuar të birin në gjumë.
(s.g/balkanWeb)
djaloshi ishte hajdut..thon banoret..
ku ishte kryeplaku i fshatit..
po operativi zones..
po deputeti zones..
po punojsit social qe i marrin rrogat nji me nji nga shteti..
ne se do e kishin bere ata punen hajduti do ishte sot ne burg ose ne shkoll riedukimo-dajako-valo-druni.. dhe nuk i kish ardh te jatit ne maj te hundes.. e te shkonte deri ne vrasje..
..
ejani ne kosove ju dhurojme serb per te vrare sa te doni.
Hajdut ishte po cfare vidhte nuk thuhet.
Ngjarja ka ndodh ne 4 e gjysem ne mengjes.
Kjo do te thote qe 15 vjecari ishte ne aksion ne oret 1,2,3 te nates vidh majtas e djathtas.
Vjedhjet domethene i bente ne 1-2 -3 te nates.
Eshte kthyer ne shtepi,i jati e ka ndjere kur ka ardhur e ka lene te shtrihej dhe ja ka fut ne pushke.
Ose, ka te ngjare qe djali eshte futur ne dhomen e te jatit,mund ti kete kontrolluar xhepat e pantallonave,
i jati Mister Dukagjin Tarabosh Tebejshosh, e ka ndjere qe i eshte futur ne dhome dhe
ka bere sikur ska ndjere gje.I biri eshte kthyer ne dhomen e vet
pasi ka vjedhur leke nga xhepat e pantallonave te te jatit dhe eshte shtrire per gjume.
I jati ngrihet kontrollon xhepat,200-400 euro te vjedhura.
Rremben pushken dhe kabum lol.
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 31-07-2011 më 22:32
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Po e bashkoj me kete temen nje lajm pak a shume te ngjashem:
Babai vret djalin në gjumë: “Ma solli në majë të hundës”
Lindita Kokaj
Shtëpia e Ndue Stomiçit
“Ma solli në majë të hundës”. Këto janë të vetmet fjalë të babait 43-vjeçar që zbrazi në 13 plumba mbi trupin e të birit në orët e para të mëngjesit të djeshëm në një ngjarje të mbushur me mister. Ndue Stomiçi ka vrarë me gjakftohtësi të birin dhe më pas, po me gjakftohtësi, ka pritur policinë që ta arrestojë. Që nga ai moment dhe deri mbrëmjen e djeshme vrasësi nuk ka pranuar që të thotë asnjë fjalë.Ngjarja që ka tronditur të gjithë zonën e Lezhës ka ndodhur në orën 04 e 05 minuta në të gdhirë të mëngjesit të djeshëm. Familja Stomiçi ka zbritur në luginën e Torovicës nga malësia e Dukagjinit shumë vite më parë. Kryefamiljari Ndue Stomiçi jetonte me të birin 15 vjeç, Nikolinin ndërsa gruaja e parë kishte vdekur dhjetë vjet më parë në një aksident. Ndue Stomiçi është martuar për herë të dytë dhe e shoqja jetonte në një shtëpi me të dhe djalin pranë rrugës nacionale. Banesa e tyre ishte e vjetër në një zonë të mbuluar nga shkurret. Rreth orës 04.00 të mëngjesit, Ndue Stomiçi ka hyrë në dhomën e të birit me një automatik në dorë. Ai ka qëndruar disa çaste dhe më pas ka hapur zjarr me breshëri duke i shkaktuar të birit vdekjen e menjëhershme. Krismat kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar policinë. Në momentin që ajo ka shkuar në vendin e ngjarjes ka gjetur Ndue Tomiçin me armën e krimit në dorë dhe të birin në një pellg gjaku në shtrat. Vrasësi nuk ka bërë asnjë lloj rezistence, por qetësisht ka shkuar me policët në komisariat. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se në dhomë janë gjetur 13 gëzhoja automatiku kallashnikov. Policia ka sekuestruar gëzhojat si dhe armën e krimit në cilësinë e provës materiale. Sipas hetuesve, djali ka qenë në gjumë në momentin e vrasjes dhe ka vdekur në gjumë. Ata janë përpjekur që të zbulojnë diçka më shumë mbi motivet e këtij krimi, por kjo ka qenë shumë e vështirë pasi autori nuk ka pranuar që të thotë shumë gjera. Ndërkohë fqinjët e tij kanë hedhur dritë mbi disa detaje që mund të zbardhin krimin. Sipas tyre, viktima Nikolin Stomiçi prej kohësh ishte bërë problem në komunitet. I shtyrë nga situata e varfër ku jetonte, ai kishte vjedhur sende të ndryshme nga shtëpitë e fqinjëve. Ata ishin ankuar disa herë për këtë gjë tek i ati i fëmijës dhe ai kishte premtuar që nuk do të ndodhte. Por vjedhjet kishin vazhduar dhe komuniteti i vogël i zonës fajësonte Ndue Stomiçin për veprimet e të birit. Këto ishin kthyer edhe në shkakun e shumë sherreve mes babait dhe djalit. Madje, sipas fqinjëve, kohët e fundit Ndue Stomiçi kishte shfaqur edhe shenja depresioni, çka hedh dyshime se ai nuk ka duruar më ankesat e banorëve dhe ka arritur në vendimmarrje ekstreme duke ekzekutuar të birin në gjumë.
La vita non si spiega, si VIVE!
Me ne fund paskan filluar ti edukojne djemte ne Shqiperi?
Nese ishte kaq problematik atehere duhej cuar ne shtepine e riedukimit
Ndersa une mendoj se faj ka edhe njerka ne kete mes dhe eshte mire qe te hetohet edhe roli i njerkes.
Mbase ka qene ndonje debat i forte i te jatit me njerken dhe ajo e ka vene para zgjedhjes o mua o tet bir
Mendoj se ne shqiperi duhet te rivihet denimi me vdekje
Krijoni Kontakt